Muaji i Zemrës së Shenjtë të Krishtit, P. Enjell Sereqi S.J. - Dita e Njëzet e Shtatë
Urata e Gatimit
Une po besoj me nji fee t’gjaallë se jam para madhniis sate, o Zoti i em, eja o Shpiirtë e Korpë per me i dalë para per me e adhrue.
Po permyzem me ftyrë per dhee me pellkë t’zemres po t’adhuroi, o Zoti i emë e po t’a dii per ndeer per t’mira qi m’ke baa, maa shëndritë, po t’lutem, menden teme e m’a xejë zemren qi t’a njofë, t’a due e t’a ndieki per herë ma fort Zemren tande, o Jezu Krishti, qi jee rruga, e verteta e t’gjaalltit, n’gjitha kto t’mira e vyrtyre qi po m’i mson sidomos: GATIMI I PARE & DYTE (ma poshtë), e banë qi mos t’i kundershoi ma shëndritsinave tua, por t’pertrihem prore nder vyrtyte tui jetue krishtenisht t’mund des n’hiir t’andë. O Zoja e Bekueme m’ndimo per m’e ju pergjaa Birit t’andë t’hyjnueshmit. Shejti Jozef, Enjilli i Rois e t’gjith Sheitnit e Parrizit lutnije Zotin per mue.
Dita e Njëzet e Shtatë
Gatimi i Parë: Ngule menden e zemren n’ato ferra, qi si kunor e therin Zemren e Jezu Krishtit
Gatimi i Dytë: Pendoju unjishem per t’tana mkatet e pertrije zellin me sjell edhe tjerët prej Krishtit, tu ju ba pasqyr e mirë.
Mendimi i Parë
S’do t’mendojm se Krishti at kunorë ferrash e pat n’krye veç kur duel prej shpiis t’Pilatit, por ç’m’at t’parin ças t’jetës s’ju daa kurr ajo kunorë prej Zemret, pse gjithmon e pat nji Zemer Mbretit e kje Mbreti i zemrave. Pat nji Zemer Mbretit, pse pernjimend asht Mbret, si Zot e si njeri. Porsi Zot, pse asht krijuesi i t’gjith kafshve, sikuer Ati e Shpirti Shejt; e porsi njeri edhe, pse n’t’mishnuem t’vet, si flet David Profeti, muer t’lyemit a shugurimin e hyjnis, due me thanë se, Ati ja lshoj n’dorë t’tanë pushteten e gjithçishtes a t’rruzullimit, e i dha per miraas a trashigim t’gjith popujt marë.
Ta njaallim feen e t’besojm se Jezu Krishti asht vertetë Mbreti jonë, e prandej ka nji Zemer Mbretit.
Por asht edhe Mbreti i zemrave, e do me thanë se asht Zemra ma shejte, ma e madhnueshme, ma fisnike, ma e mshirshme, se ç’do zemer tjeter qi mundet me kenë. Zemra e t’tana krijesave perballë kësaj s’janë tjeter veç se porsi nji kokerr ranë, vuu afer toket marë; porsi nji cirk’ujë, ndej t’gjitha ujnat e detnave.
Mbasi praa asht hatrue e dashtë prej njerzve nji zemer qi ka n’vedi ndoj farë vyrtytit e pahit, sa ma fort do t’ngrehin unjii hatrin, ndeerimin e dashtniin tonë ajo Zemer e hyjnueshme, qi asht nji Zemer Mbretit, e Mbreti i zemrave? Edhe mbas t’gjith ktyne arsyenave sa pak e hatrojm sa pak e dona!
Mendimi i Dytë
Ato ferra, qi e shprishne Zemren e Jezu Krishtit na shtiin nder mend se i Lumi asht edhe Mbreti i dhimave. Pernjimend ajo Zemer asht mundue si a ma zii prej gjith farë ferrash. Mkatet e njerzve e sidomos t’atyne qi kan kenë ma hatrue prej Si, i kan goditë e ja kan ngulë e pa praa po ja ngulin. Na per t’saktë, qi kena kenë shugurue e mushë me gjith ato t’mira e kena mundue, ma fort se tjerët qi se njofin, as s’kan kenë hatrue gjith aq. Nuk asht se si me i kujtue shnjerziinat tona e mos mu zhgrehë n’vaj e mos mu pendue. Mbas ktij kujtimit e kush ka me guxue me i pertrii me vullndet ato mkate, sa do t’leeta qi t’na duken? Kush ka me kenë ma i eger se bisha, per me pas mbas sodit syy e faqe me e theer persrii at Zemer t’hyjnueshme me ato faje? Ah vajë! Jan edhe asi t’krishtenësh, qi tu kenë dhanë kah perkushtija, e bajn se e bajn ndoshta nji mii herë n’ditë ket t’zezë, pa raa as nji grimë n’mendim me ato t’padurime, me ato madhshtina, me ato ftofsiina. O Shpirt, qi po i mendon kto vertetsina, peshoje mirë vetveten e kqyr cillat jan ato ferra, qi ma shpesh je tu i ngulë Zemers s’Jezu Krishtit e epe fjalen me ndimë t’Zotit me e ndalë sa ma par hovin e veseve tua.
