admin

Festa e Zemrës së Krishtit – Devocioni i Zemrës së Shenjtë dhe Revolucioni Francez

Devocioni i Zemrës së Shenjtë dhe Revolucioni Francez

Copa e përdour nga kundër-revolucionarët e Vendee – “Zoti mbret”

Devocioni i Zemrës së Krishtit siç e kemi sot, iu zbulua Shën Margaret Alokokës në Francë nga Jezu Krishti në disa vegime. Ai dha këto premtime për të gjithë ata qe do të kishin një përkushtim ndaj Zemrës së Tij Hyjnore: 

  1. Unë do t’u jap atyre të gjitha hiret e nevojshme për gjendjen e tyre të jetës.
  2. Unë do të jap paqe në familjet e tyre.
  3. Unë do t’i ngushëlloj në të gjitha fatkeqësitë e tyre.
  4. Ata do të gjejnë në Zemrën Time një strehë të sigurt gjatë jetës dhe veçanërisht në orën e vdekjes.
  5. Unë do të derdh bekime të bollshme mbi të gjitha ndërmarrjet e tyre.
  6. Mëkatarët do të gjejnë në Zemrën Time burimin dhe oqeanin e pafund të mëshirës.
  7. Shpirtrat e vakët do të bëhen të zjarrtë.
  8. Shpirtrat e zjarrtë do të ngrihen shpejt në përsosmëri të madhe.
  9. Unë do të bekoj shtëpitë në të cilat imazhi i Zemrës Sime të Shenjtë do të ekspozohet dhe nderohet.
  10. Unë do t’u jap priftërinjve fuqinë për të prekur zemrat më të ngurtësuara.
  11. Ata që e përhapin këtë përkushtim do ta kenë të shkruar në Zemrën Time emrin e tyre dhe nuk do të fshihet kurrë.
  12. Unë të premtoj në tejkalimin e mëshirës së Zemrës Sime, se Dashuria e saj e gjithëfuqishme do t’u japë të gjithë atyre që do të marrin Kungimin të Premten e Parë të Nëntë muajve radhazi hirin e pendimit përfundimtar; ata nuk do të vdesin nën pakënaqësinë Time, as pa marrë Sakramentet; Zemra ime do të jetë streha e tyre e sigurt në atë orë të fundit.

Por përveç këtyre premtimeve te mrekullueshme personale Ai gjithashtu premtoi se do të ruante mbretërinë e Francës dhe mbretin nga fatkeqësitë që e prisnin.

Më 17 Qershor 1689, Shën Margarita Alokok mori misionin, në emër të Zemrës së Shenjtë të Jezusit, t’i kërkonte mbretit Louis XIV që të shuguronte Francën në Zemrën e Shenjtë dhe të vendoste Zemrën e Jezusit në stemën e Francës.

Ajo i premtoi Mbretit se për aq sa ai do të sulmonte armiqtë e Kishës, Zemra e Jezusit do ta mbështeste atë dhe do ta çonte mbretërimin e tij drejt një lavdie të madhe. Zemra e Shenjtë e Jezusit priste që Luigji XIV të ndryshonte rrjedhën e politikës së tij dhe të vinte veten në krye të Kundër-revolucionit. Nëse ai do ta bënte këtë, ai do të kishte një mbretërim lavdie dhe Franca do të arrinte kulmin e saj të vërtetë katolik.

Është e qartë, nëse ai do të kishte marrë këtë drejtim, përkushtimi ndaj Zemrës së Shenjtë do të ishte përhapur në të gjithë botën. Do të kishte pasur një pritje të mirë në Francë për predikimin e Shën Louis Grignion de Montfort – i cili gjithashtu jetonte në atë kohë. Rrjedhimisht, predikimi i tij do të ishte shtrirë në të gjithë botën dhe, në këtë mënyrë, Revolucioni Francez mund të ishte shmangur.

Me anë të kësaj kërkese që iu bë mbretit, Revolucioni – në formën që kishte në kohën e Shën Margaretës – do të ishte ndalur dhe ajo formë e keqe që mori më vonë – Revolucioni Francez – do të ishte parandaluar.

Por mbretërit e Francës u vonuan dhe nuk u bindën. 100 vjet më vonë nga ajo ditë, më 17 qershor 1789, mbretit Louis XVI iu hoq autoriteti legjislativ. Sipas dëshmive mbreti, në burg më në fund ja kushtoi Francën Zemrës së Krishit po ishte shumë vonë dhe ushtarët e Revolucionit Francez ekzekutuan sikur një kriminel.

Mbreti Luis XVI në burg

Muaji i Zemrës së Shenjtë të Krishtit, P. Enjell Sereqi S.J. – Dita e Njëzet e Tre

Muaji i Zemrës së Shenjtë të Krishtit, P. Enjell Sereqi S.J. - Dita e Njëzet e Tre

Urata e Gatimit

Une po besoj me nji fee t’gjaallë se jam para madhniis sate, o Zoti i em, eja o Shpiirtë e Korpë per me i dalë para per me e adhrue.

Po permyzem me ftyrë per dhee me pellkë t’zemres po t’adhuroi, o Zoti i emë e po t’a dii per ndeer per t’mira qi m’ke baa, maa shëndritë, po t’lutem, menden teme e m’a xejë zemren qi t’a njofë, t’a due e t’a ndieki per herë ma fort Zemren tande, o Jezu Krishti, qi jee rruga, e verteta e t’gjaalltit, n’gjitha kto t’mira e vyrtyre qi po m’i mson sidomos: GATIMI I PARE & DYTE (ma poshtë), e banë qi mos t’i kundershoi ma shëndritsinave tua, por t’pertrihem prore nder vyrtyte tui jetue krishtenisht t’mund des n’hiir t’andë. O Zoja e Bekueme m’ndimo per m’e ju pergjaa Birit t’andë t’hyjnueshmit. Shejti Jozef, Enjilli i Rois e t’gjith Sheitnit e Parrizit lutnije Zotin per mue.

Dita e Njëzet e Tretë

Gatimi i Parë: Ngule menden tande n’fugure t’bekueme pse shi n’ket dukë ka dashtë i Lumi me e qitë para syve tonë Zemren e Vet

Gatimi i Dytë: Ta keesh nji perkushtii t’posaçme n’fugure t’kësaj Zemre t’hyjnueshme e lypja dashtniin e vertetë.

Mendimi i Parë

Kush e ka fort n’hater ndoj dashamirë, qi gjindet perjashta n’dhena t’largta, per me shfrye mallin, ngushllohet sado pak tu pas afer vedit ftyren e Tij; si bahet me i da syt prej sajë e puthë e knaqet me te as me kenë vetë dashamiri. Qishtu puno edhe ti, o i krishtenë, me Zemer t’Jezu Krishtit. Per mu xee n’ket perkushtii t’amel asht fort e dobishme me pas ndoj fugure t’kësaj Zemer, e me e vu n’nji vend t’odës sate, ku shpesh t’mundesh me e kqyrë, e me ket t’paam mu ndezë krejt n’dashtnii per Te. Shpesh me e puthë me dashtnii sikuer me puthë shi Zemren e Jezu Krishtit e tu u shterngue hera herë n’parzem tand, hin unjii aty mrenda Saj me dishiir qi mu shkrii kryekput n’ato flakë dashtnijet.

Si ta çosh hova hova menden e zemren te kjo e Lumja, ka per t’kenë per ty e per rob krue i pashterrahem vyrtytesh. Shkurt ma prej Saj kan mu derdh n’shpirt njikaq t’mira t’kushtueshme, sa me kalue çdo mende njirit e ejllit.

Mendimi i Dytë

Mendo se arsyeja ma e madhe per me i pas fort n’hater fuguret e ksaj Zemer t’hyjnueshme asht, pse Vetë Krishti e ka lyp ket ndeer e dashtnii. Qe çka thotë permbi ket punë e lumja Margeritë: Me 27 t’dhetorit, n’t’cillen bje dita e Sh’Njon Unjiiltarit, mbas kungimit shejt mu difute Zemra e Jezu Krishtit porsi m’nji seli zjermit e flaket fort t’shëndritshme me rreze dritet, qi ishin nji mii herë ma t’shkelxyeshme se ato t’diellit. Çiltas u dukte varra qi i kje pertrii n’mal t’Kalvarit, nji kunorë ferrash e rrethote kand e kand, e n’maje t’Zemers ishte ngulë nji kqyr.

Shelbuesi em mbani me ditë se, t’gjitha kto çmime mundimesh, si me pas pasë gojë, kallxojshin se dashtnija e pamasë e Zemers t’vet per njerz kje shkasi i t’tana dhimave e mundimeve qi hoq per ta.

Qysh n’t’parin ças t’mishnuemit filluene me i dalë para syve t’gjitha mundimet, e ç’m’at kohë, si me thanë, per pellk ju ngul kryqa n’mjedis t’Zemers Vet: e kje ndezë n’dishiir per me i ba mirë robniis t’shkretë, me vullndet e pelqej kryqin e t’tana mundimet tjera. Prap flet e lumja: Mbas ktij kallximit Shelbuesi m’ka ba me ditë se, gëzon fort tu e paa ndeerue e lavdue prej njerzve dashtniin e Zemers t’Vet qi n’fugure qitet n’dritë me gjasime t’atyne shejeve t’cillat u flasin vetë edhe t’padishmëve, e hatri ja do qi kto fugure t’qiteshin nder syy t’popujve shi me kto sheje si i paash n’ket vegim, per me i prekë ma pa vshtiir edhe zemrat ma t’fortat e njerzve. M’dha fjalen se ku do t’maheshin n’ndeer e n’t’pelqyem kto fugure, edhe nder shpija, aty kishte per t’shprazë prej Zemers t’Vet me mjeftsii hire e bekime t’pakufii.

Mendimi i Tretë

Venja menden mos me mbajt ket fugure veç per hijeshi t’odës, por ta kqyrish edhe si nji strehë e si nji pasqyrë t’jetes sate. 

