Sancta Maria, Mater Dei,
ora pro nobis peccatoribus

Muaji i Zemrës së Shenjtë të Krishtit, P. Enjell Sereqi S.J. - Dita e Njëzet e Tre

Urata e Gatimit

Une po besoj me nji fee t’gjaallë se jam para madhniis sate, o Zoti i em, eja o Shpiirtë e Korpë per me i dalë para per me e adhrue.

Po permyzem me ftyrë per dhee me pellkë t’zemres po t’adhuroi, o Zoti i emë e po t’a dii per ndeer per t’mira qi m’ke baa, maa shëndritë, po t’lutem, menden teme e m’a xejë zemren qi t’a njofë, t’a due e t’a ndieki per herë ma fort Zemren tande, o Jezu Krishti, qi jee rruga, e verteta e t’gjaalltit, n’gjitha kto t’mira e vyrtyre qi po m’i mson sidomos: GATIMI I PARE & DYTE (ma poshtë), e banë qi mos t’i kundershoi ma shëndritsinave tua, por t’pertrihem prore nder vyrtyte tui jetue krishtenisht t’mund des n’hiir t’andë. O Zoja e Bekueme m’ndimo per m’e ju pergjaa Birit t’andë t’hyjnueshmit. Shejti Jozef, Enjilli i Rois e t’gjith Sheitnit e Parrizit lutnije Zotin per mue.

Dita e Njëzet e Tretë

Gatimi i Parë: Ngule menden tande n’fugure t’bekueme pse shi n’ket dukë ka dashtë i Lumi me e qitë para syve tonë Zemren e Vet

Gatimi i Dytë: Ta keesh nji perkushtii t’posaçme n’fugure t’kësaj Zemre t’hyjnueshme e lypja dashtniin e vertetë.

Mendimi i Parë

Kush e ka fort n’hater ndoj dashamirë, qi gjindet perjashta n’dhena t’largta, per me shfrye mallin, ngushllohet sado pak tu pas afer vedit ftyren e Tij; si bahet me i da syt prej sajë e puthë e knaqet me te as me kenë vetë dashamiri. Qishtu puno edhe ti, o i krishtenë, me Zemer t’Jezu Krishtit. Per mu xee n’ket perkushtii t’amel asht fort e dobishme me pas ndoj fugure t’kësaj Zemer, e me e vu n’nji vend t’odës sate, ku shpesh t’mundesh me e kqyrë, e me ket t’paam mu ndezë krejt n’dashtnii per Te. Shpesh me e puthë me dashtnii sikuer me puthë shi Zemren e Jezu Krishtit e tu u shterngue hera herë n’parzem tand, hin unjii aty mrenda Saj me dishiir qi mu shkrii kryekput n’ato flakë dashtnijet.

Si ta çosh hova hova menden e zemren te kjo e Lumja, ka per t’kenë per ty e per rob krue i pashterrahem vyrtytesh. Shkurt ma prej Saj kan mu derdh n’shpirt njikaq t’mira t’kushtueshme, sa me kalue çdo mende njirit e ejllit.

Mendimi i Dytë

Mendo se arsyeja ma e madhe per me i pas fort n’hater fuguret e ksaj Zemer t’hyjnueshme asht, pse Vetë Krishti e ka lyp ket ndeer e dashtnii. Qe çka thotë permbi ket punë e lumja Margeritë: Me 27 t’dhetorit, n’t’cillen bje dita e Sh’Njon Unjiiltarit, mbas kungimit shejt mu difute Zemra e Jezu Krishtit porsi m’nji seli zjermit e flaket fort t’shëndritshme me rreze dritet, qi ishin nji mii herë ma t’shkelxyeshme se ato t’diellit. Çiltas u dukte varra qi i kje pertrii n’mal t’Kalvarit, nji kunorë ferrash e rrethote kand e kand, e n’maje t’Zemers ishte ngulë nji kqyr.

