admin

3 Qershor – Shën Klotilda, Mbretëreshë

Jeta e Shën Klotildës

Shën Klotilda ishte e bija e Shilperikut, vëllai më i vogël i Gondebaldit, mbretit tiranik të Burgundisë, i cili e vrau atë dhe gruan e tij dhe vëllezërit e tjerë, përveç njërit, për të marrë zotërimet e tyre.

Klotilda u rrit në oborrin e xhaxhait të saj dhe, nga një pravani e veçantë, u mësua në Fenë Katolike, edhe pse ishte edukuar në mes të arianëve. Zgjuarsia, bukuria, butësia, modestia dhe devotshmëria e saj e bënë atë të adhurohej nga të gjitha mbretëritë fqinje, dhe Klovisi I, i mbiquajtur i Madhi, mbreti fitimtar i Frankëve, e kërkoi dhe e mori për martesë. 

 

Ajo e nderoi burrin e saj mbretëror, zbuti temperamentin e tij luftarak me butësinë e krishterë, u përshtat me humorin e tij në gjërat që ishin indiferente dhe, në mënyrë që të fitonte dashurinë e tij edhe më shumë, i bëri ato gjëra objekt të bisedimit të saj dhe lavdërimeve nga të cilat ajo dinte se ai merrte kënaqësinë më të madhe.

Kur e pa veten zonjë të zemrës së tij, ajo nuk e shtyu punën e madhe të përpjekjes për ta fituar atë te Hyji, por frika e ofendimit të popullit të tij e bëri atë të vononte kthimin e tij në besim.

Fitorja e tij e mrekullueshme mbi gjermanët dhe kthimi i tij i plotë në besim në vitin 496, ishin më së shumti fryt i lutjeve të shenjtës sonë. I dëshpëruar nga beteja dhe nga frika se do humbaste, Klovis iu lut Zotit të Klotildës në sy të të gjithë ushtrisë, dhe Zoti, për të Cilin asgjë nuk është e pamundur, i dhuroi një fitore të lavdishme. Pas kësaj ngjarje Klovis dhe ushtarët e tij u konvertuan në Fe. 

 

Klotilda, pasi ktheu te Zoti këtë monark të madh, nuk pushoi kurrë së nxituri për veprime të lavdishme për nderin hyjnor; ai ndërtoi në Paris, me kërkesën e saj, rreth vitit 511, kishën e madhe të Shën Pjetrit dhe Shën Palit, që tani quhet e Shën Gjënvievës. Ky princ i madh vdiq më 27 nëntor të vitit 511, në moshën dyzet e pesë vjeçare, pasi kishte mbretëruar tridhjetë vjet.

Djali i tij i madh, Teodoriku, mbretëroi në Rheims mbi pjesët lindore të Francës, Klodomiri mbretëroi në Orleans, Shildeberti në Paris dhe Kloteri i pari në Soissons. Kjo ndarje prodhoi luftëra dhe xhelozi të ndërsjella, derisa në vitin 560 e gjithë monarkia u ribashkua nën Kloterin, më i riu nga këta vëllezër. Mosmarrëveshet në familjen e saj kontribuan në largimin e zemrës së Klotildës nga bota. Ajo e kaloi pjesën e mbetur të jetës së saj në lutje, lëmoshë, agjërim dhe pendesë, sikur të kishte harruar plotësisht se kishte qenë mbretëreshë ose se djemtë e saj ishin ulur në fron.

Përjetësia i mbushi zemrën dhe i influencoi të gjitha mendimet e saj. Ajo parashikoi vdekjen e saj tridhjetë ditë para se të ndodhte. Në ditën e tridhjetë të sëmundjes, ajo mori sakramentet, bëri një rrëfim publik të besimit të saj dhe u nis te Zoti më 3 qershor 545.

 

Meditim – Shën Pjetri përcakton misionin e gruas së krishterë; Të fitojnë zemrën e atyre që nuk i besojnë fjalës.

Muaji i Zemrës së Shenjtë të Krishtit, P. Enjell Sereqi S.J. – Dita e Dyt

Muaji i Zemrës së Shenjtë të Krishtit, P. Enjell Sereqi S.J. - Dita e Dytë

Urata e Gatimit

Une po besoj me nji fee t’gjaallë se jam para madhniis sate, o Zoti i em, eja o Shpiirtë e Korpë per me i dalë para Si e me adhrue.

Po permyzem me ftyrë per dhee me pellkë t’zemres po t’adhuroi, o Zoti i emë e po t’a dii per ndeer per t’mira qi m’ke baa, maa shëndritë, po t’lutem, menden teme e m’a xejë zemren qi t’a njofë, t’a due e t’a ndieki per herë ma fort Zemren tande, o Jezu Krishti, qi jee rruga, e verteta e t’gjaalltit, n’gjitha kto t’mira e vyrtyre qi po m’i mson sidomos: GATIMI I PARE & DYTE (ma poshtë), e banë qi mos t’i kundershoi ma shëndritsinave tua, por t’pertrihem prore nder vyrtyte tui jetue krishtenisht t’mund des n’hiir t’andë. O Zoja e Bekueme m’ndimo per m’e ju pergjaa Birit t’andë t’hyjnueshmit. Shejti Jozef, Enjilli i Rois e t’gjith Sheitnit e Parrizit lutnije Zotin per mue. 

Dita e Dytë

Gatimi i parë: Ta kesh para syve Jezu Krishtin me Zemer t’vete t’çilun e t’kqyrë me dhimë per me t’baa t’lume

Gatimi i dytë: Lutu per me t’baa t’dejë per herë ma fort, kshtu me hi n’pjesë edhe ti t’ktyne t’mirave

Mendimi i parë

Jo veç do t’nxisin, o lexus i dashtun, per me kapë me tarvatun ket perkushti t’bardhe mendimi i neltmadhnis t’kesaj Zemer, qi asht pernjimend e Zotit, sikuer dje ke mendue, por edhe premtimet, qi vetë Jezu Krishti i ka fole atyne, t’cillët kan per ta nderue Zemren e vet. E mira e shpirtit e lyp kët zell. Sa nevojë t’madhe ke per hire tZotit pa t’cillat s’munesh me punue kurrgja t’mirë; qishtu na meson Feja, e Shelbuesi jonë na tha n’Unjill: pa ndimë Teme s’mundeni me ba kurrnji send. Pak gja me kujtue mjerinë tande, me i here t’mushet mendja se pa tu perkrahë Zoti s’ke kurr farë fuqiet.

Xeje Fenë e t’biin nder mendë, qi Jezu Krishti asht e verteta e pamarueme, prandej s’mundet mu rrejt as se han fjalen qi e ka dhane per t’mire t’atyne, t’cillët kan per tu lutë Zemres t’Vet t’Hyjnueshme. 

Qindro pa praa n’uratë, e lypë t’mirat qi kee nevojë pa ngurrue n’ket kujdes tandë.

Si ti marrësh me mendë kto premtime t’çmueshme per t’sakte hovi i t’xeetit ka me tu shtue n’shpirt tand.

Mendimi i dytë

N’nji asi vegimesh, me t’cillat Shelbuesi jonë e ngushëlloi t’Lumen Maragaret Alakoke, i tha, qi hire t’posatëme kish ba gati per gjith ata, qi kishin per ta ndjekë ket perkushti e dishrote qi Zemra e Vet t’jet per gjith kta t’krishtenë porsi nji gurrë e pashterrshme per me i mushë me hire t’panumerta. – Pertriju n’zeell e bane per vedi ket perkushti, pse atherë edhe per ty jan kto premtime t’pashoqme. 

E cillat janë? Qe si dolen prej gojës s’Jezu Krishtit. 

