Muaji i Zemrës së Shenjtë të Krishtit, P. Enjell Sereqi S.J. - Dita e Tetë
Urata e Gatimit
Une po besoj me nji fee t’gjaallë se jam para madhniis sate, o Zoti i em, eja o Shpiirtë e Korpë per me i dalë para per me e adhrue.
Po permyzem me ftyrë per dhee me pellkë t’zemres po t’adhuroi, o Zoti i emë e po t’a dii per ndeer per t’mira qi m’ke baa, maa shëndritë, po t’lutem, menden teme e m’a xejë zemren qi t’a njofë, t’a due e t’a ndieki per herë ma fort Zemren tande, o Jezu Krishti, qi jee rruga, e verteta e t’gjaalltit, n’gjitha kto t’mira e vyrtyre qi po m’i mson sidomos: GATIMI I PARE & DYTE (ma poshtë), e banë qi mos t’i kundershoi ma shëndritsinave tua, por t’pertrihem prore nder vyrtyte tui jetue krishtenisht t’mund des n’hiir t’andë. O Zoja e Bekueme m’ndimo per m’e ju pergjaa Birit t’andë t’hyjnueshmit. Shejti Jozef, Enjilli i Rois e t’gjith Sheitnit e Parrizit lutnije Zotin per mue.
Dita e Tetë
Gatimi i Parë: N’kohë t’kujtimit ta kena n’mende Jezu Krishtit sikuer ju duk sidomos nji herë e ja çili Zemren e Vet e lypi t’pergjegjun e dashtnii.
Gatimi i Dytë: Lypja ndimen me i pergjegjë nji dashtniis t’pamasë qi ka pasë per ty e lutu me ta shtii tanden mbrenda Zemres t’Vet si n’nji strehë fort t’fuqishme.
Mendimi i Parë
Kjo Zemer e hyjnueshme unjii epet per t’mirë t’njerzve, e se cilli hiir drejt na rrjedh prej Sajë, si prej anet a prej kronit t’pashterrshëm. E kjo çka dishron prej nesh? Nji send t’vetëm, due me thanë zemren tonë. Vetë Krishti nji ditë e pveti Sh’Luitgarden, ça kerkote prej Tij. E shejtnesha i pergjegj: “S’kerkoj tjeter o Zoti em, veç me gzue Zemren tande.” Edhe Unë ja priti Shelbuesi, lakmoj me ba per vedi tanden. Asht kjo nji e vertetë qi krejt do t’na çudisin, si Jezu Krishti, visari i pambaruem, nuk e len pa i ardhe mrapa njerit per me ha lypë dashtniin, sikuer mos me mujtë me nejtë pa te. Pa ja daa na thotë: “Ma ep, o biri em, zemren tande” Gjith kush e merr vesht se me i dhanë zemren Jezu Krishtit do me thanë me e dashtë. Po a s’asht ky ndoshta ma i madhi e ma i pari urdhnim? Dueje Zotin me gjith mend, me gjith zemer e me gjith fuqi t’shpirtit tand. Deri sot si e ke krye ket urdhnim? T’binë ndër mend fjalët e Shejtit At Papë Gregorit t’Madh: “Dashtnija diftohet tu punue vepra t’mira” Ç’farë veprash t’mira ke ba n’kto vjet qi t’shkuen? Terezite vedin e mos u rrej prej hatrtit t’vedit.
Mendimi i Dytë
A ka nevojë per ndo i send t’krijuem Zemra e Jezu Krishtit? Jo per t’saktë, pse asht Zemra e Zotit e kurrgja si mungon. Po ça do me thanë pra, o lexues i dashtun, qi kaq fort e lakmoka zemren tande? Pse do me t’lumnue zemra a dhantija ma e çmueshme, veç kjo ja mushë synin gjithkuj e t’gjitha tjerat dhantina i madhnon e i lulzon. Prandei Krishti s’kqyrë gjith aq çka po i falë, por me ç’zemer po ja falë.
Merre vesht nji herë se Shelbuesi yt asht fort i dishruem e i psueshem per zemer tande, nji t’rrahun t’sajë, nji dishiir e nji mall e ngreh me vrap, e mbasi do t’kenë pushtet per mbi te e i perket per shumë arsye. Po a se ka fitue i Lumi me fitime t’panjehuna. Krishti asht krajli i t’gjithë krajlave, qi i do hatri me ngrehë pa praa luftë kundër armiqve t’shpirtit, e si len pa i shtrue. Kurr nji send si kundërshton, veç se zemra e njerit. Si ta thejnë njiherë e ta kenë n’dorë gjith unjii, e ka me ba per vedin krejt njiirin, e ai vetë mretnon e sundon, e at herë ajo zemer pertrihet n’nji parriz toket.
O ç’visar t’madh paska pra njiri n’ket korp pluhnit! Nji visar qi vetë Zoti e dishron per me gzue kryekput pa pasë pjesë tjeter kush. Animaa, o lexues i dashtun, peshoje mirë sh’njerzin e mjerin tande, sa herë ja ke kursue Bamirsit tand, per mu dhanë si shtasa mbas krijimeve t’shkreta, t’cillat kurr s’janë t’Zojat me te ngi. Ta dish qi ne ja lshosh Krishtit zemren tande ka me kenë e lume tu i perngja Zemres Tij, por n’ja falsh krijimeve ka per tu ba edhe e baltë e qelbsinë. Marrii e pashoqe asht me poshtnue vedin kaq fort, e n’vend qi ne pas zemren t’lulzueshme e t’pergjashme Zotit, me sgjedhë me pas t’mjerë si t’nji kreatyrës, e ndoshta si t’nji shtasës t’paarsyeshme.
