Muaji i Zemrës së Shenjtë të Krishtit, P. Enjell Sereqi S.J. - Dita e Njëzetë
Urata e Gatimit
Une po besoj me nji fee t’gjaallë se jam para madhniis sate, o Zoti i em, eja o Shpiirtë e Korpë per me i dalë para per me e adhrue.
Po permyzem me ftyrë per dhee me pellkë t’zemres po t’adhuroi, o Zoti i emë e po t’a dii per ndeer per t’mira qi m’ke baa, maa shëndritë, po t’lutem, menden teme e m’a xejë zemren qi t’a njofë, t’a due e t’a ndieki per herë ma fort Zemren tande, o Jezu Krishti, qi jee rruga, e verteta e t’gjaalltit, n’gjitha kto t’mira e vyrtyre qi po m’i mson sidomos: GATIMI I PARE & DYTE (ma poshtë), e banë qi mos t’i kundershoi ma shëndritsinave tua, por t’pertrihem prore nder vyrtyte tui jetue krishtenisht t’mund des n’hiir t’andë. O Zoja e Bekueme m’ndimo per m’e ju pergjaa Birit t’andë t’hyjnueshmit. Shejti Jozef, Enjilli i Rois e t’gjith Sheitnit e Parrizit lutnije Zotin per mue.
Dita e Njëzetë
Gatimi i Parë: Kujtoje Jezu Krishtin n’mjedis t’Apostujve qi n’at t’mramen bisedë me shum t’xeet na ven detyren me e dasht shoqi shojn.
Gatimi i Dytë: Lypja hirin mu dashtë uhazënisht me meritim, due me thanë m’at mëndyrë e per ato arsye qi na ka kallxue.
Mendimi i Parë
T’gjitha urdhnimet i perfshiin qiky i vetun: Dueje Zotin permbi t’tana kafshë e shoqin tand porsi vetvehten. Dje Shelbuesi jonë na msoi se si do ta kena n’hater Perendiin, sot prep kena raa nder kambë t’Tija, per me xanë dashtniin me shoqi shojn.
Ai i Lumi na hatroi tu kenë na fort t’padejë e n’mnii t’Tij. Çka gjet m’nee per me na dashtë? Kurr nji t’mirë, pse prej mkatit t’rrjedhshem sharrueme t’gjith e hiime n’numer t’atij kombit t’mallkuem, qi u çue peesh kundra Krijuesit t’vet. Si me pas ken’ e vogel kjo e zezë, i pat para syve t’tana shnjerzinat e t’paudhat qi na vetë kishim per ti pertrii. Ti kujtojm si n’grumbull t’gjitha mkatet qi kena ba n’jetë tonë, sa t’pabesa, t’padurime, t’pandigjesa e mniina etj, etj.
Ah mjerii! S’mundena me ndejë pa u habitë prej çudet e tu paa se sa t’shkretë e t’kqii kena kenë nder syy t’Zotit fort t’dliir. E i Lumi per nee, anmiqt e Vet pat dhimë e n’nji mëndyrë t’permallshme i hiime n’hater. Kah’ i xuer arsyet per me na dashtë kaq bukur? Jo njeti veç se prej mirsijet t’Zemers t’Vet. Aty permrenda Saj shkelxej ajo mshiir e pamasë, e cilla tu i qitë mbas shpinet t’gjitha ato morii arsyenash mnijet e pezmit, muer me na pasë n’hater e mu shkrii krejt per nee.
Qe ku do t’xaam me i dasht’ edhe anmiqt tonë e me i shperblye me t’mira t’kqijat, sadopak me i diftue edhe anmiqve ato sheje t’zakonshme dashtnijet qi i pertriim me kedo. E pra detyr’ e kena me i fashitë t’tana mniit, e per hater t’Zotit me pas dashtnii me t’gjith, pse qishtu na ka urdhnue i Lumi. Por kqyr se kjo dashtnii per me kenë me meritim fiillin do ta kenë prej fejet e jo prej shekullit a prej hatrit t’vedit. S’kena kurr farë shkakut, sepse kerkush s’na ka punue aq keq, sa na Krishtit me mkate.