  • Kam me i dhanë t’gjitha hiret e nevojshme n’cfaro rruget qi t’ket marrë.
  • Kam me i dhanë pagjen ndër shpia t’tyne.
  • Kam me i ngushllue ndër idhnime t’tyne.
  • Kam me kenë streha e fuqishme n’jetë e sidomos n’dekë t’tyne.
  • Kam me i shprazë me mjeftësii bekimet permbi vepra t’tyne.
  • Mkatnorët kan me gjetë n’Zemer Teme mëshir t’pakufi.
  • Shpirtnat e ftoftë kanë mu xee n’Zemer Teme.
  • Shpirtnat e perkushtuem kan me mrritë me t’shpejt n’nji shejtni t’pamasë.
  • Kam me i bekue ato shpia ku gjindet fugura e Zemres Seme.
  • Kam me i dhanë meshtarve dhuntien per me i prekë e me i zbuta zemrat ma t’fortat.
  • Gjith ato qi mundohen me perhapë ket perkushti, kan me pasë t’shkruem emrin e vet n’Zemer Teme e s’ka mu shlye kurr.
  • Po t’premtoj n’plotnii t’meshires t’Zemres Seme, qi dashnia e Sajë e panjehun do mu shpraz unjii permbi ata, qi kan me marrë Kungimin Shejtë per 9 muj rresht n’gjith t’paren t’premte t’mujit, ska me i ardhë deka n’mniie Teme, as pa Sakramende, qi Kisha Shejtë jep n’çase t’dekes: Zemra Eme n’at ças t’vshtir ka me kenë strehë per ta. 

O ç’premtime t’kandshme e t’dobishme janë kto: orvatu me ja dit pahin. 

Mendimi i Tretë

Animaa mendo mirë mos t’shkojn kot per ty kto farë premtimesh e t’ja kesh hatrin shpirtit tandë tuj e lulzue me kto hire. Në kjoftë qi deri sot ske pasë gjith ato t’mira, rmoje pak vedin, pale a je shmangë prej kësaj perkushtii? – dikuer ndoshta ke kenë i xeet e mrapa je merzitë e i ke lshue ato vadina a punë pershpirtshme. Kqyr a ka kenë perkushtija e jote e unjishme, a veç per faqe e do si do? – Si je tui ndrrue jeten tande e tuj u largue prej atyne mkateve n’t’cillat ka ditë je shty. 

Lutja jote a ka kenë perherë e percjellun me uzdajë paperkulun per me pasë gjithça per meritime t’kësaj Zemer t’Hyjnueshme? – Pvete nopak vedin, pade ca t’thotë zemra. 

Sot mos u çoh prej kamve t’Krishtit pa ba njet mu shporrë prej atyne fajeve e mu përtri n’t’xeet e n’dashnië ndei Zemren e Shelbuesit tand e kso doret mas fjalet t’Krishtit kan me rrjedhë n’shpirt tandë hiret e t’mirat ma t’sgiedhunat.

Uratë

Ca ka me thanë Zemra Jote e flakrueme, o i amli Jezu, tuj paa sh’njerzinë teme, qi po kerkoj pa praa ngushllime nder kreatyrë n’vend qi me tu lutë Ty e mu pshtetë unjii n’fjale Tande me t’cillen je lidhë me mba mire. Ti per t’sakte je tuj e dertue marrinë e gabimin tem, e Zemra jote sun t’rrine pa u pezmatue n’mue qi t’kam poshtnue sa herë nen sende kote, t’cillat s’munden kurrsesi me m’kondenue.

O e Mira e eme e Dashtun, sa fort m’ke durue e m’ke hatrue edhe kur iksha prej Tejet. E di mirë se Zemra Jote e meshirshme m’ka thirrë n’shum mendyrë per me ma mushë menden se ndër nevojë t’mia te Ti do t’ngas, e n’Ty do ta nguli krejt uzdajen teme! 

O zemra eme ende sje zbutë! Ende spo shef gabimin tand? E ç’t’mire ke gjetë n’sende t’kësaj toke mbas t’cillave deri tash je dhanë gjith aq? 

O zemer fort e permallshme, qendra e t’gjith zemrave, kroni i gzimeve, i visarit e hireve t’paçmueshme. T’due o Jezusi jem, t’due veç ty permbi t’gjith kafshë t’krijueme: – deh! Fashiti dishiret e mia, m’lumno ndër t’tana vshtirsit, o knaqja e shpirtit tem. 

Deh po t’lutem mi helmo e mi çart ngushllimet, qi t’kërkoj mas sodit prej kreatyrve e t’xaa nji herë qi Ti o Zemer e ambel, mundesh e di me m’lumnue pernjimend, sikuer i ke premtue t’gjith atyne, qi e marrin mrapa me qindres t’paperkulun ket perkushti. 

Lulja e Shpirtit

Me t’xeet fole tri herë Punen e Dashtnis ndej Zemren e Krishtit, per me e shpërblye t’ftoftin, me t’cillin deri tash e ke dashtë.

Puna e Dashtnis: O Zoti em, Ty, qi je fort i dashtun, Mirsi mi tana t’mirat, unë t’dua me gjithë zemer e me gjithë fuqin e shpirtit tem, per dashtnin t’ande e dua t’afermin tem si vedin. O Zot, m’nep mundsi me t’dashtë perher e ma shumë.

Zhgjetoreja

O Krisht m’flakro n’dashtni 

 

Zemra e Krishtit gjith dashtni 

Ban qi t’dojn e emja unjii

Ndollia

N’1896 nji vajz prej Belgjiket ja çoi t’shkrueme me kto fjalë t’sjellunit e saj kah Zoti, Drejtorit t’Elcijes.

Kur e kapa t’dymdheten vjetë m’shtiinë n’nji mësojtore ku m’gjet e zeza, e hupa pastrin e mrapa edhe Feen. Kush m’bisedote permbi punë t’shpirtit e t’Fees pa kurr farë marret e vesha n’lojë e u zgërdhisha.

Nji ditë mas msimit, e para m’bertiti rrebtë e mu kercnue bukur fort, at herë une mora pezëm e tuj u sjellë kahe sheitani i thaçë “Eja o djall, e ma merr zemren teme, pse ty po ta truj, asht e jotja e kjoft e jotja pergjithmone.” N’at ças mu davarritë krejt pagja e mu duktë si me pasë pasë fundin e ferrit per mrenda mejet. Prej t’vshtiret m’kishte tretë ftyra e u shifshin edhe perjashta tana shejet e dishprimit. N’ket mjerim ju dhimshe edhe gurit e per fatmir temë m’ndeshi Zoti nji mikneshë, e cilla tuj mpa n’at mjerni ma mushi menden me fillue nji nançe (Novena – 9) Zemres t’Krishtit. Unë per me e hjekë qafet e ma fort si per bindë i ndigiova, madje t’mramen ditë t’nançit çova lmoshen per mu thanë nji Meshë n’lavdë t’kësaj Zemre t’Hyjnueshme. Sdi as vet me diftue si u ndrrova me nji herë. Mbas tetë vjetë t’dishprimit m’leu prap shpnesa n’zemer teme. U rrfeva si a ma mirë e me gjith t’xeet mora Jezu Krishtin n’Kungim, e mu baa n’at ças si me i ndije kto fjalë:  “Cou, se t’jane shlye mkatet tua.” 

Qe sa mirë vertetohet premtimi i Krishtit: Qi “mkatnorët gjejn n’Zemer Teme kronin e mshirës t’pamarueme.“

2 Qershor –Shën Marçelini e Pjetri, Erasmusi ipeshkëv, martir

Jeta e Shën Marçelinit, Pjetrit dhe Erasmusit

Edhe pse ne dimë shumë pak për këta dy martirë nën Dioklecianin, nuk ka dyshim se kisha e hershme i nderonte ata. Dëshmi për respektin në të cilin ata u mbajtën janë Bazilika e Kostandinit e ndërtuar mbi varret e tyre dhe prania e emrave të tyre në lutjen e parë eukaristike.

 

Papa Shën Damasi thotë se historinë e këtyre dy martirëve e ka dëgjuar nga ekzekutuesi i tyre, i cili u bë i krishterë pas vdekjes së tyre. Marçelini, një prift dhe Pjetri, një ekzorcist, vdiqën në vitin 304. Sipas një legjende të martirizimit të tyre, dy romakët e panë burgimin e tyre si vetëm një mundësi më shumë për të ungjillizuar dhe arritën të konvertonin rojtarin e burgut dhe familjen e tij. Legjenda thotë gjithashtu se atyre iu pre koka në pyll, në mënyrë që të krishterët e tjerë të mos kishin një shans për të varrosur dhe nderuar trupat e tyre. Megjithatë, dy gra i gjetën trupat dhe i varrosën siç duhet.

