Sancta Maria, Mater Dei,
ora pro nobis peccatoribus

Jeta e Shën Josef Kalasanktit

Shën Josef Kalasakti lindi në Arragon, në vitin 1556. Kur ishte vetëm pesë vjeç, ai udhëhoqi një grup fëmijësh nëpër rrugë për të gjetur djallin dhe për ta vrarë. Ai u bë prift dhe u angazhua në reforma të ndryshme, kur dëgjoi një zë që thoshte: “Shko në Romë”, dhe pa një vegim të shumë fëmijëve që po mësoheshin prej tij dhe nga një grup engjëjsh. 

 

Kur arriti në Qytetin e Shenjtë, zemra e tij u prek nga vesi dhe injoranca e fëmijëve të të varfërve. Nevoja e tyre zotëroi përulësinë e tij dhe ai themeloi Urdhrin e Klerikëe të Rregullt të Shkollave të Devotshme. Ai vetë siguroi gjithçka që ishte e nevojshme për edukimin e fëmijëve, duke mos marrë asgjë prej tyre në pagesë dhe së shpejti kishte rreth një mijë dijetarë të çdo rangu nën kujdesin e tij. 

 

Çdo mësim fillonte me lutje. Çdo përkushtim gjysmë ore ripërtërihej me akte besimi, shprese dhe dashurie dhe fëmijët mësoheshin në doktrinën e krishterë. Më pas ata u përcillëshin në shtëpi nga mësuesit, në mënyrë që të shpëtonin nga çdo rrezik. 

 

Por kundër Jozefit u ngritën armiq nga nënshtetasit e tij. Ata e akuzuan atë në Zyrën e Shenjtë dhe në moshën tetëdhjetë e gjashtë vjeçare e çuan nëpër rrugë në burg. Më në fund Urdhri u reduktua në një kongregatë të thjeshtë. Ajo nuk u rivendos në privilegjet e saj të mëparshme deri pas vdekjes së Shenjtit. Megjithatë ai vdiq plot shpresë. “Puna ime,” tha ai, “u bë vetëm për dashurinë e Zotit.”


Meditim – “Fëmijët e mi,” tha Prifti i Arsit, “Unë shpesh mendoj se shumica e të krishterëve të humbur janë të humbur nga mungesa e mësimit; ata nuk e njohin mirë fenë e tyre.”