Jeta e Shën Stanislausit
Stanislaus lindi si përgjigje e lutjes kur prindërit e tij ishin të moshuar. Nga mirënjohja e edukuan për Kishën dhe nga një prift i shenjtë u bë ipeshkëv i Krakovit. Boleslas II ishte atëherë Mbret i Polonisë – një princ me prirje të mirë, por i llastuar nga fitoret e mëdha dhe suksesi. Pas shumë aktesh epshi dhe mizorie, ai zemëroi gjithë mbretërinë duke rrëmbyer gruan e njërit prej fisnikëve të tij. Kundër këtij skandali publik vetëm ipeshkvi i dëlirë dhe i butë ngriti zërin. Pasi ia la këtë çështje Hyjit, ai zbriti në pallat dhe e qortoi hapur mbretin për krimin e tij kundër Hyjit dhe nënshtetasve të tij dhe e kërcënoi se do ta shkishëronte nëse vazhdonte në mëkatin e tij. Për të shpifur karakterin e shenjtit, Boleslasi nënshtroi nipat e një Pali, të vdekur së fundmi, për t’u betuar se xhaxhai i tyre nuk ishte paguar kurrë për tokën e blerë nga ipeshkvi për Kishën. Shenjti qëndroi pa frikë përpara gjykatës së mbretit, megjithëse të gjithë dëshmitarët e tij e braktisën dhe garantoi se do ta sillte të vdekurin për të dëshmuar për të brenda tre ditësh. Ditën e tretë, pas shumë lutjesh dhe lotësh, ai e ringjalli Palin dhe e çoi me rrobat e varrit përpara mbretit. Boleslas u kthye për një kohë në një jete më të mirë. Megjithatë, së shpejti ai u rikthye në teprimet më skandaloze dhe ipeshkvi, duke i parë të padobishme të gjitha kundërshtimet, recitoi dënimin e shkishërimit. Në kundërshtim me censurën, më 8 maj 1079, mbreti zbriti në një kishë ku vetë ipeshkvi po thoshte meshën dhe dërgoi tre grupe ushtarësh për ta vrarë në altar. Secili sipas rrallës doli, duke thënë se i kishte trembur një dritë nga qielli. Atëherë mbreti u vërsul dhe e vrau shenjtin në altar me dorën e tij.
Meditim – Ndreqja më e sigurt e vesit është një jetë pa fajësime. Megjithatë, ka raste kur heshtja na bën përgjegjës për mëkatet e të tjerëve. Në momente të tilla le të qortojmë pa frikë dhunuesin, në emër të Zotit.