Jeta e Shën Raimond Nonantit
Raimond Nonanti lindi në Katalonjë, në vitin 1204 dhe vinte nga një familje me një pasuri të vogël. I mori emrin Nonanti (i pa lindur) pasi lindja e tij nuk ndodhi në mënyrën e zakoshme të shek 13 por nëpërmjet operacionit, gjatë së cilit e ëma ndëroi jetë. Në fëmijërinë e tij dukej se gjente kënaqësi vetëm në përkushtimet dhe detyrat e tij serioze. Babai i tij, duke parë se ai kishte një prirje për një jetë fetare, e mori nga shkolla dhe e dërgoi të kujdesej për një fermë që kishte në fshat.
Raimondi u bind me gatishmëri dhe, për të shijuar mundësinë e vetmisë së shenjtë, i mbajti vetë delet dhe e kaloi kohën e tij në male dhe pyje në meditim dhe lutje të shenjtë. Pak kohë më pas, ai u bashkua me Urdhrin e ri të Zojës së Mëshirës për shëlbimin e robërve dhe u pranua në profesionin e tij në Barcelonë nga themeluesi i shenjtë, Shën Pjetër Nolasko.
Pas dy ose tre vjetësh pas profesionit të tij, ai u dërgua në Barbari me një shumë të konsiderueshme parash, ku bleu, në Algjer, lirinë e një numri të madh skllevërsh. Kur i gjithë ky thesar u shterua, ai u dorëzua si peng për lirimin e disa të tjerëve. Kjo sakrificë madhështore shërbeu vetëm për të zemëruar muhamedanët, të cilët e trajtuan atë me një barbari të pazakontë, derisa, duke pasur frikë se nëse ai vdiste në duart e tyre, ata do të humbnin lirinë që do të paguhej për skllevërit për të cilët ai mbeti peng, ata dhanë urdhër se ai duhet trajtuar me më shumë humanizëm.
Më pas atij iu lejua të shkonte jashtë nëpër rrugë, lirinë të cilën ai e përdori për të ngushëlluar dhe inkurajuar të krishterët në zinxhirët e tyre, dhe ai konvertoi dhe pagëzoi disa muhamedanë. Për këtë guvernatori e dënoi atë të vritet duke futur një hu në trup, por dënimi i tij u zbut dhe ai iu nënshtrua një bastinadoje mizore. Ky mundim nuk e pengoi guximin e tij. Për sa kohë që ai shihte shpirtra në rrezik për t’u zhdukur përjetësisht, ai mendoi se nuk kishte bërë ende asgjë.
Shën Raimondi nuk kishte më para për të liruar robërit e varfër dhe të fliste me një muhamedan mbi temën e fesë ishte vdekje. Megjithatë, ai mund të bënte ende përpjekjet e tij, me shpresën për ndonjë sukses ose për të vdekur si martir i bamirësisë. Prandaj ai rifilloi metodën e tij të mëparshme për të udhëzuar dhe nxitur si të krishterët ashtu edhe jobesimtarët.
Guvernatori, i tërbuar, urdhëroi që shenjti ynë të torturohej barbarisht dhe të burgosej derisa t’i sillnin shpërblimin disa besimtarë të Urdhrit të tij, të cilët u dërguan me të nga Shën Pjetri. Pas kthimit të tij në Spanjë, ai u emërua kardinal nga Papa Gregori IX dhe e thirri atë në Romë. Shenjti iu bind, por nuk shkoi më tej se Kardona, kur e kap një ethe e dhunshme, e cila rezultoi vdekjeprurëse. Vdiq më 31 gusht të vitit 1240,në moshën tridhjetë e shtatë vjeçarej.
Meditim – Ky shenjt dha jo vetëm trupin e tij, por lirinë e tij, madje e ekspozoi veten ndaj mundimeve dhe vdekjeve më mizore, për shëlbimin e robërve dhe shpëtimin e shpirtrave. Por a nuk refuzojmë ne, thjesht për të kënaqur plogështinë, kotësinë ose koprracinë tonë, t’ua japim pjesën e tepërt të pasurisë sonë të varfërve, të cilët për mungesë të saj po vdesin nga i ftohti dhe uria? Le të kujtojmë se “Kush i jep skamnorit, nuk do të vuajë nga skamja”