Shelbuesi em mbani me ditë se, t’gjitha kto çmime mundimesh, si me pas pasë gojë, kallxojshin se dashtnija e pamasë e Zemers t’vet per njerz kje shkasi i t’tana dhimave e mundimeve qi hoq per ta.

Qysh n’t’parin ças t’mishnuemit filluene me i dalë para syve t’gjitha mundimet, e ç’m’at kohë, si me thanë, per pellk ju ngul kryqa n’mjedis t’Zemers Vet: e kje ndezë n’dishiir per me i ba mirë robniis t’shkretë, me vullndet e pelqej kryqin e t’tana mundimet tjera. Prap flet e lumja: Mbas ktij kallximit Shelbuesi m’ka ba me ditë se, gëzon fort tu e paa ndeerue e lavdue prej njerzve dashtniin e Zemers t’Vet qi n’fugure qitet n’dritë me gjasime t’atyne shejeve t’cillat u flasin vetë edhe t’padishmëve, e hatri ja do qi kto fugure t’qiteshin nder syy t’popujve shi me kto sheje si i paash n’ket vegim, per me i prekë ma pa vshtiir edhe zemrat ma t’fortat e njerzve. M’dha fjalen se ku do t’maheshin n’ndeer e n’t’pelqyem kto fugure, edhe nder shpija, aty kishte per t’shprazë prej Zemers t’Vet me mjeftsii hire e bekime t’pakufii.

Mendimi i Tretë

Venja menden mos me mbajt ket fugure veç per hijeshi t’odës, por ta kqyrish edhe si nji strehë e si nji pasqyrë t’jetes sate. 

E pra porsi strehë: animaa nder trishtime e n’ç’do travajë, n’vend me kerkue kot lehtsiimin e ngushllimin prej kreatyrve, lype xeetas te ky visar. Çilja zemren tande Krishtit porsi motrat e Sh’Lazrit, Sh’Mara e Sh’Madalena, tu i thanë me uzdajë t’ndezun: Ecce quem amas infirmatur (Joann 11:3) Qe, o Zemer e hyjnueshme, kê kee n’hater, ashtu smue; jo se asht rrebtë ngaa prej shejtanit, jo se i peshon randë kjo soj travajet, e qishtu si t’jen nevoja. Per t’saktë qi Krishti si atyne motrave, edhe ty ka me t’pergjegjë: Infirmitas haec non est as mortem. (Joann 11:4) Zemroju me durue edhe pak, sepse kjo e ligë, a kjo e vshtiir s’t’kaa ra per me t’fikë, por per me dalë n’pah madhnija Jeme si t’pshtoi pa pritë e pa kujtue me meritim tand.

Ta kesh ket Zemer edhe porsi pasqyren e veprave t’tua, e ani kur t’çohen peshë permrenda tejet do ngase madhshtijet, mnijet e flligshtijet, t’binë ndermend atherë per ato efshime e dishire t’kësaj Zemer, qi po ti qet para syve ajo fugure e bardhë tu e kqyrë me besim t’xeet, e mbas kësaj pasqyrë t’hyjnueshme ndreqe vetvetin n’udhë t’shejtniis e mbaja besen t’Lumit.

Urata

O fort i amli Jezu, qi me ato fugure t’Zemers Sate na dhe nji provë t’re t’dashtniis Tande, une po permyzem para kësaj e po ta nderoj e po ta adhroj Zemren Tande. Oh sa mirë po ma diftojm at zjerm qi asht ndezë n’Te, ato flakë t’cillat gjithkah ta kanë rrethue: ato ferra, qi pa dhimë ta kanë shporue, po mi shtiin ndermend ato mkate t’mija; e aj kryq, qi asht ngulë n’maje t’saj, m’ban me ditë sa fort na ke dashtë.

E ajo varrë? Po m’thrret me hi neper te permrenda Zemers Sate per me gjetë aty mrende prêjen e fuqishme e t’pakurrshoqe.

