Muaji i Zemrës së Shenjtë të Krishtit, P. Enjell Sereqi S.J. - Dita e Njëzet e Gjashtë
Urata e Gatimit
Une po besoj me nji fee t’gjaallë se jam para madhniis sate, o Zoti i em, eja o Shpiirtë e Korpë per me i dalë para per me e adhrue.
Po permyzem me ftyrë per dhee me pellkë t’zemres po t’adhuroi, o Zoti i emë e po t’a dii per ndeer per t’mira qi m’ke baa, maa shëndritë, po t’lutem, menden teme e m’a xejë zemren qi t’a njofë, t’a due e t’a ndieki per herë ma fort Zemren tande, o Jezu Krishti, qi jee rruga, e verteta e t’gjaalltit, n’gjitha kto t’mira e vyrtyre qi po m’i mson sidomos: GATIMI I PARE & DYTE (ma poshtë), e banë qi mos t’i kundershoi ma shëndritsinave tua, por t’pertrihem prore nder vyrtyte tui jetue krishtenisht t’mund des n’hiir t’andë. O Zoja e Bekueme m’ndimo per m’e ju pergjaa Birit t’andë t’hyjnueshmit. Shejti Jozef, Enjilli i Rois e t’gjith Sheitnit e Parrizit lutnije Zotin per mue.
Dita e Njëzet e Gjashtë
Gatimi i Parë: Persri ti kesh para syve ato flakë, qi porsi rrezet e kan rrethue at Zemer t’hyjnueshme.
Gatimi i Dytë: Tu e marrë vesht dashtniin qi t’ka diftue, qi s’mujt me kenë ma e madhe; zemroju me hjekë gjith ata t’vshtira qi i pelqen t’Lumit me t’çue; sidomos daje çka do me baa e me hjekë per hater t’Tij, per me ja diftue dashtniin tande.
Mendimi i Parë
E kena mendue dje t’paren flakë t’dashtuniis t’kësaj Zemer t’hyjnueshme, qi tu u mishnue u ba shoqi jonë; ti kujtojm sot tri tjerat. N’Eukaristii u ba shujta e jonë. Edhe se Krishti na kishte dhanë vedin unjii tu u ba njeri e ishte ba pasqyra e shoqi jonë, asgjamangut do t’vite pa dyshim ajo kohë, n’t’cillen do t’dahej prej nesh per me kthye te Ati i Vet. Por si punoj zemra me na lanë vetun. Gjet mëndyrën me hypë n’qiell e me ndejë n’tokë, hem per mos me e tretë na menden e me rrnue pa ja daa n’prani e n’syy t’Tij, hem per mos me i mungue Zemers t’Vet knaqa tu xanë vend, n’mjedis t’birve t’Vet.
Porsi nji babë, t’cillit mbasi i duhet me marrë nji udhë t’largë, jau len ftyren e vet shpijarve per ngushllim t’tyne e si nji shej dashtnijet; qishtu Krishti desht me ndejë nder nee, jo veç me ftyrë, por vertetë gjall, gjith unjii, e se t’soset shekulli i mshehun nen hije t’bukës e t’venës, per t’mirë tonë e per me shfrye dashtniin e Zemers t’Vet.
O Jezusi em, ç’Zemer t’flakrueme ke Ti! Si mundet me kenë mos me t’dashtë kjo e jemja?
Mendimi i Dytë
Mendo se Krishti tu dekë n’kryq, u fal kurban per ne. Njeri prej mkatit pa kurr farë pshtimit n’vetvedi ishte i bjerrun.
E drejta e Zotit lypte shperblimin e plotë, e njeri s’ishte i zoti me e baa. I Biri i hyjnueshem, prej mshiret, dau me i laa vetë detyret e njeriis t’mjerë tu e marrë permbi vedi barren e randë t’mkateve tona.
Ati i gjithpushtueshem, per me i xjerrë njerzt prej thojve t’shejtanit, i ven permbi krah t’Birit t’Vet t’tana mkatet tona; e e lshon permbi Te t’gjith pezmin qi kishte marra m’ne, e kso doret me mundime, me Gjak e me dekë t’Tij na shëndoshi e na shelboi. O Jezusi em, Ti pra me kaq mundime i bleve nji grumull njerz t’mallkuem e t’shnjerzuem? E çka pe n’ne qi me ta ngrehë Zemren e per me na lirue prej dekës t’pasosme e bane n’asgja vetvedin e u shkrine krejt per ne? Po e marr vesht se s’kje tjeter fill, veç se dashtnija e pamasë e Zemers sate kjene ato flakë zjermit n’t’cillat u ndeze per ne.
Kjo asht arsyeja fort e kandshme e kurr s’do t’na shkojn neper mend pa derdhë lot prej mallit. Krishti na ka pas n’hater, do t’thona t’gjith tu kja, na ka dashtë kaq fort, sa per me na shelbue e shprazi deri t’mramen pikë t’gjakut t’Vet.