E pra porsi strehë: animaa nder trishtime e n’ç’do travajë, n’vend me kerkue kot lehtsiimin e ngushllimin prej kreatyrve, lype xeetas te ky visar. Çilja zemren tande Krishtit porsi motrat e Sh’Lazrit, Sh’Mara e Sh’Madalena, tu i thanë me uzdajë t’ndezun: Ecce quem amas infirmatur (Joann 11:3) Qe, o Zemer e hyjnueshme, kê kee n’hater, ashtu smue; jo se asht rrebtë ngaa prej shejtanit, jo se i peshon randë kjo soj travajet, e qishtu si t’jen nevoja. Per t’saktë qi Krishti si atyne motrave, edhe ty ka me t’pergjegjë: Infirmitas haec non est as mortem. (Joann 11:4) Zemroju me durue edhe pak, sepse kjo e ligë, a kjo e vshtiir s’t’kaa ra per me t’fikë, por per me dalë n’pah madhnija Jeme si t’pshtoi pa pritë e pa kujtue me meritim tand.

Ta kesh ket Zemer edhe porsi pasqyren e veprave t’tua, e ani kur t’çohen peshë permrenda tejet do ngase madhshtijet, mnijet e flligshtijet, t’binë ndermend atherë per ato efshime e dishire t’kësaj Zemer, qi po ti qet para syve ajo fugure e bardhë tu e kqyrë me besim t’xeet, e mbas kësaj pasqyrë t’hyjnueshme ndreqe vetvetin n’udhë t’shejtniis e mbaja besen t’Lumit.

Urata

O fort i amli Jezu, qi me ato fugure t’Zemers Sate na dhe nji provë t’re t’dashtniis Tande, une po permyzem para kësaj e po ta nderoj e po ta adhroj Zemren Tande. Oh sa mirë po ma diftojm at zjerm qi asht ndezë n’Te, ato flakë t’cillat gjithkah ta kanë rrethue: ato ferra, qi pa dhimë ta kanë shporue, po mi shtiin ndermend ato mkate t’mija; e aj kryq, qi asht ngulë n’maje t’saj, m’ban me ditë sa fort na ke dashtë.

E ajo varrë? Po m’thrret me hi neper te permrenda Zemers Sate per me gjetë aty mrende prêjen e fuqishme e t’pakurrshoqe.

Ban, o Krisht, qi gjithherë ti çoj syt n’Zemer Tande ti marr vesht kto sheje dashtnijet, e t’xjerri dobi per shpirt tem. Ban edhe qi kur kam me u gjet nder zorime t’dekës e per t’mramen herë kam me puthë fuguren e Zemers Sate porsi nji peng t’dashtniis teme per Ty, n’at ças ta mbaroj jeten me ket lutë: O Jezu, n’Zemer Tande po e lshoj shpirtin tem.

Lulja e Shpirtit

Vare n’odë tande fuguren e Zemers t’Jezu Krishtit, aty ku ke zakon me i thanë uratt tua, e puthe shpesh tu i thanë me t’gjith vullndet: Unjii i yti kjosha tash e pergjithmonë

Zhgjetorja

Si t’shof Zemren, Krisht, po gëzohem

Me ta ndjekë un po mundohem

Ndollia

Kallxon historia e Shoqniis t’Jezu n’lenii a vise t’Lionit qi n’1849 nji kryetar i madh djal’ i ri emnit Karlo ngite kaluer pa kurr farë rojet. N’pikë t’vrapit, si u terbue kali, i duel freni per doret e nuk zgjati shum e u perplas per tok porsaa gjall. N’at gjendje t’zezë krejt t’zhublueme, e çuene shpejtas n’smujtore t’urdiis ku t’gjith mjekt hoqen dorë kur ja panë nji varrë t’keqe fort n’bri, qi per mundim vite tu u aj. Murgesha, qi e kite n’kujdes punen e shpirtit t’tij, me fjalë t’buta ja zbloj rrezikun n’t’cillin gjindej e e qortoi per me ju gaçue dekës. Mbasi si bite per shtat kjo fjalë e papritun ktij t’shkretit, muer idhnim kundra bamirses e me deshprim e perzuni, as medaljen e Zojës nuk e pelqej. Murgesha su topit as nji grimë, por ma me t’xeet e porositi Zemers t’Jezu Krishtit, e kur Karloja flete, muer librin e tij qi mbate afer shtratit e ishte nji roman i mrapshtë e ja shtini mrendë nji fugure t’Zemers t’Shelbuesit tonë e mrapa kësaj ishte e shtypshkrueme nji uratë fort e perkushtueshme e dal ka dal duel jashtë e e la vetun. Si i duel gjumi, djali muer librin e u çudit tek pa at fugure: e kapë n’dorë e e lexon at lutë. Porsa mbaroj, me ças ju zbut zemra e fillon me kja: thrret murgeshen e i lutet me ja thirrë nji meshtar.

Me vrap i vjen te shtrati Zevendsi i Krishtit e i ligu me pendim t’unjishem rrfehet e mrapa xeetas kungohet per shtegtim e i bani tjerat gatime t’dekës. N’ato pak ditë qi rrnoj u rrfye shumë herë.

Ja mrriti e para prende e Gushtit, shugurue Zemers s’Jezu Krishtit: n’ket ditë tre sahat mbas mjesditet nisi me perhjekë. Atje von’ u suell kah rrfyesi, e po i  lutej me dalë n’tjeter anë t’shtratit. Po pse, i tha meshtari? Po ti, ja ktheu i ligu, a s’po e sheh Krishtin qi ka ardhë me ma marrë shpirtin e me nji dorë m’kallxon Parrizin e me tjetren Zemren e Vet ku do qi t’pushoj? A kje njimend vegim a jo, ne s’na perket me gjikue. Porsa meshtari i dha me puthë fuguren, n’at t’puthun me amelcim diq. Oh sa t’mira pat ky djalë prej fugures t’Zemers t’Jezu Krishtit per pak ditë qi e nderoi. Sa ma t’mira kena uzdajë me pas na qi e nderoshim n’t’gjith jeten tonë. 

Muaji i Zemrës së Shenjtë të Krishtit, P. Enjell Sereqi S.J. – Dita e Njëzet e Dy

Muaji i Zemrës së Shenjtë të Krishtit, P. Enjell Sereqi S.J. - Dita e Njëzet e Dy

Urata e Gatimit

Une po besoj me nji fee t’gjaallë se jam para madhniis sate, o Zoti i em, eja o Shpiirtë e Korpë per me i dalë para per me e adhrue.

Po permyzem me ftyrë per dhee me pellkë t’zemres po t’adhuroi, o Zoti i emë e po t’a dii per ndeer per t’mira qi m’ke baa, maa shëndritë, po t’lutem, menden teme e m’a xejë zemren qi t’a njofë, t’a due e t’a ndieki per herë ma fort Zemren tande, o Jezu Krishti, qi jee rruga, e verteta e t’gjaalltit, n’gjitha kto t’mira e vyrtyre qi po m’i mson sidomos: GATIMI I PARE & DYTE (ma poshtë), e banë qi mos t’i kundershoi ma shëndritsinave tua, por t’pertrihem prore nder vyrtyte tui jetue krishtenisht t’mund des n’hiir t’andë. O Zoja e Bekueme m’ndimo per m’e ju pergjaa Birit t’andë t’hyjnueshmit. Shejti Jozef, Enjilli i Rois e t’gjith Sheitnit e Parrizit lutnije Zotin per mue.

Dita e Njëzet e Dy

Gatimi i Parë: Kujtoje Jezu Krishtin n’mal t’Kalvarit kryqzue e veshtro çka t’thotë prej atij kryqit.

Gatimi i Dytë: Lypja hirin per mos me u kursue n’kurr’ i send n’sherbesë t’Tij; sa do e vshtiir me kenë; e sidomos n’at punë qi ke ma nevojë.

Mendimi i Parë

Dje i kena mendue do mundime t’kësaj Zemer t’shugurueshme, persrii sot po i rrahim me mend tona edhe disa tjera, pse qikto kujtime janë fort t’nevojshme per me e njoftë mirë Shelbuesin tonë, e pa praa me u xee per me i shperblye t’fyemet.

Kto do t’jeen porsi dy lule t’çmueshme qi do t’kujdesena me i kputë n’ket lulishte t’hyjnueshme.

Vendi i mundimeve t’Zemers s’Jezu Krishtit kje sidomos kopshti i Gjetsemanit. Vene oroe Shelbuesin tand qi nji natë para deket hin n’at ullishtë, ku n’terr t’dekës permbyset me ftyyr perdhe per me thanë uratë. Aty çiltas difton se ishte Zot e njeri bashkë e prandej e tinzon hyjnin e vet e n’at ças e mlon droja e e kapin t’dridhunat shtatin e Tij e fillon me perhjekë e mu ndjersë gjak. Pre t’gjitha gjymtyrve t’korpit porsi djersa i del kaq gjak, sa mu lagë e me rrjedhë per tokë. Po si ndollë ky mneerim i perlotueshem? Aty pari s’po shifen gjakbaasat as hallate a perdorse mundimesh. Ku janë thuprat, ferrat, gozhdat e kryqi? E kush pra ja ka xjerrë prej dejve gjith at gjak? Ngushtimu i Zemers s’Vet asht n’at kopshtë n’vend t’gjakbasve e t’hallateve e perdorseve. 

Ti kujtojm xeetas kto pikllime a ngushtica, pse kjenë ma t’mdhaja se t’gjitha tjerat mundime; e edhe ndoshta ka me na baa zemra mos me e dashtë ket bamirsë, qi Vetë kerkon me hjekë keq per ne? Kena ende me ja kursye ket dashtnii tonë me vepra t’mira? 

Mendimi i Dytë

Mendo, o lexues i dashtun, martirizimin e asaj Zemer t’hyjnueshme, qi i kje pertrii prej atyne mundimeve qi shpejtas do t’hiqte. T’gjitha n’at ças i ran siper pernjiherë, e jo nji mbas tjetrit, sikuer i mbarti mrapa. Shum hoq tu pas para syve haxharët e Nanës t’Vet, qi kishin per ta pershkue kur kishte per ta paa dekun n’kryq.