 

Erasmus njihej edhe si Elmo. Ai ishte ipeshkvi i Formies, Campagna, Itali dhe pësoi martirizim gjatë persekutimit të të krishterëve nga Diokleciani. Një herë ai iku në Malin Liban gjatë persekutimit dhe jetoi një jetë të vetmuar atje për ca kohë, duke u ushqyer nga një korb. Pasi perandori zbuloi vendndodhjen e tij, ai u torturua dhe u fut në burg. Legjenda thotë se një engjëll e liroi dhe ai u nis për në Iliri, ku përfundimisht pësoi martirizimin dhe ishte një nga Katërmbëdhjetë Ndihmësit e Shenjtë. 


Meditim — Është një themel i moralit të krishterë dhe një e vërtetë që Krishti e ka shpallur në termat më të qartë dhe në shkrime të panumërta të Ungjillit, se kryqi ose vuajtjet dhe vdekjet janë rruga drejt lumturisë së përjetshme. Prandaj, ata që nuk bëjnë këtu një jetë të kryqëzuar dhe të vdekur, janë të padenjë për të zotëruar gëzimet e papërshkrueshme të Mbretërisë së Tij. Në këtë rrugë eci Vetë Zoti ynë, modeli dhe prijësi, dhe i Apostulli i Tij i madh na kujton se Ai fitoi Parajsën vetëm me gjakun e Tij dhe me kryqin.

Muaji i Zemrës së Shenjtë të Krishtit, P. Enjell Sereqi S.J. – Dita e Parë

Muaji i Zemrës së Shenjtë të Krishtit, P. Enjell Sereqi S.J. - Dita e Parë

C’do gjaa send saa do e bukur e e kandshme me kenë nuk çmohet pa u njoftë pahi i sajë, por saa ma fort t’njifet aq ma fort i ngrehë t’gjitha zemrat prej vedit.

Kjo vertetsii delë n’shesh kuer vjen puna me njoftë sidomos Jezu Krishtin e Zemren e Tij, qi a e mira e pamarueme; sepse saa ma me temel t’a njofim, aq ma me t’zeet kanë per t’u shkri zemrat t’ona n’dashtnii per Te; e atherë, si me thanë, kishim mu zhytë n’ket krue t’pashterrueshem t’gjithave gëzimeve, mbasi ky t’njoftun na e zgjaan prore t’kqyrunit t’onë n’ketë deet t’pamasë t’Lumniis t’vertetë, na banë me harrue nji faret t’miren t’onë si kahë shpirti si kahë korpi tui u knaqë krejt n’Vetëtmiren e pamarueme n’vetvedi, e këndei edhe rriedhe unjija e jon kryekput me Te.

Me rrugë praa Sh’Pjetri na thotë: Shkoni tui e njoftë per herë ma fort Zotin Shelbuesin tonë Jezu Krishtin. Prej ktii t’njoftunit i çmueshem ka me na ndollë edhe nee sikuer, atii qi kqyrë diellin i meren syyt e per nji copë here s’shef kurrgjaa veç se diell, njishtu edhe dashtnija e vertetë n’Jezu Krishtin ka me na daa prei asai dashtnii kote t’kreatyrve e t’kafshve tkrijueme. 

Paste fuqii ky liber i vogel per me njoftë e me dashtë Shqypetarët prore ma fort Zemren e Shelbuesit e Zotit tonë Jezu Krishtit, atherë per t’dreite kam per t’kenë fatbardhë e ka per t’mu shpërblye ky mundë i leet qi e kreva per ma t’madhen ndeer e lavdë t’kësai Zemer t’hyjnueshme. 

Kto kuitime, uratë, zhgjetore, lulze e ndollina qi gjinden n’ket liber munden me t’vieftë fort, o këndues i përkushtueshem, jo veç n’muj t’qershorit, por edhe n’tiera koh tmotmotit…

 

N’Shkoder me 3 t’Gushtit 1911

P. Enjell Sereqi i Shoqnise t’Jezusit

Urata e Gatimit

Une po besoj me nji fee t’gjaallë se jam para madhniis sate, o Zoti i em, eja o Shpiirtë e Korpë per me i dalë para Si e me adhrue.

Po permyzem me ftyrë per dhee me pellkë t’zemres po t’adhuroi, o Zoti i emë e po t’a dii per ndeer per t’mira qi m’ke baa, maa shëndritë, po t’lutem, menden teme e m’a xejë zemren qi t’a njofë, t’a due e t’a ndieki per herë ma fort Zemren tande, o Jezu Krishti, qi jee rruga, e verteta e t’gjaalltit, n’gjitha kto t’mira e vyrtyre qi po m’i mson sidomos: GATIMI I PARE & DYTE (ma poshtë), e banë qi mos t’i kundershoi ma shëndritsinave tua, por t’pertrihem prore nder vyrtyte tui jetue krishtenisht t’mund des n’hiir t’andë. O Zoja e Bekueme m’ndimo per m’e ju pergjaa Birit t’andë t’hyjnueshmit. Shejti Jozef, Enjilli i Rois e t’gjith Sheitnit e Parrizit lutnije Zotin per mue. 

E Para Dite

Disa arsyena per me marrë mrapa me zell mujin e Zemres t’Jezu Krishtit. 

Gatimi i Parë: Ta keeshë para syysh Jezu Krishtin qi tui t’a zblue Zemren e Vet t’thotë: Qe Ajo Zemer qi kaq fort t’kaa dasht. (Gatimi i parë a si nji free per me ndalë menden tonë mos t’daravitet n’kohë t’kuitimit)

Gatimi i Dytë: Lypi ndimen per me nderue me kujdes n’ket muj at Zemer t’Hyjnueshme. (Gatimi i dytë asht nji hirë a premtim qi dona me xierre prei kuitimit e prandei ja lypim Zotit qyshë n’fillim)

Mendimi i Parë

Per t’sakët peshimi i ktyne arsyenave, o këndues i dashtun, ka me pasë fuqii per me t’zee unjii mbas ksai perkushtimi t’amel. 

Mendo me temel se e kuja asht kjo zemer? – e pik s’parit ven oroe neltmadhnin e Sajë. 

Feja na mson qi i Biri i Tenzot n’t’mishnuem t’vet muer nji korp e nji shpiirt n’krahnuer t’Zojes Bekueme per vyrtyt t’Shpirtit Sheit, e n’at ças edhe zemra e Tij u pernjit hyjniis n’nji Vetii t’hyjnueshme: e pranei kjo Zemer asht e hyjnueshme, d.m.th. Zemra e Zotit. Ai i Lumi gjallitë dyy jetë, t’niriis qi asht sikuer ajo e jona, e t’hyjnis, e cilla asht vertet e Perendiis. – E praa tana adhrimet e ndeerimet ma t’neltat, qi i diftoim kësaj Zemer shkrepen n’hyjnii. – Sikuer vendaliit e qielles pa ja daa e adhroin me at ndeerim qi i perket vec Zotit, qishtu edhe na ktu n’tokë tui u permyzë perpara fugurave t’Saja adhroim Atë Zemer qi lumnon n’Parriiz e asht per jetë t’jetes gëzimi i Eive e i Sheitaave.

Oh ç’t’zeet kaa per t’u pertrii n’shpiirt t’andë ne e paç ket farë besimit t’gjaall, e atherë edhe luta ka per t’kenë ma e ndezun, pse ka me t’u baa si me fole me Zemer t’Zotit t’andë. 

Mendimi i Dytë

Mendo saa e dejë asht kio Zemer per me kenë ndeerue prei t’mirave t’panjehuna qi janë mledhe n’Te.

Sh’Paali na thotë se n’Te gjinden t’gjitha visaret e ditunies e t’dijes t’Aatit me plotnii t’kendunit e hyinueshem: kndei t’mirat e Saja s’munden me kenë ma t’mdhaja pse janë t’panjehuna e t’hyinueshme. Mushë me gëzim thui Zemers s’Jezu Krishtit. Ti jee e paster e vet pastria e Zotit. – Ti jee sheite e vetë sheitnija e Zotit, gjithpushtueshme, gjithmshiirshme, unjii besnike, gjithfuqishme. – Kjo Zemer praa porsi kroni i t’tana hiire t’mirave ka me dijë me kenë dasht e adhrue saa asht i deji vet Zoti. O Jezu i dashtun, ndoshti qi tash per t’paren herë po i njof kto visare t’pamarueme, qi kaq me plotnii janë mledhe n’Tyy: e sikuer ai i verbti i Unjillit, qitash po filloi me i çile syyt per me e paa madhniin e hijeshiin tande. – Mirfillit mundem me thanë me Sh’Agustinin: – Oh bukurii kaq e ree e kaq e hershme! – kaq e hershme saa asht i hershem Zoti, e kaq e ree per mue qi deri sot s’t’kam njoftë as t’kam diit gjith aq saa duhet. 

