Sancta Maria, Mater Dei,
ora pro nobis peccatoribus

Muaji i Zemrës së Shenjtë të Krishtit, P. Enjell Sereqi S.J. - Dita e Nëntëmbëdhjetë

Urata e Gatimit

Une po besoj me nji fee t’gjaallë se jam para madhniis sate, o Zoti i em, eja o Shpiirtë e Korpë per me i dalë para per me e adhrue.

Po permyzem me ftyrë per dhee me pellkë t’zemres po t’adhuroi, o Zoti i emë e po t’a dii per ndeer per t’mira qi m’ke baa, maa shëndritë, po t’lutem, menden teme e m’a xejë zemren qi t’a njofë, t’a due e t’a ndieki per herë ma fort Zemren tande, o Jezu Krishti, qi jee rruga, e verteta e t’gjaalltit, n’gjitha kto t’mira e vyrtyre qi po m’i mson sidomos: GATIMI I PARE & DYTE (ma poshtë), e banë qi mos t’i kundershoi ma shëndritsinave tua, por t’pertrihem prore nder vyrtyte tui jetue krishtenisht t’mund des n’hiir t’andë. O Zoja e Bekueme m’ndimo per m’e ju pergjaa Birit t’andë t’hyjnueshmit. Shejti Jozef, Enjilli i Rois e t’gjith Sheitnit e Parrizit lutnije Zotin per mue.

Dita e Nëntëmbëdhjetë

Gatimi i Parë: Kujtoje Jezu Krishtin lodhun prej rruget, qi pushon ngjet pusit t’Sikarit, e thotë se gjella e jeme asht me ba vullndesen e Atit.

Gatimi i Dytë: Lypja t’Lumit hirin e driten me e kuptue nevojen qi ke per me shkue mbas vullndeses t’Zotit, premtoja mos me ju largue kurr ma.

Mendimi i Parë

Kam ardhë, thot’ i Lumi, n’tokë per me prue zjerm dashtnijet, e s’lypi tjeter veç se t’gjith njerzt t’shkrihen n’ket zjerm. (Luka 12:49)

Vetë Jezu Krishti na msoi si do ta diftojm per jashtë ket dashtnii me lavde e ndeerime, me ndigjesë e me zell. 

Ti kujtojm kto tri sheje t’dashtniis t’vertetë per me i ndjek’ edhe na me themel.

N’Unjill Shejt na po lexojm, se gjith sa herë Shelbuesi jonë shktoe n’Jezurazel, kurr se lete pa u pjekë n’Kishë; e dukej si mos me pas pasë vend tjeter ku me hi veç se n’shpii t’Atit t’Vet. E ktu çka bate gjith diten? I msote popujve si do ti ndigjoshin Zotit. Jo veç shkote n’Kishë per me predikue, por edhe me e adhrue Atin e Vet e mu lutë per ne. Me ç’farë ndeerimit t’plotshem permbrenda e perjashta do t’keen ndejë n’at vend t’shugurueshem, ç’flakë dashtnijet do t’keen dalë prej Zemres s’Tij, ç’pasqyrë t’shëndritshme do t’keen marr’ ato qi u gjeten per brii. Jo veç n’kish ‘i epte Zotit posaçe lavd e nderim, por edhe njeti hera her’ i çote syt e vet n’qiell per me e adhrue e me ju falë ndeers Atit. Qishtu bani, si na kallxon Unjilli n’shkretii, kur i shumoj per mrekulli bukt; te vorri i Lazrit, kur e njalli s’dekunit; n’t’mramen darkë para se me themelue Sakramentin e Lterit. 

Rmoje tash ti vetvedin, o lexues i dashtun, a ke ecë mbas kësaj pasqyrë? Ç’urti shtatit ke pasë ti n’kishë? A rri me t’madhin nderim pa u daravitë e pa folë si rrite Krishti? E diten kund kund a e çon ti menden e zemren tande te Zoti, per me ju falë ndeers e me i lypë t’mirat e hiret?

Mendimi i Dytë

S’asht gjith aq e mundshme me e nderue Zotin me pervujtnii si t’vehet perkrah me at t’vshtiir qi ndiin natyra e robit e çartun e e ligshtueme prej mkatit per me i mbajt urdhnimet e Zotit. Edhe n’ket detyrë na ecë perpara Zemra e Jezu Krishtit me vepra shejte t’Veta. 

Sh’Pali e permbledhë jeten e veprat e Shelbuesit ton n’kto kater fjalë: “Christus non sibi placuit” (Rom 15:6) Krishti se pelqej Vetveten, e don me thanë, sikuer i zhdrivillon Korrneli a Lapide, qi i Lumi n’kurr nji send se kqyri vullndesen e Vet, as hatrin e Vedit. 

Ti marrim ndopak me mend veprat e Tija e kena me pa se n’gjithçka e perher’ e harroj Vetvehten per me i çue n’vend qellimet e Atit. Merr rregullat e gjata e t’vshtiira, shkon prej nji vendit n’tjetrin, i hypë maleve, vehet n’ujna per me kalue lumej e liqeje, ndjerset prej mundit, gjimon, kjaan, shaan per me krye gjithçka Ati i lypte. 

Zemra e Tij njikaq ishte dhanë per me baa pa ja daa vullndesen e Zotit, sa prej mallit mrrin me e thirrë shujta e pija e Vet. Sa do i amel qi ishte, kur Sh’Pjetri prej dhimet dote me ja mushë menden t’Lumit qi t’shporrej prej atyne mundimeve e prej asaj dekë t’mneershme, rrebt’ i bertit tu i thanë: “Hiqmu Mejet, o shejtan; pse ti m’je ba shkandull e s’je tu folë mbas vullndeset t’Atit Tem.” Po ti, o lexues i dashtun, çka ke veprue per me ja diftue dashtniin Zotit? A je kursye n’sherbesë t’Lumit? A ke kenë ti n’numer t’atyne t’krishtenve qi i shtrohen Perendiis veç n’punë t’kandshme, e kur bje puna e sendeve t’vshtiira i dalin hatrit e ja haan fjalen?

