admin

Muaji i Zemrës së Shenjtë të Krishtit, P. Enjell Sereqi S.J. – Dita e Tridhjetë

Muaji i Zemrës së Shenjtë të Krishtit, P. Enjell Sereqi S.J. - Dita e Tridhjetë

Urata e Gatimit

Une po besoj me nji fee t’gjaallë se jam para madhniis sate, o Zoti i em, eja o Shpiirtë e Korpë per me i dalë para per me e adhrue.

Po permyzem me ftyrë per dhee me pellkë t’zemres po t’adhuroi, o Zoti i emë e po t’a dii per ndeer per t’mira qi m’ke baa, maa shëndritë, po t’lutem, menden teme e m’a xejë zemren qi t’a njofë, t’a due e t’a ndieki per herë ma fort Zemren tande, o Jezu Krishti, qi jee rruga, e verteta e t’gjaalltit, n’gjitha kto t’mira e vyrtyre qi po m’i mson sidomos: GATIMI I PARE & DYTE (ma poshtë), e banë qi mos t’i kundershoi ma shëndritsinave tua, por t’pertrihem prore nder vyrtyte tui jetue krishtenisht t’mund des n’hiir t’andë. O Zoja e Bekueme m’ndimo per m’e ju pergjaa Birit t’andë t’hyjnueshmit. Shejti Jozef, Enjilli i Rois e t’gjith Sheitnit e Parrizit lutnije Zotin per mue.

Dita e Tridhjetë

Gatimi i Parë: Kujtoje Zemren e Jezu Krishtit ndezë flakë n’dashtnii per ty, qi asht gati me t’nimue n’ças t’rrebtë t’dekës.

Gatimi i Dytë: Nderoje sa t’jesh gjallë ket Zemer e hape jo veç nder shpijarë tu, po edhe njeti sa t’mundesh e ke me e gjetë strehë n’fill t’mordes.

Mendimi i Parë

Tri kujtime t’frigueshme kanë zakon me mneerit gjithkenin n’at ças t’mram. Koha e kalueme na i qet n’mend mkatet e randa, qi kena ba e s’dim a na janë shlye; e tashmja na shtie disa mendime t’trishtueshme, qi fund e maje na bajnë mu dridhë n’at luftë kundra shejtanave; e koha e ardhshme na tutë me dyshime t’nji gjygjit t’drejtë t’padhimë e t’rrebtë. Nder kto ngushtica t’forta, veç Zemra e Krishtit ka me na u gjetë n’ndimë e me na ngushllue.

E ma parë po e veem oroe kohen e kalueme. Çka kishte me kenë per ne mos me na pas zotnue Shelbuesi jonë t’falunit e mkateve tona? E pernjimend kjo asht nji vertetsii fejet, qi qysh n’fminii e kena xanë e nji mi herë e kena folë. Une besoj t’ndiemit e mkateve.

Krishti kishte mujtë mos me na dhanë ket fjalë, por mbasi na e ka dhanë me bee, s’ka se si tash ma me e hanger, ne i ndjekshim ato rregulla, qi ka vu per me xjerrë ket t’falun. E mbasi kjo besë u dha edhe mkatnorve t’mdhaj, qi gjaa pa ba s’kan lanë, mjeft qi t’pendohen me gjith zemer per gabime t’veta, saa ma me arsye u dha atyne, t’cillët edhe se kund kund i kan fye Zotit, por me t’shpejtë nganë te Zemra e Krishtit e me lot per faqe i kjanë mkatet e veta e i shperblyene sa ku mujten me pendes ato shnjerzina. Ky soj fajtorit s’ka udhë me drashtë, por me shpresue. A s’asht ndoshta edhe tash Ajo Zemer, qi dishrote me i kthye prej vedit mkatnorët e me i dhanë t’falun e ndjesë? A s’asht Ai qi na tha se qiella ma fort lumnon per t’sjellun t’nji mkatnorit, se per nandhet e nandë t’mirë, qi s’kanë nevojë per pendesë? A s’asht Ai Krisht, i cilli pa u lodhë shkote me i kerkue mkatnorët, e kur e gjete ndonji gëzote porsi per nji fatmirë t’pashoq, tu thirrë t’gjith per me u gazmendue me te me kto fjalë: Kam gjetë delen qi m’pat tretë. (Luka 6:15) A thue se n’qiell kjo Zemer e ka ndrrue natyren? Marrii kishte me kenë veç me e kujtue. Ç’mendim i ngushllueshem pra ka per t’kenë n’fill t’mordes, tu dit se Jezu Krishti ma fort dishron me na falë, se na me kenë t’falun?

Mendimi i Dytë

Por ndoshta n’at ças ka me kenë i madh fort hovi i ngasave t’ferrit. Korpi ka me kenë mlue prej dhimave t’randa, e shkatrrimi prej gjaas, qi kena hatrue e sidomos prej vehtes, ka me kenë i vshtiir e i mneershem? Ani t’jeen si t’jeen, por t’zemrohena; por edhe ne u shkrepshin permbi ne ato provë, Zoti kurr s’ka me na lëshue doret, e at herë t’gjith kto tundime e ngushtica kan me kenë si t’mramët gur t’paçmuem, me t’cillët ka mu stolisë bukurisht kunora jonë. Ket vertetsi e thotë goja e Shpirtit Shejt: “Une kam me kenë me te, domethanë me at qi m’don, nder travajë e nder turbullime kam me e xjerrë perjashta tyne, kam me e gjallitë e me e trimnue tu e ba pjestar t’jetës t’pasosme” 

Hiri i Tij, shëndritsinat shejte, Sakramendet, luta e meshtarëve, ndermjetsija e Shejtnave e sidomos e Sh’Jozefit e e Zojës t’Bekueme, e ndima e Ejllit t’Rojës, e mbi t’gjith Zemra e Jezu Krishtit, n’t’cillen ka me i shti t’perkushtuemit e vet si n’strehë t’pathyeme, kan me na ba me dalë fituesa n’at luftë t’rrebtë: e sa ma t’forta t’jeen hovet e anmiqve tonë, aq ma i plotshem ka me kenë meritimi, qi kena me gëzue n’lumnii t’Parrizit.

Mendimi i Tretë

Mendo ne mram se zakonisht dyshimi i gjygjit t’mram, na shtie frigen n’ças t’dekës.

N’kohë t’ardhshme si do t’dalin puna jonë? Mos druej, po t’thom me nji shkrimtar t’perkushtuem: ka me ken i lum ai ças, n’t’cillin ke me gëzue frytin e perkushtis tande ndaj Zemres t’Jezu Krishtit. I Lumi per gjith kend n’at ditë idhnijet ka me kenë gjygjtar i pamshirshem, por per ata qi e kanë dasht Zemren e hyjnueshme t’Tij, ka me kenë bab i dashtun e i dhimshem, pse qysh per t’gjallt kanë lypë ndimë e t’falun. N’nji gjygj, qi t’kena neper duer, s’do t’frigohena se na del keq, si ta dim per t’sakt se t’kputinit e tij e kqyr nji babë fort i dashtun. Si kena mu tutë pra n’fill t’mordes per shelbim t’pasosun tonë, mbasi do t’na gjykojn vet Ajo Zemer e mshirshme, qi na ka n’hater ma fort se t’gjith babat, qi kan t’birt e vet, e mbasi na jena mundue me i pergjegjë me dashtnii t’vertetë e t’zhderviellt?

Rrahi me mend tua kto fjalë t’ngushllueshme, qi i la t’shkrueme e lumja Margeritë: Oh ç’punë e mir e e kandshme asht me dhanë shpirtin n’Zemer t’Jezu Krishtit, si ta kesh njaall n’jetë tande nji perkushti t’unjishme e t’padame. Ta dish pernjimend qi prej Zemres s’vet Krishti s’ka me t’perzanë e s’ka me t’largue vedit per mu djegë n’ferr. Na ka zotnue vet goja e Shelbuesit tonë, qi t’perkushtuemt e Zemers s’vet, jo veç kanë me dek n’hir e n’miqsi t’Tij, por edhe me fashim e paqë t’pashoqe.

Ne lakmoshim ket farë deket, xeetas ta kapim ket perkushti, qi na bie nji mii t’mira.

Urata

Moriatur anima mea morte justorum. Le t’jeen, po t’lutem, o Jezus, qishtu deka e jeme, sikuer e kam mendue n’ditë t’soçme; e ket ndeer e shpresoj prej fort t’mshirshmes Zemres sate. E n’at ças ndoshta i kputun e i derdhun prej shkulmit t’fortë t’dhimave, s’kam me mujtë me tu porositë sa duhet: qe se me sot po t’dal perpara n’ket sakramend, ku je vertetë, per me ta dishmue zemren teme.

Po e pelqej me vullndet e me kondend at dekë, qi t’doesh ne m’çue, porsi nji ndeshkim t’mkateve t’mija, per t’cillat pervujtnisht po t’lypi t’falun e ndjesë. Une me sot po mshehem, o Jezusi em, mrenda Zemers sate, e aty kam me pas ndimë e trimnii per me i shtrue perher anmiqt e shpirtit, por sidomos n’fill t’mordes, kur kanë me u lshue n’mue ma me hov, e me kto fitime kam me dalë plot me uzdajë para Tejet, i pshtetun n’mirsii tande t’pamarueme kam me gjetë dhimë e mshir. Krahnori jot i derptuem, Zemra jote e çilun, dhimat tua, t’perhjekunit tand, deka e jote po m’zemrojn me pshtet uzdajen e shelbimit tem per jetë t’pasosme.

I mrami t’kqyrun n’at sahat t’jeen nji t’kqyrun dashtnijet ndaj Zemres tande, e mramja fjalë e jemja le t’jeen nji zhgjetore e permallshme Zemers sate, i mrami t’perhjekun le t’jeen nji efshim i xetë kah Zemra jote, i mrami t’puthun le t’jeen nji t’puthun dashtnijet Zemers sate, i mrami t’ulun kryet kur t’m’dalë shpirti, o Jezusi em, le t’jeen porsi i mrami t’pershndetun Zemers sate.

Lulja e Shpirtit

Neser avitu rrfimit e kungimit me t’madhe perkushtii e falja Zemers s’Jezu Krishtit gjith çka ke ba per Te n’ket muej.

Zhgjetorja

Per gjith mkate m’fal lirimin

N’Zemer tande t’kem shelbimin

Ndollia

E lumja Margerit Alakok gjindej n’fill t’mordes e gati ma ish per mu bashkue pergjithmonë me Jezu Krishtin, qi kaq fort e kishte pas hatrue.

Kur qe premton Zoti, t’tanë ajo paqë e ai gëzim i shpirtit, n’t’cillin i ngufote zemra, me ças ju ndrrue n’trishtim e n’frigë t’mneershme per gjygj, qi do t’bate me Zotin. Njikaq i rrebtë kje ky ngushtim e kjo drojë, sa mu dridhë fund e maje porsi thupra e gjithkush i ndolli afer, pat dhimë per at mundim t’saj. Por, oh çudë! Si e muer e lumja nder duer t’veta ftyren e Krishtit t’kryqzuem e plot me dashtnii e shterngoi n’parzem, tu e puthë varren e krahnorit ja permendi Krishtit premtimin, qi i kishte folë t’perkushtueshmeve t’Zemers s’vet, e me nji herë ju daravit krejt friga e trishtimi. Filloi me thanë do rreshta t’psalmit 114. Kam me këndue n’amshim mshiren e Zotit. Çka me lakmue n’qiell e n’tokë tjeter send, veç se Ty, o Zoti em? 

