Muaji i Zemrës së Shenjtë të Krishtit, P. Enjell Sereqi S.J. - Dita e Njëzet e Katërt
Urata e Gatimit
Une po besoj me nji fee t’gjaallë se jam para madhniis sate, o Zoti i em, eja o Shpiirtë e Korpë per me i dalë para per me e adhrue.
Po permyzem me ftyrë per dhee me pellkë t’zemres po t’adhuroi, o Zoti i emë e po t’a dii per ndeer per t’mira qi m’ke baa, maa shëndritë, po t’lutem, menden teme e m’a xejë zemren qi t’a njofë, t’a due e t’a ndieki per herë ma fort Zemren tande, o Jezu Krishti, qi jee rruga, e verteta e t’gjaalltit, n’gjitha kto t’mira e vyrtyre qi po m’i mson sidomos: GATIMI I PARE & DYTE (ma poshtë), e banë qi mos t’i kundershoi ma shëndritsinave tua, por t’pertrihem prore nder vyrtyte tui jetue krishtenisht t’mund des n’hiir t’andë. O Zoja e Bekueme m’ndimo per m’e ju pergjaa Birit t’andë t’hyjnueshmit. Shejti Jozef, Enjilli i Rois e t’gjith Sheitnit e Parrizit lutnije Zotin per mue.
Dita e Njëzet e Katërt
Gatimi i Parë: Ngule mendjen tande n’at kryq qi asht mbi at Zemer e lypja driten per me e marrë vesht per pellk çka t’ban me ditë.
Gatimi i Dytë: Premto xeetas me e pertrii trimniin n’sherbesë t’Zotit, tu baart kryqat; e tu i shtrue ato trii lakmi: t’gjaas, t’ndeers e t’mishit e t’gjakut
Mendimi i Parë
”Qe Zemra, qi ka fort i ka pas n’hater njerzt.” Qishtu Vet Krishti i foli t’lumes Margeritë n’nji asi vegimesh, kur ju duk Zemra e Tij me disa sheje fort t’pershpirtshme. Shifej n’maje t’Saj kryqi: e kunora ferrash e kishte rrethue, e n’mjedis hapej nji varrë e gjanë e e pergjakshme qi prej flakve t’zjermit dukej se po u shqimte krejt. Kto sheje dhimet e dashtnijet janë porsi çmimet e Zemers s’Jezu Krishtit.
Ta mendojm at kryq qi asht vu permbi Zemer t’hyjnueshme. E çka do me thanë? Zemra asht sheji i dashtniis e kryqi i mundimeve.
E pra ky kryq n’majë t’Zemers na ban me ditë se dhimat e travajt kjene sendet, qi kjo lakmoi. Ç’m’at ças qi pik s’parit filloj me rrah kjo Zemer, ai i pari t’rrahuj kje si nji hov i mall kah Kalvari e kah kryqi, tu e lakmue at kohë n’t’cillen do t’gozhdohej per hater tonë. Kryqi kurr su da prej Zemers s’Tij, sepse n’t’gjith rrnesen e vet i pat para syve mkatet tona, qi kjene porsi gjakbasat e Zemers Tij; e pa praa e merrte me mend dnimin e pasosun t’saa shpirtnave qi i kishte fort n’hater. Mjeft me thanë qi ket martirizim t’padamun desht qi ta perfolte shum vjet para Mbret parafolsi (Davidi) me kto fjalë: Dhima e jeme perher asht para mejet (Ps 87:17) E kuj s’ke me ju dhimtë, o Jezusi em. Ti e ke kthyer vajtimin tim në valle; ma ke hequr grethoren dhe më ke mbushur me gëzim. (Ps 30:11) A kish ta shkoj t’gjith jeten n’ket dhimë per Ty, e vjett e mija n’vajë.