Ban, o Krisht, qi gjithherë ti çoj syt n’Zemer Tande ti marr vesht kto sheje dashtnijet, e t’xjerri dobi per shpirt tem. Ban edhe qi kur kam me u gjet nder zorime t’dekës e per t’mramen herë kam me puthë fuguren e Zemers Sate porsi nji peng t’dashtniis teme per Ty, n’at ças ta mbaroj jeten me ket lutë: O Jezu, n’Zemer Tande po e lshoj shpirtin tem.

Lulja e Shpirtit

Vare n’odë tande fuguren e Zemers t’Jezu Krishtit, aty ku ke zakon me i thanë uratt tua, e puthe shpesh tu i thanë me t’gjith vullndet: Unjii i yti kjosha tash e pergjithmonë

Zhgjetorja

Si t’shof Zemren, Krisht, po gëzohem

Me ta ndjekë un po mundohem

Ndollia

Kallxon historia e Shoqniis t’Jezu n’lenii a vise t’Lionit qi n’1849 nji kryetar i madh djal’ i ri emnit Karlo ngite kaluer pa kurr farë rojet. N’pikë t’vrapit, si u terbue kali, i duel freni per doret e nuk zgjati shum e u perplas per tok porsaa gjall. N’at gjendje t’zezë krejt t’zhublueme, e çuene shpejtas n’smujtore t’urdiis ku t’gjith mjekt hoqen dorë kur ja panë nji varrë t’keqe fort n’bri, qi per mundim vite tu u aj. Murgesha, qi e kite n’kujdes punen e shpirtit t’tij, me fjalë t’buta ja zbloj rrezikun n’t’cillin gjindej e e qortoi per me ju gaçue dekës. Mbasi si bite per shtat kjo fjalë e papritun ktij t’shkretit, muer idhnim kundra bamirses e me deshprim e perzuni, as medaljen e Zojës nuk e pelqej. Murgesha su topit as nji grimë, por ma me t’xeet e porositi Zemers t’Jezu Krishtit, e kur Karloja flete, muer librin e tij qi mbate afer shtratit e ishte nji roman i mrapshtë e ja shtini mrendë nji fugure t’Zemers t’Shelbuesit tonë e mrapa kësaj ishte e shtypshkrueme nji uratë fort e perkushtueshme e dal ka dal duel jashtë e e la vetun. Si i duel gjumi, djali muer librin e u çudit tek pa at fugure: e kapë n’dorë e e lexon at lutë. Porsa mbaroj, me ças ju zbut zemra e fillon me kja: thrret murgeshen e i lutet me ja thirrë nji meshtar.

Me vrap i vjen te shtrati Zevendsi i Krishtit e i ligu me pendim t’unjishem rrfehet e mrapa xeetas kungohet per shtegtim e i bani tjerat gatime t’dekës. N’ato pak ditë qi rrnoj u rrfye shumë herë.

Ja mrriti e para prende e Gushtit, shugurue Zemers s’Jezu Krishtit: n’ket ditë tre sahat mbas mjesditet nisi me perhjekë. Atje von’ u suell kah rrfyesi, e po i  lutej me dalë n’tjeter anë t’shtratit. Po pse, i tha meshtari? Po ti, ja ktheu i ligu, a s’po e sheh Krishtin qi ka ardhë me ma marrë shpirtin e me nji dorë m’kallxon Parrizin e me tjetren Zemren e Vet ku do qi t’pushoj? A kje njimend vegim a jo, ne s’na perket me gjikue. Porsa meshtari i dha me puthë fuguren, n’at t’puthun me amelcim diq. Oh sa t’mira pat ky djalë prej fugures t’Zemers t’Jezu Krishtit per pak ditë qi e nderoi. Sa ma t’mira kena uzdajë me pas na qi e nderoshim n’t’gjith jeten tonë.