Sancta Maria, Mater Dei,
ora pro nobis peccatoribus

Muaji i Zemrës së Shenjtë të Krishtit, P. Enjell Sereqi S.J. - Dita e Njëmbëdhjetë

Urata e Gatimit

Une po besoj me nji fee t’gjaallë se jam para madhniis sate, o Zoti i em, eja o Shpiirtë e Korpë per me i dalë para per me e adhrue.

Po permyzem me ftyrë per dhee me pellkë t’zemres po t’adhuroi, o Zoti i emë e po t’a dii per ndeer per t’mira qi m’ke baa, maa shëndritë, po t’lutem, menden teme e m’a xejë zemren qi t’a njofë, t’a due e t’a ndieki per herë ma fort Zemren tande, o Jezu Krishti, qi jee rruga, e verteta e t’gjaalltit, n’gjitha kto t’mira e vyrtyre qi po m’i mson sidomos: GATIMI I PARE & DYTE (ma poshtë), e banë qi mos t’i kundershoi ma shëndritsinave tua, por t’pertrihem prore nder vyrtyte tui jetue krishtenisht t’mund des n’hiir t’andë. O Zoja e Bekueme m’ndimo per m’e ju pergjaa Birit t’andë t’hyjnueshmit. Shejti Jozef, Enjilli i Rois e t’gjith Sheitnit e Parrizit lutnije Zotin per mue. 

Dita e Njëmbëdhjetë

Gatimi i Parë: Ta kesh para syve konakun shejt, sidomos Jezu Krishtin, qi a n’paqe t’madhe, ndonse Erodi mizuer kerkon me mytë

Gatimi i Dytë: Per çka do t’ndollin mundoju me mbajt paqen permrenda e perjashta, venu shpesh n’dorë t’Zotit, e thuej sidomos nder kundershtime: “U baftë vullndesa jote, o Zoti jem”

Mendimi i Parë

Ky t’shkruem vullndesës t’Perendiis asht unjii pshtetë n’themel t’pervroitiis, a t’kujdesit qi ka i Lumi per gjithcillin nder nee. Nder t’tana vertetsiit e fees kjo asht ma e kandshmja per zemer t’njerit, qi e ngushllon e e zemron nder nji mii travajë t’kësajë jetë.

Tash ti kjo vertetsii na mson qi nder t’gjitha t’ndollnat do ta ngulim nji shpnesë t’plotshme n’Zotin, qi gjithçka urdhnon e pervrojtitë per t’mirë tonë.

Veshtroni si i flet vetë Krishti apostujve: “Veni re, thot i Lumi, zogjt e ajrit, t’cillët as mjellin as korrin; e veç Zoti i udhqen e kurr nji s’des ujet. Kqyrni edhe sa i hijshem rritet e zbardhohet liri a zamaku nder ara pa i ra mrapa dorë njerit. Mbasi praa i madhi Perëndi mban gjall zogjt e shpendt e ka kujdes me stolitë nji lule qi sot asht e njomë e neser veshket e thahet, sa ma fort ka me pas kujdes me pervrojtitë per ju, o njerz besim pak? Deri fijet e flokut t’krees janë t’tana njehë; e kerkush s’ka me ju zhgulë nji fije t’vetme pa e premtue Ati em.”

Mbas ktii msimit per ç’arsye do t’drona, tu diit prej Fejet, qi kurr nji send s’na ndollë pa leje t’Zotit, i cilli asht Baba jonë fort i dashtun?

Pernjiment me dit se kurr gjaa s’na qillon pa dashtë nji njeri, qi na ka krejt per zemer, a thue se s’kishim me fjetë n’fashë e me rrnue n’paqë? Edhe ne na ndolltë ndoj punë e vshtiir, kishim me ju shtrue me vullndet, tu e dit vertetë se n’ket mëndyrë kena me pshtue prej ndoj t’zezës ma t’randë, jose prej aso t’keqet do t’na dalin ndoj dobii e posaçme. Po pse s’mendojm qishtu edhe per Zotin, qi na mba n’shplakë t’dorës e na ka fort n’hater?