T’lutem mbas tashtit kqyria si duhet hatrin vedit
Mendimi i Tretë
Mendo mrapa dhantiinat e hiret qi i rrjedhin n’shpirt t’atii, qi ja falë krejt dashtniin e vet Jezu Krishtit.
Kush ka me m’dashtë, tha Krishti n’Unjill, n’zemer t’tii kam me ngulë prajen teme; e kam per ta dasht, madje edhe Ati em ka me hatrue.
Nji ditë Shelbuesi jonë i tha nji sherbtores t’vet: “Shpirtnat qi kujdesen mu xee n’dashtnii per mue i kam fort per zemer, e ne gjeça ndonji qi m’do mue ma fort se m’kan dashtë shejtnit, jam gadi me i shprazë permbi kto hire e t’mira ma t’mdhaja se i kam dhanë atyne e perte masen e dashtniis qi kanë per mue.”
Tash ti merri me mend hiret qi lshoi Zoti permbi Sh’Njon Unjilltarin, permbi Sh’Terezen, permbi Sh’Luigjin, permbi t’Lumen Margarit Alakok, e thuej vedit: “Gjith kto hire e tjera ma t’mdhaja mka ba gati Krishti per ne daça sa kto shejten e ma fort se kto. E mos thuej, jam i padiishem e s’dii me dashtë, pse Zemra e Krishtit ta ka msue mëndyren tu t’thanë: “Kush t’më donë ta mbajn ligjen teme”
Qiky asht themeli i dashtniis, e urata e shterngimi kan per ta çilë rrugen.
Orvatas ban sa t’binë per doresh vepra t’mira e Vetë Jezu Krishti ka me tu perkrahë n’ligshti tande.
Urata
Ne paça dashtni per ty, o Jezu, kam per ta knaqë Zemren Tande; po ti si s’ke me ma ngi temen? A s’je ndoshta gjith e mira e gazmendi em? Ah mjerii! Sa kam gabue! Zoti knaqet si t’m’kenë krejt per vedi e mue nji Zot s’ka me m’mjaftue per me m’ba t’lum? Oh sa keq kam punue deri tash qi per me pasë ngushllime jam sjellë kah kreatyrët, t’cillat m’kan mbushë me helm. Por s’ka me kenë ma kshtu. Due mu shporrë prej lakmis s’shekullit, dishroj me i kputë kto leqe qi ma kanë pritë udhen mu bashkue me Ty, e s’kam me kenë ma i pamoster me nji Zot, qi kaq fort m’ka dashtë. O Zemer e ndezun flakë, o i gjithpushtueshmi mbreti i zemrave, po t’lutem xetas, ngrehe prej vedit ket temen e gjithsesi shtroje vullnesës sate.
E ku asht ai Serafin, qi me nji zhgjetë zjermit pershkoi anë m’anë zemren e Sh’Terezes? E ku asht, o Jezusi em? Thuej se a edhe nji zemer tjeter, e cilla dishron ket t’therun t’ambel, thuej se asht edhe nji zemer e merzitun prej sendeve t’krijueme, qi porsi zog i tretun do persri mu kthye e me xanë vend n’at Zemer t’adhrueshme per mu shkri per Ty, thuej se mbas sodit don me kenë perherë i Yti. Ashtu kjoftë!
Lulja e Shpirtit
Sot per hater t’Krishtit theje vullnesën tande edhe nder sende qi s’janë me mkat.
Zhgjetorja
O Krisht sundoje krejt zemren teme
Zemers s’ate me t’mira plot
I kjoft e jemja per gjith mot
Ndollia
N’shekullin e tremdhet, jetote n’mungrade t’Sh’Katrinës, n’Brabante nji vajz me embin Luitgarda, krejt e dhanun mbas kotniis t’shekullit. Jezu Krishti, qi e kishte zgjedhë per me kenë dikuer e dashtuna e vet, ju duk nji ditë e i foli qishtu: “Mbas sodit, o Luitgardë, s’ke per ti ndjekë kto t’mira boshe t’shekullit, por me gjith fuqi t’shpirtit ke me hatrue Zemren teme;” e tu i thanë kto fjalë ja çili Zemren e vet e e mushi plot me gzim e t’knaqun.
Ç’m’atë ditë vajza ndrroi jetë, e me kujdes t’madh u dha per me koptizë n’nji shejtnii t’neltë. Mbas disa vjetsh kje ba e para e munëgades e Zoti neper shejtneshë punoi shum mrekulli. Njimdhet vjet para deket u verbue dy sysh, por edhe se e verbtë e s’shifte rob njerit, asgjamangut mujte me pa shpesh Jezu Krishtin, qi çiltas ju dukte. N’nji kso vegimesh vet i Lumi i dha kto tri porosina.
E para, me ja dit per nderë Zemres t’hyjnueshme per sa t’mira qi i kishte dhanë.
E dyta, me i shperblye xetas sa t’fyeme qi i bahen per dit, tu i porositë mkatnorët Atit t’gjithpushtetshem.
E treta, mu ndezë pa ja daa n’dashtni ndej Zemres t’Vet, e me dikat, per mu bashkue sa ma parë me Te n’Parriz.
Kto janë dishiret e ksaj Zemer t’hyjnueshme e kto do t’jenë edhe dishiret e t’gjith atyne qi e hapin ket perkushti. Bani edhe ti per vedi kto tri porosina, qi Krishti ja msoi kësaj sherbtores t’vet e kan me t’vjeftë edhe ty per mu mkamë n’shejtni t’pashoqe.