Mendimi i Dytë
Kujto n’tjetër anë se sa me udhë mundet mu thanë se kryqi asht ngulë n’Zemer t’Jezu Krishtit, prej dishirit qi ka pas mu ba kurban per ne. Parafolsat, qi e perfolen diten e t’kryqzuemit, sa e kallxuen sikuer nji ditë plot me dhima e me t’idhtë. Gjeremija e perkrahi me deet t’njelmë: Magna est velut mare contritio tua. (Thren 2:13) Mbret parafolsi per me difute çka kishte per t’hjekë Shelbuesi jonë, muer shemllesen e nji njerit qi gjindet n’mjedis t’deetit i rrahun prej furiis t’tallazeve, t’cillat ma vonë e mlojn e mytet. Veni in altitudinem maris et tempestas demersit me. (Ps 68:3)
Por Jezu Krishti si me pas ken asgja send, t’gjith ato mundime i thrret gjellë, nji pije, nji t’laam; e sikuer me pas kenë dita ma e bukra e ma e kandshmja e jetes s’Vet, s’praate tu e dishrue.
Kndej me shum maall e xete shpesh n’gojë ku Apostujve, ku Nikodemit, ku s’amës t’Vet, e deri n’mal Tabor, ku u shëndrrue n’dritë t’hyjnueshme e prej Atit kje thirrë Bir i Vet fort i dashtuni, si u diftue me t’gjith at madhnii ndermjet t’Mozehit e t’Illiis, knaqej tu e permendë kryqin e mundimet qi kishte per t’hjekë. E çka me thanë ma teper?
Pak perpara se mu kenë kryqzue u nis kah Jeruzalemi, ku shpejtas do t’shkrepeshin permbi te dhuna e dhima e pamoster, e njikaq fort ecte sa mu bindë Apostujt, e n’kopsht t’Gjetsemanit ku e dite se kishin per ta kapë anmiqt, me vullndet shkon; madje si erdh koha ju duel perpara e e lshoj vedin nder duer t’tyne, tu i thanë Apostujve: Surgite eamus (Math 25:46) Çonju e t’shkojm para trathtorit, qi po ja mrrin.
Veç at herë u ba kondend, kur n’kryq n’t’mramin ças mujt me thanë me t’vertetë: Consummatum est (Joann 19:30) U krye tinzimi i kryqit: e bana gjith çka mduhej e gjith çka mujta per shelbim t’njerzve.
Oh! Sa me udhë, o Jezusi em, gjindet ngulun kryqi permbi Zemer tande, mbasi per Ty kje gjaja ma e lakmueshmja! Oh ç’marre e turp per mue, qi se kam pas n’mneer, por ikë prej saj. E kurr s’kam ken i zoti me i bart kto kryqa t’mija kaq t’leeta.
Mendimi i Tretë
E pra asht nevoja per gjithkend me i durue kryqat qi ti ndollin, per me ndjekë Krishtin e mu shelbue. Vet i Lumi na ban me dit nevojen me kto fjalë: Kush do me ardhë mbas mejet, t’ja çarsin vetvedit, per ditë ta pelqejn e ta baarin kryqin e vet, e t’binë mrapa mejet. Kerkojn t’Dishmit, po pse kur i njejti Shelbues i jonë malit t’Kalvarit e si ra disa herë nen at kryq, desht qi anmiqt t’ja leetsojshin ndopak at barrë t’randë tu e shterngue Cireneen per me e ndimue? A s’mujte ndoshta i Lumi me i dhanë korpit t’vet t’ligshtuem aq kivet, sa me qindrue edhe pak nen at barrë, sikuer deri at herë e kishte mbajt gjall vedin per mrekulli? Po per t’saktë, por desht me na msue se kqyrat prej krahve t’Tij do t’kaloshin permbi krahë t’gjith atyne, qi donë me e ndjekë e kto janë shenjue n’Simon Cireneen.
T’tan e kena detyren me i baart kryqat, e me ja dit pahin e me i pas per zemer, due me thanë me i hatrue si nji send shejtnue prej mundimeve t’Krishtit. Oh ç’ndim e madhe kishte me na dalë ky msim per mu mkamë n’shejtnii e n’krejtnii e plotnii t’vyrtyteve!
Sh’Njac Lojola thote qi, s’asht tjeter druu ma e fuqishme per me flakrue dashtniin ndaj Zotit nder zemra tona sa druja e kryqit, t’cillen e zgodh Vetë Krishti per me krye kurbanin e dashtniis t’pamarueme.
