Sancta Maria, Mater Dei,
ora pro nobis peccatoribus

Muaji i Zemrës së Shenjtë të Krishtit, P. Enjell Sereqi S.J. - Dita e Parë

C’do gjaa send saa do e bukur e e kandshme me kenë nuk çmohet pa u njoftë pahi i sajë, por saa ma fort t’njifet aq ma fort i ngrehë t’gjitha zemrat prej vedit.

Kjo vertetsii delë n’shesh kuer vjen puna me njoftë sidomos Jezu Krishtin e Zemren e Tij, qi a e mira e pamarueme; sepse saa ma me temel t’a njofim, aq ma me t’zeet kanë per t’u shkri zemrat t’ona n’dashtnii per Te; e atherë, si me thanë, kishim mu zhytë n’ket krue t’pashterrueshem t’gjithave gëzimeve, mbasi ky t’njoftun na e zgjaan prore t’kqyrunit t’onë n’ketë deet t’pamasë t’Lumniis t’vertetë, na banë me harrue nji faret t’miren t’onë si kahë shpirti si kahë korpi tui u knaqë krejt n’Vetëtmiren e pamarueme n’vetvedi, e këndei edhe rriedhe unjija e jon kryekput me Te.

Me rrugë praa Sh’Pjetri na thotë: Shkoni tui e njoftë per herë ma fort Zotin Shelbuesin tonë Jezu Krishtin. Prej ktii t’njoftunit i çmueshem ka me na ndollë edhe nee sikuer, atii qi kqyrë diellin i meren syyt e per nji copë here s’shef kurrgjaa veç se diell, njishtu edhe dashtnija e vertetë n’Jezu Krishtin ka me na daa prei asai dashtnii kote t’kreatyrve e t’kafshve tkrijueme. 

Paste fuqii ky liber i vogel per me njoftë e me dashtë Shqypetarët prore ma fort Zemren e Shelbuesit e Zotit tonë Jezu Krishtit, atherë per t’dreite kam per t’kenë fatbardhë e ka per t’mu shpërblye ky mundë i leet qi e kreva per ma t’madhen ndeer e lavdë t’kësai Zemer t’hyjnueshme. 

Kto kuitime, uratë, zhgjetore, lulze e ndollina qi gjinden n’ket liber munden me t’vieftë fort, o këndues i përkushtueshem, jo veç n’muj t’qershorit, por edhe n’tiera koh tmotmotit…

 

N’Shkoder me 3 t’Gushtit 1911

P. Enjell Sereqi i Shoqnise t’Jezusit

Urata e Gatimit

Une po besoj me nji fee t’gjaallë se jam para madhniis sate, o Zoti i em, eja o Shpiirtë e Korpë per me i dalë para Si e me adhrue.

Po permyzem me ftyrë per dhee me pellkë t’zemres po t’adhuroi, o Zoti i emë e po t’a dii per ndeer per t’mira qi m’ke baa, maa shëndritë, po t’lutem, menden teme e m’a xejë zemren qi t’a njofë, t’a due e t’a ndieki per herë ma fort Zemren tande, o Jezu Krishti, qi jee rruga, e verteta e t’gjaalltit, n’gjitha kto t’mira e vyrtyre qi po m’i mson sidomos: GATIMI I PARE & DYTE (ma poshtë), e banë qi mos t’i kundershoi ma shëndritsinave tua, por t’pertrihem prore nder vyrtyte tui jetue krishtenisht t’mund des n’hiir t’andë. O Zoja e Bekueme m’ndimo per m’e ju pergjaa Birit t’andë t’hyjnueshmit. Shejti Jozef, Enjilli i Rois e t’gjith Sheitnit e Parrizit lutnije Zotin per mue. 

E Para Dite

Disa arsyena per me marrë mrapa me zell mujin e Zemres t’Jezu Krishtit. 

Gatimi i Parë: Ta keeshë para syysh Jezu Krishtin qi tui t’a zblue Zemren e Vet t’thotë: Qe Ajo Zemer qi kaq fort t’kaa dasht. (Gatimi i parë a si nji free per me ndalë menden tonë mos t’daravitet n’kohë t’kuitimit)

Gatimi i Dytë: Lypi ndimen per me nderue me kujdes n’ket muj at Zemer t’Hyjnueshme. (Gatimi i dytë asht nji hirë a premtim qi dona me xierre prei kuitimit e prandei ja lypim Zotit qyshë n’fillim)

Mendimi i Parë

Per t’sakët peshimi i ktyne arsyenave, o këndues i dashtun, ka me pasë fuqii per me t’zee unjii mbas ksai perkushtimi t’amel. 

