Jeta e Shën Agapitit
Agapiti ishte vetëm pesëmbëdhjetë vjeç, por tashmë zemra e tij ishte e ndezur nga dëshira për të vdekur si martir. Me urdhër të perandorit Aurelian (rreth 257), ai u fshikullua pa mëshirë me kamzhik, pastaj u hodh në një bodrum të ndyrë për të qëndruar atje katër ditë pa ushqim. Pas dënimit të mëtejshëm nën kamxhik, ai u var me kokën poshtë mbi një zjarr në mënyrë që të vdiste nga tymi; mbi të u hodh ujë i valë dhe nofullat e tij u thyen. Kur kafshët e egra hezituan t’i bënin keq, atij iu pre koka me shpatë.