admin

24 Tetor – Shën Rafaeli Arkengjëll

Shën Rafaeli Arkengjëll

Shën Rafaeli është një nga shtatë kryeengjëjt që qëndrojnë përpara fronit të Zotit dhe një nga tre të vetmit që përmenden me emër në Bibël. Ai shfaqet, me emër, vetëm në Librin e Tobit. Emri Rafael do të thotë “Zoti shëron”.

 

Shën Rafaeli është pajtori i udhëtarëve, të verbërve, sëmundjeve trupore, infermierëve, mjekëve dhe punonjësve mjekësorë. 

 

Shën Rafaeli i zbulohet Tobit – Libri i Tobit 12:7-15

“Atëherë ai u tha atyre fshehurazi: Bekoni Perëndinë e qiellit, jepini lavdi në sytë e gjithë të gjallëve, sepse Ai tregoi mëshirën e tij ndaj jush. Sepse është mirë të fshehësh sekretin e një mbreti, por është e ndershme të zbulosh dhe të rrëfesh veprat e Perëndisë. Më mirë është lutja me agjërim dhe lëmoshë se sa grumbullimi i thesareve prej ari: sepse lëmosha çliron nga vdekja, pastron mëkatet dhe ndihmon të gjejmë mëshirë dhe jetë të përjetshme. Por ata që kryejnë mëkat dhe paudhësi, janë armiq të vetes së tyre.

 

Atëherë unë do të zbuloj të vërtetën dhe nuk do ta fsheh sekretin. Kur luteshe me lot, kur varrosje të vdekurit, dhe kur lije darkën dhe fshehje të vdekurit gjatë ditës në shtëpinë tënde dhe i varrosje natën, unë i lutesha Zotit. Dhe për shkak se ti ishe i pranueshëm nga Perëndia, ishte e nevojshme që tundimi të të provonte. Dhe tani Zoti më dërgoi për të të shëruar dhe për të çliruar Sarën gruan e djalit tënd nga djalli. Sepse unë jam engjëlli Rafael, një nga të shtatë që qëndrojnë përpara Zotit.”

21 Tetor – Shën Hilarioni

Jeta e Shën Hilarionit

Shën Hilarioni lindi nga prindër paganë, afër Gazës dhe u konvertua gjatë studimeve të gramatikës në Aleksandri. Menjëherë pas kësaj, ai vizitoi Shën Antonin dhe, edhe pse pesëmbëdhjetë vjeç, ai u bë vetmitar në shkretëtirën arabe. 

 

Një mori murgjish, të tërhequr nga shenjtëria e tij, banuan në shkretëtirën ku ai jetonte. Si pasojë e kësaj, ai lëvizi nga një vend në tjetrin, duke kërkuar t’i ikte lavdërimit të njerëzve; por kudo mrekullitë e tij të mëshirës e zbulonin praninë e tij. Edhe tërheqja e tij e fundit në Qipro u ndërpre nga një i paralizuar, i cili u shërua nga Shën Hilarioni dhe më pas përhapi famën Shenjtit. 

 

Ai vdiq me fjalët: “Shko, shpirti im, pse dyshon? I ke shërbyer Perëndisë për shtatëdhjet vjet dhe prap i frikësohesh vdekjes?”

Vetëm dashnia e vërtetë mund të triumfojë mbi perandorinë e egoizmit dhe papastërtisë

Vetëm dashnia e vërtetë mund të triumfojë mbi perandorinë e egoizmit dhe papastërtisë

“Nëse Perëndia e lejon, si kurrë më parë, këtë universalitet të së keqes, këtë perandori të re pagane, sigurisht që e bën me qëllimin e ngjalljes së heroizmit të krishterë në të gjithë botën.”

 

Të dashur besimtarë, miq dhe dashamirës,

 

Ka ndodhur mjaft shpesh në histori që bota papritur ka pasur përshtypjen e të zgjuarit si një tjetër. Në antikitetin e krishterë, për shembull, në një moment bota “shtangshëm u zgjua ariane”, për të përdorur shprehjen e famshme të Shën Jeronimit. Në mënyrë të ngjashme, në shekullin e 16-të, një e treta e Evropës u zgjua protestante. Në të vërtetë, këto fenomene nuk ndodhën gjatë natës, por ishin përgatitur në mënyrë progresive. Megjithatë, ato u shfaqën si një surprizë, sepse bashkëkohësit nuk e kuptuan rëndësinë e ngjarjeve të ndryshme që përgatitën këto katastrofa, ata nuk i kuptuan pasojat e tyre. Në këtë kuptim, popuj të tërë u zgjuan arianë ose protestantë dhe, kur e kuptuan atë, ishte tepër vonë.

 

Për fat të keq, sot jemi në një situatë të ngjashme. Rreth nesh shohim gjëra, komente, iniciativa që na shokojnë, por rrezikojmë të mos e kuptojmë shtrirjen dhe ndikimin e tyre të plotë. Shpesh, këto elemente perceptohen si gjëra që prekin të tjerët, por që kurrë nuk do të na prekin ne. Ne i njohim ato, i urrejmë, por disi i injorojmë në jetën e përditshme. Kjo do të thotë se sytë tanë nuk janë gjithmonë të hapur për të kuptuar ndikimin dhe rrezikun e këtyre realiteteve për veten tonë, dhe veçanërisht për fëmijët tanë. Duhet të thuhet qartë: bota po shndërrohet në një Sodomë dhe Gomorë universale. Ne nuk do të jemi në gjendje t’i shpëtojmë asaj duke u shpërngulur diku tjetër, sepse ky shndërrim është universal. Ne duhet të jemi të qetë, por të përgatitemi tani, me të gjitha mjetet në dispozicionin tonë, në mënyrë që të mos habitemi kur të zgjohemi.

 

Sodoma dhe Gomorra Universale

 

Është gjithmonë e vështirë të dukesh si një profet fatkeqsie, por nganjëherë është e pashmangshme. Një kulturë djallëzore po zë rrënjë gjithnjë e më thellë në botë. Pas refuzimit të Perëndisë nëpërmjet apostazisë dhe ateizmit, njerëzimi bashkëkohor në mënyrë të pashmangshme dëshiron ta zëvendësojë Atë. Dhe rezultatet janë satanike. Është njeriu që pretendon të përcaktojë se çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe. Ai shpall të drejtën e tij për të zgjedhur për të jetuar ose për të vdekur, për të qenë diçka ose tjeter, për të dhënë jetën ose për t’a shuar atë … Shkurtimisht, për të vendosur gjithçka që Perëndia duhej të vendoste, dhe kjo në një shkallë universale.

 

Por më e keqja është vullneti i shpallur për të prezantuar të pafajshmit në këto parime të neveritshme. Vëmendje e veçantë i kushtohet fëmijëve dhe të rinjve, me qëllim të prezantimit të tyre që nga mosha e hershme në këtë vizion të ri të realitetit, duke i korruptuar ata, dhe duke u mësuar çka vetëm të rriturit duhet të dinë, dhe madje edhe çfarë as të rriturit nuk duhet të dinë në një shoqëri që është ende njerëzore dhe e shëndetshme. Për sa i përket moralit, egziston një vullnet i vërtetë për të shkatërruar pafajësinë aty ku natyrisht duhet të jetë. Ne jemi në këtë fazë. Problemi nuk është vetëm mëkati që pushton botën dhe ndot gjithçka në rrugën e tij, por fakti që e gjithë kjo është miratuar dhe vendosur. Kjo është shenja që Perëndia, i braktisur nga njeriu, e ka braktisur njeriun në fatin e tij.