Me i dasht’ edhe anmiqt asht nji veper e pershpiirtshme e e madhe fort, e asht edhe ajo dashtnii qi ka pasë Zoti me ne.
Mendimi i Dytë
Ket dashtnii t’posaçme me e qit n’shesh me fjalë qi kjenë per herë t’buta. Oh me ç’amelcim i bisedote mkatnorve ma t’mrapshtë. I thirrte miq e vllazen. Ja çuene para nji grue udhkeqe e cilla, si urdhnote ligja e Mojsiut, do t’mytej me gur. Mbasi shkuene ato qi ja pruene, njeni mbas tjertit, tu u sjell’ i Lumi prej saj’ i thotë: “Ku janë, o grue ato qi t’paditen? As Vetë s’due me t’gjykue, shko me paqë e mos mkatno ma.” U kujtue se Farizeu mendote keq per Sh’Madalenen, e at herë i Lumi muer me i dalë Zot, e çiltas i kallxoi se i kishte shlye mkatet e saja. Vet’ i kerkote mkatnorët e si i gjete, i merrte me t’mirë, i zemrote e i sjellte prej Vedit.
O ç’msim t’nevojshem per ato t’cillët si t’marrin ndoj idhnim me ndokend e shtrejn si a ma zii me t’trueme, me namë e me fjalë t’vrashme! Janë perherë t’gaçuem me vue re fijen e penit t’tjetrit e me qitë per fushë ç’do faj t’shoqit. Ato qi gjykojn gjith çka pa themel e per s’mrapshtit punët e huja i perhapin gjith kahë pa pikë t’vshtiret. Shkurt ma n’punë t’dashtniis t’tanë kena ça me xanë prej kësaj Zemer t’hyjnueshme. Ne na paditë vedja per ndoj faj kundra ktij vyrtytit, fort t’pervuhena e t’apim fjalen me ndimë t’Zotit mbas tashit me i ndreqë gabimet.
Mendimi i Tretë
Zemra e Jezu Krishtit s’kje kondend me na u baa pasqyrë dashtnijet veç me gojë, por na msoj si do ta dona shoqi shojn me vepra, madje, si na thotë Sh’Luka, i Lumi filloj ma parë me dashtë me vepra e mandej me fjalë.
Gjatë kishe me shkue me i qitë ktu adile adile çka punoi n’gjith jeten e Vet per ne. Ti marrim me mend t’tana ato vepra t’madhnueshme qi bani qysh se leu n’shpellë t’Betlehemit e deri sa dha shpirtin n’Kalvar. Per ne n’at shpellë, per ne i shkon tridhet vjet n’shpi t’Nazaretit, per ne jeton n’ato tri vjet tu predikue e tu ba mrekulli; e ne mram ep jeten me mundim per ne, qi kjeme anmiqt e Tij. Se i cilli efshim i t’Lumit kje nji lutë, qi i bate Atit t’Vet per me na i xjerr’ hiret e per me na i largue ndeshkimet e t’zezat.
E tash n’qiell e n’Sakramend t’lterit shka ban? Na kallxon Sh’Pali me kto fjalë: “Gjithmonë gjallitë per me u lutë per ne.” (Hebr 7:25)
Oh ç’gëzim do t’kena tu e diit se, Shperblyesi jonë pa ja daa lutet per ne, e hin ndermjetës tu i zblue varret e Veta Atit per me na xjerrë mshir. Ta mushim menden se Zemra e Tij flakron n’kujdes per me na gjetë nder t’tana nevojët e n’dishiir per me na i shprazë hiret me dhimë t’pakurrshoqe.