E ja gandoi Zemres tu vu oroe t’gjith ato t’vshtiira e salvime t’forta, qi kishin per tu lshue deri n’marim t’shekujve permbi Kishë Shejte, e deka e permnershme qi kishin per t’ba sa miljona t’Krishtenë tu dhanë jeten e tu derdhë gjakun e vet per Fe.

Numri i panjehun i mkateve qi kishin per tu pertrii n’ftyrë t’tokës se t’soset shekulli e dnimi i pamaruem i sa e sa shpirtnave, e n’ket trishtim t’pamoster shkote tu thanë: “Quae utilitas in sanguine meo?” – E ç’dobi se po e derdhi gjakun Tem per shelbim t’njerzve, mbasi kan mu dnue sa e sa? 

Me kenë si shelbohen t’gjithë, Zemra jeme kishte me kenë kondend nder kto morii mundimesh, por ket ngushllim s’kam me e pas, e jo per faj Tem po per faj t’tyne.

Vetë Jezu Krishti i kallxoj t’Lumes Ânje prej Folinjet, qi Zemra e Vet n’ato ngushtica s’pat kurrfarë kufijet: jo veç kjau t’gjitha mkatet s’bashkut, por edhe nji ka nji t’secillit njeri.

O t’jeesh fajtuer o pafajtuer, randë m’ndoj mëndyrë ja ke pertrii edhe ti mundimet kësaj Zemer t’hyjnueshme, t’tanë kena kenë gjakbaasa e mizorë e kena pas ndoj pjesë n’at martirizim. 

Zhgrehnju, o syt e mi, n’vajë, pse arsye ma e madhe per me kja s’ka me ju ra kurrë.

Mendimi i Tretë

Permbi t’tana arsyet qi e derptoi ma fort at Zemer t’dhimshme kje t’ikunit e Apostujve, e kjo punë e pa udhë do t’pertrihej plot herē prej sa t’krishtenve me gjithfarë shnjerzinash.

Shelbuesi jonë tu kenë n’at kopshtë mlue prej ngushllimeve u suell prej Apostujve, porsi miku miqve, e jau çili ngushticat e t’kqijat e veta me kto fjalë: Tash kam nevojë per ju, pse shpirti em gjindet mushë prej trishtimit e prej t’hjekunit e jam kah des. Rrini pra çuet me mue, mos m’leni ktu vetun. Por ata u lshuen persrii n’gjum. At herë Krishti prap u suell kah Ati i Vet e ju lut, per ne kjoftë se si, t’ja kursete ato mundime aq t’randa: por tu paa se Ati i çoi nji Enjell per me i ba me dit se per ndeer t’Zotit e per shelbim t’shpirtnave u lypte me ju shtrue atij mundimit, n’at ças njikaq ngushtica ju pertrinee, sa kishte dashtë me shfrye Zemren e Vet me Apostuj. E si i gjet rishtas tu fjetë, ah! Thotë me vehte, Ati Em s’m’a ndigjoj luten, anmiqt e Mi ranë gjith naten çuet per me m’tradhtue, e t’dashtunit e mi flejn e s’m’napin kurr farë ngushllimit! O shpirt, qi je tu i kujtue kto mundime, t’binë nder mend qi ndoshta edhe ti, ke shkue sa herë n’ket shkallë t’Apostujve! Sa herë Krishti ka trakllue n’zemer tande per me t’çue prej gjumit t’mkateve a prej asaj voksijet t’shpirtit, e ti si ke shtii n’vesh as nji grimë shendritsiinat e Tija, e ke me pas sy e faqe me i kundershtue edhe mbas tashit zanit t’Babës t’dashtun.

Ha shpejto; pra sadopak me sot epja fjalen me e ngushllue n’ato pikllime tu u xee ti n’sherbesë t’Shelbuesit tand e tu shelbue, sa ku t’mundesh, ndonji asi shpirtnash qi janë nisë qorras mu bjerrë per jetë t’jetës.

Urata

O fort i dhimshmi Jezu, kah po t’shof n’at ullishtë t’zbeet e t’kputun prej t’perpjekunit t’dekës e prej gjakut qi t’duel, s’mundem me ndejë pa t’ankue e pa kja me lot per faqe. E kush kje qi t’bani me derdhë gjith at gjak? Mirfillit po e di se mkatet e mrapshtiinat e mija t’kan çue n’ket shkall t’perlotueshme. A thue s’do t’shkrihem unjii per Ty per ket mundim qi hoqe per mue? Po, o Jezusi em, po epem pernjimend mbas dashtniis Sate; s’due kndej e mrapa me jetue veç se per Ty. Po t’baj rixha, mbasi me mjeftësi e derdhe gjakun tand t’paçmueshem, ban qi t’shprazet ndoj pik’ edhe mbi t’mjerin shpirtin tem, e kjo jo veç t’m’pastrojn, por edhe t’m’ndezin krejt n’dashtnii Tande e kshtu ta lumnoj at Zemer t’hyjnueshme tu i ndalë hovin, sa ku t’mundemi, t’fyemeve. Me ndimë Tande kso doret due me punue, e per me pas shum shokë n’ket shperblim, kam me hitatë per me ndezë n’zell gjithkend.

Kisha me dashtë me i pas n’dorë teme t’gjitha zemrat e njerzve, per me ti falë Ty e per me t’dashtë me zemra t’gjithve.

Oh sa kishe me ken’ i lumtun! Pelqeje, o Zot, ket dishiir teme, e t’jeen si nji peng i dashtniis seme.

Lulja e Shpirtit

Sot baari me vullndet t’tana turbullimet qi kan me t’ra e thuej xeetas ato fjalë t’Krishtit: Mos u baftë, o Zot, vullndesa jeme, por e Jotja.

Zhgjetorja

Zot i dashtun, kam mkatnue

Por ti m’fal se jam pendue

Ndollia

N’jetë t’lumes Margerit’ Alakok lexojm se n’nji ditë karnavalesh ju diftue Jezu Krishti shti shi n’at mëndyrë, n’t’cillen Pilati e qiti para popullit per me e zbutë e me ju dhimtë me ato fjalë qi foli: Ecce homo. Qe njeri. I dukej t’gjith shprishë prej t’rrahunash, i kullote gjaku kand e kand prej varrve, kishte mbi krah nji kryq fort t’randë e i thotë me za t’permallshem: A s’ka me u gjetë ndokush per me m’ankue e per me mi diit dhimat e Mija? Qe n’ç’m’shkallë t’zezë m’çojn n’ket kohë mkatnorët! Sherbtorja e Zotit u pre prej asi t’pamit e prej dhimet u zhgreh n’vajë e unjii e fali vetvehten per me ja letsue mundimet e Zemers Jezu Krishtit. E pelqej fort i Lumi ket t’falun e e vuni permbi krah t’saj at kqyr t’randë me mendim qi gjithçka t’hiqte kishte me shkue per t’kthyemit e mkatnorve, e qishtu i dha ndoj farë gëzimit asaj Zemer fort t’gandueshme.

22 Qershor – Shën Paulini

Jeta e Shën Paulinit

Paulini ishte nga një familje që mburrej me një varg të gjatë senatorësh, prefektësh dhe konsujsh. Ai u edukua me shumë kujdes dhe gjenialiteti dhe elokuenca e tij, në prozë dhe në vargje, ishin admirimi i Shën Jeronimit dhe Shën Agustinit. Ai kishte më shumë se dyfishuar pasurinë e tij me martesë dhe ishte një nga njerëzit më të shquar të kohës së tij. 

 

Megjithëse ishte miku i zgjedhur i shenjtërve dhe kishte një përkushtim të madh ndaj Shën Feliksit të Nolës, ai ishte ende vetëm një katekumen, duke u përpjekur t’u shërbente dy zotave. Por Zoti e tërhoqi atë drejt Vetes gjatë rrugës së hidhërimeve dhe sprovave. Ai u pagëzua, u tërhoq në Spanjë për të qenë vetëm dhe më pas, në bashkëpunim me gruan e tij të shenjtë, shiti të gjitha pronat e tyre të mëdha në pjesë të ndryshme të perandorisë, duke i shpërndarë të ardhurat e tyre me aq maturi sa që Shën Jeronimi thotë se Lindja dhe Perëndimi ishin mbushur me lëmoshë. Më pas ai u shugurua prift dhe u tërhoq në Nola në Kampanias. 

 

Atje ai rindërtoi me madhështi të madhe kishën e Shën Feliksit dhe i shërbeu natë e ditë, duke jetuar një jetë me abstenim dhe mundim të skajshëm. Në vitin 409 u zgjodh ipeshkëv dhe për më shumë se tridhjetë vjet sundoi aq shumë sa të binte në sy në një epokë të bekuar me shumë ipeshkvinjë të mëdhenj e të mençur. 

 

Shën Gregori i Madh na tregon se kur vandalët e Afrikës kishin zbritur në Kampania, Paulini shpenzoi gjithçka që kishte për të lehtësuar shqetësimin e popullit të tij dhe për t’i shpenguar ata nga skllavëria. Më në fund erdhi një e ve e varfër; djali i saj i vetëm ishte rrëmbyer nga dhëndri i mbretit vandal. “Atë që kam unë të jap ty,” i tha shenjti asaj; “Ne do të shkojmë në Afrikë dhe unë do të jap veten për djalin tuaj.” Pasi e mposhti rezistencën e saj, ata shkuan dhe Paulini u pranua në vend të djalit të vejushës dhe u punësua si kopshtar. 

 

Pas një kohe, mbreti mësoi, me ndërhyrje hyjnore, se skllavi i dhëndrit të tij ishte ipeshkvi i madh i Nolës. Ai e la të lirë menjëherë, duke i dhënë edhe lirinë e të gjithë banorëve të Nolës që ishin në skllavëri. Ai që e njihte mirë thotë se ai ishte zemërbutë si Moisiu, prift si Aaroni, i pafajshëm si Samueli, i butë si Davidi, i urtë si Solomoni, apostolik si Pjetri, i dashur si Gjoni, i kujdesshëm si Thoma, mendjemprehtë si Shtjefni, i zjarrtë si Apolo. Ai vdiq në vitin 431.