 

Pasojat e refuzimit të Perëndisë

 

Në Sodomën e re, besimi dhe dashuria i kanë hapur rrugën pa dyshim gënjeshtrave dhe egoizmit.

 

Shën Pali përshkroi qartë dhe në detaj pasojat përfundimtare të apostazisë: “Edhe pse e njohën Perëndinë, nuk ia dhanë nderimin e duhur as falënderimin ashtu si i përket Perëndisë, por përkundrazi humbën në arsyetimet e tyre të zbrazëta e kështu u errësua zemra e tyre e pakuptimtë…. Prandaj edhe Perëndia lejoi të bien, sipas prirjeve të zemrës së tyre, në fëlligështi duke ç’nderuar vetë trupin e tyre. Ata e ndërruan Perëndinë e vërtetë me idhuj: nderuan dhe u shërbyen krijesave në vend të Krijuesit… Për këtë arsye Perëndia i dorëzoi ata në dashuri të turpshme… Dhe, pasi vendosën se për ta nuk vlen të jetojnë si mëson Perëndia, vetë Perëndia lejoi që ta ndjekin mendjen e tyre të prishur, e kështu të bëjnë çka nuk u ka hije; duke u mbushur me të gjitha paudhësitë, me ligësi, kurvëri, koprraci, poshtërsi, zili, vrasje, grindje, mashtrim, keqdashje, pëshpëritje, thashetheme, shpifje, urryes të Perëndisë, të pandershëm, krenar, arrogant, shpikës të gjërave të këqija, të pabindur ndaj prindërve, budallenj, të pabesëve, pa dashuri, pa besnikëri, pa mëshirë. Të cilët, edhe pse e njihnin drejtësinë e Hyjit, nuk e kuptuan se ata që i bëjnë këto vepra meritojnë vdekjen; dhe jo vetëm ata që i kryejnë këto vepra, por madje edhe ata që i miratojnë ata që i kryejnë këto.” (Romakëve 1:21-31)

 

Dobësia e njerëzve të Kishës

 

E përballur me këtë situatë, Kisha që doli nga Këshilli gjeti veten në një rrugë qorre. Kjo ishte e pashmangshme që nga dita kur dialogu zëvendësoi predikimin e së Vërtetës. Vullneti për t’iu përshtatur botës, për ta pranuar atë ashtu siç është, pa dënuar gabimet, pa ju kundërvënë më, po prodhon frytet e tij përfundimtare. Ekzistojnë tashmë grupe të konsiderueshme në Kishë që përkrahin hapur pranimin e neverive të përmendura më lart. Grupe të tjera të Kishës duket se nuk dinë më se si t’i kundërshtojnë ato. Me pak fjalë, gjithçka është gati për një Sodomë dhe Gomorrë të re.

 

Nevoja për mjete të përshtatshme

 

Kushti i parë i çdo zgjidhjeje të mundshme është të hapim sytë dhe të kuptojmë se ky model i ri na prek të gjithë. Duke qenë në kulturën dominuese, ai është kudo: në të folur, në moda, në art, në shfaqje, në rrugë. Është në mesazhet që ne vazhdimisht marrim, sepse është prizmi i kohës sonë përmes së cilit gjithçka filtrohet dhe paraqitet. Prandaj ne duhet të jemi më të vetëdijshëm për këtë: ajri që marrim është i helmuar, interneti, me të cilin gjithnjë e më shumë jemi të detyruar të jetojmë dhe të konsumojmë është i helmuar, dhe e përhap murtajën, madje edhe në qoshet më të largëta të botës. E gjithë kjo domosdoshmërisht na prek. Dhe përsëri, më të pambrojturit ndaj këtij helmi të tmerrshëm janë fëmijët dhe të rinjtë, duke filluar me familjet tona.

 

Heroizmi i krishterë: dy karakteristikat e tij thelbësore

 

Po pasi të kemi hapur sytë? Nëse Perëndia e lejon, si kurrë më parë, këtë universalitet të së keqes, këtë perandori të re pagane, sigurisht që e bën me qëllimin e ngjalljes së heroizmit të krishterë në të gjithë botën. Ne nuk mund të jetojmë jashtë kësaj perandorie, por ne mund të jetojmë në të pa u shtypur prej saj. Ne mund t’i mbijetojmë asaj nëse ne vetë “diskriminojmë” veten, domethënë, nëse i qëndrojmë larg.

 

Ky heroizëm, të cilin të Krishterët kanë demonstruar më parë në perandoritë pagane, ka dy karakteristika të veçanta.

 

Së pari, fillon, ushqehet dhe zhvillohet në errësirë. Ka nevojë për hapësirë që të rritet. Ka nevojë për lutje që të rritet në dashurinë e Perëndisë dhe në urrejtjen më radikale të mëkatit. Nuk mund të bëhet brenda ditës. Veprat e mëdha, shprehja e këtij heroizmi, kanë qenë gjithmonë rezultat i një qëndrueshmërie të fshehur dhe një qëndrueshmërie të papërkulshme gjatë viteve. Heroizmi i kryqit presupozon fshehtësinë e Grazhdes në Betlehem dhe të shtëpisë së Nazaretit. Qëndrueshmëria përfundimtare do t’u jepet vetëm atyre që, në jetën e përditshme, në veprat e tyre më të zakonshme, kanë qenë në gjendje të mbrojnë veten nga e keqja dhe të abstenojnë nga mëkati me një heroizëm që vetëm Perëndia – i cili teston frerët dhe zemrat – do ti njohë dhe shpërblejë. Deklaratat dhe veprat e jashtme, pa një zemër të pastër, pa një konvertim të vërtetë të brendshëm, do të rrezikonin të na linin në iluzion, madje edhe hipokrizi. Abrahami zotëronte këtë zemër të pastër, të fiksuar në Perëndinë, dhe e lejoi që të largohej nga të gjitha ato që Sodoma përfaqësonte. Loti, megjithëse vetë një njeri i drejtë (2 Pjetri 2: 7-8), zgjodhi të jetonte në Sodomë dhe të qëndronte aty: ky mjedis, pavarësisht çdo gjëje, e kënaqi atë, dhe fëmijët e tij për fat të keq nuk i shpëtuan ndikimeve të këqija.

 

Tipari i dytë i këtij heroizmi, i cili gjithashtu duhet të shfaqet gjatë viteve, është dhurimi radikal i vetvetes. Është shenja e qartë e dashurisë. Shpallja e besimit është efektive vetëm nëse shoqërohet me një bujari të vërtetë në dhurimin e vetvetes ndaj Perëndisë, që na bën të duam gjithçka që Ai do ashtu si Ai e do dhe të urrejmë gjithçka që Ai e urren. Pa atë dashuri, nuk mund ta kemi atë urrejtje. Dhe pa këtë urrejtje, ne nuk mund t’i rezistojmë një joshjeje që do të bëhet gjithnjë e më delikate, e thellë dhe universale, një joshje nga e cila familja e Lotit nuk mundi të shpëtojë plotësisht.