Mrapa, tu u sjellë kah shoqet, qi i rrishin ngjet shtratit, ju tha: O ç’lumni e gëzim asht me dashtë! Dunje ket dashtuni, por dunje unjii e me gjith zemer.

Mbas nji grimet herë me shum paqë e fashim dha shpirtin.

29 Qershor – Shën Pjetri dhe Pali

Jeta e Shën Pjetrit e Palit

Pjetri ishte nga Bethsaida në Galile dhe, ndërsa po peshkonte në liqen, Zoti ynë e thirri të ishte një nga apostujt e Tij. Ai ishte i varfër dhe i pamësuar, por i sinqertë, i etur dhe i dashur. Në zemrën e tij, para së gjithash, u rrit bindja dhe nga buzët e tij doli rrëfimi: “Ti je Krishti, Biri i Hyjit të gjallë”. dhe kështu Zoti ynë e zgjodhi atë dhe e përshtati të ishte Shkëmbi i Kishës së Tij, Vikari i Tij në tokë, kreu dhe princi i apostujve të Tij, qendra dhe vetë parimi i njëshmërisë së Kishës, burimi i të gjitha fuqive shpirtërore dhe mësues i pagabueshëm i së vërtetës së Tij. I gjithë Shkrimi është i gjallë me të; por pas Rrëshajëve ai spikat në madhështinë e plotë të detyrës së tij. Ai e mbush fronin bosh apostolik; i pranon hebrenjtë me mijëra në vathë; ua hap atë johebrenjve në personin e Kornelit; themelon dhe për njëfarë kohe sundon Kishën në Antioki dhe dërgon Markun të themelojë atë të Aleksandrisë. Dhjetë vjet pas Ngjitjes së Krishtit në qiell ai shkoi në Romë, qendra e Perandorisë madhështore Romake, ku ishin mbledhur lavditë dhe pasuritë e tokës dhe të gjitha fuqitë e së keqes. Atje ai ngriti Katedrën e tij dhe për njëzet e pesë vjet punoi me Shën Palin në ndërtimin e kishës së madhe romake. Ai u kryqëzua me urdhër të Neronit dhe u varros në Kodrën e Vatikanit. Ai shkroi dy letra dhe sugjeroi dhe miratoi Ungjillin e Shën Markut. Dyqind e gjashtëdhjetë vjet pas martirizimit të Shën Pjetrit erdhi triumfi i hapur i Kishës. Papa Shën Silvestri, me ipeshkvinjë dhe klerikë dhe me gjithë trupin e besimtarëve, kaloi përmes Romës në procesion drejt kodrës së Vatikanit, duke kënduar lavdinë e Zotit derisa të shtatë kodrat kumbuan përsëri. Perandori i parë i krishterë, duke lënë mënjanë diademën dhe rrobat e tij shtetërore, filloi të gërmonte themelet e kishës së Shën Pjetrit. Dhe tani në vendin e asaj kishe të vjetër qëndron tempulli më fisnik i ngritur ndonjëherë nga njeriu; nën një tendë të lartë shtrihen apostujt e mëdhenj, në vdekje, si gjallë, të pandarë; dhe aty është Katedra e Shën Pjetrit. Rreth e rrotull prehen martirët e Krishtit – Papë, shenjtorë, mësues, nga lindja dhe perëndimi – dhe mbi të gjithë, fjalët: “Ti je Pjetri dhe mbi këtë Shkëmb Unë do të ndërtoj Kishën Time”. Është pragu i apostujve dhe qendra e botës.

 

Reflektim.—Pjetri jeton ende në pasardhësit e tij dhe sundon dhe ushqen kopenë e përkushtuar ndaj tij. Realiteti i përkushtimit tonë ndaj tij është testi më i sigurt i pastërtisë së besimit tonë.



Shën Pali lindi në Tarsus, nga prindër hebrenj dhe studioi në Jerusalem, në këmbët e Gamalielit. Kur ishte ende i ri, ai mbante rrobat e atyre që vranë me gurë proto-martirin Shtjefën; dhe në zellin e tij të shqetësuar ai vazhdoi drejt Damaskut, “duke marrë frymë kërcënime dhe masakër kundër dishepujve të Krishtit”. Por afër Damaskut një dritë nga qielli e rrëzoi atë në tokë. Ai dëgjoi një zë që tha: “Pse më përsekuton?” Ai pa formën e Atij që ishte kryqëzuar për mëkatet e tij dhe pastaj për tri ditë nuk pa asgjë më shumë. Ai u zgjua nga ekstaza e tij një njeri tjetër—një krijesë e re në Jezu Krishtin. Ai u largua nga Damasku për një tërheqje të gjatë në Arabi dhe më pas, me thirrjen e Zotit, ai e çoi Ungjillin në kufijtë më të skajshëm të botës dhe për vite me radhë jetoi e punoi pa asnjë mendim, por mendimin e Krishtit të kryqëzuar, pa dëshirë tjetër veçse për ti shërbyer Atij. Ai u bë apostulli i johebrenjve, të cilët ishte mësuar t’i urrente, dhe i uroi vetes anatemë nga bashkatdhetarët e tij, të cilët kërkonin jetën e tij. Rreziqet nga toka dhe nga deti nuk mund të shuanin guximin e tij, as mundi, vuajtja dhe mosha ta mposhtin butësinë e zemrës së tij. Më në fund dha gjak për gjak. Në rininë e tij, ai kishte zhytur zellin e rremë të farisenjve në Jerusalem, qytetin e shenjtë të periudhës së mëparshme ungjillore. Me Shën Pjetrin shenjtëroi Romën, qytetin tonë të shenjtë, me martirizimin e tij dhe derdhi në Kishën e saj të gjithë doktrinën e tij me gjithë gjakun e tij. Ai la katërmbëdhjetë letra, të cilat kanë qenë një burim i doktrinës së Kishës, ngushëllimi dhe kënaqësia e shenjtorëve të saj më të mëdhenj. Jeta e tij e brendshme, aq sa mund ta tregojnë fjalët, qëndron e hapur para nesh në këto shkrime hyjnore, jeta e dikujt që ka vdekur përgjithmonë për veten e tij dhe është ringjallur në Jezu Krishtin. “Në çfarë, – thotë Shën Gojarti, – në çfarë ky i bekuar kishte epërsi mbi apostujt e tjerë? Si ndodh që ai jeton në gojën e të gjithë njerëzve në mbarë botën? A nuk është kjo nëpërmjet virtytit të Letrave të tij?” As puna e tij nuk do të pushojë derisa të jetë raca e njeriut. Edhe tani, si një kalorës, ai qëndron në mesin tonë dhe rrëmben çdo mendim për bindjen e Krishtit.

 

Reflektimi – Shën Pali ankohet se të gjithë kërkojnë gjërat që janë të tyret dhe jo gjërat që janë të Krishtit. Shihni nëse këto fjalë vlejnë për ju dhe vendosni t’ia jepni veten pa rezervë Hyjit.

Muaji i Zemrës së Shenjtë të Krishtit, P. Enjell Sereqi S.J. – Dita e Njëzet e Nëntë

Muaji i Zemrës së Shenjtë të Krishtit, P. Enjell Sereqi S.J. - Dita e Njëzet e Nëntë

Urata e Gatimit

Une po besoj me nji fee t’gjaallë se jam para madhniis sate, o Zoti i em, eja o Shpiirtë e Korpë per me i dalë para per me e adhrue.

Po permyzem me ftyrë per dhee me pellkë t’zemres po t’adhuroi, o Zoti i emë e po t’a dii per ndeer per t’mira qi m’ke baa, maa shëndritë, po t’lutem, menden teme e m’a xejë zemren qi t’a njofë, t’a due e t’a ndieki per herë ma fort Zemren tande, o Jezu Krishti, qi jee rruga, e verteta e t’gjaalltit, n’gjitha kto t’mira e vyrtyre qi po m’i mson sidomos: GATIMI I PARE & DYTE (ma poshtë), e banë qi mos t’i kundershoi ma shëndritsinave tua, por t’pertrihem prore nder vyrtyte tui jetue krishtenisht t’mund des n’hiir t’andë. O Zoja e Bekueme m’ndimo per m’e ju pergjaa Birit t’andë t’hyjnueshmit. Shejti Jozef, Enjilli i Rois e t’gjith Sheitnit e Parrizit lutnije Zotin per mue.

Dita e Njëzet e Nëntë

Gatimi i Parë: Ta kesh para syve Jezu Krishtin, qi tu ta zblue Zemren e vet, t’thotë: Eni te Une, o ju t’gjith, qi jeni n’travajë e Une kam me ju ngushllue

Gatimi i Dytë: Premto mu lutë me uzdajë, me pervujtnii e me qindresë, e kurr Ajo Zemer s’ka me ti kursye hiret e veta

Mendimi i Parë

Fort lumnohet njaj qi ka gjetë nji mik t’vertetë, prej t’cillit ka ndihmë n’çdo nevojë.

Njikaq t’drejta janë kto fjalë, sa vetë Shpirti Shejt mrriti me e thirrë t’lumë kyt njeri fatmirë. Kjo punë s’asht e vshtiir mu marrë vesht, mbasi miku i vertetë na perkrahet gjithsesi; n’t’mira na shton gëzimin, n’t’kqija tona fjala e tij na e zvoglon barren e t’vshtiirave si t’ja çilim zemren. Po fort rrallë i ndollë kjo e mirë njerit n’ket shekull t’rrejshem, e kush ta kenë fat, kund kund per asgja send mundet me e bjerrë. Nji mnii, nji shkarkim, nji fjalë e vetme e papeshueme i çart hera herë bashkimet sado t’kaditshme t’kenë kenë; e ne mram do mos do, o shpejt o vonë deka e shkatrron.

Krejt ndryshej asht dashtnija fort e dlir e Krishtit me nji shpirt, qi gjindet n’hir t’Tij, e veç se mkati i vdekshem mundet me e da ket mirsii. Krishti kurr s’çartet me mue edhe mbas deket teme, n’mos kjosha une ma i pari me ja sjellë shpinen e me i dal hatrit me ndoj faj t’randë.

M’duhet mu zhgrehë n’vaj tu dit se sa herë kam kenë i pa udhë me Zotin. Po e rrfej para Tejet shnjerziin teme. E mbas pendimit me uzdajë me profetin mbret: Et tu remisisti impietatem peccati mei (Ps 51:5) Gjith sa herë me zemer t’thyeme prej t’dhimunit e diftoj vedin fajtuer e i mnii mkatet e mija, e ndreqi persri ndermjet t’Krishtit e shpirtit tem miqsiin e paqen e unjiishme, e si t’qindroj n’besë t’Tij, s’asht kush qi mundet me m’keqë me Te.

