Rruzarja e Shenjtë
NË EMËR TË ATIT E TË BIRIT E TË SHPIRTIT SHENJTË
(te kryqi) :
Besoj në Hyjin, Atin e gjithëpushtetshëm, Krijuesin e qiellit e të tokës. E në Jezu Krishtin, Birin e tij një të vetmin, Zotin tonë, i cili u zu për virtyt të Shpirtit Shenjt. U lind prej Virgjërës Mari, pësoi mundimet nën Poncin Pilat, u vu në Kryq, vdiq e u varros, zbriti në ferr; të tretën ditë u ngjall së vdekuri; u ngjit në qiell, rri në të djathtë të Hyjit, Atit të gjithëpushtetshëm; andej do të vijë për të gjykuar të gjallët e të vdekurit. Besoj në Shpirtin Shenjt, Kishën e shenjtë Katolike, Shoqërinë e shenjtërve, faljen e mëkateve, Ngjalljen e korpit, dhe jetën e pasosur. Amen!
(Kokrra e madhe)
Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë Mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell, ashtu në tokë!
– Bukën tonë të përditshme na e jep sot; na i fal fajet tona, si i falim ne fajtorët tanë. E mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i keqi. Amen!
(Tre kokrrat e vogla)
Të falemi Mari, hirplote, Zoti me ty! E bekuar je mbi të gjitha gratë, dhe i bekuar fryti i barkut tënd, Jezusi.
– Shenjtja Mari, Nëna e Hyjit, lutu për ne mëkatarët, tash e në fill të vdekjes sonë. Amen!
(Kokrra e madhe)
Lavdi Atit, e Birit e Shpirtit Shenjt!
– Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen!
MISTERI I PARË
(thuhet misteri, fryti i tij, dhe për kë ose për çka lutet kjo dhetëshe)
(kokrra e madhe) : Ati ynë…
(10 kokrrat e vogla) : Të falemi Mari…
Në fund të dhjetshes: Lavdi Atit… O Jezusi im, na i fal mëkatet tona, na shpëto prej flakës së ferrit dhe çoji në qiell të gjithë shpirtrat, por sidomos ata që kanë më shumë nevojë për mëshirën tënde.
E njëjta rrugë ndiqet për të pestë misteret
Në fund të pesë mistereve lutet: Të falemi, Mbretëreshë, Nëna e mëshirës, jeta, ëmbëlsimi e shpresa jonë, të falemi! Ty të thërrasim ne të shkretët, bijtë e Evës, që po fshajmë, po gjëmojmë e po qajmë në këtë shekull plot me lot. Deh pra, pajtorja jonë, ata sy të mëshirshëm të tu silli prej nesh! E Jezusin, të bekuarin, frytin e barkut tënd, pas kësaj shkretie na e kallëzo. O e dhimbshmja, o e buta, o e ëmbla Virgjëra Mari! Amen!
Misteret e Rruzares së Shenjtë
MISTERET E GËZIMIT
Shpallja e Mishërimit të Jezusit nga ëngjëlli Gabriel Marisë. (fruti i këtij misteri: përvujtëria)
Vizita e Marisë te Elizabeta. (fruti i këtij misteri:dashuria vëllazërore)
Lindja e Jezu Krishtit. (fruti i këtij misteri: shkëputja nga gjanat materiale e nga pasuritë)
Paraqitja e Jezusit në tempull. (fruti i këtij misteri:Pastërtia e shpirtit dhe e trupit)
Gjetja e Jezusit fëmijë në tempull. (fruti i këtij misteri: kërkimi i Zotit në gjithçka)
MISTERET E DHIMBJES
Lutja e Jezu Krishtit në malin e Ullinjëve (fruti i këtij misteri: pendimi i mëkateve tona)
Rrahja e Jezu Krishtit (fruti i këtij misteri: mortifikimi i shqisave tonë)
Kurorëzimi i Jezu Krishtit me ferra (fruti i këtij misteri: mbretërimi i Krishtit në zemrat tona)
Mbartja e kryqit deri në mal të Kalvarit (fruti i këtij misteri: durim në vuajtjet tona)
Kryqëzimi e vdekja e Zotit tonë Jezu Krisht (fruti i këtij misteri: kthimi i mëkatarëve, e një dashuri më e madhe për Hyjin e për njerëzit.)
MISTERET E LUMNISË
Ringjallja e Jezu Krishtit (fruti i këtij misteri: rritja e fesë në ne)
Ngjitja në qiell e Jezu Krishtit (fruti i këtij misteri: shpresa e dëshira e qiellit)
Zbritja e Shpirtit Shenjtë mbi apostujt (fruti i këtij misteri: zelli apotolik dhe beteja për fe)
Ngritja e së lumës Mari në qiell (fruti i këtij misteri: hiri i një vdekje të mirë)
Kurorëzimi i Marisë mbretëreshë e qiellit dhe e tokës (fruti i këtij misteri : një dashuri më e madhe dhe një devocion më i madh ndaj Zojë së Bekuar)
Lutje tjera vullnetare
Nen mbrojtjen tande sot strehë po kërkojmë, O Nanë Shêjte e Tënzot; Mos i përbuz të lutunat që të bâjmë ndër nevojë t’ona; Na libro kurdoherë prej rreziqesh, O Virgjin e lume e e bekueme.