Mendimi i Tretë

Do t’a nderosh ket Zemer per me ja diit t’mirat qi t’kaa baa. Peshqeshet ma t’mdhajat, qi kee pasë n’ket jetë prei Krishtit, janë Feja e i Shejtnueshmi Sakramend i lterit. Feja asht porsi temeli i t’tana dhantiive: e Sakramendi i lterit ka n’vedi baasin e kronin e t’gjitha hireve. Tash ti kto dyy dhantina kaq perneltueshme t’riedhin ndreit prej Zemres t’Krishtit porsi prei gurret. Na ban me diit Sh’Njon Unjilltari, qi si diq Krishti n’krygj, me nji heshtë kie depertue Zemra e Tii e prei aso varret i duelne disaa pika gjak e ujë. Ky gjak e ky ujë, si e zhdrivillon mirë Sh’Njon Gojarti, jaë çmime dashnijet, qi na qesin çiltas kto dyy peshqeshe. Feja sheite asht shenjue nat ujë, qi asht landa e Pagzimit, e nat gjak a shenjue Sakramendi i lterit n’t’cillin asht ver e vertetë Jezu Krishti. Merre vesht nderen qi t’ka baa Shelbusi i jyt ne pac nji sakramend i cilli t’shlyene mkatin e rriedhshëm t’dukon n’shpiirt feen, shpneshen, dashtniin, t’ban birin e Zotit n’shpiirt e mirazçiin a trashigimtarin e Parrizit, kreit do t’ja diish kësaj Zemer t’shugueshme, qi t’a ka baa fatmirsiin. Në muish sot me marrë korpin e Krishtit e me mbaitë shpiirtin kahë hiri i Zotit, fiill tvien kio ndeer prei Zemres t’Krishtit. Si kee me muite me i kuitue kto verteta, e me kenë aq i ngathtë n’sherbesë t’kësai Zemer kaq fisnike e dashamire?

Merre me mend nevojen e madhe, qi kee me i pergjegjë ktyne dhantinave me vepra sheite sidomos n’ket muj.

Uratë

O i amshueshmi Zot, qi i kee thane t’Lumes Margarite m’lypë çka t’duesh per hater t’Zemres t’Birit t’emë e kam per t’a ndigiue lutjen: edhe une pshtetun n’ket fialë tande po permyzem para madhniis sate e po t’lutem me t’pervuitë n’emen t’ksai Zemer me mdhane hirin per me e dashtë e me ndiekë Jezu Krishtin sidomos n’ket muej, qi po ja kushtoj unjii.
Ti, o Zot, mu perkrah n’ligshtii teme e mep fuqii t’qindroi nder vepra t’mira e per ditë ma fort t’a ndeeroi me t’xeet ket Zemer t’hyinueshme. Ban qi tui e marre mrapa ket perkushtii t’ngushlloi Tyy e t’xiir t’madhe dobi per shpiirt sikuer Ti vet ke dhanë fialen. – Kio uratë asht fort e pelqyeshme para Tejet, pse asht ajo qi na ka msue i Biri i Yt kuer i kallxoi Apostuive si mu lutë: Sheitnue kioft Emni i Yt. – Spo t’lypi ndeer, gjaa e t’mira t’shekullit, kto epia atyne qi t’i dishroin. Unë po t’lypi hiirin me njoftë, me dashtë, e me ndiekë per herë ma fort Zemren e Krishtit, e prandei plot me uzdajë po t’tham me profet Danielin: M’ndigio, o Zot, m’ndii, o Zot, m’kqyre me dashtnii e m’mush me hiire e me t’mira Tua. (Dan 9.19)

Luleja e Shpiirtit

Sot daai puëet e pershpiirtshme, me t’cillat do me e ndeerue n’ket muei Zemren e Krishtit e mos u topit, por qindro n’ta me kuides t’posaçem.

Zhgjetoria

Banë qi t’a due per herë Zemren tande.

Zemra e Krishtit Zotit tonë

Ban qi t’due ma fort gjithmonë

Ndollia

N’jete t’Nikoll Celestinit i shoqniis t’Jezusit shkrue prei P. Termaninit, kendoim qi me 16 t’Qershorit 1764 ky dialë hini n’rishtore t’Shna Nreut n’Monte Cavallo n’Rome, e me shum zeell i shkoi t’parat muj t’jetes t’vet. N’t’dyten vietë me 10 t’Kallnorit e kapi nji lëngat kaq e randë saa e çoi shpeit n’cull t’mordes.

Rishtari i xeet veç per nji punë gjindei n’mendim, sepse prei lëngatet s’muite mu kungue. Fort me zeell ju porosit Sh’Luigjit per me ja baa dhantii kungimin per shtegtim. Nuk giati shum e i raa n’fash’e liga e me marrë pa vshtiir Jezu Krishtin n’zemer e si e patë ket mirsii me pagje t’madhe gaçohei dekes. 

Por Sh’Luigji dote me e shendoshë. Ju duk çiltas e po i thotë. – Shka do ti? A shëndeten a deken? Diali i pergjegjë – U baftë vullndesa e Zotit. – E mirë praa ja pret Sh’Luigji Zoti do me t’dhane jeten, por me ket kusht qi t’a shkosh unjii kndei e mrapa rrnesen t’ande tui perhapë gjithkah përkushtiin e Zemres t’Krishtit, e cilla asht fort e pelqyeshme para Zotit n’qiiil. Mos ti harroim kurr kto t’mramet fiale t’Sh’Luigjit, me t’cillat na siguron qi ket perkushtii e ka n’hater e n’begenii a pomi n’nji mëndyrë t’posaçme i madhi Perendii. Per t’vertete ky mendim ka me na dhanë nji shkasë t’kandshem per me hiekë çdo papunii nket muei. 

1 qershor – Shën Anxhela Meriçi

Jeta e Shën Anxhela Meriçit

Ajo mbeti jetime në moshën dhjetë vjeçare dhe së bashku me motrën e saj të madhe shkuan në shtëpinë e xhaxhait të saj në qytetin fqinj Salo, ku jetuan një jetë engjëllore. Kur motra e saj vdiq papritur, pa mundur të merrte sakramentet e fundit, Anxhela e re ishte shumë e shqetësuar. Ajo u bë terciare e Shën Françeskut dhe i shtoi shumë lutjet dhe pikëllimet për prehjen e shpirtit të motrës së saj. Në ankthin dhe thjeshtësinë e saj të devotshme, ajo iu lut Zotit që t’i zbulonte gjendjen e motrës së saj të vdekur. Thuhet se me një vegim asaj iu zbulua se motra e saj ishte në shoqërinë e shenjtërve në parajsë.

 

Kur ajo ishte njëzet vjeç, xhaxhai i saj vdiq dhe ajo u kthye në shtëpinë e saj në Desenzano. E bindur se nevoja e madhe e kohës së saj ishte një udhëzim më i mirë i vajzave të reja në bazat e Fesë së Krishterë, ajo e shndërroi shtëpinë e saj në një shkollë ku në intervale të caktuara mblidhte çdo ditë të gjitha vajzat e vogla të Desenzanos dhe u mësonte atyre Doktrinën e Krishterë. Tregohet se një ditë, ndërsa ishte në ekstazë, ajo pati një vizion në të cilin iu zbulua se do të themelonte një shoqatë të virgjëreshave që do t’i kushtonin jetën e tyre trajnimit fetar të vajzave të reja. Shkolla që ajo kishte krijuar në Desenzano shpejt dha fryte të bollshme dhe ajo u ftua në qytetin fqinj, Brescia, për të krijuar një shkollë të ngjashme në atë vend. Anxhela e pranoi me kënaqësi ftesën.

