Jeta e Papa Shën Gregori VII
Gregori VII me emrin Hildebrand, lindi në Toskanë, rreth vitit 1013. U shkollua në Romë dhe nga aty ai shkoi në Francë dhe u bë murg në Cluny. Më pas u kthye në Romë dhe për shumë vite i shërbeu direkt Selisë së Shenjtë.
Tri fatkeqësi të mëdha e goditën atëherë Kishën: simonia, konkubinazhi (bashkëjetesë jashtë martese) dhe zakoni i marrjes së rryshfetit nga duart e laikëve. Kundër këtyre tre korrupsioneve Gregori nuk pushoi kurrë së luftuari. Si legat i Viktorit II ai mbajti një Këshill në Lion, ku Simonia u dënua.
Ai u zgjodh Papë në vitin 1073 dhe menjëherë u bëri thirrje klerit të botës katolike që të jepnin jetën e tyre në vend që të tradhtonin ligjet e Zotit ndaj vullnetit të princërve. Roma ishte në rebelim për shkak të ambicies së Cenci-ve. Gregori i shkishëroi. Ata vunë duart mbi të në Krishtlindje gjatë meshës së mesnatës, e plagosën dhe e futën në burg. Të nesërmen ai u shpëtua nga njerëzit. Më pas lindi konflikti i tij me Henrikun IV, Perandorin e Gjermanisë. Ky monark, pasi u kthye hapur në simoni, pretendoi të rrëzonte Papën. Gregori e shkishëroi perandorin. Nënshtetasit e tij u kthyen kundër tij dhe më në fund ai kërkoi faljen e Gregorit në Canossa.
Por keqardhja nuk zgjati. Ai ngriti një antipapë dhe e rrethoi Gregorin në kështjellën e Shën Anxhelos. Papa i moshuar u detyrua të ikte dhe më 25 maj 1085, rreth vitit të shtatëdhjetë e dytë të jetës së tij, Gregori hyri në pushimin e tij të përjetshëm.
Fjalët e tij të fundit ishin plot urtësi dhe durim hyjnor. Ndërsa po vdiste, tha: “Unë e kam dashur drejtësinë dhe e kam urryer ligësine, prandaj vdes në mërgim”. Shërbëtori i tij besnik u përgjigj: “Vikar i Krishtit, një mërgimtar nuk mund të jesh kurrë, sepse Hyji të ka dhënë johebrenjtë si trashëgimi dhe skajet më të largëta të tokës për zotërimin tënd”.
Meditim —Kanë kaluar 900 vjet që kur Shën Gregori vdiq dhe ne shohim të njëjtin konflikt të ripërtërirë para syve tanë. Le të mësojmë prej tij të vuajmë çdo persekutim nga bota apo shteti, në vend që të tradhtojmë të drejtat e Selisë së Shenjtë.