Sancta Maria, Mater Dei,
ora pro nobis peccatoribus

Muaji i Zemrës së Shenjtë të Krishtit, P. Enjell Sereqi S.J. - Dita e Dymbëdhjetë

Urata e Gatimit

Une po besoj me nji fee t’gjaallë se jam para madhniis sate, o Zoti i em, eja o Shpiirtë e Korpë per me i dalë para per me e adhrue.

Po permyzem me ftyrë per dhee me pellkë t’zemres po t’adhuroi, o Zoti i emë e po t’a dii per ndeer per t’mira qi m’ke baa, maa shëndritë, po t’lutem, menden teme e m’a xejë zemren qi t’a njofë, t’a due e t’a ndieki per herë ma fort Zemren tande, o Jezu Krishti, qi jee rruga, e verteta e t’gjaalltit, n’gjitha kto t’mira e vyrtyre qi po m’i mson sidomos: GATIMI I PARE & DYTE (ma poshtë), e banë qi mos t’i kundershoi ma shëndritsinave tua, por t’pertrihem prore nder vyrtyte tui jetue krishtenisht t’mund des n’hiir t’andë. O Zoja e Bekueme m’ndimo per m’e ju pergjaa Birit t’andë t’hyjnueshmit. Shejti Jozef, Enjilli i Rois e t’gjith Sheitnit e Parrizit lutnije Zotin per mue. 

Dita e Dymbëdhjetë

Gatimi i Parë: Ta kesh para mendiet Jezu Krishtin, qi tu kallxue Zemren e Vet t’thotë: “Xen prej mejet me kenë i pervujt me zemer.”

Gatimi i Dytë: Lypja xeetas pervujtniin, fillo mos me pasë mende t’madhe, mos me lakmue ndeeren e shekullit e mos me poshtnue kurr tjeterkend.

Mendimi i Parë

Mendo se me udhë do t’thona qi Zemra e Jezu Krishtit asht ba msusi i tana vyrtyteve, por posaçe na ka prii n’pervujtnii.

Xeni prej mejet, na thot i Lumi, qi jam i pervujt me Zemer (Mat 11:39) 

Cka asht pervujtnija? Asht nji vyrtyt me t’cillin njeri e mba vedin n’asgja para Zotit e para robit, e gëzon me kenë qitë m’njenen anë, e ne e punoftë ndoj send t’mirë ja ep krejt lavdin Perendiis, qi ja ka njitë doren me hir t’vet e vedin se njeh t’zott per kurr nji punë t’frytshme.

Per gjith se cillin t’krishtenë pervujtnija asht e nevojshme per mu shelbue. Krishti na e ka kputë me kto fjalë: “Mos u bashi t’pervujt porsi fmiit s’keni me hii n’Rregjinii t’Qiells.” (Mat 18:3)

Ma e pervujtuna e gjith krijesave, Zoja e Bekueme, n’at kangë, Magnificat: “T’madhnojn shpirti em…” e shfren zemren e vet me Zotin tu thanë: Ka ulë sundimit madhniit e ka çue nelt t’pervujtit. Fort e çmueshme asht virgjinija thotë Sh’Bernardi, por ma e nevojshme asht pervujtnija, sepse ajo a veç kshillue prej Krishtit, por kjo asht urdhnue n’dona me pshtue per jetë t’pasosme. A ja ke dit, o lexues i dashtun, pahin e ktij vyrtytit? Merre vesht pra se mëndyra per me pshtue shpirtin tand e me ken i lum asht me ndjekë ket vyrtyt. Mbasi keka kaq i nevojshëm, vene re si e muer mrapa Zemra e Jezu Krishtit, per me ecë mbas gjurmeve t’Saja.

Mendimi i Dytë

Sikuer madhshtija e t’parit njeri pruu rrenimin e njerzis marë, qishtu pervujtnija e Krishtit i dha ilaçin mu ndreqë persrii e mos me sharrue. N’t’mishnuem t’vet i biri i Tenzot e imtoi vedin tu e mshehë madhniin e hyjnis nen dukë t’nji foshnjes t’vogel, e si me pas kenë ma i mrami i njerzve desht qi n’t’leem t’vet kerkush n’Betlem mos ta dote n’shpi. Me vullndet e dau me lee n’shpellë t’lshueme doret, vend i berreve kuer i cete shtergata per jashta.