 

Meditim – “Shko në Kampania”, shkruan Shën Agustini; “Atje studioni Paulinin, atë shërbëtorin e zgjedhur të Hyjit. Me çfarë bujarie, me çfarë përulësie akoma më të madhe, ai hoqi prej tij barrën e madhështisë së kësaj bote për të marrë mbi vete zgjedhën e Krishtit!”

Muaji i Zemrës së Shenjtë të Krishtit, P. Enjell Sereqi S.J. – Dita e Njëzet e Një

Muaji i Zemrës së Shenjtë të Krishtit, P. Enjell Sereqi S.J. - Dita e Njëzet e Një

Urata e Gatimit

Une po besoj me nji fee t’gjaallë se jam para madhniis sate, o Zoti i em, eja o Shpiirtë e Korpë per me i dalë para per me e adhrue.

Po permyzem me ftyrë per dhee me pellkë t’zemres po t’adhuroi, o Zoti i emë e po t’a dii per ndeer per t’mira qi m’ke baa, maa shëndritë, po t’lutem, menden teme e m’a xejë zemren qi t’a njofë, t’a due e t’a ndieki per herë ma fort Zemren tande, o Jezu Krishti, qi jee rruga, e verteta e t’gjaalltit, n’gjitha kto t’mira e vyrtyre qi po m’i mson sidomos: GATIMI I PARE & DYTE (ma poshtë), e banë qi mos t’i kundershoi ma shëndritsinave tua, por t’pertrihem prore nder vyrtyte tui jetue krishtenisht t’mund des n’hiir t’andë. O Zoja e Bekueme m’ndimo per m’e ju pergjaa Birit t’andë t’hyjnueshmit. Shejti Jozef, Enjilli i Rois e t’gjith Sheitnit e Parrizit lutnije Zotin per mue.

Dita e Njëzet e Një

Gatimi i Parë: Kujtoje Jezu Krishtin n’kopsht t’Gjetsemanit ku njerset gjak e hini me mend mrendë n’Zemer.

Gatimi i Dytë: Dija per ndeer çka ka hjekë per ty, pendoju per mkate qi ke ba e premto mos me i pertrii ma kurr.

Mendimi i Parë

N’jetë t’shejtnave po marrim vesht se kta tu i kujtue mundimet e Krishtit, u shkriishin n’vajë e loti lotin se pritte, e na si ti kujtojm a ti këndojm n’ndoj liber, difrojm se jena akullit e rraall ndoj herë ndollë qi ba del prej syve nji lot. O çudii e madhe! E si qillon kjo punë? Shum arsye na e qesin n’dritë, por na po e kallxojm njiket t’vetun e cilla mjefton per t’gjitha: Shejtnit n’kto kujtime t’pershpirtshme shkojshin fort kthelltë e mrrishin me mend t’veta te Zemra e Jezu Krishtit e na dona me i ra neper te ktyne vertetsiinave e i marrim neper mend veç per faqe e si piitas: e sikuer zemra n’der tana pjesët e korpit a ma e njomë e e ndiishme, qishtu edhe ma fort se tjerat i provon dhimat e veta. Martirizimin e kësaj Zemer t’hyjnueshme do ta kujtojm me themel per me na dal’ urata jon’ e dobishme e me flakrue pa ja daa n’ato efshime t’xeeta e n’ato premtime t’nguluna, n’t’cillat u pertriinë perherë sa sherbtorë t’Zotit. N’kujtime tua pra, o lexues i dashtun, qi mbas sodit ke me ba permbi mundin e Njerit-Zot, rrahe me mend se ç’pjesë t’posaçme n’kto mundime ka pas ajo Zemer e dhimshme, se m’ç’efshime pertriini e se n’ç’dishiir e t’vshtiira kje mlue; e at herë ke me xjerrë fryte dyfishe, per me e njoftë ma per pellk Shelbuesin tand n’t’cillin asht pshtetë jeta e pasosme, n’kto kujtime tua mu xee me nji perkushtii t’permallshme.

Mendimi i Dytë

S’asht e vshtiir me na u mbushë mendja se mundimi i Zemers s’Jezu Krishtit fort i kaloi ato t’korpit. Ti perkrahim pak sa kto dy farë mundimesh t’perjashta e t’permrenda. Mundimi i korpit t’Tij zgjati pak or, e ai i Zemers qysh n’t’parin ças t’xanunit n’krahnuer fort t’dliir t’Zojës, e deri sa kje pershkue me heesht n’maje t’Kalvarit. 

Mundimi i korpit mbaroi me t’njallun t’lumnueshem t’Tij; por i Zemers ende qendron edhe se e Lumja s’hjek ma kurr keq, me gjith aq prej mkatesh perher ka mu pertrii shkaku i psimeve se t’soset shekulli, due me thanë deri sa t’mos jenë ma njerz me e fye Zotin. 

Mundimet e korpit ju pertrinë veç prej gjakbaasave, e n’kto t’Zemers shum kush ka vu dorë e ma parë çfutnit tu e persekutue Kishen Shejte n’ato kohna t’para, mrapa mretnat e Romës tu e derdhë pa dhimë per tre shekuj gjakun e t’krishtenve, ma vonë sa feelshusa gabimtarë, t’cillët hem me tradhtime, hem me gjith farë rrenash u munduen pa ja daa me e shkye copa copa pjesen e Krishtit, e ne mram sa framasuj (mason) e njerz t’dalun Zotit qi edhe n’kto kohna tona n’gjith farë mëndyrësh s’prajn tu lshue zhgjeta t’helmueme kundra kësaj Zemer t’shugurueshme per me e grii.

Se t’cillit anmik edhe sot i Lumi mundet me i sjellë ato fjalë, qi dikuer i tha Sh’Palit, si erdh me e kthye prej Vedit: ”Saul, Saul, pse je tu m’persekutue?” 

Mundimi i korpit u pertri n’nji vend, nji herë t’vetme, n’nji qytet e prej disa baakqive qi se njifshin a bashin si mos me e njoftë, por ai i Zemers pertrihet per ditë, n’ç’do kohë e gjithkund: n’qytete, n’katunde, n’shpija, n’pazaar, n’dugajë, n’tokë e n’deet. Hiin me ja çartë Zemren gjith farë gjindsh: Bujarët e t’pagjaashmit, t’mdhaj e t’vegjel, trima e gra, fisnikët, pasanikët e skamnorët.

O Zemer fort e mshirshme, e kuj si dhime Ti per kto mundime t’mneershme, t’padaame e t’rrebta qi pa praa lshohen n’Ty?

Mendimi i Tretë

Ne mram kujto se ma fort i shtohet mundimi kësaj Zemer prej t’ftoftit t’saa t’krishtenve, qi s’ja din aspak ket martirizim t’papaashem.

Zoti n’krijesë tonë na dukoi permrenda nji zemer qi prej natyret ka keq per t’zeza t’kujdo e prandej ne na dhimet kushdohi si ta shofim nder t’vshtiira, madje edhe shtasa na dhimet. E veç kur bje puna e Krishtit zemra jonë e ndrron natyren. Pak janë ata qi kanë t’keq per sa t’fyeme qi pa ja daa i bahen kësaj Zemer t’hyjnueshme. E ç’dhimë munden me pas ata qi bashkohen me anmiq me e perbuzë? Njikjo shnjerzii ja gandoi kaq fort zemren, sa s’ndej pa u ankue me t’Lumen Margeritë me kto fjalë: “Me kenë me mi pergjegjë njerzt me ndoj mëndyrë Zemers Teme, asgja s’kishte me mu ba çka kam hjekë per ta n’mundime t’Mija, e kisha ne kenë gati me baart edhe tjera ma t’mdhaja; por ndij nji ngushtim t’pamasë tu pa se pak mendojn me m’ngushllue.

Peshoi mirë, o i krishtenë, kto ankime, sepse ndoshta janë ba edhe per ty, e merr vesht se mundimi i Zemers kje ma i randë se i korpit; xen edhe per mos mu kursye n’kto shperblime t’mkateve, n’do mu njehë nder t’perkushtueshmit e kësaj Zemer.

Urata

Keq fort po m’vjen, o Jezusi em, tu marrë vesht mundimin e Zemers S’ate! Ke t’drejtë mu ankue, sepse mbas sa mundimesh qi baarte per ne kerkush s’po t’ngushllon pernjimend.

Me mkate t’mija t’kam ba me mu largue prej mejet e me ma sjellë shpinen, e po shoh qi sikuer une s’t’kam kqyrë hatrin, ashtu Ty s’t’bahet me m’kqyrë me syy t’mshirshëm; por Zemra Jote ende s’m’ka lshue doret, mbasi sot m’ke thirrë nder kambë Tua e po m’ban me ndije Zanin Tand. Deh! Po t’lutem, nguli n’mende teme mundimet e Zemers S’ate. Ky kujtim i permaallshem t’jeen per mue si nji frêe per mos me mkatnue ma kurr, t’jeen edhe si shkas i fort qi t’m’nxisin kah veprat e mira e sidomos kah shperblimi i mkateve, qi i kan ba ata t’cillët kan kenë ma hatrue prej Tejet e ma fort ato qi t’kam ba vetë n’gjith jeten teme.

Lulja e Shpirtit

Me mjeshtri orvatu me ja mbushë menden ndokujë per mu dhanë kah perkushtija e Zemers s’Jezu Krishtit e mos t’ecët kujdesi kurrsesi, lutu sadopak per ata qi e dishmojn.

