Sancta Maria, Mater Dei,
ora pro nobis peccatoribus

Jeta e Shënjtës Katerinë të Suedisë 1331-1381

Virgjëreshë

 
 

 

 

Shenjtja Katerinë ishte e bija e Ulfo-s, Princit të Nericisë në Suedi, dhe e të Shenjtes Brixhet. Dashuria e Zotit u duk sikur donte të pengonte në të, përdorimin e arsyes së saj.


Në moshën 7 vjeçare u dërgua në manastirin e murgeshave në Risburg, ku edhe u edukua me devotshmëri nën kujdesin e abates së shenjtë të atij manastiri. Duke qenë shumë e bukur, i ati e martoi me Edgar-in, një të ri fisnik e të virtytshëm, por të cilin virgjëresha e bindi t’i bashkohej të bënin një betim të përbashkët, atë të pastërtisë së përhershme. Nga fjalët e saj, ai u bë lakmues vetëm ndaj hireve të qiellit, e që t’i tërhiqte drejt vetes më me bollëk, e pranoi propozimin me gatishmëri. Çifti i lumtur, duke pasur një zemër dhe dëshirë të vetme, të nxitur nga një garë hyjnore, shtynin njëri-tjetrin në lutje, mortifikim, dhe vepra bamirësie.


Pas vdekjes së të atit, Shenjtja Katerinë, nga përkushtimi ndaj Mundimeve të Krishtit dhe relikeve të martirëve, shoqëroi të ëmën në pelegrinazhet  e saja, në devocione dhe pendesa. Pas vdekjes së të ëmës në Romë, në vitin 1373, Katerina u kthye në Suedi, dhe vdiq si abate e Vadstena, ose Vatzen, me 24 Mars, 1381. Gjatë 25 viteve të fundit të jetës, çdo ditë pastronte shpirtin e saj nga mëkatet me anë të Sakramentit të Rrëfimit.

 

Meditim – Kushdo që do të banojë në tokë, do të ketë nevojë për maturi; vetë Shkrimi Shenjt na siguron se “njohja e shenjtërisë është maturi.”