 

Credidimus Caritati: Tre armë të privilegjuara

 

Le t’i hapim sytë tani, le t’ua hapim sytë fëmijëve tanë, para se të zgjohemi të gllabëruar në Sodomën e re. Le t’i mësojmë së pari fëmijët tanë me shembullin tonë, dashurinë tonë dhe urrejtjen tonë. Mos të presim për t’i mbrojtur ata. Le të heqim nga shtëpitë tona gjithçka që mund të ndihmojë në përhapjen e frymës së botës, pa kompromis, me një mospërputhje të butë dhe të shëndetshme. Mos të jemi naivë apo të dobët: asnjë familje, askush nuk duhet të besojë se është i sigurt. Korruptimi tashmë është shumë më i thellë se sa ne mendojmë, dhe përparimi i tij është i pandalshëm.

 

Në të njëjtën kohë, mos të harrojmë se kjo betejë është thelbësisht mbinatyrore. Ne nuk mund t’i kundërvihemi mashtrimeve satanike me mjete thjesht natyrore. Ekzistojnë tre mjete kryesore mbinatyrore, dhe ne duhet t’i rizbulojmë vazhdimisht ato.

 

I pari është Mesha e Shenjtë: është nëpërmjet saj që Zoti ynë vazhdon të mposhtë djallin dhe mëkatin. Ne kurrë nuk do ta vlerësojmë këtë mjet në të gjithë vlerën e saj dhe ne kurrë nuk do të mbështetemi më shumë se ç’duhet në të. Është Gjaku i Çmuar i ofruar në altarët tanë që do të mbajë, deri në fund të kohës, fuqinë për të gjeneruar pastërtinë dhe virgjërinë, madje edhe në mes të Sodomës së re. Mesha është kryevepra e dashurisë së Zotit tonë për shpirtrat dhe ushqen në ta të njëjtën dashuri që i forcon ata deri në pikën e vetë-dhënies.

 

Mjeti i dytë është Rruzarja e Shenjtë. Ky mjet kaq i zakonshëm duhet të rizbulohet në familjet tona. Ne duhet të shohim në të udhën për të zhytur veten gjithnjë e më shumë në misteret e mëdha të jetës së Zotit dhe Zojës Tonë. Përmes saj, të udhëhequr nga Nëna jonë, ne bëhemi të aftë për t’i imituar ata në ofrimin e vetes ndaj Perëndisë, në frymën e tyre të sakrificës dhe në dlirësinë e tyre. Për fat të keq, në disa raste, ne nuk jemi në gjendje të gjejmë kohën e nevojshme për t’u lutur së bashku. Rruzarja duhet të jetë, para së gjithash, një aktivitet familjar ditor. Rreth saj ne duhet të organizojmë ditën tonë. Në familjet ku ky është rregulli, hiri i qëndrueshmërisë së fëmijëve nuk do të dështojë.

 

Mjeti i tretë sigurisht që është më specifiku për situatën aktuale për të siguruar qëndrueshmëri: është Zemra e Papërlyer e Marisë. Në Providencën e Tij, Zoti ynë dëshiroi të na ofronte një strehë në mes të Sodomës dhe Gomorës. Është kjo streha në të cilën ne duhet të hyjmë. Domethënë, ne duhet të rrënjosim midis zemrës sonë dhe të Virgjëreshës një intimitet të tillë që ne të mund të njohim dhe të admirojmë jetën e brendshme të Virgjëreshës, të ndajmë dëshirat e saj, gëzimet e saj, dhimbjet e saj dhe shqetësimet e saj. Ne duhet të ndajmë gjithashtu, mbi të gjitha, gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar plotësisht në punën e Shelbimit.

 

Çfarë do të zbulojmë në këtë zemër që nuk mund të gjejmë diku tjetër? Mbi të gjitha, ne do të gjejmë dashurinë e parezistueshme që i bën shpirtrat të pamposhtur. Këtu qëndron sekreti i fitores dhe aty është vendi ku duhet të gjendet. Kur një shpirt dashuron me të vërtetë, është i gatshëm të përballet me çdo provë. Çdo frikë legjitime dhe e kuptueshme zhduket; të gjitha dobësitë shuhen; heroizmi bëhet i arritshëm. Në të vërtetë, gjithçka që sapo kemi përmendur në reflektimet e mëparshme ka të bëjë me dashurinë radikale. Dashuria e vërtetë, ajo dashuri që Perëndia derdh në zemrat tona, gjithmonë triumfon. Kur mbretëron dashuria, ajo vendos çdo gjë nën kontroll. Dashuria për të cilën po flasim nuk është sinonim me dobësinë, por me forcën. Është arma që asgjë nuk mund t’a pengojë. Vetëm dashuria e shpirtrave të gatshëm për martirizim mund të triumfojë mbi perandorinë e egoizmit dhe papastërtisë. Dhe është në Zemrën e Virgjëreshës vendi ku ne do të gjejmë shembullin dhe burimin e kësaj dashurie që nuk ekziston më në botë, por që ne duhet ta zotojmë.

Credidimus caritati.

 

Zoti ju bekoftë të gjithë!

 

Menzingen, 3 shtator 2022, 

Në festën e Shën Piut X

 

Don Davide Pagliarani, Superior i Përgjithshëm FSSPX

 

20 Tetor – Shën Gjon Kanci

Jeta e Shën Gjon Kancit

Shën Gjon Kanci (1390-1473) lindi në Kant, Poloni. Ai ishte një student i zgjuar dhe mori titullin Doktor i Filozofisë. Pas diplomimit, ai dha mësim në Universitet ndërkohë që vazhdoi studimet për Priftërinë dhe u shugurua tre vjet më vonë.

 

Shën Gjoni u bë profesor i Shkrimeve të Shenjta dhe përfundoi një doktoraturë të dytë në Teologji. Më vonë u emërua Drejtor i Departamentit të Teologjisë. Shën Gjoni u tha studentëve të tij: “Luftoni çdo gabim, por bëjeni me humor të mirë, durim, mirësi dhe dashuri. Ashpërsia do të dëmtojë shpirtin tuaj dhe do të prishë kauzën më të mirë”.

 

Përkushtimi i tij ndaj mundimit të Zotit tonë ishte aq i madh sa ai eci deri në Jeruzalem për të parë se ku vdiq Jezusi, duke shpresuar se do të martirizohej atje nga turqit. Një histori e shquar për Shën Gjon Kancin është se një herë, rrugës për në Romë, disa grabitës e rrahën dhe i morën të gjitha paratë e tij. Ai kishte të qepura disa copa ari në rrobat e tij kur u tha grabitësve se nuk kishte më para. Ai kishte harruar që këto copa ari ishin atje. Kur i zbuloi, vrapoi pas grabitësve dhe u dha paratë. Grabitësit ishin aq të impresionuar nga kjo thjeshtësi dhe pafajësi, saqë u hodhën në këmbët e tij, i kthyen gjithçka që i kishin vjedhur dhe i kërkuan falje.

 

Një tjetër ngjarje e rëndësishme është ajo e një shërbëtoreje që ishte rrëzuar në sheshin kryesor të Krakovit duke thyer një enë dhe filloi të qante nga frika se mos ndëshkohej. Shën Gjoni u afrua, e ngushëlloi dhe u lut ndërsa e ndihmoi të merrte copat e enës. Lutjet e tij e bënë enën e thyer sërish të plotë dhe uji me të cilin ishte mbushur ishte kthyer në një qumësht të ëmbël e të pasur.

 

Reflektimi – Ai që drejton të gjitha veprat e tij sipas vullnetit të Perëndisë, shpesh mund të konsiderohet nga bota si i thjeshtë dhe budalla; por në fund ai fiton vlerësimin dhe besimin e vetë botës, miratimin dhe paqen e Perëndisë.