Oh sa e dekun asht kjo Fe! O i krishtenë, lute edhe ti Zotin sikuer e luten apostujt: “O Zot, na e rrit Feen.” (Luka 17:5)

Mendimi i Dytë

S’mjeftoi per t’Lumin me na diftue me gojë ket vyrtyt, por desht edhe me vepra t’veta me na e msue. T’gjith jeta e Tij kje nji t’shtruem i padashem vullndesës t’Atit t’vet. Qishtu flet prej gojës t’rregjit profet: “Dashtniis s’ate o At, po i pshtes gjith qellimet e mija.” (Psalm 30:15) N’ket farë maset kje edhe e mramja fjalë: “Nder duur t’tua, o At, po e lshoj shpirtin Tem. (Luka 23:46)

Vene re at Zemer t’hyjnueshme qi pa farë kujdesit per vedi, unjii lshohet nen sundim t’Zojës s’bekueme e t’Sh’Jozefit, e ktyne ja len paravrojtiin e kujdesin e shujtës t’Vet, qishtu edhe t’ikës n’Egjipt, t’ndejunit n’at dhee e t’kthyemit n’Nazaret. 

Kryekput e kishte vue uzdajen e vet n’Atin e gjithpushtetshëm e n’ato qi n’tok ishin kamba e Tij.

Bukurmirë m’je baa pasqyrë, o Jezusi em, e tu t’pa Ty une po turpnohem per ligshtii teme, e po e dishmoj me lot per faqe se pak uzdajë kam pas deri sot n’Tu, qi gjithçka ujdis e pervrojtitë per dobi teme. Sa herë jam largue prej vullndesës sate tu u ankue e tu e kerkue nder punë t’mia kanden e pelqimit tem.

Sa paqe kishte gëzue e shkreta zemra jeme me u pas lshue krejt nder duur Tua, t’madhe fashë kishe me pas sot, si nji foshnje n’prehen t’s’amës s’vet.

Mendimi i Tretë

Mendo se gjithmonë i krishteni ka nevojë per ket vyrtyt, por n’nji mëndyrë t’posaçme ka nevojë n’kto kohna t’vshtira, t’cillave ja kena mrrit. Shum herë ndoshta disaa kujtime t’trishtueshme na shkojn neper mend me t’cillat shejtani vjen tu na turbullue. Pse i lejon Zoti gjith t’kqijat n’ftyrë t’tokës? Pse sa t’mirë janë rrethue prej mjerimesh e sa t’kqi gëzojn nji mii t’mira? Pse Kisha Shejte asht poshtnue e meshtarija marrë neper kambë? S’na tokon nee me i diit arsyet, mjeft asht me thanë se Zoti na do t’miren tonë. Feja na mson se i Lumi s’ja ndalë hovin shum herë baakqive, pse do me xjerrë ndoj dobii t’posaçme per ne, sadopak t’kullohet i miri sikuer ari n’zjerm. 

A thue se Krijuesi i botës do t’na apë arsyet ne, e do t’na kallxojn pse sundon ashtu? T’pervuhena perpara dijes t’pamarueme e tu e mbajt vedin mkatnorë, t’kujdesena mu shporrë prej mkatesh e me ja ba t’Lumit sherbesen t’unjiishme, mbasi hera herë na i çon kto travajë prej fajesh, pse do me na shelbue per jetë t’jetës. Mos t’ankohena pra, pse nji mkat i vetun mjefton per me na u shkrepë mbi ne gjith farë ndeshkimesh t’pasosuna, qi i kalon t’tana t’kqijat qi munden mu hjekë n’ftyrë t’tokës.

T’na binë nder mend qi s’jena ktu me gëzue, por me i sherbye Zotit e mu shtrue vullndesës t’Tij per me hi kshtu n’lumnii t’Parrizit.