 

Në vitin 1524, ndërsa po bënte pelegrinazh në Tokën e Shenjtë, ajo u verbërua papritmas kur ishte në ishullin e Kretës, por vazhdoi udhëtimin e saj drejt Vendeve të Shenjta dhe u shërua në kthimin e saj ndërsa lutej përpara një Kryqi në të njëjtin vend ku ajo ishte goditur nga verbëria disa javë më parë. Kur, në vitin jubilar 1525, ajo kishte ardhur në Romë për të fituar indulgjencat, Papa Klementi VII, i cili kishte dëgjuar për shenjtërinë e saj të madhe dhe suksesin e saj të jashtëzakonshëm si mësuese fetare e vajzave të reja, e ftoi të qëndronte në Romë; por Anxhela, e cila i shmangej publicitetit, u kthye në Brescia. Më në fund, më 25 nëntor 1535, Anxhela zgjodhi dymbëdhjetë virgjëresha dhe hodhi themelet e urdhrit të Ursulinëve në një shtëpi të vogël pranë kishës së Shën Afras në Brescia. Pasi ishte pesë vjet eprore e urdhrit të sapothemeluar, ajo vdiq.

 

Trupi i saj shtrihet i varrosur në Kishën e Shën Afras në Brescia. Ajo u shpall e Lumë në 1768, nga Klementi XIII, dhe u kanonizua në 1807, nga Piu VII.

Maria – Mbretëresha e Qiellit dhe Tokës

Maria - Mbretëresha e Qiellit dhe Tokës

Papa Piu XII në Enciklikën Papale Ad Caeli Reginam shpalli doktrinën tradicionale mbi Marinë Mbretëreshë dhe themeloi këtë festë për Kishën Katolike.

 

I bekuari Papa Piu IX tha për Mbretëreshën Mari: “Duke kthyer zemrën e Saj amnore drejt nesh dhe duke u marrë me çështjen e shpëtimit tonë, ajo shqetësohet për të gjithë racën njerëzore. E caktuar nga Zoti si Mbretëresha e Qiellit dhe e Tokës, dhe e lartësuar mbi të gjitha koret e engjëjve dhe radhët e shenjtërve në Qiell, duke qëndruar në të djathtë të Birit të Saj të vetëm, Zotit tonë Jezu Krisht, ajo lutet më fuqishëm me lutjet e Saj amnore, dhe Ajo merr atë që kërkon.”

 

Papa Piu XII shtoi si vijon: “Ne urdhërojmë që në festë të ripërtërihet kushtrimi i racës njerëzore Zemrës së Papërlyer të Virgjëreshës së Bekuar. Mbi këtë bazohet një shpresë e madhe se do të lindë një epokë lumturie që do të gëzohet në triumfin e Fesë dhe në paqen e Krishterë”

 

“Prandaj, le t’i afrohen të gjithë me besim më të madh se më parë, te froni i mëshirës dhe hirit të Mbretëreshës dhe Nënës sonë për të kërkuar ndihmë në vështirësi, dritë në errësirë ​​dhe ngushëllim në telashe dhe pikëllim…

 

“Kushdo, pra, që nderon Zonjën sundimtare të engjëjve dhe njerëzve – dhe askush të mos mendojë se është i përjashtuar nga pagesa e atij lëvdimi të një shpirti mirënjohës dhe të dashur – le ta thërrasë atë si Mbretëreshën më të vërtetë dhe si Mbretëreshën që sjell bekimet e paqes, që ajo të na tregojë të gjithëve, pas këtij mërgimi, Jezusin, i cili do të jetë paqja dhe gëzimi ynë i përhershëm.”

Që në kohët e hershme të krishterët kanë besuar, dhe jo pa arsye, se ajo prej së cilës lindi Biri i Shumë të Lartit, mori privilegje hiri mbi të gjitha qeniet e tjera të krijuara nga Hyji. Ai “do të mbretërojë përgjithmonë në shtëpinë e Jakobit”, “Princi i Paqes”, “Mbreti i Mbretërve dhe Zoti i Zotërve.” Dhe kur të krishterët reflektuan mbi lidhjen intime që krijohet midis një nëne dhe një biri, ata pranuan me lehtësi dinjitetin më të lartë mbretëror të Nënës së Zotit.

 

Prandaj nuk është për t’u habitur që shkrimtarët e hershëm të Kishës e quajtën Marinë “Nëna e Mbretit” dhe “Nëna e Zotit”, duke e bazuar qëndrimin e tyre në fjalët e kryeengjëllit Shën Gabriel, i cili paratha se Biri i Marisë do të mbretëronte përgjithmonë, dhe me fjalët e Elizabetës, e cila e përshëndeti me nderim dhe e quajti “Nëna e Zotit tim.” Në këtë mënyrë ata nënkuptuan qartë se ajo kishte njëfarë pozitë të lartësuar nga dinjiteti mbretëror i Birit të saj.

 

Kështu, Shën Efremi, i djegur nga frymëzimi poetik, e paraqet atë duke folur në këtë mënyrë: “Qielli le të më mbaj, sepse Unë jam nderuar mbi të. Sepse qielli nuk ishte nëna Jote, por ti e bëre atë fronin Tënd. Sa më e nderuar dhe më e lumë se froni i një mbreti është nëna e Tij.” Dhe në një vend tjetër ai kështu i lutet asaj: “… Shërbëtorja madhështore dhe Qiellore, Zonjë, Mbretëreshë, më ruaj dhe më mbaj nën krahët e tu, që Satanai, mbjellësi i shkatërrimit, të mos lavdërohet mbi mua, që armiku im i lig të mos fitojë kundër meje.”

 

Shën Gregori Nazianzen e quan Marinë “Nëna e Mbretit të universit” dhe “Nënën e Virgjër që solli Mbretin e gjithë botës”, ndërsa Prudentius pohon se Nëna mrekullohet “se ajo ka sjellë Zotin si njeri, madje edhe si Mbret Suprem.”

 

Dhe ky dinjitet mbretëror i Virgjëreshës Mari tregohet mjaft qartë nëpërmjet pohimit të drejtpërdrejtë nga ata që e quajnë atë “Zonjë”, “Sundimtare” dhe “Mbretëreshe”.

 

Në një nga predikimet që i atribuohen Origjenit, Elizabeta e quan Marinë “Nëna e Zotit tim”. madje i drejtohet asaj si “Ti, Zonja ime”.

 

E njëjta gjë gjendet edhe në shkrimet e Shën Jeronimit ku ai bën këtë deklaratë mes interpretimeve të ndryshme të emrit të Marisë: “Duhet të kuptojmë se Maria do të thotë Zonjë në gjuhën siriane”. Pas tij Shën Gojarti thotë të njëjtën gjë më qartë në këto fjalë: “Fjala hebraike “Mari” do të thotë “Domina”. Prandaj Engjëlli i drejtohet asaj si ‘Zonjë’ për të përjashtuar çdo frikë në Nënën e Zotit, e cila lindi dhe u quajt ‘Zonjë’ me autoritetin dhe urdhrin e Birit të saj.”

 

Për më tepër, Epifanius, ipeshkvi i Kostandinopojës, duke i shkruar Papa Hormisdasit, thotë se ne duhet të lutemi që harmonia e Kishës të ruhet “me anë të hirit të Trinisë së shenjtë dhe konsubstanciale dhe me lutjet e Marisë, Zojës, dhe Virgjëreshës dhe Nënës së shenjtë dhe të lavdishme të Zotit.”

 

Virgjëresha e Bekuar, e ulur në të djathtën e Hyjit për t’u lutur për ne, përshëndetet nga një shkrimtar tjetër i së njëjtës epokë me këto fjalë, “Mbretëresha e njeriut të vdekshëm, Nëna më e shenjtë e Hyjit.”

 

Shën Andrea i Kretës shpeshherë ia atribuon dinjitetin e një mbretëreshe Virgjëreshës Mari. Për shembull, ai shkruan: “Sot Ai transporton nga banesa e saj tokësore, si Mbretëreshë e racës njerëzore, Nënën e Tij gjithmonë të Virgjër, nga barku i së cilës Ai, Zoti i gjallë, mori trajtë njerëzore”.

Dhe në një vend tjetër ai flet për “Mbretëreshën e të gjithë racës njerëzore besnike ndaj kuptimit të saktë të emrit të saj, e cila është e lartësuar mbi çdo gjë, përveç vetë Zotit”.

