Jeta e Shën Hipolitit & Kasjanit
Një nga martirët më të shquar që vuajti gjatë mbretërimit të Galit ishte Shën Hipoliti, një nga njëzet e pesë priftërinjtë e Romës që pati fatin e keq për disa kohë të mashtrohej nga hipokrizia e Novacianit dhe Novatusit dhe u bashkua me skizmin e tyre; por këtë faj ai e shleu me pendimin e tij publik dhe një martirizim të lavdishëm. Fjalët e fundit të dëshmorit ishin: “Zot, ma shkyejnë trupin, ma prano shpirtin”.
Shën Kasjani ishte një mësues i krishterë dhe i mësonte fëmijët të lexonin e të shkruanin në Imola. Ndërsa vazhdimisht refuzonte të flijonte për perënditë, gjykatësi i tij barbar, duke mësuar për profesionin e tij, urdhëroi që nxënësit e tij ta godisnin për vdekje me lapsat e tyre të hekurt të shkrimit. Ai u zhvesh, lakuriq, në mes të dyqind djemve të shkollës të cilët e vranë në mënyrë barbare.