Mendimi i Tretë
T’mendojm ne mram, se per me ngushllue ket Zemer t’hyjnueshme, duhet jo veç mos me ja çilë na ato varrë, por mu kujdes edhe per me ja leetsue ato dhima, qi i pertriin mkatet e tjeterkuj. Nji djal i dashtun, qi e shef t’an e vet, i cilli gjindet n’ngushtim neper vlla t’dalun rruget, jo veç orvatet mos me i dhanë vetë babës kurr far idhnimit, por tuj ngaa te kamët e tij e ankon e i lypë t’falun per vlla e kështu ja zbutë n’nji farë mëndyret mniin. Qe, o shpirt i perkushtueshem, zellin qi t’tokon me pas sidomos n’ket fatzezë faqe njerit, n’t’cillen jetojm.
Krishti, si mos kurr, n’kto kohna asht i qitun mbas shpinet e i harruem prej shumkuej; madje edhe disa t’hatruem i bahen anmiq, tu hii nen flamuer t’shejtanit e tu i ngrehë nji luftë t’rrebtë. Zemra e Shelbuesit tonë asht vue n’shej t’ktyne zhgjetave t’helmueme.
Oh ç’dhimë e ç’mneer do t’provojn! Ne na perket me e ngushllue. Ta dim se kjo vadii e shperblimit t’padaam, asht puna ma e para per t’cillen Krishti e perhapi perkushtiin e Zemers s’vet. T’gjith e kena detyren me e kapë n’dorë ket veper t’madhnueshme; edhe shekullarët e shekullaret munden me e çue n’vend ket punë. Mëndyrët janë: Uratë, me u baa pasqyr e mirë e veprat e zellit. T’xaam prej anmiqve t’Zotit. Kto orzez s’topiten tu e zgjanue mretniin e shejtanit; gjith shka shtiin n’punë; si kursehen as mundit as xhepit. E na kena me ndejë piitas e me duer m’ndii e me dalë ma trima rrogtarët e Luciferrit?
T’kena turp per ket ligshtiin tonë, ti bajm disa premtime t’forta e ti lutena Zotit per me i krye burrnisht.
Urata
O Jezus fort i dhimshem, tu mendue se ta kena shprishë pa dhimë Zemren tande me sa e sa mrapshtina, sot po t’biim nder kamë e me lot per faqe dona me ta dhanë ndoj farë ngushllimit. Po si mundena me t’ngushllue mbasi ta kena grii at Zemer me t’zeza t’panjehuna?
Por ti po na zemron prej kësaj fugure e tu na kqyrë me syy t’mshirshem, po na thrret me tu avitë per me pas t’falun per çka kena gabue. Por nuk a mjeft me na baa mshir nee; na po t’lutena, me i fal edhe sa mkatnorë t’shkretë, vllazen tonë. Per t’vertetë t’zezat e tyne lypin gjygj para Tejet, por Zemra jote kerkon mshir per ta. Ndigjoje pra, o Jezus i dashtun, zanin e dhimshem t’Zemers sate. Epjau ndjesen ktyne t’mjerve, t’cillët s’po diin se çka bajn e na ndimo per mos me e lshue kurr ket lutë per shelbim t’mkatnorve, qi asht fort e çmueshme prej Zemers sate.
Lulja e Shpirtit
Diten shpesh xeetas lute Krishtin per me t’shtii mrenda Zemers s’vet, e me ta ndrye deren per mos me dalë ma kurr me ndoj mkat t’dekshem.
Zhgjetorja
Deh, o Krisht, m’ep ndjes unjii
Sidomos per shkandullii
Ndollia
Nji ditë ju diftue t’Lumës Margerit Alakok Shelbuesi jonë, tu pas n’dorë t’vet dyy piktura t’mdhaja e ftyrëshkrime, n’t’cillat ishin qitë dy farë rrnesash: n’njenen jeta e gëzimeve, sikuer mundet me e pas nji murgeshë pa i çartë rregullat e kuvendit, n’tjetren ishte shkrue jeta e t’vshtirave e mushun me gjith farë ferrash. Zgidh, i tha Krishti, cillen ta ka ana ma fort, pse a ne e marrsh njenen, a tjetren, gjithnji ka me kenë per ty, e une kam me ti shpraz hiret e t’mirat si t’zgjedhsh t’gëzimeve a t’vshtirave. Kurrmos kjoftë thanë me zgjedh une, ja priti Margerita: kam me e pelqye me vullndet t’plotshem njatë rrnesë qi t’don hatri Ty, mbasi s’kerkoj tjeter gja n’ket shekull, veç se me gazmue Zemren tande. Persri Krishti e nxiti me zgjedhë; por kjo sherbtore i pergjegji me ato fjalë qi sypri permendme: Ti n’mjefton, o Zoti em, e une s’due veç se me e krye si a ma mirë vullndesen tande. Fort mir e ke, o bii, ja ktheu Krishti, mu pshtet unjii vullndesës seme. Une kam zgjedhë per ty, e tu thanë kto fjalë ja dha pikturen e ftyrëshkrimin e mundimeve e t’kryqave. N’at ças Margerita trimnisht uli kryet e e puthi doren e t’Lumit, tu e dit vertetë se n’ket mëndyrë kishte per ti ngja Shperblyesit, e mbas deket kishte per t’pasë nji Lumnii ma t’posaçme n’mretnii t’pasosun.