Mendimi i Dytë

Mendo se kjo ndimë jo veç asht e padame prej anës t’Lumit, por pershiin edhe t’gjitha nevojët e mia, sado t’randa t’jeen, mbasi Krishti asht gjith e mira jeme. Miqt e kësaj tokë kanë me m’ndihmue veç m’ndoj nevojë e jo sa t’due vetë, ndoshta ma njomin doren n’punë shekullit, por jo n’t’shpirtit, kan me mu perkrahë n’ket jetë, por asnji grimë per jetë t’jetës.

Veç te Krishti gjejë pshtimin n’gjithçka t’kena nevojë, pse asht i gjithpushtetshem, e si ka vue tjeter kufi hireve t’veta, veç se luten me uzdajë e me qindresë. Ai a dordhansi jem, qi m’rri perherë per brii, madje permrenda mejet, i shef e i din t’vshtiirat e mia e per ças dishron me ma njitë doren, mjeft qi t’ja lypi. Me m’paat nder ngasa t’shejtanit, m’ep hirin e vet per me i qindrue e me i mujt anmiqt e shpirtit; ne m’paat t’rrahun prej ngushtimeve, m’thrret n’Zemer t’vet, e cilla asht kroni i ngushllimeve t’verteta; ne kjosha mlue prej dhimave, m’zemron tu mi shtii n’mend mundimet e veta; ne kjosha merthye n’shtrat prej lngatet, Ai asht ngjet mejet per me ma lehtsue smunjen; ne kjosha tu perhjekë, vjen n’ndihmë me hire t’veta n’at t’mramen luftë; ne deksha, ai gjindet afer per me ma marrë t’mramin t’perhjekun. 

Si ka me t’ba zemra, o shpirti jem, me kerkue edhe mbas tashit ngushllim prej kreatyrve e me harrue mikun e vertetë, Jezu Krishtin, qi mundet e dishron me tu gjetë n’t’gjitha nevojët tua?

Mendimi i Tretë

Krishtit jo veç si mungon pushtedja per me tu perkrahë gjithsesi, por edhe i hjekë Zemra per me t’ndihmue e me t’ba krejt t’lumë. Vet Zoti per me diftue qi ka me na ba mirë, n’Shkruemin Shejt bjen shemllesen e dashtniis t’nji nanës: “A ka se si nana me e harrue fmin e vet e mos me e dashtë e mos me i ba mirë atij, qi ka dhanë jeten?

Edhe mos e past hera herë ndoj nanë kyt farë dashtnijet, qi natyra vetë ja mson, asgjamangut une kurr s’kam me ju harrue, pse ju kam t’shkruem n’duer t’mija.”

Per ket arsye, thotë nji shkrimtar i perkushtueshem, desht Shperblyesi jonë me i mbajtë n’korp t’vet t’lumnueshem shejet e pergjakshme t’varrëve t’veta, per me i shkrue n’ta emnat tonë.

Mos kujto pra se Krishti asht sikuer nji mik i shekullit, i cilli, si ti lypen teprii nderna, merzitet. Jo kurr: Zemra e Tij kishte me dashtë me t’pa perherë rreth vedit, tu i kerkue hire t’reja; kishte me dishrue qi t’jen gjith rrnesa jote nji lut’ e padame, e cilla asht me t’vertetë ai çile plot me gëzim, qi na hapë visarë t’panjehun. Vet i Lumi ba ka thanë: Lypni e keni me pasë, kerkoni e keni me gjetë, traklloni derës t’visareve e ka me u çilë.

Mbasi pra ndima e paprame asht gati per çdo nevojë, e ma fort lakmon Krishti me na i dhanë, se me na i marrë, pse s’nget, o lexues i dashtun, te Zemra e Tij per me has n’pshtim nder ato t’zeza qi t’kanë ra?

Urata

O Zemra e Jezu Krishtit, vetë mirsija e pakufi, Zemer dashtunore permbi t’gjithë dashtunorë, me ta pas njoftë perpara mshiren tande, s’kisha vojt n’ket gjendje, as s’isha ba robi i veseve t’mija, tu u bjerrë mbas t’mirave kote t’ktij shekullit, qi s’munden me kenë veç se helm per ata, qi i lakmojn teprii.

Fort po ta di per nder qi sot m’shëndrite per me t’njoftë e me t’gjetë Ty, o visar i pa-kurr-shoq.

Qe, tash e pergjithmonë po e zgjedhi Zemren tande per strehë teme nder travajë t’jetës: aty mrendë due me xanë vend e me ngulë prajen sa t’jem gjallë. 

Kush do me m’gjetë mbas tashit, kam me thanë me sherbtorin tand Sh’Françesk prej Sales, t’vinë me m’kerkue jo njeti, veç se te Zemra e Shelbuesit tem.

Xeetas po t’lutem, o Jezus, mos lejo me t’ikë ma prej Zemres me ndoj mkat. Deh! Sundoje ket zemren teme mbas dishireve t’sates; e kshtu kam me fillue edhe ktu n’tokë at jetë t’kandshme dashtnijet, e cilla n’qiell ka me kenë e padame e e unjishme, ku pa kurr farë pritet kam me u gëzue e me dashtë Zemren tande pergjithmonë

Lulja e Shpirtit

Diten shpesh t’shkojn mendja n’ket vertetsii: Zoti m’shef, e xeetas pertrije kund kund punen e fesë.

Zhgjetorja

Kurr ma n’mkat mos t’bij, o Zot

Te ti t’kthejme t’idhta lot

Ndollia

Sh’Lutgarda, tu kenë ende e re, kje shti prej prindve n’nji kuvend t’murgeshave t’Sh’Benediktit, per mu rritë n’urtii e n’dije. Anmiku i shpirtit, shi n’ket vend t’bekuem, i ngrehi nji lak fort t’rrezikshem neper do djelmoça. Mujten kto fatzez tinzisht mu futë te dera e kuvendit e nder do biruca i paten me të do farë bisedash, qi vritshin per s’largut n’punë t’ligë. Kapak kapak zemra e ksaj vajzë ish ka thehej prej fjalve t’kandshme e t’rrejshme t’ktyne djelmve, e mendote se si me ikë prej kuvendit pa e diktue murgeshat. Tu kenë nji ditë n’kto kujtime t’mrapshta, pa pritë kje kapë prej mneeret e prej drojet t’gjygjit t’Zotit; e n’at ças ju duk Jezu Krishti i cilli tu i diftue Zemren e vet t’derptueme, i tha: Lutgardë, bija e eme, mos u rrejë prej dashtniis kote, por shporru rrezikut e sillu prej Zemres seme e hin mrendë, pse ktu veç ke me gjetë gëzimin e knaqen e vertetë, qi ka me t’lumnue per jetë t’jetës.

Si i foli kto fjalë, ju zhduk syysh. Prej ktij vegimit njikaq u nrrue kjo vajzë, sa aty per aty dau me i ra shqelm t’mirave t’shekullit, e sikuer dha fjalen, ashtu edhe pernjimend punoi, tu u dhanë krejt nji jetës shejte.

Mendo mirë, o lexues i dashtun, se edhe Ty t’flet Krishti kso doret; ban ndjet pra me e kerkue ndimen e ngushllimin tand veç n’Zemer t’Shelbuesit tan

Muaji i Zemrës së Shenjtë të Krishtit, P. Enjell Sereqi S.J. – Dita e Njëzet e Tetë

Muaji i Zemrës së Shenjtë të Krishtit, P. Enjell Sereqi S.J. - Dita e Njëzet e Tetë

Urata e Gatimit

Une po besoj me nji fee t’gjaallë se jam para madhniis sate, o Zoti i em, eja o Shpiirtë e Korpë per me i dalë para per me e adhrue.

Po permyzem me ftyrë per dhee me pellkë t’zemres po t’adhuroi, o Zoti i emë e po t’a dii per ndeer per t’mira qi m’ke baa, maa shëndritë, po t’lutem, menden teme e m’a xejë zemren qi t’a njofë, t’a due e t’a ndieki per herë ma fort Zemren tande, o Jezu Krishti, qi jee rruga, e verteta e t’gjaalltit, n’gjitha kto t’mira e vyrtyre qi po m’i mson sidomos: GATIMI I PARE & DYTE (ma poshtë), e banë qi mos t’i kundershoi ma shëndritsinave tua, por t’pertrihem prore nder vyrtyte tui jetue krishtenisht t’mund des n’hiir t’andë. O Zoja e Bekueme m’ndimo per m’e ju pergjaa Birit t’andë t’hyjnueshmit. Shejti Jozef, Enjilli i Rois e t’gjith Sheitnit e Parrizit lutnije Zotin per mue.

Dita e Njëzet e Tetë

Gatimi i Parë: Hin n’ket kujtim permrenda asaj Zemer per at varrë, e veshtro çka lyp prej tejet per me e ba krejt per vedi

Gatimi i Dytë: Pertrije nji uzdajë t’madhe n’ket Zemer derptue e n’travajë hin aty mrendë e duje fort e at herë s’ke me pas frigë

Mendimi i Parë

Shperblyesi kishte dekë n’kryq, e qishtu u krye kurbani si prej anës t’njerzve qi u diftuenë t’pashpirt e gjakbasa, si prej anës t’Zotit, qi at herë, si mos kurr, e qiti per fushë drejtniin e mshiren e vet. Por çka kaloj kufiin e nevojës sonë, o Jezus i amel, se ngini ende dashtnin e pamasë tanden, e Ti s’kije kondend ma na i zblue visaret tua. Si i duel Krishtit Shpirti, thotë Unjilli, nji ushtar me heshtë ja çili krahnorin. At herë desht i Lumi, qi me ket shej fort t’pashoq t’mirsiis, t’na çilej Zemra e Tij. Une kujtoj se n’at ças Ejt tuba tuba do t’keen zdrypë prej qillet n’Kalvar, per me kenë deshmitarë t’ktij sheji dashtnijet; e tu u sillë kah njerzt do t’ken thanë: Qe ajo Zemer, qi kaq fort ju ka pas n’hater e qitash asht derptue e çilun e neper ket varrë asht hapë per ju kroni i dashtniis t’hyjnueshme, sikuer e perfoli Zakaria (13:1) Ta adhrojm edhe na permyzun per dhe e t’ja dim t’miren e ksaj t’mrame prov t’dashtniis, qi na dha. Ti ngulim syt n’te e kena per ta pa t’shkrueme me letra arit at fjalë, qi e foli pak perpara deket: Sitio. O bit e mi, unë kam etje per shpirtna e per  zemra tua. M’pergjegjni pra me dashtnii. E na ç’t’pergjegjun po i napim.

Mendimi i Dytë

Po pse e dha lirimin Krishti qi t’ja bashin ket varrë n’korp t’vet mbas deket? Sh’Bernardi na pergjegjë se kje therun me mujt na me vue oroe varren e papashme, qi asht pertrii prej dashtnijet neper ket varrë. Kjo dashtnii s’mujte ma bukur me dalë n’dritë, veç se tu e pershkue heshta krahnorin, t’ja çilte edhe Zemren. Prandej kjo varrë na shtie nder mend ato fjalkë zjermit t’pa kurr maset, qi janë ndezë permrenda Saj.

