Jeta e Shën Pjetrit të Alkantarës
Pjetri, kur ishte ende i ri, la shtëpinë e tij në Alkantara, Spanjë dhe hyri në një manastir të Françeskanëve të Zbathur. Ai u ngrit shpejt në poste të larta në Urdhër, por etja e tij për pendesë ishte ende e pashuar dhe në 1539, duke qenë atëherë dyzet vjeç, themeloi manastirin e parë të “Zbatimit të Rreptë”.
Qelitë e fretërve u ngjanin më shumë varreve sesa vendbanimeve. Ajo e vetë Shën Pjetrit ishte një metër e gjysmë e gjatë, saqë nuk mund të shtrihej kurrë; hante vetëm një herë në tri ditë; zhguni i tij prej thesi dhe një mantel ishin rrobat e tij të vetme dhe ai kurrë nuk e mbulonte kokën ose këmbët. Gjatë dimrit të hidhur ai hapte derën dhe dritaren e qelisë së tij në mënyrë që, duke i mbyllur sërish, të ndjente një ndjenjë ngrohtësie.
Ndërsa ishte në lutje dhe meditim, ai shihej shpesh në ekstazi dhe i ngitur në ajër. Për të konfirumuar virtytet dhe misionin e tij të reformimit, Zoti bëri mrekulli të shumta me ndërmjetësimin e tij dhe me vetë praninë e tij.
Ndër ata që ai stërviti deri në përsosmëri ishte edhe Shën Tereza e Avilas. Ai ia lexoi shpirtin, miratoi frymën e saj të lutjes dhe e forcoi për të kryer reformat e saj.
Shën Pjetri vdiq, me gëzim të madh, i gjunjëzuar në lutje, më 18 tetor 1562, në moshën gjashtëdhjetë e tre vjeçare.