S’asht punë pra me hasë n’nji zemer ma t’dashtun se kjo e Shelbuesit tonë, e pse dona na me ja kursye t’gjith dashtniin tonë, mbasi s’kena njet as derman as shelbim? Na e diim qi ne e daçim pernjimend Krishtin ket dashtnii do ta diftojm tu ba mirë e tu ja njitë doren shoqi shojt per hater t’Tij. Gjithçka ti bajm shokve a mir’ a keq e xen i Lumi sikuer me ja pas ba Atij. Prandej ket farë dashtnijet me vepra ja kena detyrë shokve tonë, mbasi Vetë Shelbuesi jonë na e ka kputë shkurt tu na thanë: “Dunju uhazash sikuer une ju kam dashtë ju…”
Urata
O Jezusi em, sa keq m’ka zemra tu vrojtë qi edhe mbas sa msimesh dashtnijet, qi m’ke dhanë n’gjith jeten Tande, une kam guxue deri tash me pas nji zemer gurit e pa kurr farë dhimet per tjerë. Ti se ndale as nji grimë Vedin, por ma reshe shpirtin e korpin me nji mii t’mira, e une po topitem me ja njomë doren nevojtarve e me u perkrahë t’shkretnuemve.
Per t’vertetë ky mendim po m’shtie mneeren kahë mendoj se, mos ndrrosha jetë, edhe ti dikuer ke me m’gjykue me ket terezi, e at herë s’kam me gjetë as dhimë as mshir.
I penduem po bii nder kambë Tua e tu ti pa t’varrueme e t’pergjakshme po e pves vedin se kush ti ka ba? Feja m’thotë se, kje dashtnija qi ke pas per ne. Shof duert Tua t’plagueme, e nji za m’kallxon se, dashtnija ti ka çilë. E kqyri Zemren Tande e po shof t’hapun prej heshtet, po marr vesht mirë se ta ka derptue dashtnija qi ke pas per ne bijt e tu.
O Zemer e hyjnueshme, m’mso pra Ti me e dashtë si duhet shoqin tem. Ne i kujtosha vllaznit e mi premrenda asaj Zemer ku janë t’gjith ndrye, s’kam se si mos me i dashtë. Po t’lutem, ma ban ket ndeer qi mbas sodit ta diftoj dashtniin qi kam per Ty, tu i dashtë t’gjith shokët e mi per hater Tand e si vetvehten, due me thanë t’tan’ ato t’mira qi ja due vedit, due me ja dashtë e me ja ba, sa ku t’mundem, edhe tjeterkujë.
Lulja e Shpirtit
Sot xeetas porositja Zemers s’Jezu Krishtit t’kthyemit e mkatnorve, e per me t’shkue ky fill n’vend, piqu me kujdes n’Shejtin Sakrament.
Zhgjetorja
Me zell tem, o Zot, t’ngushlloj
Ban qi shpirtnat ti shelboj
Ndollia
N’kuvend t’murgeshave t’paamit t’Zojës n’Paray-le-Monial, qi kje si qendra ku leu e u perhap perkushtija e Zemers s’Jezu Krishtit, gjindet nji pyll bungash e n’mjedis t’saj u duk dikuer Shelbuesi jonë t’lumes Margarit’ Alakok, e ja zbloi visaret e Zemers t’Vet. Ky pyll asht daa n’shej e vetë dora e Zotit e mba per herë gjall e n’lulzim, sepse kur nji filiz i vjeter thahet ose veshket, si per mrekulli rrajët qesin nji tjeter t’rii; e gjetht e kësaj landë e kan fuqin prej qiellet per me ba provë t’mdhaja.
Kallxon Elçija e vitit 1870 qi, n’pranver nji vajzës i kishte dalë n’maje t’nji gishtit qymja, qi se lete as natë as ditë kurr se si me xanë vend prej dhimet. N’ket lngatë t’zoorshme si s’mujt me hasë kerkund n’bar, ju tek me shkue n’kuvend per me e kja t’keqen me nji murgeshë qi e njifte. Kjo si ja paa gishtin i tha: Bii, kii uzdajë n’Zemer t’Krishtit, e bari asht gati; e mbasi i tha kto fjalë po i nep disa gjeth t’atyne pemve t’mrekullueshme. Pshtille gishtin me ta i tha, e ka me tu shëndoshë. Vajza e ndigjoj ket kshiill.
Ishte nji ejte mrama, ne e nesre ndjehi ma mirë, e s’kaloj e premtja e ju daravit krejt e liga. Mushë me gazmend vojt te kisha per me ju falë ndeers kësaj Zemer t’hyjnueshme per ket t’mirë kaq t’madhe.