Sancta Maria, Mater Dei,
ora pro nobis peccatoribus

Muaji i Zemrës së Shenjtë të Krishtit, P. Enjell Sereqi S.J. - Dita e Dytë

Urata e Gatimit

Une po besoj me nji fee t’gjaallë se jam para madhniis sate, o Zoti i em, eja o Shpiirtë e Korpë per me i dalë para Si e me adhrue.

Po permyzem me ftyrë per dhee me pellkë t’zemres po t’adhuroi, o Zoti i emë e po t’a dii per ndeer per t’mira qi m’ke baa, maa shëndritë, po t’lutem, menden teme e m’a xejë zemren qi t’a njofë, t’a due e t’a ndieki per herë ma fort Zemren tande, o Jezu Krishti, qi jee rruga, e verteta e t’gjaalltit, n’gjitha kto t’mira e vyrtyre qi po m’i mson sidomos: GATIMI I PARE & DYTE (ma poshtë), e banë qi mos t’i kundershoi ma shëndritsinave tua, por t’pertrihem prore nder vyrtyte tui jetue krishtenisht t’mund des n’hiir t’andë. O Zoja e Bekueme m’ndimo per m’e ju pergjaa Birit t’andë t’hyjnueshmit. Shejti Jozef, Enjilli i Rois e t’gjith Sheitnit e Parrizit lutnije Zotin per mue. 

Dita e Dytë

Gatimi i parë: Ta kesh para syve Jezu Krishtin me Zemer t’vete t’çilun e t’kqyrë me dhimë per me t’baa t’lume

Gatimi i dytë: Lutu per me t’baa t’dejë per herë ma fort, kshtu me hi n’pjesë edhe ti t’ktyne t’mirave

Mendimi i parë

Jo veç do t’nxisin, o lexus i dashtun, per me kapë me tarvatun ket perkushti t’bardhe mendimi i neltmadhnis t’kesaj Zemer, qi asht pernjimend e Zotit, sikuer dje ke mendue, por edhe premtimet, qi vetë Jezu Krishti i ka fole atyne, t’cillët kan per ta nderue Zemren e vet. E mira e shpirtit e lyp kët zell. Sa nevojë t’madhe ke per hire tZotit pa t’cillat s’munesh me punue kurrgja t’mirë; qishtu na meson Feja, e Shelbuesi jonë na tha n’Unjill: pa ndimë Teme s’mundeni me ba kurrnji send. Pak gja me kujtue mjerinë tande, me i here t’mushet mendja se pa tu perkrahë Zoti s’ke kurr farë fuqiet.

Xeje Fenë e t’biin nder mendë, qi Jezu Krishti asht e verteta e pamarueme, prandej s’mundet mu rrejt as se han fjalen qi e ka dhane per t’mire t’atyne, t’cillët kan per tu lutë Zemres t’Vet t’Hyjnueshme. 

Qindro pa praa n’uratë, e lypë t’mirat qi kee nevojë pa ngurrue n’ket kujdes tandë.

Si ti marrësh me mendë kto premtime t’çmueshme per t’sakte hovi i t’xeetit ka me tu shtue n’shpirt tand.

Mendimi i dytë

N’nji asi vegimesh, me t’cillat Shelbuesi jonë e ngushëlloi t’Lumen Maragaret Alakoke, i tha, qi hire t’posatëme kish ba gati per gjith ata, qi kishin per ta ndjekë ket perkushti e dishrote qi Zemra e Vet t’jet per gjith kta t’krishtenë porsi nji gurrë e pashterrshme per me i mushë me hire t’panumerta. – Pertriju n’zeell e bane per vedi ket perkushti, pse atherë edhe per ty jan kto premtime t’pashoqme. 

E cillat janë? Qe si dolen prej gojës s’Jezu Krishtit. 

  • Kam me i dhanë t’gjitha hiret e nevojshme n’cfaro rruget qi t’ket marrë.
  • Kam me i dhanë pagjen ndër shpia t’tyne.
  • Kam me i ngushllue ndër idhnime t’tyne.
  • Kam me kenë streha e fuqishme n’jetë e sidomos n’dekë t’tyne.
  • Kam me i shprazë me mjeftësii bekimet permbi vepra t’tyne.
  • Mkatnorët kan me gjetë n’Zemer Teme mëshir t’pakufi.
  • Shpirtnat e ftoftë kanë mu xee n’Zemer Teme.
  • Shpirtnat e perkushtuem kan me mrritë me t’shpejt n’nji shejtni t’pamasë.
  • Kam me i bekue ato shpia ku gjindet fugura e Zemres Seme.
  • Kam me i dhanë meshtarve dhuntien per me i prekë e me i zbuta zemrat ma t’fortat.
  • Gjith ato qi mundohen me perhapë ket perkushti, kan me pasë t’shkruem emrin e vet n’Zemer Teme e s’ka mu shlye kurr.
  • Po t’premtoj n’plotnii t’meshires t’Zemres Seme, qi dashnia e Sajë e panjehun do mu shpraz unjii permbi ata, qi kan me marrë Kungimin Shejtë per 9 muj rresht n’gjith t’paren t’premte t’mujit, ska me i ardhë deka n’mniie Teme, as pa Sakramende, qi Kisha Shejtë jep n’çase t’dekes: Zemra Eme n’at ças t’vshtir ka me kenë strehë per ta. 

O ç’premtime t’kandshme e t’dobishme janë kto: orvatu me ja dit pahin. 