 

Po kështu, Shën Gjermanus i flet Virgjëreshës së përulur me këto fjalë: “Fronëzoju, Zonjë, sepse është e përshtatshme që të ulesh në një vend të lartësuar, pasi je një Mbretëreshë dhe e lavdishme mbi të gjithë mbretërit.” e quan atë “Mbretëresha e të gjithë atyre që banojnë në tokë”.

 

Ajo quhet nga Shën Gjon Damasku “Mbretëreshë, Sundimtare dhe Zonjë”, dhe gjithashtu “Mbretëresha e çdo krijese.” Mbretëresha e përhershme pranë Mbretit, djali i saj, “balli i bardhë si bora i të cilës kurorëzohet me një kurorë të artë”.

Dhe së fundi Shën Ildefonsi i Toledos mbledh së bashku pothuajse të gjithë titujt e saj të nderit në këtë përshëndetje: “O Zoja ime, Sovranja im, Ti që sundon mbi mua, Nëna e Zotit tim… Zonjë mes shërbëtoreve, Mbretëreshë mes motrave.”

 

Teologët e Kishës, duke e nxjerrë mësimin e tyre nga këto dhe dëshmi të tjera pothuajse të panumërta të dhëna shumë kohë më parë, e kanë quajtur Virgjëreshën më të Bekuar Mbretëresha e të gjitha krijesave, Mbretëresha e botës dhe Sundimtare e të gjithave.

 

Barinjtë Suprem të Kishës e kanë konsideruar si detyrën e tyre të promovojnë me lavdi dhe nxitje përkushtimin e popullit të krishterë ndaj Nënës dhe Mbretëreshës qiellore. Thjesht, duke kaluar mbi dokumentet e Papëve më të fundit, është e dobishme të kujtojmë se qysh në shekullin e shtatë, paraardhësi ynë Shën Martini I e quajti Marinë “Zonja jonë e lavdishme, gjithnjë Virgjëreshë”.

31 Maj – Shën Petronilla, e virgjër

Jeta e Shën Petronilës

Mes dishepujve të apostujve në epokën e hershme të shenjtërve, kjo virgjëreshë e shenjtë shkëlqeu si një yll i ndritshëm në Kishë. Ajo jetoi kur të krishterët ishin më të etur për të jetuar mirë sesa për të shkruar shumë: ata dinin të vdisnin për Krishtin, por nuk përpiluan kurrë libra të gjatë në të cilët krenaria ka shpesh një pjesë më të madhe sesa dashuria. Prandaj, asnjë e dhënë e veçantë e veprimeve të saj nuk na është dhënë. Por sa e shquar ishte shenjtëria e saj, mund ta gjykojmë nga shkëlqimi me të cilin ajo dallohej mes apostujve, profetëve dhe martirëve.

Thuhet se ajo ishte vajza e apostullit Shën Pjetër; se Shën Pjetri ishte martuar përpara thirrjes së tij në apostullim (mësojmë nga Ungjilli). Shën Klementi i Aleksandrisë na siguron se gruaja e tij arriti lavdinë e martirizimit, në të cilën vetë Pjetri e inkurajoi, duke e urdhëruar që të kujtonte Zotin tonë. Por nuk është e sigurt nëse Shën Petronilla ishte më shumë se bija shpirtërore e atij apostulli. Ajo lulëzoi në Romë dhe u varros rrugës për në Ardea, ku në kohët e lashta një varrezë dhe një kishë mbajtën emrin e saj.

 

Meditim – Ndër shenjtër fundi i madh për të cilin jetonin ishte gjithmonë i pranishëm në mendjet e tyre dhe kujtonin çdo çast të humbur në të cilin nuk bënin përparime drejt lumturisë së përjetshme. Si do t’i dënojë në ditën e fundit shembulli i tyre budallallëqet e parëndësishme dhe pjesën më të madhe të bisedave dhe punëve të botës, të cilat nuk synojnë gjë tjetër veçse zbavitjet e çastit dhe harrojnë të vetmen çështje të rëndësishme – çështjen e përjetësisë.

30 Maj – Shën Feliksi I, Papë e Martir

Jeta e Papa Shën Feliksit I

Shën Feliksi ishte romak dhe pasoi Papa Shën Dionizin në qeverisjen e Kishës në vitin 269. Pali i Samosatës, Ipeshkvi krenar i Antiokisë, fajit të shumë krimeve të mëdha i shtoi edhe atë të herezisë, duke mësuar se Krishti nuk ishte më shumë se një njeri i thjeshtë, në të cilin Fjala e Hyjit banoi si në tempullin e vet, bashkë me shumë gabime të tjera të rënda në lidhje me misteret kryesore të Trinisë dhe Mishërimit.

Në Antioki u mbajtën tre Këshille për të shqyrtuar çështjen e tij, dhe në të tretin, të mbajtur në vitin 269, duke qenë i dënuar qartë për herezi, krenari dhe shumë krime skandaloze, ai u shkishërua, u rrëzua dhe Domnus u vu në vend të tij. Ndërsa Pali e mbante ende shtëpinë ipeshkvnore, Shenjti ynë iu drejtua perandorit Aurelian, i cili, megjithëse ishte pagan, dha urdhër që shtëpia t’i jepej atij të cilit ipeshkvinjtë e Romës dhe të Italisë ia kishin caktuar. Gjatë shpërthimit të persekutimit të Aurelianit, Shën Feliksi, i patrembur nga rreziku, i forcoi të dobëtit, i inkurajoi të gjithë, i pagëzoi katekumenët dhe vazhdoi të përpiqej për t’i kthyer të pafetë në Fe. Ai vetë mori lavdinë e martirizimit. Drejtoi Kishën për 5 vjet dhe kaloi në Përjetësinë e lavdishme në vitin 274.

 

Meditim – Shembulli i Shëlbuesit Tonë dhe i të gjithë shenjtërve të Tij duhet të na inkurajojë nën të gjitha sprovat që të vuajmë me durim dhe madje me gëzim. Së shpejti do të fillojmë të ndiejmë se sa e ëmbël është të shkelësh në hapat e një Hyji të bërë njeri, dhe do të zbulojmë se nëse i marrim me guxim kryqet tona, Ai do t’i lehtësojë ata duke ndarë barrën me ne.

28 Maj – Shën Agustini i Kanterburit

Jeta e Shën Agustinit të Kanterburit

Shën Agustini i Kanterburit ishte një misionar që ri-ungjillëzoi Anglinë në fund të shekullit të gjashtë nëpërmjet aftësive të tij administrative dhe besimit mrekullibërës.

 

Kur romakët u tërhoqën nga Anglia në vitin 410, Anglezët mbetën të pambrojtur ndaj sulmeve të fiseve Gjermanike Saksone. Besimi kishte ardhur në Angli me romakët, dhe u ndalua kur ata u larguan.

 

Në vitin 596, Papa Shën Gregori i Madh vendosi se ishte koha për të ri-ungjillizuar Anglinë, pasi mori lajmin se Kisha do të mirëpritej nga mbretërit atje. Ai dërgoi 30 misionarë nga manastiri të cilit i përkiste, duke përfshirë edhe udhëheqësin e komunitetit, Agustinin.

 

Grupi mbërriti në veri të Francës dhe u paralajmërua që të mos kalonin kanalin për në Angli për shkak të rrezikut të udhëtimit dhe egërsisë së njerëzve atje. Të dekurajuar, Agustini dhe grupi u kthyen në Romë, por Papa Gregori i ktheu prap duke u thënë: “Shkoni, në emër të Zotit! Sa më të mëdha të jenë vështirësitë tuaja, aq më e madhe është kurora juaj. Hiri i Zotit të Plotfuqishëm ju ruajtë dhe më dhashtë mundësinë të shoh frytin e punës suaj në qiell! Nëse nuk mund të ndaj mundin tuaj, unë do të ndajn akoma të korrat, sepse Hyji e di se vullneti i mirë nuk është ajo që mungon”

 

Ata zbritën në Thanet dhe u pritën nga mbreti vendas, i cili do të pagëzohej dhe më vonë do të kurorëzohej vetë shenjt – Shën Ethelberti. Ai ishte i hapur ndaj misionit të tyre, u dha përdorimin e një kishe lokale të papërdorur dhe u dha leje për të mësuar besimin.

