Jeta e Shën Andrea Avelinit
Pas një rinie të shenjtë, Lancelot Avellino u shugurua prift në Napoli. Në moshën tridhjetë e gjashtë vjeçare ai hyri në Urdhrin e Teatinve dhe mori emrin Andrea, për të treguar dashurinë e tij për kryqin.
Për pesëdhjetë vjet ai u godit nga një semundje shumë e dhimbshme; megjithatë ai nuk do të përdorte kurrë një karrocë. Një herë kur ai po mbante Viatikumin dhe një stuhi i kishte shuar llambat, një dritë qiellore e rrethoi, i drejtoi hapat dhe e strehoi nga shiu. Por, vuajtjet e tij nuk lehtësoheshin nga Zoti apo njeriu.
Në ditën e fundit të jetës së tij, Shën Andrea u ngrit për të thënë meshën. Ai ishte në vitin e tetëdhjetë e nëntë dhe aq i dobët sa mezi arrinte te altari. Ai filloi “Judica” dhe ra përpara në një sulm apopleksi. I shtrirë në një dyshek kashte, i gjithë trupi i tij u trondit në agoni, ndërsa djalli në formë të dukshme u hodh përpara për t’i rrëmbyer shpirtin. Pastaj, ndërsa vëllezërit e tij luteshin dhe qanin, u dëgjua zëri i Marisë, duke i kërkuar engjëllit mbrojtës të Shenjtit të dërgonte tunduesin pas në ferr. Një buzëqeshje e qetë dhe e shenjtë u vendos në fytyren e shenjtit që po vdiste, duke i dhënë një përshëndetje mirënjohëse Marisë dhe ai i dha shpirtin Perëndisë. Ai vdiq më 10 nëntor 1608.
Reflektim – Shën Andrea, i cili vuajti një agoni kaq të tmerrshme, është mbrojtësi i veçantë kundër vdekjes së papritur. Kërkojini atij të jetë me ju në orën tuaj të fundit dhe t’ju sjellë Jezusin dhe Marinë në ndihmë.