Sancta Maria, Mater Dei,
ora pro nobis peccatoribus

Muaji i Zemrës së Shenjtë të Krishtit, P. Enjell Sereqi S.J. - Dita e Nëntë

Urata e Gatimit

Une po besoj me nji fee t’gjaallë se jam para madhniis sate, o Zoti i em, eja o Shpiirtë e Korpë per me i dalë para per me e adhrue.

Po permyzem me ftyrë per dhee me pellkë t’zemres po t’adhuroi, o Zoti i emë e po t’a dii per ndeer per t’mira qi m’ke baa, maa shëndritë, po t’lutem, menden teme e m’a xejë zemren qi t’a njofë, t’a due e t’a ndieki per herë ma fort Zemren tande, o Jezu Krishti, qi jee rruga, e verteta e t’gjaalltit, n’gjitha kto t’mira e vyrtyre qi po m’i mson sidomos: GATIMI I PARE & DYTE (ma poshtë), e banë qi mos t’i kundershoi ma shëndritsinave tua, por t’pertrihem prore nder vyrtyte tui jetue krishtenisht t’mund des n’hiir t’andë. O Zoja e Bekueme m’ndimo per m’e ju pergjaa Birit t’andë t’hyjnueshmit. Shejti Jozef, Enjilli i Rois e t’gjith Sheitnit e Parrizit lutnije Zotin per mue. 

Dita e Nëntë

Gatimi i Parë: Ta kesh para syve Jezu Krishtin foshnje n’Shpellë t’Betlehemit o t’rritun n’shpi t’Nazaretit qi i rrah Zemra e Tij n’dashtni per ty.

Gatimi i Dytë: Falju nders qi i ka marrë mbi Vedi travajet e mundimet, zemroju me i durue tuat e me i bashkue me t’tijat.

Mendimi i Parë

Zoti n’natyrë t’Vet t’hyjnueshme mujte n’shum mëndyrë me i ba mirë njerzve e me i perderdhë permbi ta hire t’pamasë; por s’kishte se si me ndie n’Vedi t’vshtirat e njerzimit, mbasi hyjnia s’mundet me hjekë keq.

Por kur Biri i Tenzot u ba njeri, i provoi n’Vetvedi t’tana t’kqiat t’ona posë mkatit; e Zemra e shugurueshme e Tija kje si me thanë qendra e ktyne mundimeve. Merri me mend tua t’gjitha travajet qi ke bartë e qi mundesh me bartë, t’tana para tejet i ka hjekë edhe ma t’randa Jezu Krishti. Je skamnuer? Kush ma n’skam se Ai; qysh se fillli rrnesen n’Tokë? Ke dhima n’shtat? E kush ma me dhima n’trup se Jezu Krishti? Ai me t’vertetë kje thirrë njiri i dhimave. A kan fol keq per ty e t’janë shkarkue? Ma fort e kan pas marrë neper gojë Krishtin, i cilli pat edhe gjygjin e paudhë t’nji dekës t’vshtir, as me pas kenë bakeqi i dheut. A je trazue prej tundimeve? Desht edhe Krishti me kenë tundue per msim tand. Gjinde ndoshta mlue permrenda prej ngushtimeve o prej trishtimeve? Ta dish se t’gjitha i provoj Shelbuesi yt n’kohë t’jetës t’vet, por sidomos n’kopsht t’Gjetsemanit e n’mal t’Kalvarit.

Mylle ket kujtim tu ja mbushë menden vedit, qi s’ka t’keq t’cillin Shelbuesi yt i dashtun se hoq per ty. Mos thuj pra kurr: Krishti si din as nji njef t’vshtirat e mia. Po, i din e i njef bukur mirë, pse t’tana i ka provue n’Zemer t’Vet pa pas nevojë per Vedi.

Trimoju nder travaje tua e bashkoj me ata t’Krishtit e kan per tu dukë ma t’ambla.

