Sancta Maria, Mater Dei,
ora pro nobis peccatoribus

T'gjith Shejtnit - P. Benedikt Dema

Pajtou, Krisht, me botë fajtore,
Qi prej Atit lypë butsinë,
E npër lutje t’Nanës hyjnore,
Na e rujetët t’gjithve pafajninë.

E ju, çeta t’lume e t’ndershme,
Ndër nandë valle n’qielle t’dallueme
Dboni nesh dobsitë e hershme,
T’tashme e t’ardhshme ndër ne t’lshueme.

Bashkë me Apostuj ju Profetë,
Te Gjyqtari i rreptë kërkoni
Falje e ndjesë për lotë t’vertetë
T’ne fajtorve e prorë na mbroni.

Ju Martirët e purpuruem,
Ju, t’madhnuem n’shpërblim t’dishmisë 
Sa n’ketë botë qi jemë t’mërguem,
Bani t’vijm n’atdhe t’lumnisë.

Virgjineshash valle t’gzueme,
E n’shkreti sa kjetë banorë,
Qi u pranuet n’lumni t’amshueme,
T’gzojm dhe na me tjerë Qiellorë.

Gjindët bakoi, deh, bani t’zmbrapen,
Prej kufijve t’besimtarve,
Kshtu qi t’gjithë n’nji vathë le t’kapen
E me nji Bari t’shtegtarve.

Lutje t’bajm, Trini e shejtnueshme,
Para sysh që t’kemë pada
Na tregimet aq t’lumnueshme,
Qi lanë Shêjtënt, tue u përgja.
Ashtu kjoftë.

(Himnografia liturgjike, P. Benedikt Dema, 1965)