O Hyji im, unë besoj, unë adhuroj, unë shpresoj e unë të due. Të këkoj falje për të gjithë ata që nuk besojnë, që nuk adhurojnë, që nuk shpresojnë e që nuk të duen.
O Tejet e Shêjta Trini, Atë, Bir, e Shpirt Shêjt, të adhuroj pafundësisht e të kushtoj të çmueshmin Korp, Gjak, Shpirt, e Hyjni të Jezu Krishtit, i pranishëm në krejt tabernakujt e botës, në riparim të nëpërkambjeve, sakrilegjeve dhe mospërfilljeve, prej të cilëve ai fyet shumë randë. Prej meritave të pafundme të Zemrës së tij të Shêjtënueshme, e të Zemrës së Papërlyeme të Marisë, të kërkoj kthimin e mkatnorve të shkretë.
Oj Mari, xânë pa mkat, lutu për ne që kena mbeshtetje në ty, e për të gjithë ata që s’kanë mbështetje në ty.
(2x). O Zot, na jep priftërinj !
(2x) O Zot, na jep priftërinj të shêjtë !
(2x) O Zot, na jep shumë priftërinj të shêjtë !
(2x) O Zot, na jep shumë thirrje të shêjta fetare !
(2x) O Zot, na jep shumë baballarë të shêjtë e nâna të shêjta prej familjeve të krishtena!
(2x) Nâna e Kshillit t’Mirë , lutu për ne.
Shën Piu X, lutu për ne.
Shêjtnit tanë pajtorë, ndërmjetësoni për ne.
Ëngjëjt tanë mbrojtës, na runi ne.
O Shën Mikel Kryeengjëll, na mbro në beteja dhe bëhu mbrojtja jonë kundër ligësive dhe kurtheve të djallit. Po të lutemi me përvujtëri që Hyji ta ushtrojë pushtetin e vet mbi të, e Ti, o princi i ushtrive qiellore, me fuqinë e Hyjit, hidhe në ferr Satanin dhe të gjithë shpirtrat djallëzorë që sillen nëpër botë për të humbur shpirtrat e njerëzve. Ashtû kjoftë.
E prej mëshirës së Tënzot, shpirtnat e besnikëve të shuem pushofshin në paqe. Ashtû kjoftë.
Latinisht
Shenja e Kryqit – Signum Crucis
In nomine Patris, et Filii, et Spiritus Sancti. Amen
Besoj – Credo
Credo in Deum Patrem omnipotentem, Creatorem caeli et terrae. Et in Iesum Christum, Filium eius unicum, Dominum nostrum, qui conceptus est de Spiritu Sancto, natus ex Maria Virgine, passus sub Pontio Pilato, crucifixus, mortuus, et sepultus, descendit ad inferos, tertia die resurrexit a mortuis, ascendit ad caelos, sedet ad dexteram Dei Patris omnipotentis, inde venturus est iudicare vivos et mortuos. Credo in Spiritum Sanctum, sanctam Ecclesiam catholicam, sanctorum communionem, remissionem peccatorum, carnis resurrectionem, vitam aeternam. Amen.
Ati Ynë – Pater Noster
Pater noster, qui es in caelis, sanctificetur nomen tuum. Adveniat regnum tuum. Fiat voluntas tua, sicut in caelo et in terra. Panem nostrum quotidianum da nobis hodie, et dimitte nobis debita nostra sicut et nos dimittimus debitoribus nostris. Et ne nos inducas in tentationem, sed libera nos a malo. Amen.
Të falem Mari – Ave Maria
Ave Maria, gratia plena, Dominus tecum. Benedicta tu in mulieribus, et benedictus fructus ventris tui, Iesus. Sancta Maria, Mater Dei, ora pro nobis peccatoribus, nunc, et in hora mortis nostrae. Amen.
Lavdi Atit – Gloria
Gloria Patri, et Filio, et Spiritui Sancto. Sicut erat in principio, et nunc, et semper, et in saecula saeculorum. Amen.
O Jezusi im – Oratio Fatimae
Oh mi Jesu, dimitte nobis debita nostra, libera nos ab igne inferni, conduc in caelum omnes animas, praesertim illas quae maxime indigent misericordia tua.
Të falem Mbretëreshë – Salve Regina
Salve Regina, mater misericordiae, vita, dulcedo, et spes nostra, salve. Ad te clamamus exsules filii Hevae. Ad te suspiramus, gementes et flentes in hac lacrimarum valle.
Eia, ergo, advocata nostra, illos tuos misericordes oculos ad nos converte. Et Iesum, benedictum fructum ventris tui, nobis post hoc exsilium ostende.
O clemens, O pia, O dulcis Virgo Maria. Amen.