Mendimi i Dytë

Mbasi i ka bajtë t’gjitha per ne, di pra me na ankue e me pas dhimë. Kush asht perore n’plotni se merr vesht çka do me thanë me kenë n’zi. Kush gzon perherë shëndeden si mushet mendja se ç’mundim e ç’merzi t’randë ka i smueti. Por Jezu Krishti mbasi i ka hjekë s’ka se si mos me pas dhimë per ata, qi janë rrah prej ç’do t’keqet. E ket dhimë si kujtojm n’Unjill e diftoi shum herë. Sa kje n’ket botë s’pa t’keqe pa i pshtue loti e pa ja njitë doren nevojtarve, edhe me mrekulli. Kjau permbi t’shkretin Jeruzalem, kjau n’dekë t’Sh’Lazrit, kjau tu pa at djalë t’dekun t’asaj grusë t’vejë, qi e çoshin me vorrue, kjan permbi at popull t’lshuem e t’qitun n’njenen anë porsi delet pa bari. 

Sa dhimë t’madhe pat per Samaritanen, per Kananeen, per Sh’Mriin Madalenë, per hajrin qi diq afer kryqit e sa e sa tjerë.

S’shkrepi travajë a nevojë n’njeri qi se ndjeu Ajo Zemer e dhimshme, e cilla mbasi s’mundet mu shndrrue, edhe tash prej qiellet e prej Shejtit Sakramend na ankon. Sa freskim ndjen njiri nder t’kqija kur hasë n’nji mik qi ja din psimet, por ma fort do t’gzohesh ti, o lexues i dashtun, tu dit prej fejet, qi nji Zemer e Zotit ka dhimë per ty. Sa trimni merr ushtari n’luftë tu e pa kryetarin e vet n’rrezik ma t’madh, e jo veç ja pret mendja por e din vertetë se kush t’diftojnë ma burrni, mbreti ka me ja ditë psimet e mundimet.

A thue se s’ke ma udhë me u ngushllue ti, o i krishtenë, tu mendue se Zemra e Jezu Krishtit asht gjith dhimë e mshirë per ty?

Mendimi i Tretë

Mendo se kjo dhimë qi ndjeu Shelbuesi jonë per ne s’asht kote por plot me fryt e me dobi. Vet i Lumi me nji dashtni t’pashoqe na thrret me nga te Ai per me pas ndihmë nder t’vshtira tona. Qe me ç’fjalë t’ambla na greh prej Vedit: “Eni te Unë, ju t’gjithë qi jeni lodh e kputë prej travajesh, e Unë kam me ju perkrahë.” (Mat 11:28) 

N’shum mëndyrë na zemron per me pasë uzdajë t’paperkulun n’Te. Sa kje n’ket jetë kerkush si duel para pa e nisë t’ngushlluem. Prite gjithkend me buzë n’gaz e ambelcim, e kishte zakon me i thirrë bir, mik, vlla per me i shti gjithkujë uzdajë. Sh’Pjetri na kallxon dhimen e Krishtit tu na thanë: “E kaloi jeten tu ba mirë e tu shëndoshë gjithkend qi kje pushtue prej djallit” (Veprat 10:38) Shkote per herë me i kerkue mkatnorët, rrite e hate buk me ta e ju thote fjalë t’falunit e paqet. Kaq ma qi Farizejt e Skribët e merrshin neper gojë si mik t’baakqive. E i Lumi ju thotë: “S’kam ardhë per t’mirë po per mkatnorë. S’kanë nevojë per mjek t’shëndoshtit por t’ligjt.” Mendimi i mbretnis t’Parrizit qi Vetë na e ka çilë me mundime e me dekë t’Vet, do t’jenë si nji shkas i kandshëm per me na zemrue kah shpnesa.

Qindro pra, o i krishtenë, e mbushe menden se at dhimë e mshirë, qi dikuer e pat, edhe sot e ka, pse mirsia e Zemres s’Tij kurr s’mund ti vinë mangut, mbasi asht mirsija e Zotit qi asht e pergjithmonshme e e pamasë. Perherë njalle e xeje sa ma fort t’mundesh uzdajen tande n’at Zemer t’shugurueshme, e ke per t’gjetë edhe nder nevojë tua pa praa ngushllim e pshtim.