Zhgjetorja

Dhimat Tua ban ti kujtoj

E kurr prej zemret mos ti lshoj

Ndollia

Sh’Katrina prej Gjenovet qysh n’fminii t’vet u dha krejt mbas dashtniis t’Jezu Krishtit e ç’n’at kohë kishte menden me e lanë shekullin e mu ndrye n’kuvend. Por si e kapi t’gjashtmdheten vjetë, per mos me ja çartë prindve u martue n’qytet t’vet me nji bujar e pasanik. N’at gjendje t’re, ka pak ka pak, u ftof nder punë t’pershpirtshme e u lshue mbas kotniinave, e shpejtas u gjet n’rrezik t’shpirtit. N’at masë fort t’madhe t’zezash filloj vedja a ndergjegja me e grii permrenda me do mendime fort t’frigueshme, deri sa ra n’fije, e si e bani rrfimin e jetës, njikaq pendim i madh e i unjiishem ju njall n’zemer, sa vojt n’sheshë me plasë prej dhimet. Ç’m’at ditë ndrroi jetë e nisi me u shejtnue n’at kambë t’vet, e prej mallit e prej pendimit shkote tu thanë: o dashtnii e jeme, ma kurr s’due me mkatnue. Por ma vonë u pertrii edhe ma fort pendimi i kësaj shejtneshë prej nji vegimit n’t’cillin ju duk Krishti i kryqzuem, qi prej varrve i shkote rrkajë gjaku e sidomos prej varrës t’Zemers e i foli qishtu: Gjith kto dhima janë shkrepë n’mue prej mkateve t’njerzve e ma fort t’atyne t’krishtenve qi ndonse janë hatrue prej mejet me nji mii t’mira, m’pergjegjen si asht ma mrapshtë.

21 Qershor – Shën Luigj Gonzaga

Jeta e Shën Luigj Gonzagës

Luigji, djali i madh i Ferdinand Gonzagës, Markez i Castigliones, lindi më 9 mars 1568. Fjalët e para që shqiptoi ishin emrat e shenjtë të Jezusit dhe Marisë. Kur ishte nëntë vjeç, ai bëri një betim për virgjëri të përjetshme dhe me një hir të veçantë u lirua përgjithmonë nga tundimet kundër pastërtisë. 

 

Ai mori Kungimin e tij të parë nga duart e Shën Karl Borromeos. Në moshë të re ai vendosi të largohej nga bota dhe në një vegim u drejtua nga Zoja jonë e bekuar për t’u bashkuar me Shoqërinë e Jezusit. Nëna e shenjtit u gëzua kur mësoi vendosmërinë e tij për t’u bërë fetar, por babai i tij refuzoi pëlqimin e tij për tre vjet. Më në fund, Shën Luigji mori lejen për të hyrë në noviciatë më 25 nëntor 1585. Ai bëri betimet e tij pas dy vjetësh dhe kaloi kursin e zakonshëm të filozofisë dhe teologjisë. 

 

Ai kishte zakon të thoshte se dyshonte nëse hiri pa pendesë do të vazhdonte të kundërshtonte natyrën time, e cila, kur nuk goditet dhe dënohet, priret gradualisht të kthehet në gjendjen e saj të vjetër, duke humbur zakonin e vuajtjes së fituar me mundin e viteve. “Unë jam një copë hekuri e shtrembër,” tha ai, “dhe kam ardhur në fe që të drejtohem nga çekiçi i mortifikimit dhe pendimit.” 

 

Gjatë vitit të tij të fundit të teologjisë shpërtheu një grip i keq në Romë; Shenjti u ofrua për shërbimin e të sëmurëve dhe ai u pranua për detyrën e rrezikshme. Disa nga vëllezërit u kapën nga gripi dhe Luigji ishte një nga ata. Ai u çua në pikën e vdekjes, por u shërua, vetëm për të rënë në një grip të ngadaltë, i cili u largua pas tre muajsh. Ai vdiq, duke përsëritur Emrin e Shenjtë, pak pas mesnatës midis 20 dhe 21 qershorit, në ditën e oktavës së Corpus Christi.

 

Meditim —Kardinali Bellarmin, rrëfimtari i Shenjtit, dëshmoi se ai kurrë nuk e kishte ofenduar me mëkat mortor Hyjin. Megjithatë, ai e ndëshkoi ashpër trupin e tij, u ngrit natën për t’u lutur dhe derdhi shumë lot për mëkatet e tij. Lutuni që, pasi nuk kemi ndjekur pafajësinë e tij, të mund të imitojmë pendimin e tij.

20 Qershor – Papa Shën Silveri

Jeta e Papa Shën Silverit

I lindur në Frosinone, Kampania, Itali, Silveri ishte një nëndiakon, kur, me vdekjen e Papës Shën Agapetus, u emërua papë në vitin 536 nga mbreti ostrogot Theodehad i Italisë. Kur u shugurua, ai ishte pranuar tashmë zyrtarisht nga kleri romak.

 

Silveri shpejt shkaktoi zemërimin e perandoreshës Teodora kur ai refuzoi të pranonte monofizitët heretikë Anthimin e Kostandinopojës dhe Severin e Antiokisë, të cilët tashmë ishin shkishëruar dhe rrëzuar nga Papa i mëparshëm. (Monofizitët mohuan natyrën njerëzore të Krishtit.) Silveri e dinte se çfarë do të thoshte t’i kundërviheshe perandoreshës me vullnet të fortë dhe thuhet se kishte vënë në dukje se duke nënshkruar letrën e refuzimit të kërkesës së saj, ai po firmoste edhe urdhrin e tij të vdekjes.

Në një përpjekje për të shpëtuar Romën nga shkatërrimi i mëtejshëm nga gjenerali ostrogot Vitiges, Silveri ftoi komandantin bizantin Belisaurus në qytet. Fatkeqësisht, gruaja e Belisaurit, Antonina, ishte po aq grua mashtruese sa Teodora, dhe për të fituar favorin e Perandoreshës, Antonina i kërkoi Belisaurit të shkarkonte Silverin me akuzën e rreme se ai kishte komplotuar me gotët. Silveri u rrëmbye dhe u dërgua në Patara në Licia të Azisë së Vogël dhe i preferuari i Teodorës, Arqdiakoni Vigilius, u emërua gabimisht Papa i ri.

 

Kur perandori Justinian mori një mesazh nga ipeshkvi i Patarës që i tregonte se çfarë kishte ndodhur, ai menjëherë dha urdhër që Silveri të kthehej në Romë dhe të rikthehej në Selinë e Shenjtë. Por menjëherë pas kthimit të tij në Itali, Silveri u kap nga mbështetësit e Vigiliusit dhe u burgos në ishullin Palmaria. Ai nuk mbijetoi gjatë në burg dhe ose u vra nga një nga vrasësit me qira të Antoninës ose u la të vdiste nga uria. Viti ishte 537 dhe Silveri kishte shërbyer më pak se dy vjet në detyrë.

 

Me vdekjen e Silverit, Vigiliusi tani u emërua në mënyrë legjitime Papa i ri. Por nëse perandoresha Teodora kishte shpresa për monofizitët e saj, Shpirti i Shenjtë kishte plane të tjera: pasi Vigiliusi u bë papë, ai pushoi së mbështeturi herezinë dhe në fakt u bë një mbrojtës i fortë i ortodoksisë, duke dënuar heretikët me letra si perandorin Justinian ashtu edhe te Patriarkun e Kostandinopojës.

Muaji i Zemrës së Shenjtë të Krishtit, P. Enjell Sereqi S.J. – Dita e Njëzetë

Muaji i Zemrës së Shenjtë të Krishtit, P. Enjell Sereqi S.J. - Dita e Njëzetë

Urata e Gatimit

Une po besoj me nji fee t’gjaallë se jam para madhniis sate, o Zoti i em, eja o Shpiirtë e Korpë per me i dalë para per me e adhrue.

Po permyzem me ftyrë per dhee me pellkë t’zemres po t’adhuroi, o Zoti i emë e po t’a dii per ndeer per t’mira qi m’ke baa, maa shëndritë, po t’lutem, menden teme e m’a xejë zemren qi t’a njofë, t’a due e t’a ndieki per herë ma fort Zemren tande, o Jezu Krishti, qi jee rruga, e verteta e t’gjaalltit, n’gjitha kto t’mira e vyrtyre qi po m’i mson sidomos: GATIMI I PARE & DYTE (ma poshtë), e banë qi mos t’i kundershoi ma shëndritsinave tua, por t’pertrihem prore nder vyrtyte tui jetue krishtenisht t’mund des n’hiir t’andë. O Zoja e Bekueme m’ndimo per m’e ju pergjaa Birit t’andë t’hyjnueshmit. Shejti Jozef, Enjilli i Rois e t’gjith Sheitnit e Parrizit lutnije Zotin per mue.

Dita e Njëzetë

Gatimi i Parë: Kujtoje Jezu Krishtin n’mjedis t’Apostujve qi n’at t’mramen bisedë me shum t’xeet na ven detyren me e dasht shoqi shojn.

Gatimi i Dytë: Lypja hirin mu dashtë uhazënisht me meritim, due me thanë m’at mëndyrë e per ato arsye qi na ka kallxue.

Mendimi i Parë

T’gjitha urdhnimet i perfshiin qiky i vetun: Dueje Zotin permbi t’tana kafshë e shoqin tand porsi vetvehten. Dje Shelbuesi jonë na msoi se si do ta kena n’hater Perendiin, sot prep kena raa nder kambë t’Tija, per me xanë dashtniin me shoqi shojn.

Ai i Lumi na hatroi tu kenë na fort t’padejë e n’mnii t’Tij. Çka gjet m’nee per me na dashtë? Kurr nji t’mirë, pse prej mkatit t’rrjedhshem sharrueme t’gjith e hiime n’numer t’atij kombit t’mallkuem, qi u çue peesh kundra Krijuesit t’vet. Si me pas ken’ e vogel kjo e zezë, i pat para syve t’tana shnjerzinat e t’paudhat qi na vetë kishim per ti pertrii. Ti kujtojm si n’grumbull t’gjitha mkatet qi kena ba n’jetë tonë, sa t’pabesa, t’padurime, t’pandigjesa e mniina etj, etj. 

Ah mjerii! S’mundena me ndejë pa u habitë prej çudet e tu paa se sa t’shkretë e t’kqii kena kenë nder syy t’Zotit fort t’dliir. E i Lumi per nee, anmiqt e Vet pat dhimë e n’nji mëndyrë t’permallshme i hiime n’hater. Kah’ i xuer arsyet per me na dashtë kaq bukur? Jo njeti veç se prej mirsijet t’Zemers t’Vet. Aty permrenda Saj shkelxej ajo mshiir e pamasë, e cilla tu i qitë mbas shpinet t’gjitha ato morii arsyenash mnijet e pezmit, muer me na pasë n’hater e mu shkrii krejt per nee. 