Mendimi i Tretë
Su ndal ktu dashtnija e pashoqe e Jezu Krishtit; shenjoi per me kenë shi vetë n’qiell shperblimi e meritimi i jonë pergjithmonë. Mretnat e t’mdhajt e shekullit i napin per rrogë atyne qi jau kan baa sherbesen bukur mirë nji pjesë t’atyne t’mirave qi ju teprojn; e kerkush se ka lshue vetvedin n’dorë t’sherbtorit t’vet ma bestarit per me baa me te si ti donë t’kajtunit. Kto t’mdhaj sa do me rritë kend, ja shperblejn sherbesen me ndoj shkallë a kambë t’dyten ortë, por kurr se rrisin nji me nji me vetvedi. Veç Jezu Krishti punon ndryshej me sherbtorët e Vet besnikë e s’ja ndalë doren n’kurrnji send e vertetë mrrin me i dhanë t’gjitha ato t’mira qi gëzon Vet i Lumi. Ti o Krisht, se kursen madhniin tande porsi bani Faraoni me Zeitn, qi ja la vedit t’paren selii e veç e rriti n’t’dyten. Ti je tu dishmue çiltas qi, kush ti thejn anmiqt e shpirtit e ti shtrojn veset e veta ke me e shtii n’nji lumnii me Ty. E si me kenë kjo madhnii as gja send, Ti ke me i dhanë unjii vetveten sherbtorve t’Tu qi t’jeen t’lumë e t’gëzuem n’mëndyrë t’posaçme, sa t’jeen t’zot, shi n’at lumnii e n’at gëzim qi ke Ti vetë per gjith amshim. O Zemer e Dashamirit t’hyjnueshem, per t’saktë kurrnji nder njerz s’asht gjetë me diftue kto farë shejesh dashnijet. E si kam me ta shperblye Ty? Ktu pertrijë disa premtime e mos u topit prej t’vshtirash, tu mendue se Krishti per jetë t’jetës ka me e qitë n’shesh t’gjith pushteden e vet per me t’ba t’lum; asht pra fort me udhë mu trimnue, hem me i sherbye e me e dashtë ti, hem me xee edhe tjeterkend n’ket sherbesë e dashtnii.
Urata
Ti pra o Zemer e shugurueshme e Shelbuesit tem, do me kenë nji ditë n’qiell lumnija e eme e pasosme, sikuer ma ke dhanë fjalen! Oh ç’or e madhe ka me kenë per mue! Kur ka me ardh ai ças i bardhë, o Jezusi em, n’t’cillin ti ke me m’shtii permrenda Zemers sate e aty me m’shterngue per mos mu daa ma kurr prej tejet?
Veç at herë, tu i ndii t’rrahunat e asaj Zemer, e tu ndejë n’ato vapë zjermit qi shkriin n’mall, kam me marrë vesht mirë sa i dashtun e sa dashamir i pashoq ke kenë me mue. Oh t’vinë, po t’vinë shpejtas ajo kohë e lume! S’dishroj tjeter gjaa veç se t’kputet kjo fije jetet t’ktij korpit t’mjerë, per mu bashkue shpirti em me Ty. Mos premto, po t’lutem, o Jezusi em, qi une per faj tem ta bjerri at gëzim t’pamaruem; por tu t’ra nder mend çka ke baa e çka ke hjekë per mue ma çilë parrizin, m’ndimo per hater t’Zemers sate me shkue jeten pa praa krishtenisht, qi kur t’dal mbas deket perpara Tejet ti veshtroj prej gojës sate kto fjalë t’gazmueshme: Eja, sherbtuer i mirë e besnik… hin n’gëzim t’Zotit tand.
Lulja e Shpirtit
Kujto per nji copë herë sikuer mu gjetë tash n’fill t’mordes; kqyr mirë per t’cillat faje ma fort t’paditë vedja, e cllat janë ato qi ma fort kan me t’shtii mneeren n’at ças e s’kan me t’lanë me hii n’parriz; sot ndrrreqi punët e shpirtit tand me nji pendim t’unjiishem e me rrfim t’drejtë.
Zhgjetorja
Per t’gjith t’mira qi m’ke ba
T’falem ndeers, o Krisht, pa praa
Ndollia
Sa e sa qi gëzojn n’qiell do t’ja dijnë shelbimin e pasosun t’venë Zemers t’hyjnueshme t’Jezu Krishtit. Nder shum t’ndolluna po zgjedhi njiket, qi e kallxon Elçija e vjetit 1872.
Nji zojë e randë e pasanike u lig per dekë, e prej dhimave t’forta qi ndiite n’shtat t’vet i kishte kcye nji idhnim e deshprim i posaçem, e si e terbume, u kapte me Zotin tu i lshue t’shame e mallkime gjith farësh. Gjindej tu dhanë shpirtin e s’dote kurrsesi me ju gatue krishtenisht dekës, madje kerkush s’guxote me ja permendë, pse çohej peesh e u dishprote edhe ma zii. Nji vajz e urtë vojt me e paa, e kjo, tek muer vesht m’ç’shtet ishte e shkreta, ju dhimt fort e me fjalë t’amla ja mushi menden per mu shkrue n’lidhnii t’rojëtareve t’Zemers t’Jezu Krishtit.
Ne nesre persrii shkoi te e liga e e gjet ma n’fashim e at herë ju lut per me e vue n’fyt perkicen e Zemers s’Jezu Krishtit. Ndigjoj gruja e porsa e preku kjo petkicë e bekueme, n’at ças ju zbut zemra. Lypi me u rrfye e me lot per faqe e me t’xeet i muer sakramendet, e tu e puthë me shum mall at petkicë, dha shpirtin me paqë e me sheje shelbimit.