19 Tetor – Shën Pjetri i Alkantarës

Jeta e Shën Pjetrit të Alkantarës

Pjetri, kur ishte ende i ri, la shtëpinë e tij në Alkantara, Spanjë dhe hyri në një manastir të Françeskanëve të Zbathur. Ai u ngrit shpejt në poste të larta në Urdhër, por etja e tij për pendesë ishte ende e pashuar dhe në 1539, duke qenë atëherë dyzet vjeç, themeloi manastirin e parë të “Zbatimit të Rreptë”. 

 

Qelitë e fretërve u ngjanin më shumë varreve sesa vendbanimeve. Ajo e vetë Shën Pjetrit ishte një metër e gjysmë e gjatë, saqë nuk mund të shtrihej kurrë; hante vetëm një herë në tri ditë; zhguni i tij prej thesi dhe një mantel ishin rrobat e tij të vetme dhe ai kurrë nuk e mbulonte kokën ose këmbët. Gjatë dimrit të hidhur ai hapte derën dhe dritaren e qelisë së tij në mënyrë që, duke i mbyllur sërish, të ndjente një ndjenjë ngrohtësie.

Ndërsa ishte në lutje dhe meditim, ai shihej shpesh në ekstazi dhe i ngitur në ajër. Për të konfirumuar virtytet dhe misionin e tij të reformimit, Zoti bëri mrekulli të shumta me ndërmjetësimin e tij dhe me vetë praninë e tij.

 

Ndër ata që ai stërviti deri në përsosmëri ishte edhe Shën Tereza e Avilas. Ai ia lexoi shpirtin, miratoi frymën e saj të lutjes dhe e forcoi për të kryer reformat e saj. 

 

Shën Pjetri vdiq, me gëzim të madh, i gjunjëzuar në lutje, më 18 tetor 1562, në moshën gjashtëdhjetë e tre vjeçare.

9. Origjinat e Krizës në Kishë – Çfarë duhet të bëjmë?

Çfarë duhet të bëjmë?

Ne jemi me fat se prej shekujsh Kisha na ka treguar rrugën. Nëse duam të qëndrojmë besnikë na mjafton të vazhdojmë në të njëjtën rrugë. Kjo do të thotë : 1) të vazhdojmë të hedhim poshtë gabimet e njëjta dhe të ndjekim të vërtetën e mësuar nga Kisha, 2) të vazhdojmë të luftojmë, 3) të kemi një besim të madh.

 

  1. Të vazhdojmë të hedhim poshtë gabimet e njëjta dhe të ndjekim të vërtetën e njëjtë, domethënë të njejtën Fe.

Në fakt, Koncili i I-rë i Vatikanit na mëson për pagabueshmërinë e Papës se “Shpirti Shenjt nuk iu është premtuar pasardhësve të Pjetrit (domethënë papëve) për të bërë të njohur një doktrinë të re nën zbulimin e tij, por për të shpallur besnikërisht dhe për të ruajtur shenjtërisht Fenë që na vjen prej Apostujve.”

 

  1. Të vijojmë të luftojmë.

    Por për çfarë lufte bëhet fjalë? Mbaje mend mirë këtë, ne nuk luftojmë për të ndryshuar; ne luftojmë për të jetuar. Pra bëhet fjalë thelbësisht për një luftë besnikërie. Besnikëri ndaj Fesë, besnikëri ndaj urdhërimeve të Hyjit dhe moralit, besnikëri ndaj burimeve të hirit: lutja dhe sakramentet. Besnikëri ndaj shenjtërisë së familjes për ata që janë të martuar, nga ku lind rëndësia për të pasur etër familjesh të shenjtë dhe të guximshëm; besnikëri për të gjithë ndaj Shpritit Shenjt që njihet nga frutet e tij: dashuri, gëzim, paqe, durim, butësi, qëndresë, dashamirësi, besnikëri, modesti, vetëpërmbajtje, dëlirësi. Kjo besnikëri kalon përmes meshtarëve të mirë e të shenjtë që i japin besimtarëve të vërtetën dhe hirin, pra është e rëndësishme të kemi sa më shumë thirrje të shenjta meshtarake.

 

  1. Së fundmi, të këshilloj të kesh një besim të madh.

    Beteja është e rëndë, por ne nuk duhet të shqetësohemi. Ashtu sikur të thashë në fillim të kësaj letre, jeta e krishterë mbi tokë do të jetë gjithmonë një betejë. Por, në betejë, Hyji iu jep gjithmonë hirin atyre që janë besnik ndaj tij, dhe rezervon gjithmonë për ta fitoren. Nëse duket se po mposhtemi, kjo ndodh që të triumfojmë më mirë, me një fitore me të shkëlqyeshme.

 

E di, më bën të mendoj një ushtar të ulët që vjen e kërkon dorën e vajzës së gjeneralit. Gjenarali do ishte shumë i lumtur të kishte një dhëndër kaq të mirë, kaq të shenjtë, kaq të guximshëm: por megjithatë ai nuk mund t’ia japë vajzën një ushtari! Më vonë plas lufta dhe një betejë e rëndësishme bëhet, dhe gjenerali dërgon këtë ushtar në betejë, në një vend ku duhet shumë guxim dhe zgjuarsi. Gjenerali i dha për këtë gjë armët më të mira. Ushtari i vogël mund të shkurajohej duke menduar se gjenerali e dërgon për ta hequr qafe. Por nëse është i zgjuar, ai do të mendojë të kundërtën: pra gjenerali i ka dhënë gjithçka për të fituar lavdinë dhe dekorimet më të dëshirueshme, gjë që do t’i mundësonte të martohej me nder me vajzën e gjeneralit.

 

Ky, për më tepër, gjen avantazhin t’u tregojë të gjithëve se ai preferon virtytin në të gjithë situatat më të ngritura.

 

E kjo është ajo që Hyji bën sot me ty, me mua, me të gjithë katolikët e mirë. Ne duam të hyjmë në Qiell, por çfarë jemi ne para Hyjit? Pra Hyji na ka zgjedhur, ne të vegjëlve, ne që jemi asgjë. Ai na ka dërguar në një betejë ku ne duhet të tregojmë guxim, besnikëri dhe besim. Për më tepër, sepse Ai dëshiron të na shohë fitimtarë, Ai na dërgon hire të shumta për të na ndihmuar, ashtu sikur nuk iu dërgon të tjerëve. E kur ta kemi arritur fitoren sikur Ai dëshiron, Hyji do mund të na japë Qiellin e tij, lumninë e amshuar, e t’iu thotë ipeshkvinjëve e kardinajve që kanë fjetur përgjatë betejës, ose që janë vëllazëruar me armikun:

 

“Shikojini, Imzotë, këta të vegjël që kanë pasur më shumë guxim dhe besnikëri se ju! Është shumë e drejtë që të marrin shpërblimin e tyre. Dhe ju, imzotë, bëni pendesë, përndryshe do të shkoni me armikun tonë djallin që e doni kaq shumë!”

 

Para se të mbaroj këtë letër, kam edhe një gjë të rëndësishme për të të thënë.

 

Kushtoja veten Zojës së Bekume. Kërkoi asaj të të marrë me vete afër Kryqit dhe të të tregojë Jezusin, duke vdekur për kaq shumë shpirta që bjerren.

