Sancta Maria, Mater Dei,
ora pro nobis peccatoribus

Muaji i Zemrës së Shenjtë të Krishtit, P. Enjell Sereqi S.J. - Dita e Dhjetë

Urata e Gatimit

Une po besoj me nji fee t’gjaallë se jam para madhniis sate, o Zoti i em, eja o Shpiirtë e Korpë per me i dalë para per me e adhrue.

Po permyzem me ftyrë per dhee me pellkë t’zemres po t’adhuroi, o Zoti i emë e po t’a dii per ndeer per t’mira qi m’ke baa, maa shëndritë, po t’lutem, menden teme e m’a xejë zemren qi t’a njofë, t’a due e t’a ndieki per herë ma fort Zemren tande, o Jezu Krishti, qi jee rruga, e verteta e t’gjaalltit, n’gjitha kto t’mira e vyrtyre qi po m’i mson sidomos: GATIMI I PARE & DYTE (ma poshtë), e banë qi mos t’i kundershoi ma shëndritsinave tua, por t’pertrihem prore nder vyrtyte tui jetue krishtenisht t’mund des n’hiir t’andë. O Zoja e Bekueme m’ndimo per m’e ju pergjaa Birit t’andë t’hyjnueshmit. Shejti Jozef, Enjilli i Rois e t’gjith Sheitnit e Parrizit lutnije Zotin per mue. 

Dita e Dhjetë

Gatimi i Parë: Ta kena n’mendje tonë Jezu Krishtin qi i thotë apostujve: “S’kerkoj lavdinë Teme, por t’Atit qi mka çue” e per ket fill rrahte pa praa Zemra e Tij

Gatimi i Dytë: Pertrije shpesh nder vepra tua gjatë ditës me i dhanë lavd e ndeer Zotit, e kur t’vjen mendimi i krenaris, thuj trimnisht: S’kam fillue per ty, o krenari, as per ty s’du me marue. 

Mendimi i Parë

Filli i mirë nder vepra tona asht nji tinzim fort i çmueshem per me e shëndrrue n’aar t’kulluem t’dashtniis ç’do veper sado t’vogel qi e bajm gjat dits; se cilla punë pra e bame per hater t’Zotit e me ja baa pelqimin t’Lumin asht e vyrtytshme e na e rritë hirin e Zotit e na shtie rrajë n’shpirt tonë e kndej na e shumon edhe lumniin e gzimin n’Parriz. 

Shejtnit fort e çmojshin ket msim, e pa praa ja porositshin gjithkujë porsi nji mjeshtri per mu mkamë e mu perparue shpejtas n’udhë t’Zotit. 

E ça asht ky fill?

S’asht tjeter veç se me ja falë Zotit diten, due me thanë gjithçka t’mendoj, çka t’flas, çka t’punoj e t’hjeki, n’nadje me ja kushtue t’Lumit per me i pelqye e me kondenue, me ket mëndyrë qi i krishteni lumnon ma fort per lavd e ndeer t’Zotit se per at dobii o t’knaqun, qi i vjen vedit prej atyne veprave.

Sh’Françesku i Sales thotë se me punue kso doret asht aq e pershpirtshme e e meritueshme sa me thanë uratë; kallxon se janë tri soj uratësh: e mendes, e gojës e e veprave, e kjo e mramja asht pshtetë me punue perherë n’lavd t’Zotit e me fill per me i pelqye perore t’Lumit. T’ja dish pra pahin, o lexues i dashtun, kti vyrtytit e orvatu mu regjë n’te tu i qirue me kujdes fillet tua. Mendoju me rrahë me mend madhniin e Tij e me xanë mëndyrën per me vaditë per mos mu lodhë kot e pa meritim. 

