Sancta Maria, Mater Dei,
ora pro nobis peccatoribus

Jeta e Shën Klotildës

Shën Klotilda ishte e bija e Shilperikut, vëllai më i vogël i Gondebaldit, mbretit tiranik të Burgundisë, i cili e vrau atë dhe gruan e tij dhe vëllezërit e tjerë, përveç njërit, për të marrë zotërimet e tyre.

Klotilda u rrit në oborrin e xhaxhait të saj dhe, nga një pravani e veçantë, u mësua në Fenë Katolike, edhe pse ishte edukuar në mes të arianëve. Zgjuarsia, bukuria, butësia, modestia dhe devotshmëria e saj e bënë atë të adhurohej nga të gjitha mbretëritë fqinje, dhe Klovisi I, i mbiquajtur i Madhi, mbreti fitimtar i Frankëve, e kërkoi dhe e mori për martesë. 

 

Ajo e nderoi burrin e saj mbretëror, zbuti temperamentin e tij luftarak me butësinë e krishterë, u përshtat me humorin e tij në gjërat që ishin indiferente dhe, në mënyrë që të fitonte dashurinë e tij edhe më shumë, i bëri ato gjëra objekt të bisedimit të saj dhe lavdërimeve nga të cilat ajo dinte se ai merrte kënaqësinë më të madhe.

Kur e pa veten zonjë të zemrës së tij, ajo nuk e shtyu punën e madhe të përpjekjes për ta fituar atë te Hyji, por frika e ofendimit të popullit të tij e bëri atë të vononte kthimin e tij në besim.

Fitorja e tij e mrekullueshme mbi gjermanët dhe kthimi i tij i plotë në besim në vitin 496, ishin më së shumti fryt i lutjeve të shenjtës sonë. I dëshpëruar nga beteja dhe nga frika se do humbaste, Klovis iu lut Zotit të Klotildës në sy të të gjithë ushtrisë, dhe Zoti, për të Cilin asgjë nuk është e pamundur, i dhuroi një fitore të lavdishme. Pas kësaj ngjarje Klovis dhe ushtarët e tij u konvertuan në Fe. 

 

Klotilda, pasi ktheu te Zoti këtë monark të madh, nuk pushoi kurrë së nxituri për veprime të lavdishme për nderin hyjnor; ai ndërtoi në Paris, me kërkesën e saj, rreth vitit 511, kishën e madhe të Shën Pjetrit dhe Shën Palit, që tani quhet e Shën Gjënvievës. Ky princ i madh vdiq më 27 nëntor të vitit 511, në moshën dyzet e pesë vjeçare, pasi kishte mbretëruar tridhjetë vjet.

Djali i tij i madh, Teodoriku, mbretëroi në Rheims mbi pjesët lindore të Francës, Klodomiri mbretëroi në Orleans, Shildeberti në Paris dhe Kloteri i pari në Soissons. Kjo ndarje prodhoi luftëra dhe xhelozi të ndërsjella, derisa në vitin 560 e gjithë monarkia u ribashkua nën Kloterin, më i riu nga këta vëllezër. Mosmarrëveshet në familjen e saj kontribuan në largimin e zemrës së Klotildës nga bota. Ajo e kaloi pjesën e mbetur të jetës së saj në lutje, lëmoshë, agjërim dhe pendesë, sikur të kishte harruar plotësisht se kishte qenë mbretëreshë ose se djemtë e saj ishin ulur në fron.

Përjetësia i mbushi zemrën dhe i influencoi të gjitha mendimet e saj. Ajo parashikoi vdekjen e saj tridhjetë ditë para se të ndodhte. Në ditën e tridhjetë të sëmundjes, ajo mori sakramentet, bëri një rrëfim publik të besimit të saj dhe u nis te Zoti më 3 qershor 545.

 

Meditim – Shën Pjetri përcakton misionin e gruas së krishterë; Të fitojnë zemrën e atyre që nuk i besojnë fjalës.