Qe ku do t’xaam me i dasht’ edhe anmiqt tonë e me i shperblye me t’mira t’kqijat, sadopak me i diftue edhe anmiqve ato sheje t’zakonshme dashtnijet qi i pertriim me kedo. E pra detyr’ e kena me i fashitë t’tana mniit, e per hater t’Zotit me pas dashtnii me t’gjith, pse qishtu na ka urdhnue i Lumi. Por kqyr se kjo dashtnii per me kenë me meritim fiillin do ta kenë prej fejet e jo prej shekullit a prej hatrit t’vedit. S’kena kurr farë shkakut, sepse kerkush s’na ka punue aq keq, sa na Krishtit me mkate.

Me i dasht’ edhe anmiqt asht nji veper e pershpiirtshme e e madhe fort, e asht edhe ajo dashtnii qi ka pasë Zoti me ne. 

Mendimi i Dytë

Ket dashtnii t’posaçme me e qit n’shesh me fjalë qi kjenë per herë t’buta. Oh me ç’amelcim i bisedote mkatnorve ma t’mrapshtë. I thirrte miq e vllazen. Ja çuene para nji grue udhkeqe e cilla, si urdhnote ligja e Mojsiut, do t’mytej me gur. Mbasi shkuene ato qi ja pruene, njeni mbas tjertit, tu u sjell’ i Lumi prej saj’ i thotë: “Ku janë, o grue ato qi t’paditen? As Vetë s’due me t’gjykue, shko me paqë e mos mkatno ma.” U kujtue se Farizeu mendote keq per Sh’Madalenen, e at herë i Lumi muer me i dalë Zot, e çiltas i kallxoi se i kishte shlye mkatet e saja. Vet’ i kerkote mkatnorët e si i gjete, i merrte me t’mirë, i zemrote e i sjellte prej Vedit. 

O ç’msim t’nevojshem per ato t’cillët si t’marrin ndoj idhnim me ndokend e shtrejn si a ma zii me t’trueme, me namë e me fjalë t’vrashme! Janë perherë t’gaçuem me vue re fijen e penit t’tjetrit e me qitë per fushë ç’do faj t’shoqit. Ato qi gjykojn gjith çka pa themel e per s’mrapshtit punët e huja i perhapin gjith kahë pa pikë t’vshtiret. Shkurt ma n’punë t’dashtniis t’tanë kena ça me xanë prej kësaj Zemer t’hyjnueshme. Ne na paditë vedja per ndoj faj kundra ktij vyrtytit, fort t’pervuhena e t’apim fjalen me ndimë t’Zotit mbas tashit me i ndreqë gabimet.

Mendimi i Tretë

Zemra e Jezu Krishtit s’kje kondend me na u baa pasqyrë dashtnijet veç me gojë, por na msoj si do ta dona shoqi shojn me vepra, madje, si na thotë Sh’Luka, i Lumi filloj ma parë me dashtë me vepra e mandej me fjalë.

Gjatë kishe me shkue me i qitë ktu adile adile çka punoi n’gjith jeten e Vet per ne. Ti marrim me mend t’tana ato vepra t’madhnueshme qi bani qysh se leu n’shpellë t’Betlehemit e deri sa dha shpirtin n’Kalvar. Per ne n’at shpellë, per ne i shkon tridhet vjet n’shpi t’Nazaretit, per ne jeton n’ato tri vjet tu predikue e tu ba mrekulli; e ne mram ep jeten me mundim per ne, qi kjeme anmiqt e Tij. Se i cilli efshim i t’Lumit kje nji lutë, qi i bate Atit t’Vet per me na i xjerr’ hiret e per me na i largue ndeshkimet e t’zezat. 

E tash n’qiell e n’Sakramend t’lterit shka ban? Na kallxon Sh’Pali me kto fjalë: “Gjithmonë gjallitë per me u lutë per ne.” (Hebr 7:25) 

Oh ç’gëzim do t’kena tu e diit se, Shperblyesi jonë pa ja daa lutet per ne, e hin ndermjetës tu i zblue varret e Veta Atit per me na xjerrë mshir. Ta mushim menden se Zemra e Tij flakron n’kujdes per me na gjetë nder t’tana nevojët e n’dishiir per me na i shprazë hiret me dhimë t’pakurrshoqe. 

S’asht punë pra me hasë n’nji zemer ma t’dashtun se kjo e Shelbuesit tonë, e pse dona na me ja kursye t’gjith dashtniin tonë, mbasi s’kena njet as derman as shelbim? Na e diim qi ne e daçim pernjimend Krishtin ket dashtnii do ta diftojm tu ba mirë e tu ja njitë doren shoqi shojt per hater t’Tij. Gjithçka ti bajm shokve a mir’ a keq e xen i Lumi sikuer me ja pas ba Atij. Prandej ket farë dashtnijet me vepra ja kena detyrë shokve tonë, mbasi Vetë Shelbuesi jonë na e ka kputë shkurt tu na thanë: “Dunju uhazash sikuer une ju kam dashtë ju…” 

Urata

O Jezusi em, sa keq m’ka zemra tu vrojtë qi edhe mbas sa msimesh dashtnijet, qi m’ke dhanë n’gjith jeten Tande, une kam guxue deri tash me pas nji zemer gurit e pa kurr farë dhimet per tjerë. Ti se ndale as nji grimë Vedin, por ma reshe shpirtin e korpin me nji mii t’mira, e une po topitem me ja njomë doren nevojtarve e me u perkrahë t’shkretnuemve.
Per t’vertetë ky mendim po m’shtie mneeren kahë mendoj se, mos ndrrosha jetë, edhe ti dikuer ke me m’gjykue me ket terezi, e at herë s’kam me gjetë as dhimë as mshir. 

I penduem po bii nder kambë Tua e tu ti pa t’varrueme e t’pergjakshme po e pves vedin se kush ti ka ba? Feja m’thotë se, kje dashtnija qi ke pas per ne. Shof duert Tua t’plagueme, e nji za m’kallxon se, dashtnija ti ka çilë. E kqyri Zemren Tande e po shof t’hapun prej heshtet, po marr vesht mirë se ta ka derptue dashtnija qi ke pas per ne bijt e tu. 

O Zemer e hyjnueshme, m’mso pra Ti me e dashtë si duhet shoqin tem. Ne i kujtosha vllaznit e mi premrenda asaj Zemer ku janë t’gjith ndrye, s’kam se si mos me i dashtë. Po t’lutem, ma ban ket ndeer qi mbas sodit ta diftoj dashtniin qi kam per Ty, tu i dashtë t’gjith shokët e mi per hater Tand e si vetvehten, due me thanë t’tan’ ato t’mira qi ja due vedit, due me ja dashtë e me ja ba, sa ku t’mundem, edhe tjeterkujë.

Lulja e Shpirtit

Sot xeetas porositja Zemers s’Jezu Krishtit t’kthyemit e mkatnorve, e per me t’shkue ky fill n’vend, piqu me kujdes n’Shejtin Sakrament.

Zhgjetorja

Me zell tem, o Zot, t’ngushlloj

Ban qi shpirtnat ti shelboj

Ndollia

N’kuvend t’murgeshave t’paamit t’Zojës n’Paray-le-Monial, qi kje si qendra ku leu e u perhap perkushtija e Zemers s’Jezu Krishtit, gjindet nji pyll bungash e n’mjedis t’saj u duk dikuer Shelbuesi jonë t’lumes Margarit’ Alakok, e ja zbloi visaret e Zemers t’Vet. Ky pyll asht daa n’shej e vetë dora e Zotit e mba per herë gjall e n’lulzim, sepse kur nji filiz i vjeter thahet ose veshket, si per mrekulli rrajët qesin nji tjeter t’rii; e gjetht e kësaj landë e kan fuqin prej qiellet per me ba provë t’mdhaja.

Kallxon Elçija e vitit 1870 qi, n’pranver nji vajzës i kishte dalë n’maje t’nji gishtit qymja, qi se lete as natë as ditë kurr se si me xanë vend prej dhimet. N’ket lngatë t’zoorshme si s’mujt me hasë kerkund n’bar, ju tek me shkue n’kuvend per me e kja t’keqen me nji murgeshë qi e njifte. Kjo si ja paa gishtin i tha: Bii, kii uzdajë n’Zemer t’Krishtit, e bari asht gati; e mbasi i tha kto fjalë po i nep disa gjeth t’atyne pemve t’mrekullueshme. Pshtille gishtin me ta i tha, e ka me tu shëndoshë. Vajza e ndigjoj ket kshiill.

Ishte nji ejte mrama, ne e nesre ndjehi ma mirë, e s’kaloj e premtja e ju daravit krejt e liga. Mushë me gazmend vojt te kisha per me ju falë ndeers kësaj Zemer t’hyjnueshme per ket t’mirë kaq t’madhe.

Muaji i Zemrës së Shenjtë të Krishtit, P. Enjell Sereqi S.J. – Dita e Nëntëmbëdhjetë

Muaji i Zemrës së Shenjtë të Krishtit, P. Enjell Sereqi S.J. - Dita e Nëntëmbëdhjetë

Urata e Gatimit

Une po besoj me nji fee t’gjaallë se jam para madhniis sate, o Zoti i em, eja o Shpiirtë e Korpë per me i dalë para per me e adhrue.

Po permyzem me ftyrë per dhee me pellkë t’zemres po t’adhuroi, o Zoti i emë e po t’a dii per ndeer per t’mira qi m’ke baa, maa shëndritë, po t’lutem, menden teme e m’a xejë zemren qi t’a njofë, t’a due e t’a ndieki per herë ma fort Zemren tande, o Jezu Krishti, qi jee rruga, e verteta e t’gjaalltit, n’gjitha kto t’mira e vyrtyre qi po m’i mson sidomos: GATIMI I PARE & DYTE (ma poshtë), e banë qi mos t’i kundershoi ma shëndritsinave tua, por t’pertrihem prore nder vyrtyte tui jetue krishtenisht t’mund des n’hiir t’andë. O Zoja e Bekueme m’ndimo per m’e ju pergjaa Birit t’andë t’hyjnueshmit. Shejti Jozef, Enjilli i Rois e t’gjith Sheitnit e Parrizit lutnije Zotin per mue.