 

Puna e tyre ndihmoi besimin që të zërë rrënjë në rajon, vetë mbreti u pagëzua dhe Agustini u ngrit në pozitën e arqipeshkvit. Ethelberti i dha Agustinit tokë në Kanterburi për një kishë, ku ai ndërtoi Kishën e Krishtit dhe një abaci që tani mban emrin e tij. Kisha u përhap në Angli dhe u krijuan dioqeza të reja në Londër dhe Roçester.

 

Agustini i kaloi vitet e tij të fundit duke konsoliduar komunitetet besnike që kishin qenë në fshehje dhe duke administruar Kishën në rritje. Nën drejtimin e Gregorit, ai nuk shkatërroi tempujt paganë, por i shenjtëroi për përdorim të Krishterë; dhe ruajti zakonet dhe festat lokale, duke i përdorur ato si raste për të festuar besimin e krishterë.

 

Korrespondenca e tij e detajuar me Papa Gregorin përshkroi mrekullitë që u bënë përmes ndërmjetësimit të tij.

Kisha anglo-saksone, të cilën ai e themeloi, është ende e famshme për mësimin, zellin dhe përkushtimin e saj ndaj Selisë së Shenjtë, ndërsa kalendari i saj përkujton jo më pak se 300 shenjtër, gjysma e të cilëve ishin me origjinë mbretërore.


Meditim —Vepra e një apostulli është vepra e dorës së djathtë të Hyjit. Ai shpesh zgjedh instrumente të dobëta për qëllimet e Tij më të fuqishme. Parashikimi më i sigurt i suksesit të qëndrueshëm në punën misionare është bindja ndaj eprorëve dhe mosbesimi në vetvete.

5. Vërtetësia e Fesë Katolike nga shkrimet e Etërve të Kishës

Vërtetësia e Fesë Katolike nga shkrimet e Etërve të Kishës

Nga shkrimet e shumta të Etërve të hershëm, të cilat ekzistojnë ende, ne mund të mbledhim lehtësisht dëshmi të padiskutueshme për faktin se Kisha Katolike me Papën e saj në Romë është e njëjta kishë që themeloi Jezu Krishti për shpëtimin e shpirtrave dhe se çdo i krishterë duhet t’i bindet kësaj Kishe.

 

Shkurtimisht do të citoj disa nga shumë shkrimtarët e aftë të shekujve të hershëm. 

 

SHËN KLEMENTI, të cilin Shën Pali e quan bashkë-punëtor, ishte, sipas Shën Ireneut, pasardhësi i tretë i Shën Pjetrit. Tertuliani na bën me dije se Shën Klementi u shugurua nga Shën Pjetri, Apostulli. Historia na tregon se ai ishte ipeshkvi i Romës kur Shën Gjoni ishte ende ipeshkëv i Efesit. Papa Shën Klementi shkruan kështu: “Apostujt na kanë predikuar ungjillin që e kishin marrë nga Zoti Jezus Krisht; Jezu Krishti nga Zoti. Jezu Krishti, pra, u dërgua nga Hyji dhe Apostujt nga Jezu Krishti.” 

 

SHËN INJACI ishte një dishepull i Shën Gjonit, Apostullit dhe Ungjilltarit, dhe u bë ipeshkvi i tretë i Antiokisë; Shën Pjetri ishte i pari. Shën Injaci pasoi Evodin në Selinë Episkopale të atij qyteti dhe e drejtoi dioqezën deri në mbretërimin e perandorit Trajan. Shën Injaci shkruan: “Këdo që i Zoti i shtëpisë dërgon për të qeverisur shtëpinë e Tij, ne duhet ta pranojmë siç do ta pranonim Atë që e dërgoi. Është e qartë, pra, që ne duhet ta pranojmë ipeshkvin si vetë Zotin. “Bindjuni ipeshkvit dhe priftit me një mendje të qetë, duke thyer Bukën, e cila është ilaçi i pavdekësisë dhe kundërhelmi që të mos vdesim, por të jetojmë përgjithmonë në Jezu Krishtin.” Në një letër dërguar Romakëve ai shkruan: “Buka e Hyjit është ajo që dëshiroj; domethënë mishi i Jezu Krishtit, i cili ishte nga fara e Davidit; dhe për pijen time dëshiroj Gjakun e Tij, domethënë; dashuri e pakorruptueshme.”

 

SHËN POLIKARPI, na thuhet, u udhëzua nga apostulli Shën Gjon. Vetë dishepulli i tij, Shën Ireneu, thotë: Polikarpi jo vetëm që u mësua nga apostujt dhe kishte patur marrëdhënie me ata që e kishin parë Krishtin, por gjithashtu u emërua ipeshkëv prej tyre mbi Kishën e Smirnës në Azi. Rreth mesit të shekullit të dytë, Shën Polikarpi shkoi në Romë për t’u konsultuar me Papa Anicetin në lidhje me mirëkuptimin e dëshiruar për sa i përket ditës së kremtimit të Pashkëve. Kur Prokonsulli Statius Kuadratus u përpoq ta bindte të hiqte dorë nga Jezu Krishti, Shën Polikarpi u përgjigj: “80 vjet i kam shërbyer dhe Ai nuk më ka bërë kurrë ndonjë të keqe; atëherë si mund të blasfemoj Mbretin tim që më shpengoi?” I therur me një thikë, Shën Polikarpi vdiq për besimin e tij në vitin 155 pas Krishtit. 

 

ORIGJENI, një nga shkrimtarët më pjellorë që ka jetuar ndonjëherë, dhe për të cilin Epifani pohon se ai shkroi gjashtë mijë libra dhe për të cilin Eusebius na thotë se ai mbajti shtatë kopjues të zënë me diktimet e tij. Origjeni ishte një njeri me devotshmëri të vërtetë. Duke qenë njeri prej çeliku, ai mori titullin “Adamantius”. Ai shkruan si më poshtë: “Ashtu sikur ne, pasi kemi arritur të besojmë se Jezu Krishti është Biri i Hyjit dhe se ne duhet të mësojmë të vërtetën prej Tij, kemi pushuar së kërkuari atë të vërtetë mes të gjithë atyre që pretenduan se e kishin me anë të opinioneve të gabuara, duke parë që shumë nga grekët dhe barbarët e premtuan; kështu, meqenëse ka shumë që mendojnë se besojnë gjërat që janë të Krishtit, dhe megjithatë disa nga këto ndryshojnë me ato që ishin para tyre, le të ruhet Mësimi Kishtar i cili është transmetuar nga Apostujt dhe pasardhësit e tyre dhe që ka mbetur në Kisha edhe sot e kësaj dite. Vetëm kjo duhet besuar si e vërteta e cila në asgjë nuk ndryshon nga tradita kishtare dhe apostolike.”

Përsa i përket Shën Pjetrit, Origjeni deklaron: “Ja çfarë i thotë Zoti atij themeli të madh të Kishës, atij shkëmbi më të fortë mbi të cilin Krishti themeloi Kishën e Tij.” Vdiq në Tyr, Afrikë, në vitin 254, në moshën 70-vjeçare, nga torturat e bëra gjatë kohës që ishte në burg për besimin e tij. 

 

TERTULIANI, një prift në Kartagjenë, i cili vdiq rreth vitit 240, vlerësohet shumë nga të gjithë studentët e patrologjisë për origjinalitetin e shkrimeve të tij. Ai dinte t’i trajtonte çështjet më të vështira të teologjisë morale dhe dogmatike në mënyrë koncize. Vini re se çfarë thotë ai: “Nuk është e ligjshme për ne të prezantojmë diçka sipas zgjedhjes sonë, apo edhe të zgjedhim atë që dikush mund të ketë paraqitur sipas zgjedhjes së tij. Ne kemi si autoritet Apostujt e Zotit, të cilët vetë nuk zgjedhën asgjë me vullnetin e tyre për ta prezantuar, por besnikërisht ua dorëzuan plotësisht kombeve doktrinën që ata kishin marrë nga Krishti”

 

SHËN QIPRIANI, i cili në vitin 248 u shugurua ipeshkëv i Kartagjenës, shkroi disa traktate mbi tema fetare dhe rreth gjashtëdhjetë e pesë letra, kryesisht që trajtonin çështjet teologjike të kohës së tij. Ai mori kurorën e martirizimit si një nga ipeshkvit më të lavdishëm të Kishës Katolike. Për heretikun Novatian Shën Qipriani thotë si vijon: “Njeriu, pavarësisht nga tradita e Zotit, pavarësisht harmonisë së Kishës Katolike, përpiqet të krijojë një kishë njerëzore dhe i dërgon apostujt e tij të rinj nëpër qytete të ndryshme me qëllim që të vendosë disa themele të reja të institucionit të vet.” 