Sh’Katrina prej Sienet e pveti njihetë Krishtin, po pse kishte premtue qi mbas deket nji heshtë gjakbaase t’ja therte Zemren? I Lumi i bani me ditë se, dishiri i Tij per me e shelbue njirin e shkretë, ishte ken i pambaruem, por korpi s’mujte me hjekë mundime e dhima veç se me nji farë maset e s’kish kenë se si me e zblue at dashtnii t’pamarueme, mbasi çka asht e sosun se qet n’pah si duhet t’pasosmen. Prandej desht qi njerzit ta shofin ket dashtnii shi te kroni, qi asht Zemra, e ta merrshin vesht se i dote edhe ma tek andej se e pat diftue n’at dekë t’mneershme, qi bani per ta. N’kto mendime t’permallshme s’ka se si i krishteni mos me flakrue unjii n’dashtni per Jezu Krishtin, por n’mos u ktheftë, ta din edhe qi s’ka zemer.

Mendimi i Tretë

Por asht ende nji arsye tjeter, qi na do ta peshpojm permbi ket t’mramen provë t’dashtniis t’Krishtit. Lakmoi i Lumi, qi Zemra e vet t’hapej per me gjetë na nji strehë t’pa-kurr-shoqe e pertej t’çmueshme nder t’gjitha ato travajë, me t’cillat asht mushë rrnesa jonë. 

Salvimet, travajët, lëngatët, ngasat, pa praa veen n’rrezik per me bjerrë durimin e hirin e Zotit; e prandej Krishti na dha mëndyren per me na shtii n’varrë t’veta e sidomos n’at t’Zemres, per me pas na nji hije e nji krue gëzimit e gazmendit. 

I lumi Enrrik Suzoni nji ditë ta n’trishtim t’fortë, prej nderdyshimit t’shelbimit t’pasosun. Nder kto ngushtica ndjen nji za prej qiellet, qi e ngushlloi tu i thanë: Çou e hin n’varrë t’Zemers seme, pse aty ke per t’gjetë paqen e vertetë e trimnin n’t’gjitha t’kqijat. Ta mbyllim pra ket kujtim me kto fjalë t’dijetarit t’Kishës Sh’Agostinit: Une s’kam pse tutem edhe tu i pa mkatet e mija sa do t’randa, si ta mendoj deken e Shelbuesit tem, sepse kto t’zeza s’kan se si ja dalin, per pa u shlye krejt n’at dekë t’Birit t’Tenzot. Gozhdat, heshta si me gojë m’thonë se, veç qi ta due, e jam pajtue me Krishtin. Longini me heshtë, ma ka çilë krahnorin e Krishtit e une kam hi aty mrendë, ku gjindem n’nji strehë fort t’pafrigueshme. A thue ndokush edhe tutet? Ta kena nji dashtnii t’madhe per t’Lumin Krisht e ka me na u davaritë me nji herë ç’do frigë. Dashtnija e largon drojen.

Urata

O Jezusi em, ç’dashtnii t’pamasë i ke diftue njerzve tu jau çilë n’Zemer tande nji strehë t’pafrigueshme? 

N’at strehë t’bekueme po shpejtoj me hi me uzdajë t’xeet. M’shtin mrendë, po t’lus, e kurr ma mos t’dal prej Saj. Me gjith gëzim po t’thom me Sh’Berndardin: Oh! Ç’punë e mirë e e ambel asht me ngulë prajen permrenda ksaj Zemer! 

Vertetë Zemra jote asht porsi nji limaa a stiele e pafrigueshme, ku shpirti e gjen shelbimin mbas valet t’mkatit; asht porsi nji kala o qytet i fort, prej kah lshohet me hov kundra ordave t’ferrit; asht si nji lulishte, n’t’cillen kputen gjithfarë lulesh t’hijshme vyrtytesh; asht parrizi, ku gëzohet dashtnija e hyjnueshme. Po t’lutem, m’merr permrenda Zemers me at mshir t’pashoqe, me t’cillen kurr se perbuzë fajtorin e penduem. N’kjosha mkatnuer, m’pastro me at gjak qi bashkë me ujë rrjedhi prej saj, n’kjosha i ngathtë n’sherbesë tande, m’xeej n’at zjerm qi flakron ajo e Lume. 

Ban, qi perher n’Te ta shikoj t’tanë kohen e jetes seme qi n’Te t’ap shpirtin per me lumnue pergjithmonë n’parriz

Lulja e Shpirtit

Nji copë herë lutu xeetas per lulzim t’shejtes Kishë e per t’kthyem t’anmiqve t’saj; bashko edhe ndoj shterngim n’hae e n’pije per ket njet.

Zhgjetorja

Porsi pllumi per me pshtue

N’Zemer tande mu mshehë due.

Ndollia

T’randa kjen travajët me t’cillat Zoti e provoj Sh’Elcearin begun e Arianit. Si ja paten grabitë pa udhë t’tanë gjaan e mallin, i kje marrë edhe erzi e ndera; shkurt ma as me pas kenë Gjobi, ju shkrepen t’gjith t’zezat, sa mu ba prralla e dheut. Nder kto farë ngushticash, shejti su lodh as nji grimë, por me nji durim t’pashoq i baarti me paqë e pa u ankue. Delfina, e shoqja e tij, tu u bind per kyt durim t’paperkulun, nji ditë merr me pvetë t’shoqin, kah i vite gjithë ajo ndimë per me qindrue n’ato t’zeza pa u thye. E Shejti ja priti: Kur m’bje ndoj send i vshtiir, une mshehem nder varrë t’Jezu Krishtit, e sidomos n’varrë t’krahnorit, e aty mrendë mendoj çka ka hjekë Shelbuesi em per mue, e se laa kujtimin deri sa ta gjejë ngushllimin e ndimen qi kam nevojë.

Qe ku do ta kerkojm edhe na fuqin nder t’kqija qi na bijn, per me ja dalë çdo t’vshtiiret me meritim e per mu vaditë n’shumë vyrt

27 Qershor – Shën Ladislas

Jeta e Shën Ladislasit

Ladislasi i Parë, djali i Belës, mbretit të Hungarisë, lindi në vitin 1041. Për shkak të këmbënguljes së madhe të popullit, ai u detyrua, shumë kundër dëshirës së tij, të ngjitej në fron, në vitin 1080. Ai rivendosi ligjet dhe disiplinën e mirë që Shën Shtjefni kishte vendosur dhe që duket se janë zhdukur nga konfuzioni i kohërave. Dlirësia, butësia, serioziteti, bamirësia dhe devotshmëria ishin që në fillimet e tij pjesët dalluese të karakterit të tij; koprracia dhe ambicia ishin neveria e tij sovrane, kështu që parimet e Ungjillit i kishin shuar në mënyrë të përsosur të gjithë prirjen ndaj atyre pasioneve të ulëta. Jeta e tij në pallat ishte shumë e ashpër; ai ishte kursimtar, por më liberal ndaj Kishës dhe të varfërve. Kotësia, kënaqësia apo zbavitjet e kota nuk kishin asnjë pjesë në veprimet apo kohën e tij, sepse të gjitha momentet e tij u kushtoheshin ushtrimeve të fesë dhe detyrave të pozitës së tij, në të cilat ai kishte në sy vetëm vullnetin hyjnor dhe kërkonte vetëm lavdinë e Zotit. Ai ruante një administrim të rreptë dhe të paanshëm të drejtësisë, ishte bujar dhe i mëshirshëm me armiqtë e tij dhe energjik në mbrojtjen e vendit të tij dhe të Kishës. Ai i dëboi hunët nga territoret e tij dhe mundi polakët, rusët dhe tartarët. Ai po përgatitej të komandonte, si gjeneral i përgjithshëm, ekspeditën e madhe të të krishterëve kundër saraçenëve për rimëkëmbjen e Tokës së Shenjtë, kur Zoti e thirri pranë vetes, më 30 korrik 1095.

 

Meditimi— Shenjtorët i mbushën të gjitha momentet e tyre me vepra të mira dhe veprime madhështore; dhe, ndërsa ata punonin për një kurorë të pavdekshme, pjesa më e madhe e lumturisë së kësaj bote, për të cilën kjo jetë është e aftë, ra në rrugën e tyre pa u kërkuar as prej tyre. Në vuajtjet e tyre, vetë virtyti u dha atyre ngushëllimin më të fortë, u tregoi ilaçin dhe i shndërroi mundimet e tyre në përfitimet më të mëdha.

Muaji i Zemrës së Shenjtë të Krishtit, P. Enjell Sereqi S.J. – Dita e Njëzet e Shtatë

Muaji i Zemrës së Shenjtë të Krishtit, P. Enjell Sereqi S.J. - Dita e Njëzet e Shtatë

Urata e Gatimit

Une po besoj me nji fee t’gjaallë se jam para madhniis sate, o Zoti i em, eja o Shpiirtë e Korpë per me i dalë para per me e adhrue.

Po permyzem me ftyrë per dhee me pellkë t’zemres po t’adhuroi, o Zoti i emë e po t’a dii per ndeer per t’mira qi m’ke baa, maa shëndritë, po t’lutem, menden teme e m’a xejë zemren qi t’a njofë, t’a due e t’a ndieki per herë ma fort Zemren tande, o Jezu Krishti, qi jee rruga, e verteta e t’gjaalltit, n’gjitha kto t’mira e vyrtyre qi po m’i mson sidomos: GATIMI I PARE & DYTE (ma poshtë), e banë qi mos t’i kundershoi ma shëndritsinave tua, por t’pertrihem prore nder vyrtyte tui jetue krishtenisht t’mund des n’hiir t’andë. O Zoja e Bekueme m’ndimo per m’e ju pergjaa Birit t’andë t’hyjnueshmit. Shejti Jozef, Enjilli i Rois e t’gjith Sheitnit e Parrizit lutnije Zotin per mue.

Dita e Njëzet e Shtatë

Gatimi i Parë: Ngule menden e zemren n’ato ferra, qi si kunor e therin Zemren e Jezu Krishtit

Gatimi i Dytë: Pendoju unjishem per t’tana mkatet e pertrije zellin me sjell edhe tjerët prej Krishtit, tu ju ba pasqyr e mirë.

Mendimi i Parë

S’do t’mendojm se Krishti at kunorë ferrash e pat n’krye veç kur duel prej shpiis t’Pilatit, por ç’m’at t’parin ças t’jetës s’ju daa kurr ajo kunorë prej Zemret, pse gjithmon e pat nji Zemer Mbretit e kje Mbreti i zemrave. Pat nji Zemer Mbretit, pse pernjimend asht Mbret, si Zot e si njeri. Porsi Zot, pse asht krijuesi i t’gjith kafshve, sikuer Ati e Shpirti Shejt; e porsi njeri edhe, pse n’t’mishnuem t’vet, si flet David Profeti, muer t’lyemit a shugurimin e hyjnis, due me thanë se, Ati ja lshoj n’dorë t’tanë pushteten e gjithçishtes a t’rruzullimit, e i dha per miraas a trashigim t’gjith popujt marë. 

Ta njaallim feen e t’besojm se Jezu Krishti asht vertetë Mbreti jonë, e prandej ka nji Zemer Mbretit.

Por asht edhe Mbreti i zemrave, e do me thanë se asht Zemra ma shejte, ma e madhnueshme, ma fisnike, ma e mshirshme, se ç’do zemer tjeter qi mundet me kenë. Zemra e t’tana krijesave perballë kësaj s’janë tjeter veç se porsi nji kokerr ranë, vuu afer toket marë; porsi nji cirk’ujë, ndej t’gjitha ujnat e detnave. 

