Muaji i Zemrës së Shenjtë të Krishtit, P. Enjell Sereqi S.J. - Dita e Njëzet e Tetë
Urata e Gatimit
Une po besoj me nji fee t’gjaallë se jam para madhniis sate, o Zoti i em, eja o Shpiirtë e Korpë per me i dalë para per me e adhrue.
Po permyzem me ftyrë per dhee me pellkë t’zemres po t’adhuroi, o Zoti i emë e po t’a dii per ndeer per t’mira qi m’ke baa, maa shëndritë, po t’lutem, menden teme e m’a xejë zemren qi t’a njofë, t’a due e t’a ndieki per herë ma fort Zemren tande, o Jezu Krishti, qi jee rruga, e verteta e t’gjaalltit, n’gjitha kto t’mira e vyrtyre qi po m’i mson sidomos: GATIMI I PARE & DYTE (ma poshtë), e banë qi mos t’i kundershoi ma shëndritsinave tua, por t’pertrihem prore nder vyrtyte tui jetue krishtenisht t’mund des n’hiir t’andë. O Zoja e Bekueme m’ndimo per m’e ju pergjaa Birit t’andë t’hyjnueshmit. Shejti Jozef, Enjilli i Rois e t’gjith Sheitnit e Parrizit lutnije Zotin per mue.
Dita e Njëzet e Tetë
Gatimi i Parë: Hin n’ket kujtim permrenda asaj Zemer per at varrë, e veshtro çka lyp prej tejet per me e ba krejt per vedi
Gatimi i Dytë: Pertrije nji uzdajë t’madhe n’ket Zemer derptue e n’travajë hin aty mrendë e duje fort e at herë s’ke me pas frigë
Mendimi i Parë
Shperblyesi kishte dekë n’kryq, e qishtu u krye kurbani si prej anës t’njerzve qi u diftuenë t’pashpirt e gjakbasa, si prej anës t’Zotit, qi at herë, si mos kurr, e qiti per fushë drejtniin e mshiren e vet. Por çka kaloj kufiin e nevojës sonë, o Jezus i amel, se ngini ende dashtnin e pamasë tanden, e Ti s’kije kondend ma na i zblue visaret tua. Si i duel Krishtit Shpirti, thotë Unjilli, nji ushtar me heshtë ja çili krahnorin. At herë desht i Lumi, qi me ket shej fort t’pashoq t’mirsiis, t’na çilej Zemra e Tij. Une kujtoj se n’at ças Ejt tuba tuba do t’keen zdrypë prej qillet n’Kalvar, per me kenë deshmitarë t’ktij sheji dashtnijet; e tu u sillë kah njerzt do t’ken thanë: Qe ajo Zemer, qi kaq fort ju ka pas n’hater e qitash asht derptue e çilun e neper ket varrë asht hapë per ju kroni i dashtniis t’hyjnueshme, sikuer e perfoli Zakaria (13:1) Ta adhrojm edhe na permyzun per dhe e t’ja dim t’miren e ksaj t’mrame prov t’dashtniis, qi na dha. Ti ngulim syt n’te e kena per ta pa t’shkrueme me letra arit at fjalë, qi e foli pak perpara deket: Sitio. O bit e mi, unë kam etje per shpirtna e per zemra tua. M’pergjegjni pra me dashtnii. E na ç’t’pergjegjun po i napim.
Mendimi i Dytë
Po pse e dha lirimin Krishti qi t’ja bashin ket varrë n’korp t’vet mbas deket? Sh’Bernardi na pergjegjë se kje therun me mujt na me vue oroe varren e papashme, qi asht pertrii prej dashtnijet neper ket varrë. Kjo dashtnii s’mujte ma bukur me dalë n’dritë, veç se tu e pershkue heshta krahnorin, t’ja çilte edhe Zemren. Prandej kjo varrë na shtie nder mend ato fjalkë zjermit t’pa kurr maset, qi janë ndezë permrenda Saj.
Sh’Katrina prej Sienet e pveti njihetë Krishtin, po pse kishte premtue qi mbas deket nji heshtë gjakbaase t’ja therte Zemren? I Lumi i bani me ditë se, dishiri i Tij per me e shelbue njirin e shkretë, ishte ken i pambaruem, por korpi s’mujte me hjekë mundime e dhima veç se me nji farë maset e s’kish kenë se si me e zblue at dashtnii t’pamarueme, mbasi çka asht e sosun se qet n’pah si duhet t’pasosmen. Prandej desht qi njerzit ta shofin ket dashtnii shi te kroni, qi asht Zemra, e ta merrshin vesht se i dote edhe ma tek andej se e pat diftue n’at dekë t’mneershme, qi bani per ta. N’kto mendime t’permallshme s’ka se si i krishteni mos me flakrue unjii n’dashtni per Jezu Krishtin, por n’mos u ktheftë, ta din edhe qi s’ka zemer.
