Sancta Maria, Mater Dei,
ora pro nobis peccatoribus

Devocioni i Zemrës së Shenjtë dhe Revolucioni Francez

Copa e përdour nga kundër-revolucionarët e Vendee – “Zoti mbret”

Devocioni i Zemrës së Krishtit siç e kemi sot, iu zbulua Shën Margaret Alokokës në Francë nga Jezu Krishti në disa vegime. Ai dha këto premtime për të gjithë ata qe do të kishin një përkushtim ndaj Zemrës së Tij Hyjnore: 

  1. Unë do t’u jap atyre të gjitha hiret e nevojshme për gjendjen e tyre të jetës.
  2. Unë do të jap paqe në familjet e tyre.
  3. Unë do t’i ngushëlloj në të gjitha fatkeqësitë e tyre.
  4. Ata do të gjejnë në Zemrën Time një strehë të sigurt gjatë jetës dhe veçanërisht në orën e vdekjes.
  5. Unë do të derdh bekime të bollshme mbi të gjitha ndërmarrjet e tyre.
  6. Mëkatarët do të gjejnë në Zemrën Time burimin dhe oqeanin e pafund të mëshirës.
  7. Shpirtrat e vakët do të bëhen të zjarrtë.
  8. Shpirtrat e zjarrtë do të ngrihen shpejt në përsosmëri të madhe.
  9. Unë do të bekoj shtëpitë në të cilat imazhi i Zemrës Sime të Shenjtë do të ekspozohet dhe nderohet.
  10. Unë do t’u jap priftërinjve fuqinë për të prekur zemrat më të ngurtësuara.
  11. Ata që e përhapin këtë përkushtim do ta kenë të shkruar në Zemrën Time emrin e tyre dhe nuk do të fshihet kurrë.
  12. Unë të premtoj në tejkalimin e mëshirës së Zemrës Sime, se Dashuria e saj e gjithëfuqishme do t’u japë të gjithë atyre që do të marrin Kungimin të Premten e Parë të Nëntë muajve radhazi hirin e pendimit përfundimtar; ata nuk do të vdesin nën pakënaqësinë Time, as pa marrë Sakramentet; Zemra ime do të jetë streha e tyre e sigurt në atë orë të fundit.

Por përveç këtyre premtimeve te mrekullueshme personale Ai gjithashtu premtoi se do të ruante mbretërinë e Francës dhe mbretin nga fatkeqësitë që e prisnin.

Më 17 Qershor 1689, Shën Margarita Alokok mori misionin, në emër të Zemrës së Shenjtë të Jezusit, t’i kërkonte mbretit Louis XIV që të shuguronte Francën në Zemrën e Shenjtë dhe të vendoste Zemrën e Jezusit në stemën e Francës.

Ajo i premtoi Mbretit se për aq sa ai do të sulmonte armiqtë e Kishës, Zemra e Jezusit do ta mbështeste atë dhe do ta çonte mbretërimin e tij drejt një lavdie të madhe. Zemra e Shenjtë e Jezusit priste që Luigji XIV të ndryshonte rrjedhën e politikës së tij dhe të vinte veten në krye të Kundër-revolucionit. Nëse ai do ta bënte këtë, ai do të kishte një mbretërim lavdie dhe Franca do të arrinte kulmin e saj të vërtetë katolik.

Është e qartë, nëse ai do të kishte marrë këtë drejtim, përkushtimi ndaj Zemrës së Shenjtë do të ishte përhapur në të gjithë botën. Do të kishte pasur një pritje të mirë në Francë për predikimin e Shën Louis Grignion de Montfort – i cili gjithashtu jetonte në atë kohë. Rrjedhimisht, predikimi i tij do të ishte shtrirë në të gjithë botën dhe, në këtë mënyrë, Revolucioni Francez mund të ishte shmangur.

Me anë të kësaj kërkese që iu bë mbretit, Revolucioni – në formën që kishte në kohën e Shën Margaretës – do të ishte ndalur dhe ajo formë e keqe që mori më vonë – Revolucioni Francez – do të ishte parandaluar.

Por mbretërit e Francës u vonuan dhe nuk u bindën. 100 vjet më vonë nga ajo ditë, më 17 qershor 1789, mbretit Louis XVI iu hoq autoriteti legjislativ. Sipas dëshmive mbreti, në burg më në fund ja kushtoi Francën Zemrës së Krishit po ishte shumë vonë dhe ushtarët e Revolucionit Francez ekzekutuan sikur një kriminel.

Mbreti Luis XVI në burg