Mbasi praa asht hatrue e dashtë prej njerzve nji zemer qi ka n’vedi ndoj farë vyrtytit e pahit, sa ma fort do t’ngrehin unjii hatrin, ndeerimin e dashtniin tonë ajo Zemer e hyjnueshme, qi asht nji Zemer Mbretit, e Mbreti i zemrave? Edhe mbas t’gjith ktyne arsyenave sa pak e hatrojm sa pak e dona!

Mendimi i Dytë

Ato ferra, qi e shprishne Zemren e Jezu Krishtit na shtiin nder mend se i Lumi asht edhe Mbreti i dhimave. Pernjimend ajo Zemer asht mundue si a ma zii prej gjith farë ferrash. Mkatet e njerzve e sidomos t’atyne qi kan kenë ma hatrue prej Si, i kan goditë e ja kan ngulë e pa praa po ja ngulin. Na per t’saktë, qi kena kenë shugurue e mushë me gjith ato t’mira e kena mundue, ma fort se tjerët qi se njofin, as s’kan kenë hatrue gjith aq. Nuk asht se si me i kujtue shnjerziinat tona e mos mu zhgrehë n’vaj e mos mu pendue. Mbas ktij kujtimit e kush ka me guxue me i pertrii me vullndet ato mkate, sa do t’leeta qi t’na duken? Kush ka me kenë ma i eger se bisha, per me pas mbas sodit syy e faqe me e theer persrii at Zemer t’hyjnueshme me ato faje? Ah vajë! Jan edhe asi t’krishtenësh, qi tu kenë dhanë kah perkushtija, e bajn se e bajn ndoshta nji mii herë n’ditë ket t’zezë, pa raa as nji grimë n’mendim me ato t’padurime, me ato madhshtina, me ato ftofsiina. O Shpirt, qi po i mendon kto vertetsina, peshoje mirë vetveten e kqyr cillat jan ato ferra, qi ma shpesh je tu i ngulë Zemers s’Jezu Krishtit e epe fjalen me ndimë t’Zotit me e ndalë sa ma par hovin e veseve tua.

Mendimi i Tretë

T’mendojm ne mram, se per me ngushllue ket Zemer t’hyjnueshme, duhet jo veç mos me ja çilë na ato varrë, por mu kujdes edhe per me ja leetsue ato dhima, qi i pertriin mkatet e tjeterkuj. Nji djal i dashtun, qi e shef t’an e vet, i cilli gjindet n’ngushtim neper vlla t’dalun rruget, jo veç orvatet mos me i dhanë vetë babës kurr far idhnimit, por tuj ngaa te kamët e tij e ankon e i lypë t’falun per vlla e kështu ja zbutë n’nji farë mëndyret mniin. Qe, o shpirt i perkushtueshem, zellin qi t’tokon me pas sidomos n’ket fatzezë faqe njerit, n’t’cillen jetojm.

Krishti, si mos kurr, n’kto kohna asht i qitun mbas shpinet e i harruem prej shumkuej; madje edhe disa t’hatruem i bahen anmiq, tu hii nen flamuer t’shejtanit e tu i ngrehë nji luftë t’rrebtë. Zemra e Shelbuesit tonë asht vue n’shej t’ktyne zhgjetave t’helmueme.

Oh ç’dhimë e ç’mneer do t’provojn! Ne na perket me e ngushllue. Ta dim se kjo vadii e shperblimit t’padaam, asht puna ma e para per t’cillen Krishti e perhapi perkushtiin e Zemers s’vet. T’gjith e kena detyren me e kapë n’dorë ket veper t’madhnueshme; edhe shekullarët e shekullaret munden me e çue n’vend ket punë. Mëndyrët janë: Uratë, me u baa pasqyr e mirë e veprat e zellit. T’xaam prej anmiqve t’Zotit. Kto orzez s’topiten tu e zgjanue mretniin e shejtanit; gjith shka shtiin n’punë; si kursehen as mundit as xhepit. E na kena me ndejë piitas e me duer m’ndii e me dalë ma trima rrogtarët e Luciferrit? 

T’kena turp per ket ligshtiin tonë, ti bajm disa premtime t’forta e ti lutena Zotit per me i krye burrnisht.

Urata

O Jezus fort i dhimshem, tu mendue se ta kena shprishë pa dhimë Zemren tande me sa e sa mrapshtina, sot po t’biim nder kamë e me lot per faqe dona me ta dhanë ndoj farë ngushllimit. Po si mundena me t’ngushllue mbasi ta kena grii at Zemer me t’zeza t’panjehuna?

Por ti po na zemron prej kësaj fugure e tu na kqyrë me syy t’mshirshem, po na thrret me tu avitë per me pas t’falun per çka kena gabue. Por nuk a mjeft me na baa mshir nee; na po t’lutena, me i fal edhe sa mkatnorë t’shkretë, vllazen tonë. Per t’vertetë t’zezat e tyne lypin gjygj para Tejet, por Zemra jote kerkon mshir per ta. Ndigjoje pra, o Jezus i dashtun, zanin e dhimshem t’Zemers sate. Epjau ndjesen ktyne t’mjerve, t’cillët s’po diin se çka bajn e na ndimo per mos me e lshue kurr ket lutë per shelbim t’mkatnorve, qi asht fort e çmueshme prej Zemers sate.

Lulja e Shpirtit

Diten shpesh xeetas lute Krishtin per me t’shtii mrenda Zemers s’vet, e me ta ndrye deren per mos me dalë ma kurr me ndoj mkat t’dekshem.

Zhgjetorja

Deh, o Krisht, m’ep ndjes unjii

Sidomos per shkandullii

Ndollia

Nji ditë ju diftue t’Lumës Margerit Alakok Shelbuesi jonë, tu pas n’dorë t’vet dyy piktura t’mdhaja e ftyrëshkrime, n’t’cillat ishin qitë dy farë rrnesash: n’njenen jeta e gëzimeve, sikuer mundet me e pas nji murgeshë pa i çartë rregullat e kuvendit, n’tjetren ishte shkrue jeta e t’vshtirave e mushun me gjith farë ferrash. Zgidh, i tha Krishti, cillen ta ka ana ma fort, pse a ne e marrsh njenen, a tjetren, gjithnji ka me kenë per ty, e une kam me ti shpraz hiret e t’mirat si t’zgjedhsh t’gëzimeve a t’vshtirave. Kurrmos kjoftë thanë me zgjedh une, ja priti Margerita: kam me e pelqye me vullndet t’plotshem njatë rrnesë qi t’don hatri Ty, mbasi s’kerkoj tjeter gja n’ket shekull, veç se me gazmue Zemren tande. Persri Krishti e nxiti me zgjedhë; por kjo sherbtore i pergjegji me ato fjalë qi sypri permendme: Ti n’mjefton, o Zoti em, e une s’due veç se me e krye si a ma mirë vullndesen tande. Fort mir e ke, o bii, ja ktheu Krishti, mu pshtet unjii vullndesës seme. Une kam zgjedhë per ty, e tu thanë kto fjalë ja dha pikturen e ftyrëshkrimin e mundimeve e t’kryqave. N’at ças Margerita trimnisht uli kryet e e puthi doren e t’Lumit, tu e dit vertetë se n’ket mëndyrë kishte per ti ngja Shperblyesit, e mbas deket kishte per t’pasë nji Lumnii ma t’posaçme n’mretnii t’pasosun.  

Muaji i Zemrës së Shenjtë të Krishtit, P. Enjell Sereqi S.J. – Dita e Njëzet e Gjashtë

Muaji i Zemrës së Shenjtë të Krishtit, P. Enjell Sereqi S.J. - Dita e Njëzet e Gjashtë

Urata e Gatimit

Une po besoj me nji fee t’gjaallë se jam para madhniis sate, o Zoti i em, eja o Shpiirtë e Korpë per me i dalë para per me e adhrue.

Po permyzem me ftyrë per dhee me pellkë t’zemres po t’adhuroi, o Zoti i emë e po t’a dii per ndeer per t’mira qi m’ke baa, maa shëndritë, po t’lutem, menden teme e m’a xejë zemren qi t’a njofë, t’a due e t’a ndieki per herë ma fort Zemren tande, o Jezu Krishti, qi jee rruga, e verteta e t’gjaalltit, n’gjitha kto t’mira e vyrtyre qi po m’i mson sidomos: GATIMI I PARE & DYTE (ma poshtë), e banë qi mos t’i kundershoi ma shëndritsinave tua, por t’pertrihem prore nder vyrtyte tui jetue krishtenisht t’mund des n’hiir t’andë. O Zoja e Bekueme m’ndimo per m’e ju pergjaa Birit t’andë t’hyjnueshmit. Shejti Jozef, Enjilli i Rois e t’gjith Sheitnit e Parrizit lutnije Zotin per mue.

Dita e Njëzet e Gjashtë

Gatimi i Parë: Persri ti kesh para syve ato flakë, qi porsi rrezet e kan rrethue at Zemer t’hyjnueshme.

Gatimi i Dytë: Tu e marrë vesht dashtniin qi t’ka diftue, qi s’mujt me kenë ma e madhe; zemroju me hjekë gjith ata t’vshtira qi i pelqen t’Lumit me t’çue; sidomos daje çka do me baa e me hjekë per hater t’Tij, per me ja diftue dashtniin tande.

Mendimi i Parë

E kena mendue dje t’paren flakë t’dashtuniis t’kësaj Zemer t’hyjnueshme, qi tu u mishnue u ba shoqi jonë; ti kujtojm sot tri tjerat. N’Eukaristii u ba shujta e jonë. Edhe se Krishti na kishte dhanë vedin unjii tu u ba njeri e ishte ba pasqyra e shoqi jonë, asgjamangut do t’vite pa dyshim ajo kohë, n’t’cillen do t’dahej prej nesh per me kthye te Ati i Vet. Por si punoj zemra me na lanë vetun. Gjet mëndyrën me hypë n’qiell e me ndejë n’tokë, hem per mos me e tretë na menden e me rrnue pa ja daa n’prani e n’syy t’Tij, hem per mos me i mungue Zemers t’Vet knaqa tu xanë vend, n’mjedis t’birve t’Vet.

Porsi nji babë, t’cillit mbasi i duhet me marrë nji udhë t’largë, jau len ftyren e vet shpijarve per ngushllim t’tyne e si nji shej dashtnijet; qishtu Krishti desht me ndejë nder nee, jo veç me ftyrë, por vertetë gjall, gjith unjii, e se t’soset shekulli i mshehun nen hije t’bukës e t’venës, per t’mirë tonë e per me shfrye dashtniin e Zemers t’Vet.

O Jezusi em, ç’Zemer t’flakrueme ke Ti! Si mundet me kenë mos me t’dashtë kjo e jemja?

Mendimi i Dytë

Mendo se Krishti tu dekë n’kryq, u fal kurban per ne. Njeri prej mkatit pa kurr farë pshtimit n’vetvedi ishte i bjerrun.

E drejta e Zotit lypte shperblimin e plotë, e njeri s’ishte i zoti me e baa. I Biri i hyjnueshem, prej mshiret, dau me i laa vetë detyret e njeriis t’mjerë tu e marrë permbi vedi barren e randë t’mkateve tona.