 

Kjo është përgjigjia ime për pyetjen tënde. Këtë përgjigje e kam marrë nga Imzot Lefebvre që ai vetë e ka marrë nga papët dhe nga Kisha e Shenjtë Katolike.

 

Zoti të ruajtë.

17 Tetor – Shën Margareta Maria Alakoke

Jeta e Shën Margareta Maria Alakokut

Shën Margareta lindi në L’Hautecour, Burgundy, Francë, më 22 korrik 1647 nga Claude Alacoque dhe Philiberte Lamyn. Babai i saj vdiq kur ajo ishte rreth tetë vjeç, duke e lënë familjen e saj në një situatë të pasigurt financiare dhe në mëshirën e disa të afërmve koprracë

 

Ajo u godit nga ethet reumatizmale dhe paraliza e shkaktuar e detyroi atë të qëndronte në shtrat për katër vitet e ardhshme deri në moshën pesëmbëdhjetë vjeç. Gjatë kësaj kohe ajo zhvilloi një përkushtim të fortë ndaj Sakramentit të Shenjtë dhe i’u betua Virgjëreshës së Bekuar se do t’i kushtohej jetës fetare. Gjatë këtyre kohëve të vështira, Margareta vazhdoi përkushtimin e saj ndaj Sakramentit të Shenjtë dhe Krishti ia bëri të njohur praninë e Tij. Ajo më vonë shkroi: “Në atë kohë, e gjithë dëshira ime ishte të kërkoja lumturinë dhe ngushëllimin në Sakramentin e Shenjtë”.

 

Ajo pati tre vegime të tjera gjatë një viti e gjysmë, në të cilat Jezusi e udhëzoi atë në një përkushtim që do të bëhej i njohur si Nëntë të Premtet. Krishti gjithashtu frymëzoi Margareten për të vendosur Orën e Shenjtë dhe për të marrë Kungimin e Shenjtë të Premten e parë të çdo muaji. Në zbulesën përfundimtare, Zoti kërkoi që të krijohej një festë e dëmshpërblimit për të Premten pas oktavës së Corpus Christi.

Më 25 maj 1671, në moshën 23 vjeçare, Margaret hyri në manastirin e Urdhrit të Vizitimit në Paray-le-Monial. Ajo bëri betimet e saj të fundit më 6 nëntor 1672 dhe mori emrin Maria. Gjatë një meditimi, ajo pati një vizion të Jezusit në të cilin Ai tha: “Shiko plagën në anën time, ku do të gjesh banesën tënde, tani dhe përgjithmonë.” Zoti vazhdoi t’i shfaqej asaj në vegime dhe më 27 dhjetor 1673, në festën e Shën Gjon Ungjilltarit, e gjunjëzuar përpara Sakramentit të Shenjtë të ekspozuar, ajo përjetoi një vegim në të cilin Zoti i tha asaj të zinte vendin që Shën Gjoni kishte zënë në Darkën e Fundit dhe se ajo do të vepronte si instrumenti i Tij. Jezusi zbuloi Zemrën e Tij të Shenjtë si një simbol të dashurisë së Tij për njerëzimin, duke thënë: “Zemra ime hyjnore është aq e ndezur nga dashuria për njerëzimin… sa nuk mund t’i përmbajë më brenda vetes flakët e dashurisë së saj të zjarrtë dhe duhet t’i përhapë ato me mjetet tuaja.. Ajo përshkroi se Zemra e Tij ishte në zjarr dhe e rrethuar nga një kurorë me gjemba. Zoti ynë i tha asaj se flakët përfaqësonin dashurinë e Tij për njerëzimin dhe gjembat përfaqësonin mëkatin dhe mosmirënjohjen e njeriut. Jezusi e informoi atë se misioni i saj ishte të themelonte përkushtimin ndaj Zemrës së Tij të Shenjtë dhe Ai zbuloi dymbëdhjetë premtime që Ai do t’u jepte të gjithë atyre që praktikojnë përkushtimin.

 

Margareta i tha eprores së saj për vizionet dhe u trajtua me përbuzje. Ajo ishte e ndaluar të kryente përkushtimet fetare që i ishin kërkuar në vizionet e saj. Ajo u sëmur nga tendosja dhe eprori i saj, duke kërkuar një shenjë hyjnore, premtoi se do t’i besonte vizionet nëse Margareta do të shërohej. Margareta u lut dhe u shërua, dhe eprori i saj e mbajti premtimin. Megjithatë, kishte një grup brenda manastirit që mbeti skeptik. Eprori i saj urdhëroi Margareten që t’ua prezantonte përvojat e saj teologëve, por ato u gjykuan si mashtrime.

 

Shën Claude de la Colombiere, një jezuit i shenjtë dhe me përvojë, mbërriti si rrëfimtar te murgeshat dhe në të Margareta gjeti udhërrëfyesin e mirëkuptimit që i ishte premtuar në vizione. Ai u bind se përvojat e saj ishin të vërteta dhe adoptoi mësimin e Zemrës së Shenjtë që vizionet i kishin komunikuar asaj. Zbulesat e saj u bënë të njohura për komunitetin kur ato u lexuan me zë të lartë në tryezë nga një libër i shkruar nga Shën Klodi. 

 

Margareta u sëmur dhe vdiq më 17 tetor 1690 gjatë hapit të katërt të vajosjes së riteve të fundit. Teksa merrte Sakramentin e Fundit, ajo tha: “Nuk kam nevojë për asgjë përveç Zotit dhe të humbas veten në zemrën e Jezusit”.

 

Përkushtimi ndaj Zemrës së Shenjtë të Jezusit u njoh zyrtarisht dhe u miratua nga Papa Klementi XIII në 1765, shtatëdhjetë e pesë vjet pas vdekjes së saj.

 

Paralajmërimet e këtyre vizioneve te Krishtit janë shumë të ngjashmë me ato të Marisë në Fatima. Më 17 qershor 1689 Krishti, nëpërmjet Shën Margaretës i kërkoi mbretit Louis XIV që të shuguronte Francën në Zemrën e Shenjtë dhe të vendoste Zemrën e Jezusit në stemën e Francës. Nëse ai do të kryentë këtë kërkesë, ai do të kishte një mbretërim lavdie dhe Franca do të arrinte kulmin e saj të vërtetë katolik Për fat të keq këto kërkesa u injoruan dhe pas 100 viteve më 17 qershor 1789, mbretit Louis XVI iu hoq autoriteti legjislativ dhe Revolucioni do të shkatërronte Francën Katolike. Më 13 Qershor 1929, Krishti i’u shfaq Luicias dhe kërkoi shugurimin e Rusisë Zemrës së Papërlyer të Marisë, dhe nëse Papa nuk do ta kryente këtë shugurim ashtu sikur e kishte kërkuar, ai do të pësonte të njëjtin fat si mbreti i Francës.

8. Origjinat e Krizës në Kishë – Koncili i II i Vatikanit – Triumfi i Modernizmit

Koncili i II i Vatikanit - Triumfi i Modernizmit

Papa Piu XII u përpoq të rezistojë, por kur Papa Gjoni XXIII thirri një koncil për t’i hapur Kishën botës, u vu re menjëherë se shumica e ipeshkvinjëve ishin në anën e modernistëve, një numër i madh kardinajsh gjithashtu e madje edhe vetë papa!

 

Nuk jam unë që e them këtë gjë, por janë përgjegjësit e Kishës vetë që e thonë.