Mendimi i Tretë

Animaa mendo mirë mos t’shkojn kot per ty kto farë premtimesh e t’ja kesh hatrin shpirtit tandë tuj e lulzue me kto hire. Në kjoftë qi deri sot ske pasë gjith ato t’mira, rmoje pak vedin, pale a je shmangë prej kësaj perkushtii? – dikuer ndoshta ke kenë i xeet e mrapa je merzitë e i ke lshue ato vadina a punë pershpirtshme. Kqyr a ka kenë perkushtija e jote e unjishme, a veç per faqe e do si do? – Si je tui ndrrue jeten tande e tuj u largue prej atyne mkateve n’t’cillat ka ditë je shty. 

Lutja jote a ka kenë perherë e percjellun me uzdajë paperkulun per me pasë gjithça per meritime t’kësaj Zemer t’Hyjnueshme? – Pvete nopak vedin, pade ca t’thotë zemra. 

Sot mos u çoh prej kamve t’Krishtit pa ba njet mu shporrë prej atyne fajeve e mu përtri n’t’xeet e n’dashnië ndei Zemren e Shelbuesit tand e kso doret mas fjalet t’Krishtit kan me rrjedhë n’shpirt tandë hiret e t’mirat ma t’sgiedhunat.

Uratë

Ca ka me thanë Zemra Jote e flakrueme, o i amli Jezu, tuj paa sh’njerzinë teme, qi po kerkoj pa praa ngushllime nder kreatyrë n’vend qi me tu lutë Ty e mu pshtetë unjii n’fjale Tande me t’cillen je lidhë me mba mire. Ti per t’sakte je tuj e dertue marrinë e gabimin tem, e Zemra jote sun t’rrine pa u pezmatue n’mue qi t’kam poshtnue sa herë nen sende kote, t’cillat s’munden kurrsesi me m’kondenue.

O e Mira e eme e Dashtun, sa fort m’ke durue e m’ke hatrue edhe kur iksha prej Tejet. E di mirë se Zemra Jote e meshirshme m’ka thirrë n’shum mendyrë per me ma mushë menden se ndër nevojë t’mia te Ti do t’ngas, e n’Ty do ta nguli krejt uzdajen teme! 

O zemra eme ende sje zbutë! Ende spo shef gabimin tand? E ç’t’mire ke gjetë n’sende t’kësaj toke mbas t’cillave deri tash je dhanë gjith aq? 

O zemer fort e permallshme, qendra e t’gjith zemrave, kroni i gzimeve, i visarit e hireve t’paçmueshme. T’due o Jezusi jem, t’due veç ty permbi t’gjith kafshë t’krijueme: – deh! Fashiti dishiret e mia, m’lumno ndër t’tana vshtirsit, o knaqja e shpirtit tem. 

Deh po t’lutem mi helmo e mi çart ngushllimet, qi t’kërkoj mas sodit prej kreatyrve e t’xaa nji herë qi Ti o Zemer e ambel, mundesh e di me m’lumnue pernjimend, sikuer i ke premtue t’gjith atyne, qi e marrin mrapa me qindres t’paperkulun ket perkushti. 

Lulja e Shpirtit

Me t’xeet fole tri herë Punen e Dashtnis ndej Zemren e Krishtit, per me e shpërblye t’ftoftin, me t’cillin deri tash e ke dashtë.

Puna e Dashtnis: O Zoti em, Ty, qi je fort i dashtun, Mirsi mi tana t’mirat, unë t’dua me gjithë zemer e me gjithë fuqin e shpirtit tem, per dashtnin t’ande e dua t’afermin tem si vedin. O Zot, m’nep mundsi me t’dashtë perher e ma shumë.

Zhgjetoreja

O Krisht m’flakro n’dashtni 

 

Zemra e Krishtit gjith dashtni 

Ban qi t’dojn e emja unjii

Ndollia

N’1896 nji vajz prej Belgjiket ja çoi t’shkrueme me kto fjalë t’sjellunit e saj kah Zoti, Drejtorit t’Elcijes.

Kur e kapa t’dymdheten vjetë m’shtiinë n’nji mësojtore ku m’gjet e zeza, e hupa pastrin e mrapa edhe Feen. Kush m’bisedote permbi punë t’shpirtit e t’Fees pa kurr farë marret e vesha n’lojë e u zgërdhisha.

Nji ditë mas msimit, e para m’bertiti rrebtë e mu kercnue bukur fort, at herë une mora pezëm e tuj u sjellë kahe sheitani i thaçë “Eja o djall, e ma merr zemren teme, pse ty po ta truj, asht e jotja e kjoft e jotja pergjithmone.” N’at ças mu davarritë krejt pagja e mu duktë si me pasë pasë fundin e ferrit per mrenda mejet. Prej t’vshtiret m’kishte tretë ftyra e u shifshin edhe perjashta tana shejet e dishprimit. N’ket mjerim ju dhimshe edhe gurit e per fatmir temë m’ndeshi Zoti nji mikneshë, e cilla tuj mpa n’at mjerni ma mushi menden me fillue nji nançe (Novena – 9) Zemres t’Krishtit. Unë per me e hjekë qafet e ma fort si per bindë i ndigiova, madje t’mramen ditë t’nançit çova lmoshen per mu thanë nji Meshë n’lavdë t’kësaj Zemre t’Hyjnueshme. Sdi as vet me diftue si u ndrrova me nji herë. Mbas tetë vjetë t’dishprimit m’leu prap shpnesa n’zemer teme. U rrfeva si a ma mirë e me gjith t’xeet mora Jezu Krishtin n’Kungim, e mu baa n’at ças si me i ndije kto fjalë:  “Cou, se t’jane shlye mkatet tua.” 

Qe sa mirë vertetohet premtimi i Krishtit: Qi “mkatnorët gjejn n’Zemer Teme kronin e mshirës t’pamarueme.“