Urata

O e permallshmia Zemra e Jezu Krishtit, Ti je plot e mshirshme e bamirsja e birve Tu. E di qi ke deshir t’madhe me m’ba pjestar t’hireve Tua, e si mundet me kenë qi mbas sa sheje dashtniet, ende gjindem n’dyshim a thue se s’m’ke n’hater; a thue se ke me mi kursye t’mirat. Per t’vertetë, s’ka nan aq t’dhimshme per djal t’vet, sa je ti per shpirt tem. S’mundem pra me mendue se s’ke me ma ndigjue lutjen teme. Mirë po kujtohem per çka do t’frigohem. Tutem per vedi se s’kam me pas at uzdajë t’plotshme n’fjalë tande, e cilla t’nderon Ty e t’grabitë prej dursh çdo hir qi kena nevojë. Ma ep, o Zemra e Krishtit, ket uzdajë t’ndezun e ti kem hiret qi m’duhen n’ket shkretii plot me lot. Per shum t’mira kam nevojë per vedi, per konak, per gjinii e gjith Kishen Shejte. T’lutem mos m’len me dur thaat, por me mshirë tande t’pamarueme ma ndigjo lutjen, qi po t’baj mbas fjalësh, qi na ke thanë: “Lypni per hater t’Zemres Seme e keni me xjerrë gjithçka t’lypni n’kjoshim per dobi t’shpirtit”

Lulja e Shpirtit

N’kohë t’mrames per nji copë herë rmoje shpirtin tand e si ti gjeesh fajet e asajë dite, ven oroe edhe arsyen qi t’ka shti n’gabime tua, e mos harro me ba pendimin e unjishem e premtim mos me ra ma me ndihmë t’Zotit.

Per hater t’Zemres s’Krishtit mos e len kurr ket zakon t’mirë e t’dobishem.

Zhgjetorja

O Krisht ma shtin zemren teme per mrenda S’ates

 

Zemers S’ate m’bashko pa daa

Mos m’lsho kurr po t’baj rixhaa

Ndollia

Fort mirë e provoi mirsiin e kësajë Zemer fort t’dhimshme nji konak t’Tarçentit n’dioqez t’Udines. Kjo ndolli gjindet e shtypshkrueme n’Elçi n’vitin 1872.

N’ket qytet meshtari i gaçoi per t’parin kungim nji tubë djelmoça; e mbasi me t’xeet t’posaçem e moren Krishtin, Famulltari per me i largue kto bimë t’njoma prej çdo rrezikut, i çoi te lteri i Zemres t’Shelbuesit tonë, e aty me nji bisedë t’permallshme i ndezi n’deshiir me ja falë se cilli zemren e vetveten Jezu Krishtit. T’tanë marë kta djem ishin ishin nji qind e pesdhetë, qi priher ju pergjegjen meshtarit: Posi, t’Krishtit dona gjithmonë me kenë, e sot gjith unjii po i kushtohena, e kto fjalë i folen kaq me mallë sa prej gazmendit t’gjith u shgrehen n’vaj, bashkë me prind t’tyne, qi gjindeshin n’kishë.

Mbas disa ditësh, nji nder kta djem u smue per dekë. Kti t’shkretit pa prit filloj tu i dalë gjak shumë prej gojet, e me mjekime s’ishte send me ja dalë. Famulltari i nxiti prindt e t’ligut me pshtetë krejt uzdajen e vet n’Zemren e Jezu Krishtit, tu ju thanë: “T’ju binë nder mend se djali juej asht kushtue ksaj Zemer t’hyjnueshme e prandej Kjo e Lumja e ka n’dorë porsi birin e Vet e Kësaj i perket me na e shëndoshë.

Si i foli kto fjalë me shpnesë t’ngulun i vuni n’fyt nji petkicë t’Zemers s’Jezu Krishtit. Oh çud e madhe! Sa e preku djalin kjo petkicë e bekueme, n’at ças ju ndal gjaku, e mbas nji grime herë shëndosh si molla mujt mu çue, e direkt shkoj n’kishë per me ju falë ndeers kësaj Zemre t’shugurueshme per mirsii qi kishte pas me te. 

Nji çmim i hijshem i vjerrun per brii t’lterit edhe sot e ban deshmi ket ndeer kaq t’madhe.