 

Kështu kardinal Suenens deklaronte në 1969[1]: “Mund të bëjmë një listë të mahnitshme tezash (domethenë të vërtetash të fesë të mësuara nga Kisha) të mësuara nga Roma para Koncilit si të vetmet të vlefsheme dhe që u eleminuan nga Etërit konciliarë”. Atë Cogar është më i qartë: “Nuk mund ta mohojmë se pohimi i lirisë fetare të Koncilit është në kundërshtim me Syllabus-in e Piut IX.[2]

 

Atë Caporale jep këtë dëshmi: “Idetë e Koncilit, pasi ishin idetë e disa liderëve, u bënë ide të shumicës së etërve konciliarë. Isha një nga ata që kisha një mentalitet të mbrapambetur; tani mendoj sikur ata. (…) Ne jemi duke ecur drejt një fryme të re me ndihmën e ndërgjegjes tonë sociale.”

 

Kardinal Lubac tregon se Imzot Wojtyla, që u bë Papa Gjon Pali II, ishte një nga më të parët që hodhi parullën “Hapje” dhe që “e përhapi rreth tij si në Poloni ashtu edhe në Romë.” E ai saktëson se kjo hapje ishte kryesisht ekumenizmi dhe liria fetare.

 

Në fakt, këta ishin dy gabimet e mëdha të Koncilit. Për çfarë bëhet fjalë? Ne e pamë se e gjithë ambicia e revolucionarëve ishte të shtynin lirinë gjithmonë e më larg, kundër Krishtërimit, kundër Kishës dhe madje edhe kundër Hyjit. E po, në koncilin e Vatikanit II, ipeshkvinjtë e Papa iu dhanë të drejtë! Kjo të duket e pabesueshme? Ja deklarata konciliare:[3]

 

“Ky Këshill i Vatikanit deklaron se njeriu ka të drejtën e lirisë fetare. Kjo liri do të thotë që të gjithë njerëzit duhet të jenë të imunizuar nga detyrimi nga ana e individëve apo grupeve shoqërore dhe nga çdo fuqi njerëzore, në mënyrë të tillë që askush të mos detyrohet të veprojë në kundërshtim me bindjet e veta, qoftë privatisht. ose publikisht, qoftë vetëm ose në bashkëpunim me të tjerët, brenda kufijve të duhur.” Pra nuk është më ligji i Hyjit që i drejton ndërgjegjet për t’i kërkuar t’i binden, jo. Ndërgjegjia është bërë një abosolut, rregulli suprem. Pra nuk bëhet fjalë për lirinë e vërtetë që ta shpjegova, por për lirinë absolute, liri-pavarësinë. “E drejta në këtë imunitet vazhdon të ekzistojë edhe tek ata që nuk e përmbushin detyrimin e tyre për të kërkuar të Vërtetën (Hyjin) dhe për t’iu përmbajtur Asaj.” Pra bëhet fjalë për lirinë për t’iu mosbindur Hyjit. E për Papën e për ipeshkvinjtë, kjo liri është një e drejtë!

 

“Koncili i Vatikanit deklaron për më tepër se e drejta e lirisë fetare e ka themelin e saj në dinjitetin e personit njerëzor ashtu sikur e kanë bërë të njohur fjala e Hyjit dhe aryeja.” Thënë ndryshe, që njeriu të jetë i denjë, ai duhet ta kundërshtojë Hyjin, dhe se është Fjala e Hyjit që na e thotë këtë gjë! “Kjo e drejtë e personit njerëzor në lirinë fetare duhet të jetë e miratuar që të bëhet një e drejtë civile.” Koncili shkon edhe më larg: ai mëson se kjo liri është kaq shumë absolute sa që të gjithë fetë e rreme kanë të drejtë të egzistojnë, të organizohen, të praktikojnë në publik kultin e tyre të rremë atij që e konsiderojnë si hyj të tyre, dhe madje edhe të bëjnë propagandë. Koncili shton se qeveritë duhet të organizojnë shoqërinë rreth lirisë së këtyre kulteve të rremë! Mund të themi se këtu jemi krejtësisht në kundërshtim me Krishtërimin që të përshkrova më sipër, do të thotë se Revolucioni triumfoi, ose më saktë ipeshkvinjtë dhe Papa bënë që ai të triumfonte.

 

Ekumenizmi është praktikisht i njëjti gabim si liria fetare. Kjo ka lidhje me lirinë që iu japim të gjithë gabimeve dhe kulteve të rremë në shoqëri. Ekumenizmi është i njëjti qëndrim i Kishës kur ajo pranon fetë e rreme si pak a shumë legjitime. E padobishme të të them se kur një gabim i tillë vjen prej Kishës, është shumë më e rënde sesa kur vjen nga të tjerët.

 

Shembuj të ekumenizmit, fatkeqsisht kemi shumë me Gjon Palin II. Për shembull në Indi u shënjua në ballë me një shenjë fetare hinduiste nga një “priftëreshë”; në Togo derdhi vaj manioku në një dru “të shenjtë” gjë që bëjnë idhujtarët e këtij vendi.

 

Në Benin vizitoi priftat e adhuruesve të gjarpërit në tempullin e tyre. Kam lexuar një artikull në gazetën La Croix që është një gazetë moderniste. Autori ishte famullitari i famullisë përballë adhuruesve të gjarpërit. Ai thoshte se këta njerëz nuk janë të këqinj, edhe pse nganjëherë gjarpëri i tyre ikte e hante pulat e famullisë, por nëse Papa do t’iu shkonte për vizitë miqësore në tempullin e tyre, priftat katolikë nuk do mund të bindin më ata njerëz se Feja Katolike është feja e vërtetë dhe se të tjerat janë të rreme! Aq më tepër se gjarpëri, është djalli!

 

Në Marok, Gjon Pali II predikoi se feja muslimane dhe katolike janë gati të ngjashme, përveç personit të Jezu Krishtit për të cilin nuk janë dakort.

 

Ti duhet të kesh dëgjuar për mbledhjen e të gjitha feve të organizuar nga Papa Gjon Pali II në Asizi në 1986. Të gjitha fetë ishin mbledhur për t’u lutur bashkë, thua se lutja e atyre që nuk besojnë në Zot ose që e mohojnë Zotin është e pëlqyeshme para Hyjit! Mbi tabernakullin e Kishës së Shën Kjarës vendosën një statujë të Budës (pra hoqën Kryqin që qëndron mbi tabernakull)! Feja e vetme që nuk bëri lutjen e saj ishte Feja Katolike; në fakt lutja katolike është mesha dhe nuk pat fare meshë. Por kishte lutje të sioux-ve me llullën[4] e tyre dhe atë të gishtit të madh të universit![5]

 

Ke dëgjuar faljet që papa iu ka kërkuar të gjitha feve, thua se Kisha ka bërë gabim që ka predikuar shëlbimin dhe Jezu Krishtin!

 

Erdhi koha për ta mbyllur këtë kapitull.

 

Konstatojmë se pavarësia revolucionare dëshiroi të shkatërrojë Krishtërimin dhe se u dënua nga papët. Kjo nuk mjaftoi, Luteri shkoi edhe më larg duke sulmuar Kishën, dhe u dënua edhe ky. Filozofët e “Iluminizmit” menduan një botë pa Hyjin dhe e realizuan me revolucionin e 1789. Ata u dënuan, por nuk ishte nevoja të ishe një dijetar i madh për të vërejtur që në fillim revoltën e tyre. Mund të besonim se Revolucioni nuk mund të shkonte më larg. E megjitatë, po.