Mendo me temel se e kuja asht kjo zemer? – e pik s’parit ven oroe neltmadhnin e Sajë. 

Feja na mson qi i Biri i Tenzot n’t’mishnuem t’vet muer nji korp e nji shpiirt n’krahnuer t’Zojes Bekueme per vyrtyt t’Shpirtit Sheit, e n’at ças edhe zemra e Tij u pernjit hyjniis n’nji Vetii t’hyjnueshme: e pranei kjo Zemer asht e hyjnueshme, d.m.th. Zemra e Zotit. Ai i Lumi gjallitë dyy jetë, t’niriis qi asht sikuer ajo e jona, e t’hyjnis, e cilla asht vertet e Perendiis. – E praa tana adhrimet e ndeerimet ma t’neltat, qi i diftoim kësaj Zemer shkrepen n’hyjnii. – Sikuer vendaliit e qielles pa ja daa e adhroin me at ndeerim qi i perket vec Zotit, qishtu edhe na ktu n’tokë tui u permyzë perpara fugurave t’Saja adhroim Atë Zemer qi lumnon n’Parriiz e asht per jetë t’jetes gëzimi i Eive e i Sheitaave.

Oh ç’t’zeet kaa per t’u pertrii n’shpiirt t’andë ne e paç ket farë besimit t’gjaall, e atherë edhe luta ka per t’kenë ma e ndezun, pse ka me t’u baa si me fole me Zemer t’Zotit t’andë. 

Mendimi i Dytë

Mendo saa e dejë asht kio Zemer per me kenë ndeerue prei t’mirave t’panjehuna qi janë mledhe n’Te.

Sh’Paali na thotë se n’Te gjinden t’gjitha visaret e ditunies e t’dijes t’Aatit me plotnii t’kendunit e hyinueshem: kndei t’mirat e Saja s’munden me kenë ma t’mdhaja pse janë t’panjehuna e t’hyinueshme. Mushë me gëzim thui Zemers s’Jezu Krishtit. Ti jee e paster e vet pastria e Zotit. – Ti jee sheite e vetë sheitnija e Zotit, gjithpushtueshme, gjithmshiirshme, unjii besnike, gjithfuqishme. – Kjo Zemer praa porsi kroni i t’tana hiire t’mirave ka me dijë me kenë dasht e adhrue saa asht i deji vet Zoti. O Jezu i dashtun, ndoshti qi tash per t’paren herë po i njof kto visare t’pamarueme, qi kaq me plotnii janë mledhe n’Tyy: e sikuer ai i verbti i Unjillit, qitash po filloi me i çile syyt per me e paa madhniin e hijeshiin tande. – Mirfillit mundem me thanë me Sh’Agustinin: – Oh bukurii kaq e ree e kaq e hershme! – kaq e hershme saa asht i hershem Zoti, e kaq e ree per mue qi deri sot s’t’kam njoftë as t’kam diit gjith aq saa duhet. 

Mendimi i Tretë

Do t’a nderosh ket Zemer per me ja diit t’mirat qi t’kaa baa. Peshqeshet ma t’mdhajat, qi kee pasë n’ket jetë prei Krishtit, janë Feja e i Shejtnueshmi Sakramend i lterit. Feja asht porsi temeli i t’tana dhantiive: e Sakramendi i lterit ka n’vedi baasin e kronin e t’gjitha hireve. Tash ti kto dyy dhantina kaq perneltueshme t’riedhin ndreit prej Zemres t’Krishtit porsi prei gurret. Na ban me diit Sh’Njon Unjilltari, qi si diq Krishti n’krygj, me nji heshtë kie depertue Zemra e Tii e prei aso varret i duelne disaa pika gjak e ujë. Ky gjak e ky ujë, si e zhdrivillon mirë Sh’Njon Gojarti, jaë çmime dashnijet, qi na qesin çiltas kto dyy peshqeshe. Feja sheite asht shenjue nat ujë, qi asht landa e Pagzimit, e nat gjak a shenjue Sakramendi i lterit n’t’cillin asht ver e vertetë Jezu Krishti. Merre vesht nderen qi t’ka baa Shelbusi i jyt ne pac nji sakramend i cilli t’shlyene mkatin e rriedhshëm t’dukon n’shpiirt feen, shpneshen, dashtniin, t’ban birin e Zotit n’shpiirt e mirazçiin a trashigimtarin e Parrizit, kreit do t’ja diish kësaj Zemer t’shugueshme, qi t’a ka baa fatmirsiin. Në muish sot me marrë korpin e Krishtit e me mbaitë shpiirtin kahë hiri i Zotit, fiill tvien kio ndeer prei Zemres t’Krishtit. Si kee me muite me i kuitue kto verteta, e me kenë aq i ngathtë n’sherbesë t’kësai Zemer kaq fisnike e dashamire?

