Sancta Maria, Mater Dei,
ora pro nobis peccatoribus

Jeta e Shën Gregorit të Nazianzit

Gregori u lind nga prindër të shenjtë dhe ishte miku Shën Basilit. Ata studiuan bashkë në Athinë, u konvertuan në të njëjtën kohë nga perspektivat më të drejta të kësaj bote dhe për disa vite jetuan së bashku në izolim, vetëdisiplinë dhe mundim.

Gregori u ngrit, pothuajse me forcë, në priftëri; dhe u bë Ipeshkëv i Nazianzit nga Shën Basili, i cili ishte bërë Arqipeshkëv i Çezaresë.

Kur ishte 50 vjeç, ai u zgjodh, për dhuntitë e tij të rralla dhe natyren e tij pajtuese, të ishte Patriark i Kostandinopojës, të cilën Arianët dhe heretikët e tjerë e kishin kthyer në një vend të hutuar.  Në atë qytet ai pati sukses të jashtëzakonshëm.

Arianët ishin aq të acaruar nga dobësimi i herezisë së tyre, saqë e përndoqën Shenjtin me zemërim, shpifje dhe dhunë, dhe më në fund vendosën t’i merrnin jetën. Për këtë qëllim ata zgjodhën një të ri të vendosur, i cili me gatishmëri ndërmori detyrën sakrilegjioze.

Por Zoti nuk e lejoi ta bënte atë. Ai u prek nga keqardhja dhe u hodh në këmbët e Shenjtit, duke treguar qëllimin e tij mëkatar. Shën Gregori e fali menjëherë, e trajtoi me mirësi dhe e priti në mesin e miqve të tij, në çudinë e të gjithë qytetit dhe në hutimin e heretikëve, krimi i të cilëve kishte shërbyer vetëm për të nxjerrë në pah virtytin e Shenjtit.

Shën Jeronimi mburret se kishte qëndruar buzë këmbëve të tij dhe e quan atë meshtër dhe katekist të tij në Shkrimin e Shenjtë. Por përulësia, rreptësia e tij, parëndësia që i jepte vetes dhe mbi të gjitha vetë suksesi i tij, tërhoqën mbi të urrejtjen e armiqve të Fesë.

Ai u persekutua, u dënua me gurë nga turma dhe u braktis edhe nga vëllezërit e tij Ipeshkvinj.

Gjatë Koncilit të dytë të Përgjithshëm, ai dha dorëheqjen nga selia e tij, duke shpresuar kështu të rivendoste paqen në qytetin e çorganizuar, dhe u tërhoq në qytetin e tij të lindjes, ku vdiq në vitin 390. Ai ishte një poet i këndshëm, një predikues njëkohësisht elokuent e i ngurtë; dhe si një kampion i Fesë aq mirë i pajisur, aq i mundimshëm dhe aq i saktë, saqë quhet Shën Gregor Teologu.

 

Meditim – “Ne duhet t’i mposhtim armiqtë tanë”, thoshte Shën Gregori, “me butësi; t’i fitojmë ata me durim. Le të dënohen vetë nga ndërgjegjja e tyre, jo nga zemërimi ynë. Le të mos e thajmë menjëherë pemën e fikut, nga e cila një kopshtar më i zoti mund të tërheqë akoma fryte”.