Mendimi i Dytë

Per me kenë i drejt e i kulluem gjithmonë filli jonë, do t’xaam prej Zemres s’Jezu Krishtit per me i shporrë fillet qi e çarsin meritimin e veprave tona. Ta ndigjojm prej gojës t’Lumit se çka na thotë: “S’kerkoj lavdinë Teme, por t’Atit qi mka çue” (Gjoni 8:50)

N’nji tjeter vend: “Ne e levdosha Vetvedin, lavdi Jem nuk asht kurrgja” (Gjoni 8:54) 

Po pse flet Krishtu n’ket mëndyrë? A thue se drashka madhshtiin? Jo, por veç per msim tonë. Mushe menden se dishiri i çmimit, hatri i vedit e krenija e kanë rrajen prej madhshtiis, e jan ato psime qi i prishin veprat e porsi têja, qi grimcohen, qishtu edhe kto ja grabisin veprave t’gjith meritimin, qi kishin xjerrë me pas kenë bamun unjii per hater t’Zotit. Shelbuesi jonë s’ka se si na e miraton kreniin sa do t’vogel, e kndej na ven t’madhe leçii qi kur t’bajm ndoj lmoshë mos ta dinë dora e majtë shka t’ban e djathta.

Shef nji fije madhshtii n’zemer t’apostujve, se pse me fjalë t’gojës kishin shtrue edhe shejtanat; si duroj aspak, por me nji herë u permendi se per ket mkat Ejt u rrxuen prej Qiellit n’fund t’ferrit. Ne kjoftë nevoje qi veprat e mira t’shifen prej tjerve na urdhnon me i ba vec per ndeer e lavd t’Atit t’gjithpushtetshem. 

Qe msimet qi na jep Zemra e Jezu Krishtit. Merre tash n’dorë tanden e kqyr sa shtremtë ka punue: sa herë nder vepra tua je kenë dhanë mbas ndeeret t’shekullit e mbas dishirit per me kenë levdue prej gjindve, ose ke punue kot e per zakon pa e çue menden tane te Zoti. Mbas sodit shpesh tereziti fillet tua, sado pak mbas disa veprave ma t’mdhaja, e kshtu me ndimë t’Zotit ke me i shporrë prej shumë fajeve e s’ke me perzie ma fille t’shtremta, qi ta prishin krejt shperblimin ose zvoglojn pahin, qi kishte mujt me pasë vepra jote para Zotit.

Mendimi i Tretë

Por Zemra e Jezu Krishtit jo veç e dan prej veprave t’veta çdo njet qi s’ish per lavd t’Atit t’Vet, por kapi ato ma t’kolluemet. Kaq per vullndet i shkoi sa as hijen e ndeers nuk e desht per Vedi. Sikuer e mendove n’t’dytin mendim, n’gjith jeten e Vet ky kje filli i t’Birit t’Tenzot bamun njeri e e kerkon n’t’gjitha punët. 

Per hater t’Atit t’Vet ndej per tridhet vjet nen sundim t’Zojës e t’Sh’Jozefit tu u lodhë n’nji dugajë me at zanatë t’vshtirë t’drrasaxhiis.

N’t’gjith ato vjet qi jetoj mshehtas n’Nazaret, s’kerkoi me ba kurrnji punë t’madhe nder syy t’njerzve, pse ksi sojit e lypte ndera e Atit t’Vet. E si erdh koha me dalë me u predikue çiltas popujve, Zemra e Tij punoi veç per ndeeren e lavdin e Atit, fjalët e t’cillit ja msote robniis. Kur gjindja çuditë prej fjalve t’Tija shkoshin tu thanë: “Kurr rob njerit s’ka folë kaq mirë”, hiç i Lumi s’ja ven veshin ktyne fjalve, por ban si mos me i ndii. Skribët e Farizejt e marrin neper kambë e i kercnohen n’shum mëndyrë t’paudhë; e Krishti i duron e aspak s’topitet, pse kshtu nderote Atin e Vet.

Kur popujt ngrehë prej ambelcimit e prej nji mii t’mirave qi shprazte mbi ta donë me ba mbret, i Lumi ik prej tyne e mshehet. Kur anmiqt e kerkojn me e kapë per me mytë per mundim, aspak s’tutet e thotë me t’vertetë: “Unë gjithmon po baj çka i ka anda Atit tem”

Merre vesht nji herë, o lexues i dashtun, se veç çka i pelqen Zotit asht per tu çmue e per tu madhnue, e prandej edhe veprat sado t’vogla e t’poshtnueme, ne kjoshin dashtë prej Perendiis e kan nji pah fort t’randë; por n’tjetren anë veprat edhe ma t’shndritshmet pa vullndesë t’Zotit s’vijnë kurrgja para Tij. 