Ati i gjithpushtueshem, per me i xjerrë njerzt prej thojve t’shejtanit, i ven permbi krah t’Birit t’Vet t’tana mkatet tona; e e lshon permbi Te t’gjith pezmin qi kishte marra m’ne, e kso doret me mundime, me Gjak e me dekë t’Tij na shëndoshi e na shelboi. O Jezusi em, Ti pra me kaq mundime i bleve nji grumull njerz t’mallkuem e t’shnjerzuem? E çka pe n’ne qi me ta ngrehë Zemren e per me na lirue prej dekës t’pasosme e bane n’asgja vetvedin e u shkrine krejt per ne? Po e marr vesht se s’kje tjeter fill, veç se dashtnija e pamasë e Zemers sate kjene ato flakë zjermit n’t’cillat u ndeze per ne. 

Kjo asht arsyeja fort e kandshme e kurr s’do t’na shkojn neper mend pa derdhë lot prej mallit. Krishti na ka pas n’hater, do t’thona t’gjith tu kja, na ka dashtë kaq fort, sa per me na shelbue e shprazi deri t’mramen pikë t’gjakut t’Vet.

Mendimi i Tretë

Su ndal ktu dashtnija e pashoqe e Jezu Krishtit; shenjoi per me kenë shi vetë n’qiell shperblimi e meritimi i jonë pergjithmonë. Mretnat e t’mdhajt e shekullit i napin per rrogë atyne qi jau kan baa sherbesen bukur mirë nji pjesë t’atyne t’mirave qi ju teprojn; e kerkush se ka lshue vetvedin n’dorë t’sherbtorit t’vet ma bestarit per me baa me te si ti donë t’kajtunit. Kto t’mdhaj sa do me rritë kend, ja shperblejn sherbesen me ndoj shkallë a kambë t’dyten ortë, por kurr se rrisin nji me nji me vetvedi. Veç Jezu Krishti punon ndryshej me sherbtorët e Vet besnikë e s’ja ndalë doren n’kurrnji send e vertetë mrrin me i dhanë t’gjitha ato t’mira qi gëzon Vet i Lumi. Ti o Krisht, se kursen madhniin tande porsi bani Faraoni me Zeitn, qi ja la vedit t’paren selii e veç e rriti n’t’dyten. Ti je tu dishmue çiltas qi, kush ti thejn anmiqt e shpirtit e ti shtrojn veset e veta ke me e shtii n’nji lumnii me Ty. E si me kenë kjo madhnii as gja send, Ti ke me i dhanë unjii vetveten sherbtorve t’Tu qi t’jeen t’lumë e t’gëzuem n’mëndyrë t’posaçme, sa t’jeen t’zot, shi n’at lumnii e n’at gëzim qi ke Ti vetë per gjith amshim. O Zemer e Dashamirit t’hyjnueshem, per t’saktë kurrnji nder njerz s’asht gjetë me diftue kto farë shejesh dashnijet. E si kam me ta shperblye Ty? Ktu pertrijë disa premtime e mos u topit prej t’vshtirash, tu mendue se Krishti per jetë t’jetës ka me e qitë n’shesh t’gjith pushteden e vet per me t’ba t’lum; asht pra fort me udhë mu trimnue, hem me i sherbye e me e dashtë ti, hem me xee edhe tjeterkend n’ket sherbesë e dashtnii.

Urata

Ti pra o Zemer e shugurueshme e Shelbuesit tem, do me kenë nji ditë n’qiell lumnija e eme e pasosme, sikuer ma ke dhanë fjalen! Oh ç’or e madhe ka me kenë per mue! Kur ka me ardh ai ças i bardhë, o Jezusi em, n’t’cillin ti ke me m’shtii permrenda Zemers sate e aty me m’shterngue per mos mu daa ma kurr prej tejet?

Veç at herë, tu i ndii t’rrahunat e asaj Zemer, e tu ndejë n’ato vapë zjermit qi shkriin n’mall, kam me marrë vesht mirë sa i dashtun e sa dashamir i pashoq ke kenë me mue. Oh t’vinë, po t’vinë shpejtas ajo kohë e lume! S’dishroj tjeter gjaa veç se t’kputet kjo fije jetet t’ktij korpit t’mjerë, per mu bashkue shpirti em me Ty. Mos premto, po t’lutem, o Jezusi em, qi une per faj tem ta bjerri at gëzim t’pamaruem; por tu t’ra nder mend çka ke baa e çka ke hjekë per mue ma çilë parrizin, m’ndimo per hater t’Zemers sate me shkue jeten pa praa krishtenisht, qi kur t’dal mbas deket perpara Tejet ti veshtroj prej gojës sate kto fjalë t’gazmueshme: Eja, sherbtuer i mirë e besnik… hin n’gëzim t’Zotit tand. 

Lulja e Shpirtit

Kujto per nji copë herë sikuer mu gjetë tash n’fill t’mordes; kqyr mirë per t’cillat faje ma fort t’paditë vedja, e cllat janë ato qi ma fort kan me t’shtii mneeren n’at ças e s’kan me t’lanë me hii n’parriz; sot ndrrreqi punët e shpirtit tand me nji pendim t’unjiishem e me rrfim t’drejtë.

Zhgjetorja

Per t’gjith t’mira qi m’ke ba

T’falem ndeers, o Krisht, pa praa

Ndollia

Sa e sa qi gëzojn n’qiell do t’ja dijnë shelbimin e pasosun t’venë Zemers t’hyjnueshme t’Jezu Krishtit. Nder shum t’ndolluna po zgjedhi njiket, qi e kallxon Elçija e vjetit 1872.

Nji zojë e randë e pasanike u lig per dekë, e prej dhimave t’forta qi ndiite n’shtat t’vet i kishte kcye nji idhnim e deshprim i posaçem, e si e terbume, u kapte me Zotin tu i lshue t’shame e mallkime gjith farësh. Gjindej tu dhanë shpirtin e s’dote kurrsesi me ju gatue krishtenisht dekës, madje kerkush s’guxote me ja permendë, pse çohej peesh e u dishprote edhe ma zii. Nji vajz e urtë vojt me e paa, e kjo, tek muer vesht m’ç’shtet ishte e shkreta, ju dhimt fort e me fjalë t’amla ja mushi menden per mu shkrue n’lidhnii t’rojëtareve t’Zemers t’Jezu Krishtit.

Ne nesre persrii shkoi te e liga e e gjet ma n’fashim e at herë ju lut per me e vue n’fyt perkicen e Zemers s’Jezu Krishtit. Ndigjoj gruja e porsa e preku kjo petkicë e bekueme, n’at ças ju zbut zemra. Lypi me u rrfye e me lot per faqe e me t’xeet i muer sakramendet, e tu e puthë me shum mall at petkicë, dha shpirtin me paqë e me sheje shelbimit.

Muaji i Zemrës së Shenjtë të Krishtit, P. Enjell Sereqi S.J. – Dita e Njëzet e Pestë

Muaji i Zemrës së Shenjtë të Krishtit, P. Enjell Sereqi S.J. - Dita e Njëzet e Pestë

Urata e Gatimit

Une po besoj me nji fee t’gjaallë se jam para madhniis sate, o Zoti i em, eja o Shpiirtë e Korpë per me i dalë para per me e adhrue.

Po permyzem me ftyrë per dhee me pellkë t’zemres po t’adhuroi, o Zoti i emë e po t’a dii per ndeer per t’mira qi m’ke baa, maa shëndritë, po t’lutem, menden teme e m’a xejë zemren qi t’a njofë, t’a due e t’a ndieki per herë ma fort Zemren tande, o Jezu Krishti, qi jee rruga, e verteta e t’gjaalltit, n’gjitha kto t’mira e vyrtyre qi po m’i mson sidomos: GATIMI I PARE & DYTE (ma poshtë), e banë qi mos t’i kundershoi ma shëndritsinave tua, por t’pertrihem prore nder vyrtyte tui jetue krishtenisht t’mund des n’hiir t’andë. O Zoja e Bekueme m’ndimo per m’e ju pergjaa Birit t’andë t’hyjnueshmit. Shejti Jozef, Enjilli i Rois e t’gjith Sheitnit e Parrizit lutnije Zotin per mue.

Dita e Njëzet e Pestë

Gatimi i Parë: Kujtoj ato flakë, qi rrethojn Zemren e Jezu Krishtit e lute me ta shëndritë menden per me i marrë vesht çka shenojn.

Gatimi i Dytë: Epe fjalen me e dashtë Jezu Krishtin me vepra e sidomos n’at gjaa send qi ka dit ta ka lypë i Lumi e ti je kursye e se ke ndigjue.

Mendimi i Parë

Desht Krishti qi dashtnija e papaame e Tija t’na duket e paashme nen gjasim t’nji Zemers gjith e ndezun flakë per ne. Po çka donë me thanë kto fjalë? Na kallxojn dashtniin e flakrueme qi ka per ne. Por t’mendojm se kjo dashtnii s’kje e shterrun e e pafryt, e s’kje veç kondend per fjalë t’bukra, sikuer del ma t’shumten e herës dashtnija e shekullit. Jo, kto flakë na bajn me diit se i Lumi na ka dashtë me vepra e tu u ba kurban per ne. Me mrrit edhe dashtnija e jote per Te n’ket masë, sa fort kishte mu lumnue kjo Zemer e hyjnueshme. Por n’kjoftë se asht pshtetë veç n’fjalë t’gojës, per t’saktë s’ta pelqen, mbasi n’Unjill e ka kputë shkurt: Ai qi m’thrret veç me gojë: Zot, Zot, s’ka me hi n’rregjini t’qiells, por njaj qi edhe t’veprojn mbas pasqyret teme e ta kryejn vullndesen e Atit t’gjithpushtetshem e veç ky farë i krishtenit ma ka pernjimend hatrin. Rmoje vedin a e ke dashtë deri tash Zotin tu ba vepra t’mira, e ndoshta s’ke pertrii tjeter veç se gjeth pa fryt. 

Ven oroe qi secilla flak e kësaj Zemer t’shugurueshme na qet ndoj ndeer t’Tij, qi Kisha Shejte i permendë n’ofice t’Koprit t’Krishtit e t’tana i perfshiin n’kto kater: Tu le na u ba shoq, n’t’mramen darkë na dha vedin per shujt, tu dekë na u ba shperblimi i jonë, n’qiell tu krajlnue na u ba gëzimi e meritimi jonë. Sot ta mendojm t’paren ndeer e tri tjerat ti lam per neser.

Mendimi i Dytë

I Biri i t’neltit Zot na u baa shoqi jonë n’t’mishnuem t’Vet. Miqsija s’qindron veç se nder ato qi i ngjajn njeni tjetrit e se orvaten sa ma parë me u ngja. Ndermjet t’Zotit e t’robit gjindej nji nryshim i pamaruem: anima njeri i shkretë s’guxote me i çue syt n’qiell e me thanë me t’gjith eshtat e t’zemers s’vet: O Zoti em, t’due; por kapë prej nji drojes shejte, tu u dridh e adhrote.