Ti dona pra kryqat, e mos mujshim sikuer Apostujt me gëzue nder mundime e travajë, sadopak t’trimnohena tu i baart me durim ato, qi i pelqen Zotit me na çue, e ta kena t’heshtunit e vullndetin me hjekë çdo t’keqe, ma parë se me thye ndoj urdhnim t’Zotit e t’Shejtes Kishë.
Urata
O Shperblyesi em, tu vuu oroe fuguren e Zemers S’ate, une po e shof me nji kryq n’maje: tash po marr vesht se kryqi paska kenë gjaja ma e dishrueme prej Tejet. Ku asht n’mue ky dishiir per me hjekë keq per Ty? Ku asht sadopak ai gajret me i marrë prej duerve Tua çdo travajë qi do me m’çue?
O Zemer, krue i pamarum i flakve fort t’kullueshme, shtroje nji herë sherrin e t’panjerziin e s’emes; nepi, po t’lutem, nji dishiir t’math per me hjekë keq sikuer hoqe Ti. Hiqe at kryq prej Zemers S’ate e ngule n’ket temen. Ndoshta si ta perkasin sheji i shelbimit shejtnue prej mundimeve Tua, ka per tu ndez edhe n’mue nji dishiir shejt per me durue per Ty ndoj tjeter t’vshtiir.
Per t’vertetë n’ket kryq kam me gjetë shelbimin tem: in cruce salus, n’ket kryq kam me gjetë t’gjalltit tem; in cruce vita, n’ket kryq kam me gjetë nji armë fort t’fuqishme per me m’dalë zot prej t’gjith anmiqve t’mi; in cruce defensio ab hostibus (Imit Chr. 2.12). N’ket kryq kam me gjetë rrugen ma t’drejtë per me mrrit nji ditë n’Parriz, ku shpresoj me hi per meritim t’kryqit Tand.
Lulja e Shpirtit
N’fillit t’ditës falja vetveten Zemers s’Jezu Krishtit e gaçoju me i baart me kondend ato kryqa, qi ka me t’çue e si t’binë rasa e ktyne travajve, pertrije ket t’falun tand.
Zhgjetorja
N’kryqin tand tu shpresue
Sa t’kem jetë me e ndjekun due
Ndollia
Difton jeta e t’bindshmes Anjezes t’Jezusit t’urdhnit t’Sh’Dedës n’Puy t’Francës, qi nji ditë, marrë me mend prej vegimit, paa çiltas Krishtin, qi e thirrte me e avitë gojen te varra e krahnorit. Kjo sherbtore njikaq kje mushë me gëzim, sa si bahej mu daa prej asi amelcimit e aty dote me ndejë gjithmonë. Jo, ja pret Krishti, sikuer nji ditë parafolsit: çou, ha, pse t’ka mbetë shum udhë me ba. ( 3 Mbr 19.7) E mirë praa i pergjegjë murgesha, mbasi m’duhet mu da prej gazmendit, merre zemren teme. Krishti ja pelqej ket t’falun, e per me ja shperblye i dha kryqin, qi e kishte n’Zemer t’Vet, due me thanë nji dishiir t’pangiimun per me hjekë keq.
E njimend n’at ças e kapne do t’vështiira t’padaame e kaq t’randa, saa ish tu dhanë shpirt prej zorit. Persri Krishti ju duk, sikuer kjo vetë ja kallxoi rrfyesit, e i tha: ç’ka po lypë? E Anjeza ja kthen: Po lypi dhima e mundime tjera. Po a s’t’kam çue plot dhima e travajë? I pergjegjë Krishti. Mjeft me thanë qi ti po baar n’trup tand mundimet e Purgatorit. Ani, ja bani Anjeza, edhe tjera t’zeza une po dishroj. Qiku asht sheji i saktë per me diit a e dona pernjimend Zemren e Jezu Krishtit.
Diq kjo murgeshë me çmime shejtnijet me 19 t’Tetorit 1634 diten e Sh’Luigj Bertranëdit pajtorit t’vet edhe ky i urdhnit t’Shejtit Sh’Dedë.