Ai vazhdon: “Ai nuk mund ta ketë më Zotin për Atin e tij, nëse nuk ka Kishën për Nënën e tij.” Dhe përsëri ai thotë: “Sepse, megjithëse jemi shumë barinj, ne kullosim vetëm një tufë; dhe ne duhet të mbledhim e t’i ruajmë të gjitha delet që Krishti ka blerë me gjakun e Tij dhe me mundimin e Tij të hidhur.” 

 

LAKTANTIUS, Ciceroni i krishterë, ishte për ca kohë gjatë viteve të tij të mëvonshme mësuesi i fatkeqit Krispus, djalit të perandorit Konstantin. Ky shkrimtar klasik vdiq rreth vitit 330. Ashtu si Origjeni, Tertuliani dhe Shën Qipriani, ai ishte një vendas i Afrikës. Vini re se çfarë thotë ai: “Kisha Katolike pra është e vetmja që ruan adhurimin e vërtetë. Ajo është burimi i së vërtetës; ajo është vendbanimi i Fesë; ajo është tempulli i Hyjit; kushdo që nuk hyn në këtë tempull ose kushdo që largohet prej saj, bëhet i huaj për shpresën e jetës dhe për shëlbimin e përjetshëm.”

 

SHËN EUSEBIUS, ipeshkvi i Cezaresë, i cili vdiq rreth vitit 340, quhet “Ati i Historisë së Kishës.” Ai shkroi një vepër jashtëzakonisht të vlefshme në dhjetë libra mbi Historinë e Kishës që nga themelimi i saj nga Krishti deri në vitin 323. Ndër shkrimet e tij të shumta gjejmë: “Shëlbuesi ka thënë: ‘Unë do të ndërtoj Kishën time mbi një shkëmb dhe portat e ferrit nuk do të triumfojnë mbi të.’ Pastaj vazhdon: “Sepse ndërsa sekt pas sekti shfaqeshin me risitë e tyre, paraardhësit e tyre gjithmonë u zhdukën dhe ndarja në forma të shumta i solli në shkatërrim në një mënyrë ose tjetër. Kisha e vetme e vërtetë, e lavdishme, Katolike, përkundrazi, duke mbetur gjithnjë e patundur dhe gjithmonë e njëjta në të gjitha gjërat, vazhdoi të rritet dhe të zhvillohet; duke shfaqur në dritë të shkëlqyer nderimin dhe pastërtinë e doktrinës së saj hyjnore dhe mënyrën e jetesës.”

 

SHËN ATHANASI, Patriarku i Aleksandrisë, i quajtur me të drejtë Ati i Ortodoksisë dhe i quajtur  i Madhi, ishte një njeri me prirje shumë të dashur. Na thuhet se ai e dinte përmendsh pothuajse të gjithë Biblën e Shenjtë. Për shkak të zilisë dhe urrejtjes së Arianëve ai u dërgua në mërgim pesë herë, por kthimi i tij ishte gjithmonë një rast gëzimi i madh për besimtarët. Në letrën e tij të parë drejtuar Serapionit lexojmë: “Por vështirë se do të jetë e papërshtatshme të hetojmë gjithashtu traditën e lashtë, doktrinën dhe besimin e Kishës Katolike, të cilat Zoti i komunikoi, Apostujt shpallën dhe Etërit i ruajtën; sepse mbi to është themeluar Kisha dhe nëse dikush i braktis këto, ai në asnjë mënyrë nuk mund të jetë i Krishterë, madje as të quhet më i tillë.” Ai vdiq si Patriark i Aleksandrisë më 2 maj 373 pas Krishtit. 

 

SHËN HILARI I POITERS, si shumë të tjerë, u konvertua nga paganizmi në krishterim me anë të leximit të Shkrimit të Shenjtë. Ndër disa nga shkrimet e tij kemi: “O rojtar i bekuar i portës së Qiellit, autoritetit të të cilit i janë dorëzuar çelësat e portaleve të përjetshme; gjykimi i të cilit në tokë është një autoritet i paragjykuar në qiell, në mënyrë që gjërat që janë të zgjidhura ose të lidhura në tokë nga ai mund të marrin në Parajsë të njëjtë ujdi.” Dhe përsëri shkruan fjalët me rëndësi të madhe: “Me siguri, mirësia jote duhet të dëgjojë zërin e atyre që thërrasin, unë jam katolik, nuk do të jem heretik; Unë jam një i krishterë, jo një Arian, dhe më mirë të vuaja vdekjen në këtë botë, sesa të shkelja virgjërinë e pastër të së vërtetës për shkak të fuqisë dominuese të ndonjë individi të caktuar.” Ai vdiq si ipeshkëv i Poitiers më 13 Janar, 366 pas Krishtit. 

 

SHËN EFRAIMI është quajtur Mësues i Botës, Lira e Shpirtit të Shenjtë dhe Shtylla e Kishës. Shën Jeronimi thotë se shumë nga shkrimet e tij u lexuan nëpër kisha. Ja disa nga fjalët e tij: “Ti ke ndërtuar gjithashtu një Kishë në tokë që i ngjan Kishës Triumfuese në Qiell; themelet e saj janë dashuria që të shtyu ta themelosh dhe hiri drejtues në përfundimin e saj. E ke marrë gjithashtu si bashkëshorten Tënde dhe ke e bëre tënden me çmimin e gjakut Tënd. I bekuar qoftë ai i zgjedhuri që ka zgjedhur Kishën Katolike, ai qengj i shenjtë që ujku gllabërues nuk e ka ngrënë”. Ai vdiq në vitin 373 pas Krishtit. 

 

SHËN JERONIMI, i lindur në vitin 331 dhe i pagëzuar nga Papa Liberius rreth vitit 364 dhe shuguruar meshtar nga ipeshkvi Paulinus i Antiokisë në vitin 379, me kërkesë të veçantë të Papa Damasit ai ndërmori punën monumentale për përgatitjen e një përkthimi latinisht më të saktë të të gjithë Biblës. Ai shkruan si vijon: “Vendimi im është të lexoj të lashtët, të përpiqem me çdo forcë për të ruajtur atë që është e mirë dhe të mos largohemi nga besimi i Kishës Katolike. Nuk do të humbasin ata që banojnë në tokë dhe që pushojnë në Kishën që është vendbanimi i Atit dhe i Birit dhe i Shpirtit të Shenjtë.” Shën Jeronimi vdiq në vitin 420 pas Krishtit

 

SHËN AGUSTINI, ipeshkvi i Hippos, konsiderohet nga shumë njerëz si më i madhi i Etërve të lashtë të Kishës dhe më i madhi i Mësuesve të saj. Për aftësinë krijuese ai krahasohet me Tertulianin; për opinionet kishtare me Shën Qiprianin; dhe për arsyetimin me madhështinë e Platonit. Ai është autor i nëntëdhjetë e tre veprave në 232 libra, pa llogaritur traktet dhe letrat e shumta. Shkrimet e tij janë pasqyrimi besnik i mësimeve të Kishës. Arsyet e shumta që e mbajnë në Kishën Katolike i mbron me këto fjalë: “Marrëveshja e popujve dhe e kombeve më mban, më mban një autoritet i nisur me mrekulli, i ushqyer me shpresë, i shtuar me dashuri dhe i forcuar nga lashtësia. Vazhdimësia e priftërinjve nga vetë froni i Pjetrit, Apostullit, të cilit Zoti, pas ringjalljes së Tij, ia caktoi delet e Tij për ti ushqyer, madje edhe deri në pontifikatin e sotëm…kjo më mban. Së fundi, vetë emri i Kishës Katolike më mban. Prandaj, këto lidhje të emrit të Krishterë, kaq të shumta, kaq të fuqishme dhe kaq të dashura, e mbajnë me të drejtë një njeri në Kishën Katolike.” Shën Agustini vdiq në vitin 430 pas Krishtit