O Jezusi em, me ç’maall ke lakmue poshtnimin qysh n’t’parin ças t’jetës sate.

Sa do i shkretë me kenë njeri kurr s’len kerkush n’ket skamni, por edhe ne pastë qillue ndoj herë ky soj t’leemit kaq skamnisht, per t’vertetë ka kenë do mos do perdhunii. Jezu Krishti s’ka pasë nevojë me lee ashtu, por e ka zgjedhë vetë me vullndet per msim tonë. Zemra e Shelbuesit gjith u gëzue tu e pa vedin n’at skamni e at herë ndoshta do t’kenë thanë: “A thue se bit e Mii, si t’m’shofin n’ket poshtniim, ende s’kanë mu pervue per hater Tem? A thue prep se prep kan me lakmue madhshtiin? E njimend, i paa shnjerzinat tona, qi edhe mbas ktyne provve t’Tija s’kishim me thye edhe madhshtiin tonë.

Jo veç shkolla e shpellës t’Betlemit na qet n’dritë ket vyrtyt, por ma fort jeta e Tij n’vetmii n’Nazaret, herë n’shpii, herë n’magaze, ku lodhet gjith diten tu derdhë mundë e djers n’punë t’padaame. Edhe n’ato trii vjet qi duel me predikue shkelxei n’pervujtnii, sa mrriti me thanë qi s’po lypi tjeter veç se nderen e lavdin e Atit qi m’ka nisë.

Por ma fort na e msoi n’mal t’Kalvarit. Ai kryq e ajo dekë fort e mundshme, si me pasë gojë, na veen detyren me kenë t’pervujt. At herë n’at Zemer t’hyjnueshme shkrepen kaq t’perbuzuna, saa, si thotë Sh’Gjeremia profetë, “kje ngii prej sosh”. S’thohet se kje ngii me dhima, pse ndoshta kishte mujt me hjek edhe ma tjera; por me poshtnime tejshkoi e kapercej ç’farë do kufinit. Mbasi Jezu Krishti, tu kenë Zoti vertetë, ka dashtë poshtnimet, sa ma fort, i lexues i dashtun, t’perkasin ty. Shum mirë thotë Sh’Agostini: “Mos mjeftoftë kjo pasqyr e Shelbuesit tand me t’shporrë prej madhshtijet, s’di ç’bar tjeter ka me ta shëndoshë… Krijesat deshten me kenë si Zota n’madhnii e u buerne, tyy t’epet lirimi madje edhe detyra me kenë si Zoti n’pervujtnii, per me lumnue per jetë t’jetës. 

Mendimi i Tretë

Mendo se me u pas gjet at herë n’mal t’Kalvarit per me paa Krishtin t’kryqëzuem, me ket fee t’gjall qi ke sot, ç’kujtime zeellit t’kishin shkue nder mend. Me t’pas thanë kush: Ta dish qi edhe mbas ktyne poshtnimeve t’Zot-njerit ende s’kishte per tu zhbii madhshtija prej shum t’krishtenëve, ti kurr s’ja kishe pasë besen ktyne fjalve. Po kqyr tesh, sa fort ishe rrejt, tu vue re n’kta kohna se kand e kand ka kap ky ves i mrapshtë. Sot kan dalë per fushë lakmimet mu dukë nder sy t’gjindve, dishiret per mu levdue prej njerzve, sot njeri po çohet peshë per ç’do fjalë t’vrashme e kaq fort po ja kqyrë hatrin vedit, sa me perbuzë e me mbajt n’asgjaa shokët e vet. Po ça kena me pergjegjë, kur t’dalim para Krishtit per mu gjikue? At herë ka me na plasë nder syy madhshtiin tonë, qi kena marrë mrapa kundra msimeve t’Tija. Sh’Bernardi lidhë gjithkend tu thanë: “Ose Krishti gabon ose shekulli rrehet.” Pos s’asht se si me gabue ditunija e hyjnueshme. 