 

Në shek. XIX-të ky revolucion fillojë të hyjë në Kishë me ndërmjetësimin e liberalëve. Ata ishin të dënuar, por kjo nuk mjaftoi. Papa Shën Piu X i pa duke u futur në hierarkinë e Kishës, domethenë përmes priftave (dhe ipeshkvinjëve), dhe i dënoi qartësisht, dhe tani i gjetëm në krye të Kishës, në një koncil dhe mbi fronin e Shën Pjetrit. Këtë herë, ata nuk rrezikonin më të dënoheshin, të paktën jo për momentin! A do të thotë kjo se duhet t’iu japim të drejtë. A do vendosemi kundër të gjithë papëve të mëparshëm për të qënë dakort me këta katër të fundit?[6] Sigurisht që jo!

 

[1] Intervistë në ICI 15 maj 1969

[2] Syllabus : enciklikë e Papa Piut IX e cila është një listë gabimesh në lidhje me liberalizmin dhe modernizmin.

[3] Deklarata Dignitatis Humanae n°2,3, 4

[4] Ja teksti i asaj « lutje » : « Duke tymosur këtë llullë në praninë e Krijuesit dhe me të gjithë krijimin, ne ia kushtojmë llullën Shpirtit të Madh, Nënës Tokë dhe katër erërave, e bëjmë të ngrihet një lutje falenderimi për këtë ceremoni. »

[5] Ja teksti : « Gishtit të Madh nuk mund t’i ijim për të bërë asnjë nyje ; bubullimës së skuqur që thyen pemët e larta; Zotit që nga lart sheh gjithçka dhe madje edhe hapat e një antilope mbi një shkëmb(…) ti je shkëmbi i këndit të paqes. »

[6] Pali VI, Gjon Pali II, Benedikti XVI, Françesku

7. Origjinat e Krizës në Kishë – Armiku brenda në Kishë, Modernistët, Papa Shën Piu X

Armiku brenda në Kishë
Modernistët, Papa Shën Piu X

Sigurisht papët e shek. XIX-të i dënuan të gjithë ato gjëra që thashë: Gregori XVI dënoi këtë liri që Lamennais iu jepte revolucionarëve, Piu IX dënoi për së dyti gabimet e tyre, Luani XIII në një seri enciklikash mundoi të ridrejtonte mendjen e falsifikuar të liberalëve.

 

Por ishte Papa Shën Piu X ai i cili dënoi një përparim të ri të armiqve të Hyjit: tashmë ata nuk ishin më jashtë Kishës por në brendësi, pra ata duheshin luftuar në brendësi. Për t’iu çjerrë maskën, për t’i zbuluar, Shën Piu X dënoi tre gjëra të tyre: 1) ata sjellin me vete të gjithë gabimet e përmendura deri tani, 2) ata duan e mundohen të ndryshojnë Kishën për ta bërë përkrahëse të Revolucionit dhe të ideve të tij, 3) duke qënë se një guxim i tillë i bën të dallueshëm, ata fshihen nën pamjen e katolikëve të devotshëm.

 

Ta shqyrtojmë këtë në detaje, sepse tani jemi në zemër të pyetjes që më ke bërë.

 

1) Ata sjellin me vete të gjitha gabimet e armiqve të tërbuar. Kështu, na thotë Shën Piu X, ata nuk hezitojnë të mësojnë edhe në seminare e nëpër kisha se Jezu Krishti nuk është me të vërtetë Hyj, se Ungjijtë nuk thonë të vërtetën, se sakramentet nuk japin me të vërtetë hirin, se të gjitha fetë janë të vërteta, dhe se nuk ka nevojë për fe, sepse çdo njeri, edhe i papagëzuar, gjen Hyjin në brendësi të vetes etj. Sigurisht, ata mësojnë haptazi parullën revolucionare: Liri, Barazi, Vëllazëri, ata refuzojnë çdo autoritet etj.

 

2) Ata duan të ndryshojnë Kishën nga brenda për ta bërë përkrahëse të Revolucionit. Si do e bënë këtë? Gjithçka që jeton ndyshon, thonë ata, por ndryshimi sjell shpesh rrënim. Për shembull gjithçka ndryshoi befas në 1789, por aq shpejt sa që pati terror e prerje kokash. Roli i Kishës, thonë modernistët, është, të bëjë një përzierje mes ndryshimit dhe traditës, që ndryshimi të bëhet në butësi e pa rrënim. Gjithashtu, thonë ata, Kisha do të jetë moderne (prandaj i quajmë “modernistë”) ajo do të shkojë në sensin e progresit (prandaj quhen edhe “progresistë” por ky term nuk përdoret shumë).

 

Në të vërtetë argumenti i tyre qëndron mbi një piruetë. Diçka që jeton rritet, por, në thelb nuk ndryshon. Një gonxhe trëndafili jeton, rritet, lulëzon, pastaj jep një frut e ky frut jep një pemë trëndafili. Kjo po. Por një pemë trëndafili nuk do të japë kurrë misër, një qen nuk do të lind kurrë mace. Një njeri rritet, ai nuk bëhet marsian! Një i krishter bëhet i shenjtë, ai nuk bëhet budist ose protestant përndryshe, përshendetje ferr!

 

Prandaj Jezu Krishti i ka kërkuar Kishës që t’i rrisë njerëzit në jetën hyjnore, e jo t’i ndryshojë e t’i bëjë budistë ose diçka tjetër. Por modernistët shkojnë akoma më larg: për ata nuk bëhet fjalë të transformojnë të krishterët, por të imagjinojnë, madje edhe të krijojnë, një botë të re.

 

A e kupton se nëse Kisha i dëgjon modernistët, jo vetëm se ajo nuk është më besnike ndaj Jezu Krishtit, por ajo vihet në vendin e Krijuesit, ajo bëhet revolucionare. Por deri në këtë pikë, ti mendon se nuk do të mund të arrijnë! Fatkeqisisht po dhe ja se si:

 

3) Modernistët janë të fshehur nën pamjen e katolikëve të devotshëm. Është e treta vërejtje që iu bën Shën Piu X, dhe është kjo gjë që shpjegon se pse kriza është në brendësi të Kishës dhe jo jashtë saj. Që në paragrafin e dytë të enciklikës së tij Pascendi gregis, Shën Piu X shkruan: “Artizanët e gabimit, nuk keni pse t’i kërkoni mes armiqve të deklaruar. Ata fshihen në gjir dhe në zemër të Kishës. Ata janë laikë e priftërinj të mbarsur deri në palcë me një helm gabimi të marrë nga kundërshtarët e Fesë Katolike që vendosen si renovues të Kishës dhe që nuk respektojnë as personin e Jezu Krishtit! Nuk e endin nga jashta rrënimin e Kishës, por në brendësi. Është koha t’iua çjerrim maskat këtyre njerzve e t’i tregojmë ashtu siç janë.”

 

Nëse i shkruaj të gjitha këto, e bëj që të kuptosh se nuk jemi ne ata që dënojmë një krizë në brendësi të Kishës, por papët e kanë dënuar para nesh dhe ne vetëm i ndjekim.

 

Por katolikët nuk e dëgjuan Shën Piun X dhe nuk iu bindën. Kështu, pak nga pak, këta priftërinj që u fshihnin në Kishë nën pamje të mira, shpërndanë gabimet e tyre e shtrinë influencën e tyre. Disa u bënë ipeshkvinj të cilët favorizuan këta lloj priftërinjsh, disa u bënë kardinaj..