Çka bani pra i Biri i Tenzot? E merr sikuer kena nji shpirt qi mundet me hjekë pikdhime e, tu marr edhe nji korp si na, i pelqen t’gjitha ligshtiiinat pos mkatit; shkurtas me folë, bahet njiri, e nder nee ngulë prajen e Vet: Verbum caro factum est et habitavit in nobis (Joann 1:14)

T’kujtojm me temel se i Biri i hyjnueshem, tu u mishnue, muer edhe nji Zemer, qi i ngjan kësaj tones e nji me natyr tonë: nji Zemer pra si e jona rrahë e do. E per ket hartim t’permallshem gadi duket se lumnon tu na thanë per gojë t’Gjobit: Et mihi est Cor sicut et vobis (Job 12:3) Edhe une e kam nji zemer sikuer e keni ju, e pse pra se keni fort n’hater, o njerz, tu m’pa se jam ulë e jam poshtnue gjith aq per ju? A se kam ndoshta nji Zemer per me jau diit dashtniin qi keni per mue e per me pas dhimë per ngushtica tua tu i çue n’vend me mjeftësi dishiret ma t’msheftat? Mrriti me thanë: Se gjej knaqen teme, veç se kur t’jeem me ju. Deliciae meae esse cum filiis hominum (Prov 8:13)

Po na kah kena me gjetë njeti shijimin e knaqen ma t’amlen, veç se te Jezu Krishti, i cilli, veç per me kenë dashtë prej nesh, u ba njeri? Jo per t’vertetë, fort i pamoster e i shnjerzueshem kishte per t’dal ai qi tu i kujtue kto flakë t’kësaj Zemer, ende asht i fort e i ftoftë, as me kenë guur e akull, e s’epet kryekput mbas dashtniis t’nji Baamirsit kaq t’pashoq.

Mendimi i Tretë

Jezu Krishti, tu lee, joveç na u baa shoq i jonë, por edhe u bashkue me ne n’t’gjitha nevojët e pikllimet e jetës sonë. N’kjosha i vorfen, qe Krishti leen e rrnon n’nji skam t’madh. N’kjosha 

pasanik, qe Krishti vizari i pamaruem, qi me mjeftësii, gjithçka ka, do me ja daa nevojtartve. N’kjosha salvue, qe Krishti asht nder nji mii salvime e kundershtime e deri gjykatsit e Vet e kerkojn me e mytë. Ne m’levdojshin a ne m’madhnojshin, qe Krishti qi n’at t’hiimun t’lumnueshem n’Jeruzalem, m’mson me ja dhanë lavdin e madhniin e Zotit. N’hangsha, qe Krishti qi gjindet n’sofer me Apostujt t’Vet, m’mson t’perkuermit e hijen n’hae e n’pije. N’njinosha qe Krishti qi n’shkretii m’mson shterngimin e pushtimin e mishit tem. N’jetosha, edhe Krishti jeton, e veç jeton per lavd t’Atit t’Vet. N’deksha, des edhe Krishti, e m’mson per me dekë shejtnisht. Pra, a n’rrnosha, a n’deksha, jam i Krishtit, e Krishti asht i jem; e ky shoq i dashtun per herë m’del zot, e kurr s’m’lëshon doret. Veç n’nji punë t’vetme une s’gjindem per brii t’Tij, due me thanë kur mkatnoj atherë krejt dahem prej Si. 

Ban, o Krisht, shoqi em i dashtun, qi kurr ma mos t’largohem prej Tejet me faje, as n’jetë, as n’dekë teme.

Urata

Tash po filloj me marrë vesht, pse ke dashtë qi n’kto kohna t’mrame t’zbloheshin vizarët e Zemers s’ate me ngjasim t’ktyne flakve dashtnijet, qi gjith kah ta rrethojn. Kje arsyeja, pse prej ktyne flakve ta njifshin dashtniin, qi t’ka shtye me shprazë hiret tua mbi nee, e t’na mushej mendja me t’dasht edhe na permbi t’gjith kafshë. O Krisht, o ç’dashtnii t’pamasë pate per ne deri me na u ba shoq n’t’tana çaset e jetës sonë!

Qe pa praa kena afer nji msues, qi na mson me punue çka i pelqen Zotit; nji t’fuqishem qi na rri per herë ngiet n’t’gjitha nevojët tona e tu na u ba pasqyra jonë na pertriin trimniin per me i baart me durim; nji mik bestaar e fisnik, qi fort kujdeset per t’mirë tonë, e do me pas pjesë n’travajë e n’mundime tona.

O ç’Zemer t’dhimshme ke Ti, o i dashtuni Jezu! Por çka don me thanë qi kaq pak t’dona Ty? Deh! O Jezusi em, lshoje ndonji asi flakësh n’zemra tona t’ftofta, e si ti prekin kan per tu ndez edhe tonat n’zjerm dashtnijet per Ty, e kshtu kena me mujt me i pergjegjë xeetas dashtniis sate t’pamarueme.

Lulja e Shpirtit

Krishti zgidhe per mik e shoq, e daju krejt prej shoqniis t’atyne, qi ndoshta per ty janë kenë e jan ende rreziku i shpirtit tand.

Zhgjetorja

Ban, o Krisht, qi Ty t’ndeeroj

T’mirat tua mos ti dhunoj

Ndollia

Nji ditë tu ndejë me nderim t’posaçem e lumja Margerit Alakok para Shejtit Sakramend, qe po i duket Jezu Krishti t’gjith i shkelxyeshem e pes varret e tija t’shëndritshme lshoshin rreze dritet porsi me pas kenë pes dillna. N’t’tana anët njerija e hyjnueshme e Tija derdhte flakë t’ndezuna, por ma fort prej varret t’krahnorit qi e diftoj n’mëndyrë a n’trajtë t’nji furrës zjermit. N’mjedis t’ksaj furrë t’flakrueme, ja kallxoj Zemren e vet, qi ishte porsi kroni a qandrra e atyne flakve. Si ja çili t’gjitha provët e çudiit e mrekullueshme t’dashtniiis t’vet, qi e kishin hitatë kaq fort per me i hatrue njerzit, ja zbloj edhe t’gjitha shnjerziinat e t’paudhat e sa t’krishtenve, t’cillët i pergjegjshin si a ma mrapshtë dashtniis t’Tij. 

Ti, i tha, sa ku t’mundesh, kujdesu me mi diit t’mirat e me ma fashitë pezmin. Sherbtorja e Zotit ja priti, qi s’ish e zoja per gjith aq. At herë Krishti ja ban: Merr prej mejet çka t’mungon per me m’ngushllue; e tu thanë kto fjalë, ja zbloj Zemren e duel prej saj nji flakë kaq e ndezun, sa per pak gjaa pshtoj Margerita pa u shkrii unjii. 

T’mundohena me i pertrii edhe na kto flakë dashtnije, e at herë s’kena mu kursye per me i shperblye joveç fajet e t’zezat tona, por edhe ato t’tjeterkuj.

25 Qershor – Lindja e Shën Gjon Pagësuesit

Jeta e Shën Gjon Pagëzuesit

Lindja e Shën Gjonit iu paralajmrua nga një engjëll i Zotit babait të tij, Zakarisë, i cili po ofronte kem në tempull. 

 

Ishte detyra e Shën Gjonit për të përgatitur rrugën për Krishtin dhe para se të lindte në botë ai filloi të jetonte për Zotin e Mishëruar. Edhe në barkun e nënës ai e njohu praninë e Jezusit dhe të Marisë dhe kërceu nga gëzimi për ardhjen e gëzuar të Birit të Njeriut. Në rininë e tij ai mbeti i fshehur, sepse ishte i fshehur edhe Ai të Cilin priste. Por përpara se të fillonte jeta publike e Krishtit, një shtysë hyjnore e çoi Shën Gjonin në shkretëtirë; atje, me karkaleca për ushqim dhe mbulesë flokësh mbi lëkurë, në heshtje dhe në lutje, ai ndëshkoi shpirtin e tij. 

 

Pastaj, ndërsa turmat hynë në vetminë e tij, ai i paralajmëroi të iknin nga zemërimi që do të vinte dhe u dha atyre pagëzimin e pendimit, ndërsa ata rrëfenin mëkatet e tyre. Më në fund qëndroi në turmë Një të cilin Shën Gjoni nuk e njihte, derisa një zë brenda i tha se ishte Zoti i tij. Me pagëzimin e Shën Gjonit, Krishti filloi pendesën e Tij për mëkatet e popullit të Tij dhe Shën Gjoni pa Shpirtin e Shenjtë duke zbritur mbi Të në formë pëllumbi. Pastaj u krye puna e Shenjtit. 

 

Atij nuk i duhej veçse t’i drejtonte dishepujt e tij te Qengji, atij i duhej veçse të zvogëlohej ndërsa Krishti lartësohej. Ai pa të gjithë njerëzit që e linin dhe shkonin pas Krishtit. “Unë ju thashë”, tha ai, “se unë nuk jam Krishti. Miku i Dhëndrit gëzohet për zërin e Dhëndrit. Prandaj ky gëzimi im u plotësua”. 

 

Shën Gjoni ishte hedhur në kështjellën e Makaerusit nga një tiran i pavlerë, krimet e të cilit ishin qortuar, dhe ai duhej të qëndronte atje derisa t’i prisnin kokën, me vullnetin e një vajze që kërcente para këtij mbreti të mjerë. Në këtë kohë dëshpërimi, nëse Shën Gjoni mund ta kishte njohur dëshpërimin, disa nga dishepujt e tij të vjetër e vizituan atë. Shën Gjoni nuk u foli atyre për vehten, por i dërgoi te Krishti, që të shihnin provat e misionit të Tij. Atëherë E Vërteta e Përjetshme shpalli lavdinë e Shenjtorit që kishte jetuar dhe marrë frymë vetëm për Të: “Në të vërtetë po ju them se nga ata që kanë lindur nga gratë nuk ka dalë asnjë më i madh se Gjon Pagëzuesi”.

 

Meditim – Shën Gjoni ishte i madh përpara Hyjit, sepse harroi veten dhe jetoi për Jezu Krishtin, i Cili është burimi i çdo madhështie. Mos harroni se ju nuk jeni asgjë; Vullneti juaj dhe dëshirat tuaja mund të çojnë vetëm në mjerim dhe mëkat. Prandaj sakrifikoni çdo ditë një nga prirjet tuaja natyrore për Zemrën e Shenjtë të Zotit tonë dhe mësoni pak nga pak të humbni veten në Të.

Muaji i Zemrës së Shenjtë të Krishtit, P. Enjell Sereqi S.J. – Dita e Njëzet e Katërt

Muaji i Zemrës së Shenjtë të Krishtit, P. Enjell Sereqi S.J. - Dita e Njëzet e Katërt

Urata e Gatimit

Une po besoj me nji fee t’gjaallë se jam para madhniis sate, o Zoti i em, eja o Shpiirtë e Korpë per me i dalë para per me e adhrue.

Po permyzem me ftyrë per dhee me pellkë t’zemres po t’adhuroi, o Zoti i emë e po t’a dii per ndeer per t’mira qi m’ke baa, maa shëndritë, po t’lutem, menden teme e m’a xejë zemren qi t’a njofë, t’a due e t’a ndieki per herë ma fort Zemren tande, o Jezu Krishti, qi jee rruga, e verteta e t’gjaalltit, n’gjitha kto t’mira e vyrtyre qi po m’i mson sidomos: GATIMI I PARE & DYTE (ma poshtë), e banë qi mos t’i kundershoi ma shëndritsinave tua, por t’pertrihem prore nder vyrtyte tui jetue krishtenisht t’mund des n’hiir t’andë. O Zoja e Bekueme m’ndimo per m’e ju pergjaa Birit t’andë t’hyjnueshmit. Shejti Jozef, Enjilli i Rois e t’gjith Sheitnit e Parrizit lutnije Zotin per mue.

