Muaji i Zemrës së Shenjtë të Krishtit, P. Enjell Sereqi S.J. - Dita e Njëzet e Një
Urata e Gatimit
Une po besoj me nji fee t’gjaallë se jam para madhniis sate, o Zoti i em, eja o Shpiirtë e Korpë per me i dalë para per me e adhrue.
Po permyzem me ftyrë per dhee me pellkë t’zemres po t’adhuroi, o Zoti i emë e po t’a dii per ndeer per t’mira qi m’ke baa, maa shëndritë, po t’lutem, menden teme e m’a xejë zemren qi t’a njofë, t’a due e t’a ndieki per herë ma fort Zemren tande, o Jezu Krishti, qi jee rruga, e verteta e t’gjaalltit, n’gjitha kto t’mira e vyrtyre qi po m’i mson sidomos: GATIMI I PARE & DYTE (ma poshtë), e banë qi mos t’i kundershoi ma shëndritsinave tua, por t’pertrihem prore nder vyrtyte tui jetue krishtenisht t’mund des n’hiir t’andë. O Zoja e Bekueme m’ndimo per m’e ju pergjaa Birit t’andë t’hyjnueshmit. Shejti Jozef, Enjilli i Rois e t’gjith Sheitnit e Parrizit lutnije Zotin per mue.
Dita e Njëzet e Një
Gatimi i Parë: Kujtoje Jezu Krishtin n’kopsht t’Gjetsemanit ku njerset gjak e hini me mend mrendë n’Zemer.
Gatimi i Dytë: Dija per ndeer çka ka hjekë per ty, pendoju per mkate qi ke ba e premto mos me i pertrii ma kurr.
Mendimi i Parë
N’jetë t’shejtnave po marrim vesht se kta tu i kujtue mundimet e Krishtit, u shkriishin n’vajë e loti lotin se pritte, e na si ti kujtojm a ti këndojm n’ndoj liber, difrojm se jena akullit e rraall ndoj herë ndollë qi ba del prej syve nji lot. O çudii e madhe! E si qillon kjo punë? Shum arsye na e qesin n’dritë, por na po e kallxojm njiket t’vetun e cilla mjefton per t’gjitha: Shejtnit n’kto kujtime t’pershpirtshme shkojshin fort kthelltë e mrrishin me mend t’veta te Zemra e Jezu Krishtit e na dona me i ra neper te ktyne vertetsiinave e i marrim neper mend veç per faqe e si piitas: e sikuer zemra n’der tana pjesët e korpit a ma e njomë e e ndiishme, qishtu edhe ma fort se tjerat i provon dhimat e veta. Martirizimin e kësaj Zemer t’hyjnueshme do ta kujtojm me themel per me na dal’ urata jon’ e dobishme e me flakrue pa ja daa n’ato efshime t’xeeta e n’ato premtime t’nguluna, n’t’cillat u pertriinë perherë sa sherbtorë t’Zotit. N’kujtime tua pra, o lexues i dashtun, qi mbas sodit ke me ba permbi mundin e Njerit-Zot, rrahe me mend se ç’pjesë t’posaçme n’kto mundime ka pas ajo Zemer e dhimshme, se m’ç’efshime pertriini e se n’ç’dishiir e t’vshtiira kje mlue; e at herë ke me xjerrë fryte dyfishe, per me e njoftë ma per pellk Shelbuesin tand n’t’cillin asht pshtetë jeta e pasosme, n’kto kujtime tua mu xee me nji perkushtii t’permallshme.
Mendimi i Dytë
S’asht e vshtiir me na u mbushë mendja se mundimi i Zemers s’Jezu Krishtit fort i kaloi ato t’korpit. Ti perkrahim pak sa kto dy farë mundimesh t’perjashta e t’permrenda. Mundimi i korpit t’Tij zgjati pak or, e ai i Zemers qysh n’t’parin ças t’xanunit n’krahnuer fort t’dliir t’Zojës, e deri sa kje pershkue me heesht n’maje t’Kalvarit.
Mundimi i korpit mbaroi me t’njallun t’lumnueshem t’Tij; por i Zemers ende qendron edhe se e Lumja s’hjek ma kurr keq, me gjith aq prej mkatesh perher ka mu pertrii shkaku i psimeve se t’soset shekulli, due me thanë deri sa t’mos jenë ma njerz me e fye Zotin.
Mundimet e korpit ju pertrinë veç prej gjakbaasave, e n’kto t’Zemers shum kush ka vu dorë e ma parë çfutnit tu e persekutue Kishen Shejte n’ato kohna t’para, mrapa mretnat e Romës tu e derdhë pa dhimë per tre shekuj gjakun e t’krishtenve, ma vonë sa feelshusa gabimtarë, t’cillët hem me tradhtime, hem me gjith farë rrenash u munduen pa ja daa me e shkye copa copa pjesen e Krishtit, e ne mram sa framasuj (mason) e njerz t’dalun Zotit qi edhe n’kto kohna tona n’gjith farë mëndyrësh s’prajn tu lshue zhgjeta t’helmueme kundra kësaj Zemer t’shugurueshme per me e grii.
Se t’cillit anmik edhe sot i Lumi mundet me i sjellë ato fjalë, qi dikuer i tha Sh’Palit, si erdh me e kthye prej Vedit: ”Saul, Saul, pse je tu m’persekutue?”