Dita e Nëntëmbëdhjetë

Gatimi i Parë: Kujtoje Jezu Krishtin lodhun prej rruget, qi pushon ngjet pusit t’Sikarit, e thotë se gjella e jeme asht me ba vullndesen e Atit.

Gatimi i Dytë: Lypja t’Lumit hirin e driten me e kuptue nevojen qi ke per me shkue mbas vullndeses t’Zotit, premtoja mos me ju largue kurr ma.

Mendimi i Parë

Kam ardhë, thot’ i Lumi, n’tokë per me prue zjerm dashtnijet, e s’lypi tjeter veç se t’gjith njerzt t’shkrihen n’ket zjerm. (Luka 12:49)

Vetë Jezu Krishti na msoi si do ta diftojm per jashtë ket dashtnii me lavde e ndeerime, me ndigjesë e me zell. 

Ti kujtojm kto tri sheje t’dashtniis t’vertetë per me i ndjek’ edhe na me themel.

N’Unjill Shejt na po lexojm, se gjith sa herë Shelbuesi jonë shktoe n’Jezurazel, kurr se lete pa u pjekë n’Kishë; e dukej si mos me pas pasë vend tjeter ku me hi veç se n’shpii t’Atit t’Vet. E ktu çka bate gjith diten? I msote popujve si do ti ndigjoshin Zotit. Jo veç shkote n’Kishë per me predikue, por edhe me e adhrue Atin e Vet e mu lutë per ne. Me ç’farë ndeerimit t’plotshem permbrenda e perjashta do t’keen ndejë n’at vend t’shugurueshem, ç’flakë dashtnijet do t’keen dalë prej Zemres s’Tij, ç’pasqyrë t’shëndritshme do t’keen marr’ ato qi u gjeten per brii. Jo veç n’kish ‘i epte Zotit posaçe lavd e nderim, por edhe njeti hera her’ i çote syt e vet n’qiell per me e adhrue e me ju falë ndeers Atit. Qishtu bani, si na kallxon Unjilli n’shkretii, kur i shumoj per mrekulli bukt; te vorri i Lazrit, kur e njalli s’dekunit; n’t’mramen darkë para se me themelue Sakramentin e Lterit. 

Rmoje tash ti vetvedin, o lexues i dashtun, a ke ecë mbas kësaj pasqyrë? Ç’urti shtatit ke pasë ti n’kishë? A rri me t’madhin nderim pa u daravitë e pa folë si rrite Krishti? E diten kund kund a e çon ti menden e zemren tande te Zoti, per me ju falë ndeers e me i lypë t’mirat e hiret?

Mendimi i Dytë

S’asht gjith aq e mundshme me e nderue Zotin me pervujtnii si t’vehet perkrah me at t’vshtiir qi ndiin natyra e robit e çartun e e ligshtueme prej mkatit per me i mbajt urdhnimet e Zotit. Edhe n’ket detyrë na ecë perpara Zemra e Jezu Krishtit me vepra shejte t’Veta. 

Sh’Pali e permbledhë jeten e veprat e Shelbuesit ton n’kto kater fjalë: “Christus non sibi placuit” (Rom 15:6) Krishti se pelqej Vetveten, e don me thanë, sikuer i zhdrivillon Korrneli a Lapide, qi i Lumi n’kurr nji send se kqyri vullndesen e Vet, as hatrin e Vedit. 

Ti marrim ndopak me mend veprat e Tija e kena me pa se n’gjithçka e perher’ e harroj Vetvehten per me i çue n’vend qellimet e Atit. Merr rregullat e gjata e t’vshtiira, shkon prej nji vendit n’tjetrin, i hypë maleve, vehet n’ujna per me kalue lumej e liqeje, ndjerset prej mundit, gjimon, kjaan, shaan per me krye gjithçka Ati i lypte. 

Zemra e Tij njikaq ishte dhanë per me baa pa ja daa vullndesen e Zotit, sa prej mallit mrrin me e thirrë shujta e pija e Vet. Sa do i amel qi ishte, kur Sh’Pjetri prej dhimet dote me ja mushë menden t’Lumit qi t’shporrej prej atyne mundimeve e prej asaj dekë t’mneershme, rrebt’ i bertit tu i thanë: “Hiqmu Mejet, o shejtan; pse ti m’je ba shkandull e s’je tu folë mbas vullndeset t’Atit Tem.” Po ti, o lexues i dashtun, çka ke veprue per me ja diftue dashtniin Zotit? A je kursye n’sherbesë t’Lumit? A ke kenë ti n’numer t’atyne t’krishtenve qi i shtrohen Perendiis veç n’punë t’kandshme, e kur bje puna e sendeve t’vshtiira i dalin hatrit e ja haan fjalen?

Mendimi i Tretë

Kush s’ka zell s’ka as dashtnii, thotë Sh’Agostini. Zemra e Jezu Krishtit flakroi n’zell t’pamasë pse unjii kje ndezë n’dashtnii ndaj Zotit. 

Ta vrojm se, kur paa dhunen qi i bahej vendit t’shugurueshem prej blesave e prej shitsave, goditi nji dredhë me do konopë qi i rane n’dorë, e i perzuu gjith ato gjind, rrokollisi drrasat, shperdau paret tu thanë: “Hiqni kndej ato shpend e kto shtasë e mos e bani shpiin e Atit Tem vend tregtijet.” 

Mbasi kaq zell diftoj per ndeer e t’binduem t’kishës, sa ma fort i hatroj planjet e gjalla t’Zotit qi janë shpirtnat? Kur erdh koha e shenjueme nuk e merr ma Ai Vetë dredhen, por e lshon prej Vedit nder duer t’gjakbasave, qi pa dhimë ja rrahin e ja shprishin fund e maje Korpin, i veen nji kunorë ferrash n’krye e n’ato mundime ju shtrohet t’shameve, flakareshave e grushtave; e ne mram per me e themelue Regjiniin e Atit n’tokë e len vedin per me e kryqzue, e mbas deket me ja derptue Zemren. 

Me e dashtë na Zotin ma fort mirëfillit kishim me pasë ma zell per shelbim t’shpirtnave. Kot mbahet i perkushtueshem i kësaj Zemer t’hyjnueshme ai qi s’zellon, sa ku mundet shelbimin e shokve t’vet. Ket detyrë, qi e kan edhe shekullarët, do ta mbarojm me lutë, me t’kenë pasqyr e mirë e si t’na binë rasa me i vjeft’ edhe me ndoj qortim t’shkurtë qi t’shporret prej udhës t’keqe e t’hapet gjithkahë vadija e vyrtyteve e t’xeetit e shpirtit.

Urata

O Zot i madhnueshem, shum gëzim po kam tu e diit se gjindet nji Zemer ndimëmadhe e cilla mundet me t’dashtë sa je i dejë! Zemra e shugurueshme e t’Birit Tand ma rritë ket dashtnii t’shkret’ e t’pafuqishme teme. Animaa, mbasi visaret e Shelbuesiit tem janë t’mirat, une po ta fali at dashtniii fort t’flakrueshme, qi ka ajo Zemer per Ty, si me e pasë njaall kjo e jemja. 

Oh ç’ngushllim per mue me muejt me t’dashtë me Zemer t’Jezu Krishtit sa meriton. Ban, po t’lutem, o Ati i gjithpushtetshem, qi sikuer i Biri Jot t’desht tu t’nderue, tu t’ndigjue e tu u zellue per Ty, qishtu edhe une t’due Ty me vepra, e t’vaditem nder t’gjith vyrtytet por sidomos n’zeell. 

Oh sa turp kishte me kenë per mue, tu i paa ortat e Luciferrit qi orvaten pa pushim e n’gjith farë mëndyrësh per me hapë rregjiniin e tij, e une, qi njehem nder t’perkushtueshmit e Zemers s’Jezu Krishtit, n’mos u xeesha per Regjini Tande. Ma nep o Zoti em, ket zeell t’frytshem e t’paperkulshem e tu i ba mirë shpirtnave ta ngushtoj at Zemer t’hyjnueshme, qi asht kaq keqas e therun e e pershkueme prej t’panjehunash mkate.

Lulja e Shpirtit

Kujdesu sot sa t’kesh fuqiin, me pruu n’udhë t’Zotit ndoken e me ja mushë menden qi t’largohet prej rasave t’mkatit.

Zhgjetorja

T’gjith çka t’baj e t’hjek perherë

I kjoft Zotit lavd e ndeer.

Ndollia

Sh’Gjeltrudja shëndritun prej Zotit shkote nji ditë tu rrahë me mend t’veta se cilli nder ato msime qi pat ndie prej Krishtit kishte per t’dalë ma per dobii t’krishtenve me pas diitun. 

I erdh Vet’ i Lumi e ja hoq ket mende dyshimit me kto fjalë: “Ta dish se msimi ma i dobishmi per t’krishten’ asht me e marrë vesht e mos me e harrue kurr, qi Une si Shelbuesi i njerzve rrii pa praa tu u lutë per ta e tu ja shperblye me mjeftsii Atit Tem gjith at ndeer qi mkatnorët me faje ja grabisin; at herë ja qes para Zemren Teme e cilla me nji herë ja zbutë pezmin qi ka marrë kundra tyne. Ne gabojshin njerzt me vepra Une i kallxoj duert e Mija t’pershkueme anë m’anë, e qishtu punoj per ç’dp mkat qi t’bajn, me nji fjalë s’praj tu e fashiit’ idhniimin e Atit Tem e tu i lypë ndjes’ e t’falun per baakqii. 

Ky msim do t’na zemrojn per mos mu dishprue mbas gabimit e mos me bjerrë kurr uzdajen e t’falunit per ato faje n’t’cillat per ditë po bijm; do t’ja diim edhe fort per ndeer kësaj Zemer t’mshirshme per ket t’mirë kaq t’madhe.

Muaji i Zemrës së Shenjtë të Krishtit, P. Enjell Sereqi S.J. – Dita e Tetëmbëdhjetë

Muaji i Zemrës së Shenjtë të Krishtit, P. Enjell Sereqi S.J. - Dita e Tetëmbëdhjetë

Urata e Gatimit

Une po besoj me nji fee t’gjaallë se jam para madhniis sate, o Zoti i em, eja o Shpiirtë e Korpë per me i dalë para per me e adhrue.