Porositju kësajë Zemer t’hyjnueshme deri sa asht Bab i dashtun e mos prit me tu ba gjygjtaar i rrebtë. Bane nji premtim t’foort me i kundershtue me ndimë t’Zotit ktij vesit, per me ja thye hovin deri sa ta shtrojsh krejt. 

Urata

C’msim t’neelt m’ke dhanë, o Zemer e shugurueshme! Ti, O Jezusi em, pa pikë vshtiiret, kishe mujt me gëzue çmime e ndeerime prej gjith krijesave, sikuer t’perkitte, por tu i vue nen kambë trimnisht ju shtrove poshtnimeve ma t’mdhaja. Mbas kësajë pasqyre kaq t’shkelqyeshme, si kam me mujt mbas sodit mu dhanë mbas ndeeret e lavdit? O Jezusi em, me pas punue sikuer une nji i pa fee qi s’t’nje Ty, asht gjysa e s’keqes, por une qi jam i krishten e dishroj mu njehë n’numer t’perkushtueshmeve t’Zemers s’Ate e me jetue ndryshe prej msimeve tua, asht nji e zezë qi s’dii me marrë vesht, as s’dii me kja sa duhet. Shof veprat tua e une çuditem qi jam kaq larg prej Tejet, due me t’ndjekë por s’kam fuqii as trimnii. Ban qi mbas sodit lumnija jeme t’jeen me t’pergja Ty, tu e perbuzë ndeeren e lavdin, e tu lakmue me kenë veç i madh, si thotë Sh’Stanislau Kosta, atje ku asht madhnii e unjishme, due me thanë para Tejet e para t’gjith Shejtnave n’Rregjini t’Parrizit. 

Lulja e Shpirtit

Sot ne t’thashtë ndokush ndoj fjalë so t’vrashme, qi s’t’bie per shtat, ruju se i pergjegjë me egercim: per hater t’Zemers s’Jezu Krishtit duroje e pervuju nder kambë t’gjithve. 

Zhgjetorja

Falma, o Krisht, pervujtniin e vertetë

 

M’len, o Krisht, me t’ndjekë pa praa
N’pervujtni du n’shej mu daa. 

Ndollia

Zemra e Jezu Krishtit fort e pervujt ka diftue pezem t’fort per nji krenii t’vogel, sikuer e këndojm n’jetë t’Sh’Kiarës t’Montefalkonit. Kjo shejtnesh edhe para se mu ndrye n’kuvend, tu mendue shpesh mundimet e Krishtit, shifte n’mëndyrë t’posaçme secillin themel t’atii mundimit, qi merrte me kujtue. Mbasi i mushej mendja se kto vegime s’ishin veç per te, por per gjithkend, muer me jau zblue do shoqeve t’veta. Kto si i ndiine kto ndeerna, fort u binden, e filluene me pvetë ma thellsisht per me i diit edhe ma mirë. At herë shejtnesha muer vesht se ishin dhantina jashtzakonit qi Zoti per mirsii t’vet i bate, e fort u kuq per ket kallxim. N’at ças s’kje gjith aq gadi me largue nji madhshtii, qi i pershkoi neper mend. Ket faj kaq t’vogel, s’desht Krishti me lanë pa ndeshkim. Me i herë i hoq t’gjitha ngushllimet e shpirtit, edhe ato t’dukuna t’posaçme e e lshoj sherbtoren e vet n’trishtime, n’ngushtime e nder do tundime t’randa. 

Per dhet vjet i zgjaten kto ngushtime t’shpirtit per me laa at faj t’vogel. Si e  bani me t’pervujt ket pendesë, persrii ju duk Jezu Krishti, e mushi me gëzim e gazmend tu e shterngue n’Zemer t’Vet e e thirri bii e Eme e dashtun. 

Kujto tash ti se sa ma mnii ka me marrë Krishti n’ty, per at madhshtii tande, me t’cillen me sy çilë bahe fajtuer per oor.