Mendimi i Tretë

Kush s’ka zell s’ka as dashtnii, thotë Sh’Agostini. Zemra e Jezu Krishtit flakroi n’zell t’pamasë pse unjii kje ndezë n’dashtnii ndaj Zotit. 

Ta vrojm se, kur paa dhunen qi i bahej vendit t’shugurueshem prej blesave e prej shitsave, goditi nji dredhë me do konopë qi i rane n’dorë, e i perzuu gjith ato gjind, rrokollisi drrasat, shperdau paret tu thanë: “Hiqni kndej ato shpend e kto shtasë e mos e bani shpiin e Atit Tem vend tregtijet.” 

Mbasi kaq zell diftoj per ndeer e t’binduem t’kishës, sa ma fort i hatroj planjet e gjalla t’Zotit qi janë shpirtnat? Kur erdh koha e shenjueme nuk e merr ma Ai Vetë dredhen, por e lshon prej Vedit nder duer t’gjakbasave, qi pa dhimë ja rrahin e ja shprishin fund e maje Korpin, i veen nji kunorë ferrash n’krye e n’ato mundime ju shtrohet t’shameve, flakareshave e grushtave; e ne mram per me e themelue Regjiniin e Atit n’tokë e len vedin per me e kryqzue, e mbas deket me ja derptue Zemren. 

Me e dashtë na Zotin ma fort mirëfillit kishim me pasë ma zell per shelbim t’shpirtnave. Kot mbahet i perkushtueshem i kësaj Zemer t’hyjnueshme ai qi s’zellon, sa ku mundet shelbimin e shokve t’vet. Ket detyrë, qi e kan edhe shekullarët, do ta mbarojm me lutë, me t’kenë pasqyr e mirë e si t’na binë rasa me i vjeft’ edhe me ndoj qortim t’shkurtë qi t’shporret prej udhës t’keqe e t’hapet gjithkahë vadija e vyrtyteve e t’xeetit e shpirtit.

Urata

O Zot i madhnueshem, shum gëzim po kam tu e diit se gjindet nji Zemer ndimëmadhe e cilla mundet me t’dashtë sa je i dejë! Zemra e shugurueshme e t’Birit Tand ma rritë ket dashtnii t’shkret’ e t’pafuqishme teme. Animaa, mbasi visaret e Shelbuesiit tem janë t’mirat, une po ta fali at dashtniii fort t’flakrueshme, qi ka ajo Zemer per Ty, si me e pasë njaall kjo e jemja. 

Oh ç’ngushllim per mue me muejt me t’dashtë me Zemer t’Jezu Krishtit sa meriton. Ban, po t’lutem, o Ati i gjithpushtetshem, qi sikuer i Biri Jot t’desht tu t’nderue, tu t’ndigjue e tu u zellue per Ty, qishtu edhe une t’due Ty me vepra, e t’vaditem nder t’gjith vyrtytet por sidomos n’zeell. 

Oh sa turp kishte me kenë per mue, tu i paa ortat e Luciferrit qi orvaten pa pushim e n’gjith farë mëndyrësh per me hapë rregjiniin e tij, e une, qi njehem nder t’perkushtueshmit e Zemers s’Jezu Krishtit, n’mos u xeesha per Regjini Tande. Ma nep o Zoti em, ket zeell t’frytshem e t’paperkulshem e tu i ba mirë shpirtnave ta ngushtoj at Zemer t’hyjnueshme, qi asht kaq keqas e therun e e pershkueme prej t’panjehunash mkate.

Lulja e Shpirtit

Kujdesu sot sa t’kesh fuqiin, me pruu n’udhë t’Zotit ndoken e me ja mushë menden qi t’largohet prej rasave t’mkatit.

Zhgjetorja

T’gjith çka t’baj e t’hjek perherë

I kjoft Zotit lavd e ndeer.

Ndollia

Sh’Gjeltrudja shëndritun prej Zotit shkote nji ditë tu rrahë me mend t’veta se cilli nder ato msime qi pat ndie prej Krishtit kishte per t’dalë ma per dobii t’krishtenve me pas diitun. 

I erdh Vet’ i Lumi e ja hoq ket mende dyshimit me kto fjalë: “Ta dish se msimi ma i dobishmi per t’krishten’ asht me e marrë vesht e mos me e harrue kurr, qi Une si Shelbuesi i njerzve rrii pa praa tu u lutë per ta e tu ja shperblye me mjeftsii Atit Tem gjith at ndeer qi mkatnorët me faje ja grabisin; at herë ja qes para Zemren Teme e cilla me nji herë ja zbutë pezmin qi ka marrë kundra tyne. Ne gabojshin njerzt me vepra Une i kallxoj duert e Mija t’pershkueme anë m’anë, e qishtu punoj per ç’dp mkat qi t’bajn, me nji fjalë s’praj tu e fashiit’ idhniimin e Atit Tem e tu i lypë ndjes’ e t’falun per baakqii. 

Ky msim do t’na zemrojn per mos mu dishprue mbas gabimit e mos me bjerrë kurr uzdajen e t’falunit per ato faje n’t’cillat per ditë po bijm; do t’ja diim edhe fort per ndeer kësaj Zemer t’mshirshme per ket t’mirë kaq t’madhe.