6. Origjinat e Krizës në Kishë – Shekulli XIX, Restaurimi i Monarkisë dhe Liberalizmi

Shekulli XIX - Restaurimi i Monarkisë dhe Liberalizmi

Pas vuajtjes revolucionare, njerëzit kuptuan se duhet t’i riktheheshin rendit dhe fesë. Por ndodhi një gjë e jashtëzakonshme dhe turbulluese që do të shpjegojë të gjithë krizën aktuale në Kishë: Revolucioni u shpëtua nga njerëz të anës sonë; armiqtë e Hyjit të shpëtuar nga katolikët, republika e vendosur nga monarkistët! Ështe e pakuptueshme, e megjithatë kështu ndodhi.

 

Këta njerëz i quajmë “liberalë” ose “katolikë liberalë”. E bëhet fjalë kryesisht për njerëz të rëndësishëm. Ata janë të zgjuar, njerëz të kultivuar; janë të mësuar të urdhërojnë, përkrahës të rendit, të fesë, të moralit; domethenë në parim janë dakort me ne për të njëjtat të vërteta, por kanë një defekt të madh: ata dëshirojnë të pëlqehen nga bota, domethënë ata dëshirojnë që njerëzit t’i shikojnë me sy të mirë. Më saktësisht, ata duan që zgjuarsia e tyre e shndritshme të pëlqehet nga të tjerët. Ata janë të bindur se përveç atyre nuk ka njërëz me të vërtetë të kultivuar e kështu, nëse hidhen poshtë, është e gjithë kultura që zhduket me ta; atëherë ata kërkojnë që të pranohen.

 

Por ti e sheh mirë se nuk mund të duam njëkohësisht Hyjin dhe të jemi të pëlqyer nga armiqtë, nuk mund të duam Regjimin e Vjetër (Mbretërinë) dhe të pëlqehemi në Republikë, të dëshirojmë rregullin e rendin e të lëvdohemi nga Revolucioni. E megjithatë kjo është ajo që donin, atëherë iu ngeli vetëm të heshtnin në lidhje me ato që pëlqejnë e të nxisin armiqtë e tyre. Ata u munduan t’i japin të drejtë armiqve të tyre pa thënë se kanë gabime vetë, por është e pamundur. Atëherë pak nga pak, ata i braktisën bindjet e tyre, ose më mirë i sistemuan në zemrën e tyre si në një muze, por nuk jetonin më sipas tyre, e në të njëjtën kohë ata kërkonin kaq shumë që të pëlqeheshin nga kundërshtarët e tyre, saqë i miratonin edhe kur nuk ishin dakort me ta. E duke qënë se ishin njerëz të rëndësishëm, të kultivuar e të zgjuar, shumë njerëz i ndjekën pa menduar.

 

Armiqtë e Hyjit nuk mund të ëndërronin për një situatë më mirë: ishin kundërshtarët e tyre që shkonin vetë tek ata e që iu sjellin njerëzit e tyre!

 

Ja pra çfarë kanë bërë liberalët, sepse nuk kanë pasur zemër për të luftuar kundër armiqve të Hyjit. Prandaj qysh në fillim të shek. XIX-të nuk pati më dy parti të pranishme, por tre: armiqtë e Hyjit, katolikët e guximshëm e luftues dhe, mes të dyve, katolikët frikacakë që pak nga pak e përparuan revolucionin.

 

Më i njohuri nga liberalët e shek. XIX-të ishte Lamennais[1], një prift, që donte që Kisha të ishte në marrëdhënie të mira me republikanët.

A të kujtohet shembulli që të tregova pak më sipër i birit që i thoshte babait të tij “Jam krijuar i lirë, as ti dhe askush tjetër nuk më urdhëron.” Imagjino nëse biri më pas shton “Nëse nuk je dakort, ik!” E së fundmi imagjino babain që, për të qënë i qetë, bën ujdi që të mos nxirret përjashtë dhe të mos e kundërshtojë birin e tij dhe i thotë “Dakort, bir, e respektoj lirinë tënde, atëherë respekto edhe lirinë time. Bëj çfarë të duash, por me kusht që të mos më bezdisësh.” E imagjino këtë baba që shkon e iu thotë fqinjëve që të mos ta urdhërojnë birin e tyre kur të shkojë ndonjëherë tek ata. Ti e paramendon rezultatin te miqtë e birit! Shpejt bëhet revolucion! Kjo është ajo që ka bërë Lamennais. Ai predikonte se Kisha duhet të respektojë lirinë e të gjitha feve e të kërkojë vetëm që të respektohet liria e saj. Është pak a shumë sikur pulat t’i thonin dhelprës: “Je e lirë për tu futur në kotec por me kusht që të mos na bësh asgjë.” Madje disa imagjinuan edhe një “Krisht revolucionar”!

 

Por liberalizmi ishte në modë: madje mbreti Luigji XVIII shpalli në statutin e mbretërisë se tashmë të gjithë fetë e rreme do trajtohen sikur feja e vërtetë, si Feja Katolike!

 

Ka një ndryshim të madh mes tolerimit dhe njohjes së të drejtave. Nëse e tolerojmë, domethenë e durojmë, protestantizmin, revolucionarët etj, ashtu sikur durojmë një sëmundje në pritje të shërimit. Por nëse themi se kanë të drejtë e t’i trajtojmë sikur të ishin katolikë, jo! Nuk mund të themi se sëmundja vlen aq sa shëndeti!

 

E gjithë historia e shek. XIX-të ishte një lojë e vazhdueshme lëkundëse. Donin të pëlqeheshin prej revolucionarëve e atëherë zgjedhnin ministra dhe deputetë liberalë që ishin sikur ata. Pastaj u vu re se kjo gjë shkonte shumë afër revolucionit, atëherë u kthyen mbrapa drejt katolikëve të vërtetë dhe monarkistëve të vërtetë. Por kjo nuk iu pëlqeu revolucionarëve; atëherë ju rikthyen liberalëve. Por çdo herë ata rithktheheshin më pak drejt Hyjit dhe të vërtetës, e shkonin më shumë drejt gabimit dhe revolucionit.

 

Prandaj braktisën mbretin Karl X për Luigj Filipin i cili ishte më afër republikanëve. Ky nuk zgjati shumë dhe u zëvendësua nga Napoleoni III, një revolucionar i vërtetë, por që lavdëronte katolikët.

 

Në 1870 gjysma e monarkistëve preferuan të mos prishen me republikanët, sepse thirrja e mbretit Henri V (ndryshe konti i Chambord) i detyronte të luftonin. E kështu ata (monarkistët) themeluan Republikën e III-të.

 

Ti do më thuash, se u futa në politikë dhe harrova krizën e Kishës! Por jo, në këtë pikë ku ne jemi, çdo gjë është e përzier: Lamennais ishte prift, Luigji XVIII ishte katolik dhe, ai nuk njohu republikën, por njohu fetë e rreme. Katolikët ishin të përçarë: gjysma prej tyre ishin tashmë dakort me revolucionarët, domethenë me armiqtë e Hyjit! Me fjalë të tjera, liberalët, armiqtë e Hyjit nuk ishin më jashtë Kishës, por i’u hapën dyert dhe i përqafuan!

 

[1]Idetë e tij u dënuan nga papa Gregori XVI në enciklikën « Mirari vos » 1832.