Po permyzem me ftyrë per dhee me pellkë t’zemres po t’adhuroi, o Zoti i emë e po t’a dii per ndeer per t’mira qi m’ke baa, maa shëndritë, po t’lutem, menden teme e m’a xejë zemren qi t’a njofë, t’a due e t’a ndieki per herë ma fort Zemren tande, o Jezu Krishti, qi jee rruga, e verteta e t’gjaalltit, n’gjitha kto t’mira e vyrtyre qi po m’i mson sidomos: GATIMI I PARE & DYTE (ma poshtë), e banë qi mos t’i kundershoi ma shëndritsinave tua, por t’pertrihem prore nder vyrtyte tui jetue krishtenisht t’mund des n’hiir t’andë. O Zoja e Bekueme m’ndimo per m’e ju pergjaa Birit t’andë t’hyjnueshmit. Shejti Jozef, Enjilli i Rois e t’gjith Sheitnit e Parrizit lutnije Zotin per mue.

Dita e Tetëmbëdhjetë

Gatimi i Parë: Vroje Zemren e Jezu Krishtit qysh n’shpellë t’Betlehemit e n’Kalvar rrahun prej gjith farë travajësh, por se biir paqen e gëzimin.

Gatimi i Dytë: Lypja xetas durimin, nder t’zeza qi na mlojn, e mos mujsh me i bart me gazmend sadopak bari me vullndet.

Mendimi i Parë

S’asht gja ma e nevojshme per nji njeri qi do me i sherbye Zotit se durimi nder travajë.

Ket punë na e difton bukur mirë Sh’Pali me kto fjalë: “Durimi juej asht i nevojshëm” (Hebr 10:36). S’asht vshtiir me e marrë vesht ket vertetsi; mbasi mjefton me vue oroe at morii vister t’vshtiirash me t’cillat asht mushë rrnesa e njerit n’ket shkreti plot me lot.

T’shkojm pra te Zemra e hyjnueshme e Jezu Krishtit per me e xanë ket vyrtyt. I Lumi hoq shum mundime e poshtnime, n’shum mëndyrë kje sha e marrë neper kambë, e n’at zanat t’mundshem, n’t’cillin e shkoi gati t’tanë jeten e Vet, ju desht me hjekë ngushtica t’randa prej t’papasunit. Porsa leu e deri sa dha shpirtin e Vet per mundim n’kryq, barti gjithfarë salvimesh qi u shkrepen n’Te. S’njehen dhuniit qi i lshuene kundra me ç’do dorë prozhmimesh e shkarkimesh. 

Animaa me t’drejtë mundena me thanë se i raane sypri t’gjith t’kqijat, pse si Shperblyes e ndermjetës, desht me i laa mkatet tona. Qilla, toka e ferri u duken t’armatisun kundra, e me kto t’kqija, Zemra e Tij e rrahun si prej tallazeve, su thye aspak porsi nji shkam qi i qindron duhmes e valës t’detit. Oh durim i hyjnueshem e i pa kurr farë mostret! Sa her une i shkreti kam ken i padurueshem edhe n’do kundershtime t’leta e kshtu i kam shtue t’zezen vedit e kam bjerr at meritim qi kisha fitue. O Zemer fort e dashtun, ma mso ket vyrtyt, pa t’cillin kurr s’kam me gëzue paqen.

Mendimi i Dytë

Mendo sidomos shka hoq Krishti tu bisedue e tu pas punë me gjith farë gjindsh. Me durim t’posaçem i foli per her anmiqve e deri gjakbasave t’Vet, e sa mir i erdh rreth atij popullit kryeneçë, i cilli si pergjegjte sa duhej mundit qi derdhte per ta. 

Kujto sa fort i barti ato dishepuj kok-trashë, t’cillët, mbasi i mbajti per tri vjet n’msim e n’msojtore t’Vet, ende ishin t’padiishem e me vrep i harroshin fjalët e Tija. Ju zhdrivillon vertetsiinat e fees e kto pak o aspak si marrin vesht; ju predikon pervujtniin e mbas nji grimet herë ndien prej gojës t’tyne do fjalë madhshtore; ju porositë dashtniin me shoqi shojn e mrapa kapen nder vedii, se cilli nder ta kishte me kenë ma i parë. E Krishti, pa diftue as nji hije merziet e pezmit ka dhimë per ta e i mson e i qorton persrii e me amelcim. 

O prind t’dashtun, qi po e merrni neper mend ket pasqyrë t’shelxyeshme t’kësaj Zemer, xeni me i rritë fmiit tuj me nji durim t’paperkulun, e veç kso mëndyret keni me ja pa dobiin mundit e kujdesit. O zotët e konaqeve e t’dugajve orvatnju mu ba zemergjanë me rrogtarë e shegerta per me pas t’maren n’t’gjitha punët.

Secilli do ta ken pa praa perpara syve ket pasqyrë t’hyjnueshme per me gjetë paqen e me i ndreqë deri sa asht n’kohë gabimet e veta. 

Mendimi i Tretë

Kqyr ne mram qi tuj bjerrë durimin nder travajë, jo veç po punon keq, por edhe po ja shton vetvedit idhnimin e pezmin. Po e xaam, thotë Sh’Agostini, qi faji s’asht i joti, por i shoqit tand e ti je krejt i pafaj; ty t’perket me pas dhimë per ligshtii t’atij tjetrit, e mos me rritë menden tande, sepse nuk e ke at dorë vesit. A se di qi mos me t’pas ndihmue hiri i Zotit kishe muejt me dal edhe ti fajtuer? E me pas gabue ndokund a s’t’hjek zemra me ju dhimët tjeterkuj? Edhe se, shkon tu thanë ky shejt, ato faje per t’cillat merr pezm s’janë tash per tash n’ty, munden mu gjetë dikuer e ndoshta ke ra n’disa tjera ma t’randa, e si mundesh pra mu ankue e me u çue pesh? 

Edhe ne u idhnosh a po t’praan e keqja qi t’mundon? Jo per t’vertetë, madje ka per tu ba ma e randë prej padurimit tand. 

Sa ma mirë nder kto idhnime me shkue te Zemra e Jezu Krishtit e tu i kqyrë ato ferra qi e therrin gjith kah, me i thanë vedit: Ne e durosha me paqë njiket punë t’vshtiir, une po e hjek nji ferrë prej aso Zemret; por ne u idhnosha, une po ja nguli edhe nji tjeter ferrë ma t’gjatë.

Kurr mos kjoftë thanë, o Krisht, qi nji i perkushtueshmi i Yt t’punojn kaq mrapshtë me Ty; po t’premtoj me i baart me vullndet t’gjitha travajt. Deh! Po t’lutem, mos ma kurse ndimen e hirin Tand.

Urata

O e adhurueshmja Zemra e Shelbuesit tem, kroni i paqes e i gëzimit, qe perpara tejet nji zemer, qi s’ka kurr farë durimit e e kapë per herë idhnimi e deshprimi, e s’ka pushim si deti çue n’tallaz. T’binë nder mend, o Krisht, se ti dikuer me nji t’kqyrun t’vetun fashite deetin t’pshtjelluem, e i pshtove Apostujt prej t’mytunit. Prej asaj fugure silli, po t’lutem, syyt Tu edhe permbi mue e me nji herë kan mu daravit idhnimet e mija. Por per me kenë kjo paqë me qindresë, Ti m’ep pa ja da durimin nder t’gjitha provët e kësaj jete. Deri me sot po i pelqej t’tana e tu i bashkue me t’dhimtuna t’Zemers S’ate, po t’premtoj qi kam me i baart me vullndet e per hater Tand, pse Ti per mue i ke hjekë ma t’randa. 

Qishtu kam me muejt me gëzue edhe n’ket jet at paqe t’vertetë, e cila asht porsi filli i asaj tjetres qi shpresoj me e gëzue pergjithmonë n’Parriz.

Lulja e Shpirtit

Sot per hater t’Zemers s’Jezu Krishtit baari me durim ato shok a shoqe qi t’bezdisin, e venja frenin gojës per mos me true e mos me nemë.

Ndollia

Mjeft ka me t’vjeftë per me kenë per her i durueshem nder t’gjitha kundershtimet, mos e harrosh kurr njiket msim, qi n’vegim Jezu Krishti i dha Sh’Gjeltrudes. 

Tu ju duk i Lumi kësaj shejtneshë me nji ftyrë parrizit i foli qikto fjalë: tek asht çilë Zemra Jeme; merr prej saj sa hire t’ka ana e po t’ap lirimin me i falë kujë t’dojn hatri. Amelcimin e hiret e mija kryekput po ti lshoj nder duer tua. Shejtnesha, qi lutej tash sa ditë per nji njeri, xuer me plotnii prej asajë Zemer t’hyjnueshme disa hire e t’mira e i shprazi n’shpirt t’atij per t’cillin kishte pas lutë. Porsa i pat ky kto dhantiina t’gjitha ju ndrruene n’trishtime e n’t’vshtira t’mdhaja.

Sh’Gjeltruda kishte ra fort n’mendim e s’dite kurrsesi me i dhanë arsye ksaj punë. N’tjeter t’paam t’mrekullueshem ju diftue prep Krishti e ja kallxoj si kishte ndollë puna tu folë qishtu: Kur Une i fali ndokuj ndoj hir, ky punon n’at shpirt si t’jen ma per dobii t’tij. Gjinden disaa qi kan ma nevojë me kenë pa praa n’ket jetë nder travajë. Ksaj dorë t’krishtenve hiret e mija i binë mundime e kundershtime gjith faresh, por t’tana janë per t’mir e per shelbim t’tyne. Tash n’terrsii t’ktij shekullit s’munden me e njoftë ket vertetsii, por bukur mirë kan me e marrë vesht n’qiell, ku Zemra e Eme ka me lshue mbi ta kap ngushllime t’plotshme, sa n’shekull i paten kenë shtrue t’vshtiirave per hater Tem.