Shën Simoni i Trentit, martir 1472-1475
“Lavdi, lulet e martirëve!” Kisha këndon në oficen e saj të festës se Shejtërve të Pafajshëm, të cilët ishin të parët që vdiqën për Krishtin; dhe në çdo epokë, fëmijë të thjeshtë dhe foshnje kanë dëshmuar me lavdi emrin e Tij. Në vitin 1472, judenjtë në qytetin e Trentit vendosën të shfrynin urrejtjen e tyre kundër të Kryqëzuarit duke vrarë një fëmijë të krishterë në Pashkën e ardhshme; dhe Tobias, një nga ata, u caktua të zinte një viktimë. Ai gjeti një djalë të ndritur dhe të qeshur të quajtur Simon duke luajtur jashtë shtëpisë së tij, kur askush nuk po e ruante. Tobias e përkëdheli faqen e fëmijës dhe e shtyu t’i jepte dorën. Kështu veproi fëmija që nuk ishte as dy vjeç; por ai filloi të thërriste dhe të qante për nënën e tij kur e vuri re se po largohej nga shtëpia. Atëherë Tobia i dha atij një monedhë të shndritshme për ta parë, dhe me shumë përkëdhelje dashamirëse ia heshti pikëllimin dhe e solli në shtëpinë e tij. Në mesnatën e së Enjtes së Madhe filloi puna e gjakderdhjes. Pasi ja mbyllën gojën, i mbajtën krahët në formën e një kryqi, ndërsa ia shpuan trupin e butë me pinca dhe gjilpëra në tallje blasfemuese ndaj vuajtjeve të Jezu Krishtit. Pas një torture rreth një orëshe, martiri i vogël ngriti sytë drejt qiellit dhe dha shpirtin e tij të pafajshëm. Judenjtë e hodhën trupin e tij në lumë; por krimi i tyre u zbulua dhe u ndëshkua, ndërsa reliket e shenjta u vendosën në kishën e Shën Pjetrit në Trent, ku ata kanë bërë shumë mrekulli.
Uilliami i Norwicit është një tjetër nga këta fëmijë martirë. Prindërit e tij ishin fshatarë të thjeshtë, por nëna e tij mësoi nga një vizion se i biri i saj do te ishte një shenjt. Djaloshi agjëronte tri herë në javë dhe lutej vazhdimisht, dhe ai ishte vetëm një nxënës dymbëdhjetë vjeç në një fabrikë lëkure në Norwich, kur fitoi kurorën e tij. Pak para Pashkëve, 1137, ai u josh në shtëpinë e një çifuti dhe atje u mbyll, u lidh dhe u kryqëzu për urrejtje ndaj Krishtit. Kaluan pesë vjet para se trupi të gjendej, dhe u varros si një relike e shenjtë në oborrin e Katedrales. Një trëndafil i mbjellë lulëzoi për mrekulli në mes të dimrit dhe shumë të sëmurë u shëruan në shenjtoren e tij.
Meditim — Mësoni nga martirët e mitur se, sado i dobët të jeni, prapë mund të vuani për hir të Krishtit.