O Zemra e Jezu Krishtit ban qi ta shtii mirë n’mend ket t’vertetë e t’veproj gjithmon per Ty. Gjith çka punosha mbas tashit shkoftë per Krishtin e me Krishtin. Ta dish qi kto fjalë t’shkurta kanë n’vetvedin msimin ma t’saktin per me pshtue meritimin e veprave tua.

Urata

Vyrtytet Tua, o Jezusi em, do t’m’xeejn per me t’pergja per herë ma fort, por ky vyrtyt, qi sot m’ke msue do t’m’zellojn edhe ma fort, pse m’te asht pshtetë gjith e mira jeme. Po kujtohem se mos veprosha per ndeer e lavd Tand, kam mu gjetë nji ditë me duur thatë; e atherë ke me m’thanë: E ke pas meritimin prej shekullit, pse per hater Tem pak o aspak si ke ba. E ç’dobi se je pasqyra jeme mos t’marrsha mrapa? Unë kisha me dalë ma fajtuer para Tejet. T’lutem o Jezusi em, gjith kto msime Tua mos t’shkojn kot per mue. M’ndimo, per Zemer tande, qi t’ndeeroj e t’levdoj Ty gjithmonë me vepra t’mia e kurr mos t’kerkoj kotniin e shekullit e ndeerimin tem. A ka me kenë se si, mbasi i njofta fillet e Zemers s’ate, mos me i ndjekë e mos me tu pergja Ty? Mos e kqyr shnjerziin e t’pakenunin tem, por mirsiin e Zemers s’ate. M’zgidh, po t’lutem, per nxansin Tand, e sikuer e msove t’Lumen Margeritë, m’mso, m’bertit e m’ep ndeshkime kur t’bahem per ta e mund t’mrrii edhe vetë me punue pa ja daa per nderim Tand e me at t’xeet e me at krejtnii, qi e lypë ky fill kaq i drejtë e i madhnueshëm.

Lulja e Shpirtit

Pos nadjes edhe diten, sa ma shpesh t’mundesh, pertrije fillin e mirë, e dishmoj Zotit, se per herë do me veprue per ma t’madhen ndeeren e Tij

Zhgjetorja

Per hater Tand, o Zot e hjeksha ket vajë

Gjith çka t’baj, ça t’hjek per herë
I kjoftë Zotit lavd e ndeer

Ndollia

Lexojm n’jetë t’Lumes Margerit Alakok se Jezu Krishti lypte prej ksaj t’Lumes nji sherbesë t’unjiishme, e prandej dote qi mos ta njolloste shpirtiin me kurrnji faj sa do t’vogel e kur gabote me ndoj send t’leet, se lete me kalue pa e qortue e pa i dhanë ndeshkimin. Nji ditë kjo sherbtore e Zotit tu bisedu me shoqe t’veta e pelqej nji mendim t’hatrit t’vedit. Me vrap Krishti ju duk e i diftoj pezmin e vet me kto fjalë: “T’binë nder mend se Unë jam shejtnija e pambarueme e msoj shejtniin e unjiishme, jam dlirnija e pamasë e pra s’mund s’mund t’baari nji ma t’voglin faj. 

T’kam ba me diit se per mshirë teme t’pashoqe ma mbushë menja mu ba msuesi yt per me t’rritë e me t’madhnue per Zemer teme, e kurrsesi s’mund ti duroj shpirtnat e ftoftë, qi i bajn pa u pendue mkatet e leta. Ne kjosha i dhimshem per me e durue ligshtiin tande, jam edhe i idhtë per me e shtrue edhe me ndeshkime t’pabesen tande…”

Tash ti mendo mirë, kur Shelbuesi jonë qortoi kaq rreptë sherbtoren e Vet per nji faj fort t’vogel, çka ka me thanë per ata qi s’binë n’mendim se veprojn gati pa praa per nder e lavd t’shekullit, o per tjera arsyna kote tu qit mbas shpinet ndeeren e lavdin e Zotit. 

Venja menden, o lexues i dashtun, se kush ka pasë prej Zotit ma shumë hire; do t’kujdeset me i pergjegjë me dashtnii ma t’posaçme tu u largue edhe atyne fajeve t’leeta qi bahen me gjith vullndet