Mundimi i korpit u pertri n’nji vend, nji herë t’vetme, n’nji qytet e prej disa baakqive qi se njifshin a bashin si mos me e njoftë, por ai i Zemers pertrihet per ditë, n’ç’do kohë e gjithkund: n’qytete, n’katunde, n’shpija, n’pazaar, n’dugajë, n’tokë e n’deet. Hiin me ja çartë Zemren gjith farë gjindsh: Bujarët e t’pagjaashmit, t’mdhaj e t’vegjel, trima e gra, fisnikët, pasanikët e skamnorët.
O Zemer fort e mshirshme, e kuj si dhime Ti per kto mundime t’mneershme, t’padaame e t’rrebta qi pa praa lshohen n’Ty?
Mendimi i Tretë
Ne mram kujto se ma fort i shtohet mundimi kësaj Zemer prej t’ftoftit t’saa t’krishtenve, qi s’ja din aspak ket martirizim t’papaashem.
Zoti n’krijesë tonë na dukoi permrenda nji zemer qi prej natyret ka keq per t’zeza t’kujdo e prandej ne na dhimet kushdohi si ta shofim nder t’vshtiira, madje edhe shtasa na dhimet. E veç kur bje puna e Krishtit zemra jonë e ndrron natyren. Pak janë ata qi kanë t’keq per sa t’fyeme qi pa ja daa i bahen kësaj Zemer t’hyjnueshme. E ç’dhimë munden me pas ata qi bashkohen me anmiq me e perbuzë? Njikjo shnjerzii ja gandoi kaq fort zemren, sa s’ndej pa u ankue me t’Lumen Margeritë me kto fjalë: “Me kenë me mi pergjegjë njerzt me ndoj mëndyrë Zemers Teme, asgja s’kishte me mu ba çka kam hjekë per ta n’mundime t’Mija, e kisha ne kenë gati me baart edhe tjera ma t’mdhaja; por ndij nji ngushtim t’pamasë tu pa se pak mendojn me m’ngushllue.
Peshoi mirë, o i krishtenë, kto ankime, sepse ndoshta janë ba edhe per ty, e merr vesht se mundimi i Zemers kje ma i randë se i korpit; xen edhe per mos mu kursye n’kto shperblime t’mkateve, n’do mu njehë nder t’perkushtueshmit e kësaj Zemer.
Urata
Keq fort po m’vjen, o Jezusi em, tu marrë vesht mundimin e Zemers S’ate! Ke t’drejtë mu ankue, sepse mbas sa mundimesh qi baarte per ne kerkush s’po t’ngushllon pernjimend.
Me mkate t’mija t’kam ba me mu largue prej mejet e me ma sjellë shpinen, e po shoh qi sikuer une s’t’kam kqyrë hatrin, ashtu Ty s’t’bahet me m’kqyrë me syy t’mshirshëm; por Zemra Jote ende s’m’ka lshue doret, mbasi sot m’ke thirrë nder kambë Tua e po m’ban me ndije Zanin Tand. Deh! Po t’lutem, nguli n’mende teme mundimet e Zemers S’ate. Ky kujtim i permaallshem t’jeen per mue si nji frêe per mos me mkatnue ma kurr, t’jeen edhe si shkas i fort qi t’m’nxisin kah veprat e mira e sidomos kah shperblimi i mkateve, qi i kan ba ata t’cillët kan kenë ma hatrue prej Tejet e ma fort ato qi t’kam ba vetë n’gjith jeten teme.
Lulja e Shpirtit
Me mjeshtri orvatu me ja mbushë menden ndokujë per mu dhanë kah perkushtija e Zemers s’Jezu Krishtit e mos t’ecët kujdesi kurrsesi, lutu sadopak per ata qi e dishmojn.
Zhgjetorja
Dhimat Tua ban ti kujtoj
E kurr prej zemret mos ti lshoj
Ndollia
Sh’Katrina prej Gjenovet qysh n’fminii t’vet u dha krejt mbas dashtniis t’Jezu Krishtit e ç’n’at kohë kishte menden me e lanë shekullin e mu ndrye n’kuvend. Por si e kapi t’gjashtmdheten vjetë, per mos me ja çartë prindve u martue n’qytet t’vet me nji bujar e pasanik. N’at gjendje t’re, ka pak ka pak, u ftof nder punë t’pershpirtshme e u lshue mbas kotniinave, e shpejtas u gjet n’rrezik t’shpirtit. N’at masë fort t’madhe t’zezash filloj vedja a ndergjegja me e grii permrenda me do mendime fort t’frigueshme, deri sa ra n’fije, e si e bani rrfimin e jetës, njikaq pendim i madh e i unjiishem ju njall n’zemer, sa vojt n’sheshë me plasë prej dhimet. Ç’m’at ditë ndrroi jetë e nisi me u shejtnue n’at kambë t’vet, e prej mallit e prej pendimit shkote tu thanë: o dashtnii e jeme, ma kurr s’due me mkatnue. Por ma vonë u pertrii edhe ma fort pendimi i kësaj shejtneshë prej nji vegimit n’t’cillin ju duk Krishti i kryqzuem, qi prej varrve i shkote rrkajë gjaku e sidomos prej varrës t’Zemers e i foli qishtu: Gjith kto dhima janë shkrepë n’mue prej mkateve t’njerzve e ma fort t’atyne t’krishtenve qi ndonse janë hatrue prej mejet me nji mii t’mira, m’pergjegjen si asht ma mrapshtë.