Sancta Maria, Mater Dei,
ora pro nobis peccatoribus

Jeta e Shën Drandes nga Lima

Kjo lule e bukur e shenjtërisë, shenjtja e parë e kanonizuar e Botës së Re, lindi në Lima në vitin 1586. Ajo u pagëzua me emrin Isabela, por bukuria e fytyrës së saj foshnjore i dha asaj titullin Drande (Trëndafil), të cilin ajo e mbajti përherë. 

 

Si fëmijë, ndërsa ishte ende në djep, heshtja e saj nën një operacion të dhimbshëm kirurgjik provoi se etja për vuajtje tashmë ia kishte konsumuar zemrën. Në moshë të re ajo mori shërbimin për të mbështetur prindërit e saj të varfër dhe punoi për ta ditë e natë. Me gjithë vështirësitë dhe shtrëngimet, bukuria e saj piqej me rritjen e moshës dhe ajo admirohej shumë dhe hapur. 

 

Nga frika e kotësisë ajo i preu flokët, e fshkëlloi fytyrën me spec djegës dhe duart me gëlqere. Për siguri të mëtejshme, ajo u regjistrua në Urdhrin e Tretë të Shën Dominikut, mori si model Shën Katerinën e Sienës dhe e dyfishoi pendesën e saj. 

 

Qelia e saj ishte një kasolle kopshti, divani i saj një kuti me pllaka të thyera. Sipas zakonit të saj, Drandja mbante një këmishë flokësh të mbështjellë me gozhda hekuri, ndërsa, e fshehur nga velloja e saj, kokën e rrethonte një kurorë argjendi me nëntëdhjetë thepa. 

 

Më shumë se një herë, kur ajo u drodh nga perspektiva e një nate torture, një zë i tha: “Kryqi im ishte akoma më i dhimbshëm”. Sakramenti i Shenjtë dukej pothuajse ushqimi i saj i vetëm. Dashuria e saj për të ishte e fortë. Kur flota holandeze u përgatit për të sulmuar qytetin, Drandja zuri vendin e saj përpara tabernakullit dhe qau se nuk ishte e denjë të vdiste në mbrojtjen e tij. Të gjitha vuajtjet e saj u ofruan për kthimin në besim të mëkatarëve dhe mendimi i turmave në ferr ishte gjithnjë para shpirtit të saj. Ajo vdiq në vitin 1617, në moshën tridhjetë e një vjeçare.

 

Meditim — Drandja, e pastër si bora, ishte e mbushur me pendimin dhe përulësinë më të thellë dhe bëri pendesë të vazhdueshme dhe të tmerrshme. Mëkatet tona janë të vazhdueshme, pendimi ynë kalimtar, pendesa jonë e lehtë.