Merre me mend nevojen e madhe, qi kee me i pergjegjë ktyne dhantinave me vepra sheite sidomos n’ket muj.

Uratë

O i amshueshmi Zot, qi i kee thane t’Lumes Margarite m’lypë çka t’duesh per hater t’Zemres t’Birit t’emë e kam per t’a ndigiue lutjen: edhe une pshtetun n’ket fialë tande po permyzem para madhniis sate e po t’lutem me t’pervuitë n’emen t’ksai Zemer me mdhane hirin per me e dashtë e me ndiekë Jezu Krishtin sidomos n’ket muej, qi po ja kushtoj unjii.
Ti, o Zot, mu perkrah n’ligshtii teme e mep fuqii t’qindroi nder vepra t’mira e per ditë ma fort t’a ndeeroi me t’xeet ket Zemer t’hyinueshme. Ban qi tui e marre mrapa ket perkushtii t’ngushlloi Tyy e t’xiir t’madhe dobi per shpiirt sikuer Ti vet ke dhanë fialen. – Kio uratë asht fort e pelqyeshme para Tejet, pse asht ajo qi na ka msue i Biri i Yt kuer i kallxoi Apostuive si mu lutë: Sheitnue kioft Emni i Yt. – Spo t’lypi ndeer, gjaa e t’mira t’shekullit, kto epia atyne qi t’i dishroin. Unë po t’lypi hiirin me njoftë, me dashtë, e me ndiekë per herë ma fort Zemren e Krishtit, e prandei plot me uzdajë po t’tham me profet Danielin: M’ndigio, o Zot, m’ndii, o Zot, m’kqyre me dashtnii e m’mush me hiire e me t’mira Tua. (Dan 9.19)

Luleja e Shpiirtit

Sot daai puëet e pershpiirtshme, me t’cillat do me e ndeerue n’ket muei Zemren e Krishtit e mos u topit, por qindro n’ta me kuides t’posaçem.

Zhgjetoria

Banë qi t’a due per herë Zemren tande.

Zemra e Krishtit Zotit tonë

Ban qi t’due ma fort gjithmonë

Ndollia

N’jete t’Nikoll Celestinit i shoqniis t’Jezusit shkrue prei P. Termaninit, kendoim qi me 16 t’Qershorit 1764 ky dialë hini n’rishtore t’Shna Nreut n’Monte Cavallo n’Rome, e me shum zeell i shkoi t’parat muj t’jetes t’vet. N’t’dyten vietë me 10 t’Kallnorit e kapi nji lëngat kaq e randë saa e çoi shpeit n’cull t’mordes.

Rishtari i xeet veç per nji punë gjindei n’mendim, sepse prei lëngatet s’muite mu kungue. Fort me zeell ju porosit Sh’Luigjit per me ja baa dhantii kungimin per shtegtim. Nuk giati shum e i raa n’fash’e liga e me marrë pa vshtiir Jezu Krishtin n’zemer e si e patë ket mirsii me pagje t’madhe gaçohei dekes. 

Por Sh’Luigji dote me e shendoshë. Ju duk çiltas e po i thotë. – Shka do ti? A shëndeten a deken? Diali i pergjegjë – U baftë vullndesa e Zotit. – E mirë praa ja pret Sh’Luigji Zoti do me t’dhane jeten, por me ket kusht qi t’a shkosh unjii kndei e mrapa rrnesen t’ande tui perhapë gjithkah përkushtiin e Zemres t’Krishtit, e cilla asht fort e pelqyeshme para Zotit n’qiiil. Mos ti harroim kurr kto t’mramet fiale t’Sh’Luigjit, me t’cillat na siguron qi ket perkushtii e ka n’hater e n’begenii a pomi n’nji mëndyrë t’posaçme i madhi Perendii. Per t’vertete ky mendim ka me na dhanë nji shkasë t’kandshem per me hiekë çdo papunii nket muei.