Dita e Njëzet e Katërt

Gatimi i Parë: Ngule mendjen tande n’at kryq qi asht mbi at Zemer e lypja driten per me e marrë vesht per pellk çka t’ban me ditë.

Gatimi i Dytë: Premto xeetas me e pertrii trimniin n’sherbesë t’Zotit, tu baart kryqat; e tu i shtrue ato trii lakmi: t’gjaas, t’ndeers e t’mishit e t’gjakut

Mendimi i Parë

”Qe Zemra, qi ka fort i ka pas n’hater njerzt.” Qishtu Vet Krishti i foli t’lumes Margeritë n’nji asi vegimesh, kur ju duk Zemra e Tij me disa sheje fort t’pershpirtshme. Shifej n’maje t’Saj kryqi: e kunora ferrash e kishte rrethue, e n’mjedis hapej nji varrë e gjanë e e pergjakshme qi prej flakve t’zjermit dukej se po u shqimte krejt. Kto sheje dhimet e dashtnijet janë porsi çmimet e Zemers s’Jezu Krishtit. 

Ta mendojm at kryq qi asht vu permbi Zemer t’hyjnueshme. E çka do me thanë? Zemra asht sheji i dashtniis e kryqi i mundimeve.

E pra ky kryq n’majë t’Zemers na ban me ditë se dhimat e travajt kjene sendet, qi kjo lakmoi. Ç’m’at ças qi pik s’parit filloj me rrah kjo Zemer, ai i pari t’rrahuj kje si nji hov i mall kah Kalvari e kah kryqi, tu e lakmue at kohë n’t’cillen do t’gozhdohej per hater tonë. Kryqi kurr su da prej Zemers s’Tij, sepse n’t’gjith rrnesen e vet i pat para syve mkatet tona, qi kjene porsi gjakbasat e Zemers Tij; e pa praa e merrte me mend dnimin e pasosun t’saa shpirtnave qi i kishte fort n’hater. Mjeft me thanë qi ket martirizim t’padamun desht qi ta perfolte shum vjet para Mbret parafolsi (Davidi) me kto fjalë: Dhima e jeme perher asht para mejet (Ps 87:17) E kuj s’ke me ju dhimtë, o Jezusi em. Ti e ke kthyer vajtimin tim në valle; ma ke hequr grethoren dhe më ke mbushur me gëzim. (Ps 30:11) A kish ta shkoj t’gjith jeten n’ket dhimë per Ty, e vjett e mija n’vajë.

Mendimi i Dytë

Kujto n’tjetër anë se sa me udhë mundet mu thanë se kryqi asht ngulë n’Zemer t’Jezu Krishtit, prej dishirit qi ka pas mu ba kurban per ne. Parafolsat, qi e perfolen diten e t’kryqzuemit, sa e kallxuen sikuer nji ditë plot me dhima e me t’idhtë. Gjeremija e perkrahi me deet t’njelmë: Magna est velut mare contritio tua. (Thren 2:13) Mbret parafolsi per me difute çka kishte per t’hjekë Shelbuesi jonë, muer shemllesen e nji njerit qi gjindet n’mjedis t’deetit i rrahun prej furiis t’tallazeve, t’cillat ma vonë e mlojn e mytet. Veni in altitudinem maris et tempestas demersit me. (Ps 68:3) 

Por Jezu Krishti si me pas ken asgja send, t’gjith ato mundime i thrret gjellë, nji pije, nji t’laam; e sikuer me pas kenë dita ma e bukra e ma e kandshmja e jetes s’Vet, s’praate tu e dishrue.

Kndej me shum maall e xete shpesh n’gojë ku Apostujve, ku Nikodemit, ku s’amës t’Vet, e deri n’mal Tabor, ku u shëndrrue n’dritë t’hyjnueshme e prej Atit kje thirrë Bir i Vet fort i dashtuni, si u diftue me t’gjith at madhnii ndermjet t’Mozehit e t’Illiis, knaqej tu e permendë kryqin e mundimet qi kishte per t’hjekë. E çka me thanë ma teper? 

Pak perpara se mu kenë kryqzue u nis kah Jeruzalemi, ku shpejtas do t’shkrepeshin permbi te dhuna e dhima e pamoster, e njikaq fort ecte sa mu bindë Apostujt, e n’kopsht t’Gjetsemanit ku e dite se kishin per ta kapë anmiqt, me vullndet shkon; madje si erdh koha ju duel perpara e e lshoj vedin nder duer t’tyne, tu i thanë Apostujve: Surgite eamus (Math 25:46) Çonju e t’shkojm para trathtorit, qi po ja mrrin. 

Veç at herë u ba kondend, kur n’kryq n’t’mramin ças mujt me thanë me t’vertetë: Consummatum est (Joann 19:30) U krye tinzimi i kryqit: e bana gjith çka mduhej e gjith çka mujta per shelbim t’njerzve.

Oh! Sa me udhë, o Jezusi em, gjindet ngulun kryqi permbi Zemer tande, mbasi per Ty kje gjaja ma e lakmueshmja! Oh ç’marre e turp per mue, qi se kam pas n’mneer, por ikë prej saj. E kurr s’kam ken i zoti me i bart kto kryqa t’mija kaq t’leeta.

Mendimi i Tretë

E pra asht nevoja per gjithkend me i durue kryqat qi ti ndollin, per me ndjekë Krishtin e mu shelbue. Vet i Lumi na ban me dit nevojen me kto fjalë: Kush do me ardhë mbas mejet, t’ja çarsin vetvedit, per ditë ta pelqejn e ta baarin kryqin e vet, e t’binë mrapa mejet. Kerkojn t’Dishmit, po pse kur i njejti Shelbues i jonë malit t’Kalvarit e si ra disa herë nen at kryq, desht qi anmiqt t’ja leetsojshin ndopak at barrë t’randë tu e shterngue Cireneen per me e ndimue? A s’mujte ndoshta i Lumi me i dhanë korpit t’vet t’ligshtuem aq kivet, sa me qindrue edhe pak nen at barrë, sikuer deri at herë e kishte mbajt gjall vedin per mrekulli? Po per t’saktë, por desht me na msue se kqyrat prej krahve t’Tij do t’kaloshin permbi krahë t’gjith atyne, qi donë me e ndjekë e kto janë shenjue n’Simon Cireneen. 

T’tan e kena detyren me i baart kryqat, e me ja dit pahin e me i pas per zemer, due me thanë me i hatrue si nji send shejtnue prej mundimeve t’Krishtit. Oh ç’ndim e madhe kishte me na dalë ky msim per mu mkamë n’shejtnii e n’krejtnii e plotnii t’vyrtyteve! 

Sh’Njac Lojola thote qi, s’asht tjeter druu ma e fuqishme per me flakrue dashtniin ndaj Zotit nder zemra tona sa druja e kryqit, t’cillen e zgodh Vetë Krishti per me krye kurbanin e dashtniis t’pamarueme. 

Ti dona pra kryqat, e mos mujshim sikuer Apostujt me gëzue nder mundime e travajë, sadopak t’trimnohena tu i baart me durim ato, qi i pelqen Zotit me na çue, e ta kena t’heshtunit e vullndetin me hjekë çdo t’keqe, ma parë se me thye ndoj urdhnim t’Zotit e t’Shejtes Kishë.

Urata

O Shperblyesi em, tu vuu oroe fuguren e Zemers S’ate, une po e shof me nji kryq n’maje: tash po marr vesht se kryqi paska kenë gjaja ma e dishrueme prej Tejet. Ku asht n’mue ky dishiir per me hjekë keq per Ty? Ku asht sadopak ai gajret me i marrë prej duerve Tua çdo travajë qi do me m’çue? 

O Zemer, krue i pamarum i flakve fort t’kullueshme, shtroje nji herë sherrin e t’panjerziin e s’emes; nepi, po t’lutem, nji dishiir t’math per me hjekë keq sikuer hoqe Ti. Hiqe at kryq prej Zemers S’ate e ngule n’ket temen. Ndoshta si ta perkasin sheji i shelbimit shejtnue prej mundimeve Tua, ka per tu ndez edhe n’mue nji dishiir shejt per me durue per Ty ndoj tjeter t’vshtiir. 

Per t’vertetë n’ket kryq kam me gjetë shelbimin tem: in cruce salus, n’ket kryq kam me gjetë t’gjalltit tem; in cruce vita, n’ket kryq kam me gjetë nji armë fort t’fuqishme per me m’dalë zot prej t’gjith anmiqve t’mi; in cruce defensio ab hostibus (Imit Chr. 2.12). N’ket kryq kam me gjetë rrugen ma t’drejtë per me mrrit nji ditë n’Parriz, ku shpresoj me hi per meritim t’kryqit Tand.

Lulja e Shpirtit

N’fillit t’ditës falja vetveten Zemers s’Jezu Krishtit e gaçoju me i baart me kondend ato kryqa, qi ka me t’çue e si t’binë rasa e ktyne travajve, pertrije ket t’falun tand.

Zhgjetorja

N’kryqin tand tu shpresue

Sa t’kem jetë me e ndjekun due

Ndollia

Difton jeta e t’bindshmes Anjezes t’Jezusit t’urdhnit t’Sh’Dedës n’Puy t’Francës, qi nji ditë, marrë me mend prej vegimit, paa çiltas Krishtin, qi e thirrte me e avitë gojen te varra e krahnorit. Kjo sherbtore njikaq kje mushë me gëzim, sa si bahej mu daa prej asi amelcimit e aty dote me ndejë gjithmonë. Jo, ja pret Krishti, sikuer nji ditë parafolsit: çou, ha, pse t’ka mbetë shum udhë me ba. ( 3 Mbr 19.7) E mirë praa i pergjegjë murgesha, mbasi m’duhet mu da prej gazmendit, merre zemren teme. Krishti ja pelqej ket t’falun, e per me ja shperblye i dha kryqin, qi e kishte n’Zemer t’Vet, due me thanë nji dishiir t’pangiimun per me hjekë keq.

E njimend n’at ças e kapne do t’vështiira t’padaame e kaq t’randa, saa ish tu dhanë shpirt prej zorit. Persri Krishti ju duk, sikuer kjo vetë ja kallxoi rrfyesit, e i tha: ç’ka po lypë? E Anjeza ja kthen: Po lypi dhima e mundime tjera. Po a s’t’kam çue plot dhima e travajë? I pergjegjë Krishti. Mjeft me thanë qi ti po baar n’trup tand mundimet e Purgatorit. Ani, ja bani Anjeza, edhe tjera t’zeza une po dishroj. Qiku asht sheji i saktë per me diit a e dona pernjimend Zemren e Jezu Krishtit. 

Diq kjo murgeshë me çmime shejtnijet me 19 t’Tetorit 1634 diten e Sh’Luigj Bertranëdit pajtorit t’vet edhe ky i urdhnit t’Shejtit Sh’Dedë.