Jeta e Shën Hospitusit
Shën Hospitiusi u mbyll në rrënojat e një kulle të vjetër pranë Villafrancës. Ai lidhi veten me një zinxhir të rëndë hekuri dhe jetonte vetëm me bukë dhe hurma. Gjatë Kreshmës ai dyfishoi sakrificat dhe, për ta përshtatur jetën e tij më afër me atë të heremitëve të Egjiptit, nuk hante gjë tjetër veçse rrënjë.
Për virtytet e tij të mëdha, Qielli e nderoi atë me dhuratat e profecisë dhe të mrekullive. Ai paralajmëroi shkatërrimet që do të bënin Lombardët në Gali. Këta barbarë, pasi erdhën në kullën në të cilën jetonte Hospitiusi, dhe duke parë zinxhirin me të cilin ishte lidhur, e ngatërruan atë për një kriminel që ndodhej atje i burgosur. Kur morën në pyetje Shenjtin, ai pranoi se ishte një mëkatar i madh dhe i padenjë për të jetuar. Atëherë një nga ushtarët ngriti shpatën për ta goditur; por Hyji nuk e braktisi shërbëtorin e Tij besnik: krahu i ushtarit u ngurtësua dhe u mpi, dhe vetëm kur Hospitiusi bëri shenjën e kryqit mbi të, ushtari e rifitoi përdorimin e tij. Ushtari përqafoi Krishterimin, hoqi dorë nga bota dhe kaloi pjesën tjetër të ditëve të tij duke i shërbyer Hyjit.
Kur shenjti ynë ndjeu se po i afrohej ora e fundit, hoqi zinxhirin dhe u gjunjëzua në lutje për një kohë të gjatë. Pastaj, duke u shtrirë në tokë, ia dorëzoi me qetësi shpirtin Zotit, më 21 maj 681.
Reflektim – Nëse nuk e duam pendesën për hir të saj, le ta duam atë për shkak të mëkateve tona; sepse ne duhet “të punojmë për shpëtimin tonë me frikë dhe dridhje”.