O Zemra e Jezu Krishtit, m’ep, po t’lutem, ndim e burrnii qi pervujtnisht ti shtrohem n’t’gjitha punët vullndesës Sate t’shejtnueshme, e cilla ka me kenë per mue gurra e kroni i pashterrshem i paqes n’ket jetë, e per gjith amshimin, gëzimi e meritimi i pamasë.

Urata

O e mira jeme e pashoqe, po pse s’ta baj unjii kurban zemren teme, tu e shkue per herë jeten mbas vullndesës Tande, sikuer Ti gjithmon e shkove nen sundim t’Atit? Fort po dishroj me ta ndjekë Zemren! Por mrapa po tutem se si t’binë rasa e nji t’vshtirës ç’faret do, me nji herë po e harroj premtimin tem e po ngurroj. Ti, o Jezusi em, forcoje ligshtiin teme, qi trimnisht t’eci perore per vullndesë Tande. Ty po ta fali vetvehten e tana dishiret e mija e mbas sodit s’kam me kerkue tjeter gja n’shekull, veç se me baa çka t’ka ana Ty, per me t’kondendue. Mbasi e di vedin t’pafuqishem po i mbledhi tubë t’gjitha vshtirsiinat e mia per me i shtii n’Zemer Tande, e aty mrendë shejtnue prej atij zjermit t’hyjnueshem, kan per t’mu dukë ma t’ambla e ma pa t’vshtiira.

Ban, o Jezusi em shka t’duesh mbi mue, veç nji lutje kam per Ty e me fjalë t’Sh’Injac Lojolës po t’lus: “Dashtniin Tande me hiir Tand mos ma kurse e at herë jam mjaft pasanik”

Lulja e Shpirtit

Kqyr se cilla asht ajo gjaa send n’t’cillen ke vshtiir me u shtrue vullndesës t’Tenzot e burrnisht theje ket t’vshtiir; e per me qindrue n’ket premtim shko mu pjekë n’Zemer t’Jezu Krishtit e xeetas lute per me tu perkrahë.

 

Zhgjetorja

Vullndesen Tande due me baa,

Prej kso kurr un s’kam mu daa.

Ndollia

Nji shkrimtaar i permendun e zaamadh kallxon se nji Virgjineshës shejte ju shprepen n’trup do dhima kaq t’randa sa i bahej si me kenë n’fund t’ferrit. E si premtoi Zoti i zgjaten shum kohë kto mundime per herë n’nji masë. Shejtnesha i hoq me nji durim t’palodhun, por per me pas per herë fuqin, qe si e luti Krishtin: “O Jezusi em! Ti je Krijuesi e Shperblyesi, deh po t’lutem ndimoje ket krijesë t’mjerë, qi asht rrahë prej kësaj dergjet. Une po ja kam hatrin vullndesës Sate e unjii po i shtrohem gjygjit Tand t’drejt e puno n’mue si t’keesh pelqimin Ti, randoje ne daç doren Tande permbi ket trup, veç se mep fuqii ti baari me gëzim e gazmend. Tash e n’jetë t’pasosme due me ba e me hjekë gjith çka t’knaqë Ty.”

Ky t’shkruem vullndeset nji kaq e pat n’hater Jezu Krishti, sa n’at ças ju duk i paashem, e me amelcim t’pashoq e ngrehi prej vedit e e shterngoj n’krahnuer e si e aviti Zemers t’vet e mushi me knaqa t’Parrizit, sikuer me pas kenë n’lumnii t’qiells. 

C’m’at ditë ju zhduken t’gjitha dhimat prej trupit t’sajë.

O t’lumtë na, ne u shtrojshim per herë vullndesës t’Tenzot e ne thaçim edhe na nder travajë tona ato fjalë t’Krishtit: “Po o At, pse qishtu t’ka pelqye Ty.” (Mat. 11:26)