Jeta e Shën Gjon Pagëzuesit
Lindja e Shën Gjonit iu paralajmrua nga një engjëll i Zotit babait të tij, Zakarisë, i cili po ofronte kem në tempull.
Ishte detyra e Shën Gjonit për të përgatitur rrugën për Krishtin dhe para se të lindte në botë ai filloi të jetonte për Zotin e Mishëruar. Edhe në barkun e nënës ai e njohu praninë e Jezusit dhe të Marisë dhe kërceu nga gëzimi për ardhjen e gëzuar të Birit të Njeriut. Në rininë e tij ai mbeti i fshehur, sepse ishte i fshehur edhe Ai të Cilin priste. Por përpara se të fillonte jeta publike e Krishtit, një shtysë hyjnore e çoi Shën Gjonin në shkretëtirë; atje, me karkaleca për ushqim dhe mbulesë flokësh mbi lëkurë, në heshtje dhe në lutje, ai ndëshkoi shpirtin e tij.
Pastaj, ndërsa turmat hynë në vetminë e tij, ai i paralajmëroi të iknin nga zemërimi që do të vinte dhe u dha atyre pagëzimin e pendimit, ndërsa ata rrëfenin mëkatet e tyre. Më në fund qëndroi në turmë Një të cilin Shën Gjoni nuk e njihte, derisa një zë brenda i tha se ishte Zoti i tij. Me pagëzimin e Shën Gjonit, Krishti filloi pendesën e Tij për mëkatet e popullit të Tij dhe Shën Gjoni pa Shpirtin e Shenjtë duke zbritur mbi Të në formë pëllumbi. Pastaj u krye puna e Shenjtit.
Atij nuk i duhej veçse t’i drejtonte dishepujt e tij te Qengji, atij i duhej veçse të zvogëlohej ndërsa Krishti lartësohej. Ai pa të gjithë njerëzit që e linin dhe shkonin pas Krishtit. “Unë ju thashë”, tha ai, “se unë nuk jam Krishti. Miku i Dhëndrit gëzohet për zërin e Dhëndrit. Prandaj ky gëzimi im u plotësua”.
Shën Gjoni ishte hedhur në kështjellën e Makaerusit nga një tiran i pavlerë, krimet e të cilit ishin qortuar, dhe ai duhej të qëndronte atje derisa t’i prisnin kokën, me vullnetin e një vajze që kërcente para këtij mbreti të mjerë. Në këtë kohë dëshpërimi, nëse Shën Gjoni mund ta kishte njohur dëshpërimin, disa nga dishepujt e tij të vjetër e vizituan atë. Shën Gjoni nuk u foli atyre për vehten, por i dërgoi te Krishti, që të shihnin provat e misionit të Tij. Atëherë E Vërteta e Përjetshme shpalli lavdinë e Shenjtorit që kishte jetuar dhe marrë frymë vetëm për Të: “Në të vërtetë po ju them se nga ata që kanë lindur nga gratë nuk ka dalë asnjë më i madh se Gjon Pagëzuesi”.
Meditim – Shën Gjoni ishte i madh përpara Hyjit, sepse harroi veten dhe jetoi për Jezu Krishtin, i Cili është burimi i çdo madhështie. Mos harroni se ju nuk jeni asgjë; Vullneti juaj dhe dëshirat tuaja mund të çojnë vetëm në mjerim dhe mëkat. Prandaj sakrifikoni çdo ditë një nga prirjet tuaja natyrore për Zemrën e Shenjtë të Zotit tonë dhe mësoni pak nga pak të humbni veten në Të.