Mendimi i Tretë
Por asht ende nji arsye tjeter, qi na do ta peshpojm permbi ket t’mramen provë t’dashtniis t’Krishtit. Lakmoi i Lumi, qi Zemra e vet t’hapej per me gjetë na nji strehë t’pa-kurr-shoqe e pertej t’çmueshme nder t’gjitha ato travajë, me t’cillat asht mushë rrnesa jonë.
Salvimet, travajët, lëngatët, ngasat, pa praa veen n’rrezik per me bjerrë durimin e hirin e Zotit; e prandej Krishti na dha mëndyren per me na shtii n’varrë t’veta e sidomos n’at t’Zemres, per me pas na nji hije e nji krue gëzimit e gazmendit.
I lumi Enrrik Suzoni nji ditë ta n’trishtim t’fortë, prej nderdyshimit t’shelbimit t’pasosun. Nder kto ngushtica ndjen nji za prej qiellet, qi e ngushlloi tu i thanë: Çou e hin n’varrë t’Zemers seme, pse aty ke per t’gjetë paqen e vertetë e trimnin n’t’gjitha t’kqijat. Ta mbyllim pra ket kujtim me kto fjalë t’dijetarit t’Kishës Sh’Agostinit: Une s’kam pse tutem edhe tu i pa mkatet e mija sa do t’randa, si ta mendoj deken e Shelbuesit tem, sepse kto t’zeza s’kan se si ja dalin, per pa u shlye krejt n’at dekë t’Birit t’Tenzot. Gozhdat, heshta si me gojë m’thonë se, veç qi ta due, e jam pajtue me Krishtin. Longini me heshtë, ma ka çilë krahnorin e Krishtit e une kam hi aty mrendë, ku gjindem n’nji strehë fort t’pafrigueshme. A thue ndokush edhe tutet? Ta kena nji dashtnii t’madhe per t’Lumin Krisht e ka me na u davaritë me nji herë ç’do frigë. Dashtnija e largon drojen.
Urata
O Jezusi em, ç’dashtnii t’pamasë i ke diftue njerzve tu jau çilë n’Zemer tande nji strehë t’pafrigueshme?
N’at strehë t’bekueme po shpejtoj me hi me uzdajë t’xeet. M’shtin mrendë, po t’lus, e kurr ma mos t’dal prej Saj. Me gjith gëzim po t’thom me Sh’Berndardin: Oh! Ç’punë e mirë e e ambel asht me ngulë prajen permrenda ksaj Zemer!
Vertetë Zemra jote asht porsi nji limaa a stiele e pafrigueshme, ku shpirti e gjen shelbimin mbas valet t’mkatit; asht porsi nji kala o qytet i fort, prej kah lshohet me hov kundra ordave t’ferrit; asht si nji lulishte, n’t’cillen kputen gjithfarë lulesh t’hijshme vyrtytesh; asht parrizi, ku gëzohet dashtnija e hyjnueshme. Po t’lutem, m’merr permrenda Zemers me at mshir t’pashoqe, me t’cillen kurr se perbuzë fajtorin e penduem. N’kjosha mkatnuer, m’pastro me at gjak qi bashkë me ujë rrjedhi prej saj, n’kjosha i ngathtë n’sherbesë tande, m’xeej n’at zjerm qi flakron ajo e Lume.
Ban, qi perher n’Te ta shikoj t’tanë kohen e jetes seme qi n’Te t’ap shpirtin per me lumnue pergjithmonë n’parriz
Lulja e Shpirtit
Nji copë herë lutu xeetas per lulzim t’shejtes Kishë e per t’kthyem t’anmiqve t’saj; bashko edhe ndoj shterngim n’hae e n’pije per ket njet.
Zhgjetorja
Porsi pllumi per me pshtue
N’Zemer tande mu mshehë due.
Ndollia
T’randa kjen travajët me t’cillat Zoti e provoj Sh’Elcearin begun e Arianit. Si ja paten grabitë pa udhë t’tanë gjaan e mallin, i kje marrë edhe erzi e ndera; shkurt ma as me pas kenë Gjobi, ju shkrepen t’gjith t’zezat, sa mu ba prralla e dheut. Nder kto farë ngushticash, shejti su lodh as nji grimë, por me nji durim t’pashoq i baarti me paqë e pa u ankue. Delfina, e shoqja e tij, tu u bind per kyt durim t’paperkulun, nji ditë merr me pvetë t’shoqin, kah i vite gjithë ajo ndimë per me qindrue n’ato t’zeza pa u thye. E Shejti ja priti: Kur m’bje ndoj send i vshtiir, une mshehem nder varrë t’Jezu Krishtit, e sidomos n’varrë t’krahnorit, e aty mrendë mendoj çka ka hjekë Shelbuesi em per mue, e se laa kujtimin deri sa ta gjejë ngushllimin e ndimen qi kam nevojë.
Qe ku do ta kerkojm edhe na fuqin nder t’kqija qi na bijn, per me ja dalë çdo t’vshtiiret me meritim e per mu vaditë n’shumë vyrt