Sancta Maria, Mater Dei,
ora pro nobis peccatoribus

Jeta e Papa Shën Kalistit

Në fillim të shekullit të tretë, Kalistit, në atë kohë dhjak, iu besua nga Papa Shën Zefiri drejtimi i klerit dhe u vendos prej tij mbikqyrës i varrezave të të krishterëve në Romë; dhe, me vdekjen e Zefirinit, Kalisti, sipas zakonit romak, pasoi në Selinë Apostolike. 

 

Atij i atribuohet një dekret për caktimin e katër agjërimeve të stinëve, por emri i tij është më i njohur në lidhje me varrezat e vjetra në rrugën Apiane, e cila u zgjerua dhe u zbukurua prej tij dhe quhet edhe sot Katakomba e Shën Kalistit. 

 

Gjatë persekutimit nën Perandorin Sever, Shën Kalisti u detyrua të strehohej në lagjet e varfra dhe të populluara të qytetit; megjithatë, me gjithë këto telashe dhe kujdesin e Kishës, ai bëri kërkime të zellshme për trupin e Kalipodit, një nga klerikët e tij që kishte pësuar martirizim pak më parë, duke e hedhur në lumin Tiber. Kur e gjeti, u mbush me gëzim dhe e varrosi me himne lavdërimi. Kalisti u martirizua më 14 tetor 223.


Reflektim – Në trupin e një të krishteri ne shohim atë që ka qenë tempulli i Shpirtit të Shenjtë, i cili edhe tani është i çmuar në sytë e Perëndisë, i cili do ta ruajë dhe një ditë do ta ngrejë atë në lavdi që të shkëlqejë përgjithmonë në Mbretërinë e Tij. Le të jenë veprimet tona dëshmuese e besimit tonë në këto të vërteta.