Muaji i Zemrës së Shenjtë të Krishtit, P. Enjell Sereqi S.J. - Dita e Njëzet e Dy
Urata e Gatimit
Une po besoj me nji fee t’gjaallë se jam para madhniis sate, o Zoti i em, eja o Shpiirtë e Korpë per me i dalë para per me e adhrue.
Po permyzem me ftyrë per dhee me pellkë t’zemres po t’adhuroi, o Zoti i emë e po t’a dii per ndeer per t’mira qi m’ke baa, maa shëndritë, po t’lutem, menden teme e m’a xejë zemren qi t’a njofë, t’a due e t’a ndieki per herë ma fort Zemren tande, o Jezu Krishti, qi jee rruga, e verteta e t’gjaalltit, n’gjitha kto t’mira e vyrtyre qi po m’i mson sidomos: GATIMI I PARE & DYTE (ma poshtë), e banë qi mos t’i kundershoi ma shëndritsinave tua, por t’pertrihem prore nder vyrtyte tui jetue krishtenisht t’mund des n’hiir t’andë. O Zoja e Bekueme m’ndimo per m’e ju pergjaa Birit t’andë t’hyjnueshmit. Shejti Jozef, Enjilli i Rois e t’gjith Sheitnit e Parrizit lutnije Zotin per mue.
Dita e Njëzet e Dy
Gatimi i Parë: Kujtoje Jezu Krishtin n’mal t’Kalvarit kryqzue e veshtro çka t’thotë prej atij kryqit.
Gatimi i Dytë: Lypja hirin per mos me u kursue n’kurr’ i send n’sherbesë t’Tij; sa do e vshtiir me kenë; e sidomos n’at punë qi ke ma nevojë.
Mendimi i Parë
Dje i kena mendue do mundime t’kësaj Zemer t’shugurueshme, persrii sot po i rrahim me mend tona edhe disa tjera, pse qikto kujtime janë fort t’nevojshme per me e njoftë mirë Shelbuesin tonë, e pa praa me u xee per me i shperblye t’fyemet.
Kto do t’jeen porsi dy lule t’çmueshme qi do t’kujdesena me i kputë n’ket lulishte t’hyjnueshme.
Vendi i mundimeve t’Zemers s’Jezu Krishtit kje sidomos kopshti i Gjetsemanit. Vene oroe Shelbuesin tand qi nji natë para deket hin n’at ullishtë, ku n’terr t’dekës permbyset me ftyyr perdhe per me thanë uratë. Aty çiltas difton se ishte Zot e njeri bashkë e prandej e tinzon hyjnin e vet e n’at ças e mlon droja e e kapin t’dridhunat shtatin e Tij e fillon me perhjekë e mu ndjersë gjak. Pre t’gjitha gjymtyrve t’korpit porsi djersa i del kaq gjak, sa mu lagë e me rrjedhë per tokë. Po si ndollë ky mneerim i perlotueshem? Aty pari s’po shifen gjakbaasat as hallate a perdorse mundimesh. Ku janë thuprat, ferrat, gozhdat e kryqi? E kush pra ja ka xjerrë prej dejve gjith at gjak? Ngushtimu i Zemers s’Vet asht n’at kopshtë n’vend t’gjakbasve e t’hallateve e perdorseve.
Ti kujtojm xeetas kto pikllime a ngushtica, pse kjenë ma t’mdhaja se t’gjitha tjerat mundime; e edhe ndoshta ka me na baa zemra mos me e dashtë ket bamirsë, qi Vetë kerkon me hjekë keq per ne? Kena ende me ja kursye ket dashtnii tonë me vepra t’mira?
Mendimi i Dytë
Mendo, o lexues i dashtun, martirizimin e asaj Zemer t’hyjnueshme, qi i kje pertrii prej atyne mundimeve qi shpejtas do t’hiqte. T’gjitha n’at ças i ran siper pernjiherë, e jo nji mbas tjetrit, sikuer i mbarti mrapa. Shum hoq tu pas para syve haxharët e Nanës t’Vet, qi kishin per ta pershkue kur kishte per ta paa dekun n’kryq.
E ja gandoi Zemres tu vu oroe t’gjith ato t’vshtiira e salvime t’forta, qi kishin per tu lshue deri n’marim t’shekujve permbi Kishë Shejte, e deka e permnershme qi kishin per t’ba sa miljona t’Krishtenë tu dhanë jeten e tu derdhë gjakun e vet per Fe.
Numri i panjehun i mkateve qi kishin per tu pertrii n’ftyrë t’tokës se t’soset shekulli e dnimi i pamaruem i sa e sa shpirtnave, e n’ket trishtim t’pamoster shkote tu thanë: “Quae utilitas in sanguine meo?” – E ç’dobi se po e derdhi gjakun Tem per shelbim t’njerzve, mbasi kan mu dnue sa e sa?
Me kenë si shelbohen t’gjithë, Zemra jeme kishte me kenë kondend nder kto morii mundimesh, por ket ngushllim s’kam me e pas, e jo per faj Tem po per faj t’tyne.
Vetë Jezu Krishti i kallxoj t’Lumes Ânje prej Folinjet, qi Zemra e Vet n’ato ngushtica s’pat kurrfarë kufijet: jo veç kjau t’gjitha mkatet s’bashkut, por edhe nji ka nji t’secillit njeri.
O t’jeesh fajtuer o pafajtuer, randë m’ndoj mëndyrë ja ke pertrii edhe ti mundimet kësaj Zemer t’hyjnueshme, t’tanë kena kenë gjakbaasa e mizorë e kena pas ndoj pjesë n’at martirizim.
Zhgrehnju, o syt e mi, n’vajë, pse arsye ma e madhe per me kja s’ka me ju ra kurrë.
Mendimi i Tretë
Permbi t’tana arsyet qi e derptoi ma fort at Zemer t’dhimshme kje t’ikunit e Apostujve, e kjo punë e pa udhë do t’pertrihej plot herē prej sa t’krishtenve me gjithfarë shnjerzinash.
Shelbuesi jonë tu kenë n’at kopshtë mlue prej ngushllimeve u suell prej Apostujve, porsi miku miqve, e jau çili ngushticat e t’kqijat e veta me kto fjalë: Tash kam nevojë per ju, pse shpirti em gjindet mushë prej trishtimit e prej t’hjekunit e jam kah des. Rrini pra çuet me mue, mos m’leni ktu vetun. Por ata u lshuen persrii n’gjum. At herë Krishti prap u suell kah Ati i Vet e ju lut, per ne kjoftë se si, t’ja kursete ato mundime aq t’randa: por tu paa se Ati i çoi nji Enjell per me i ba me dit se per ndeer t’Zotit e per shelbim t’shpirtnave u lypte me ju shtrue atij mundimit, n’at ças njikaq ngushtica ju pertrinee, sa kishte dashtë me shfrye Zemren e Vet me Apostuj. E si i gjet rishtas tu fjetë, ah! Thotë me vehte, Ati Em s’m’a ndigjoj luten, anmiqt e Mi ranë gjith naten çuet per me m’tradhtue, e t’dashtunit e mi flejn e s’m’napin kurr farë ngushllimit! O shpirt, qi je tu i kujtue kto mundime, t’binë nder mend qi ndoshta edhe ti, ke shkue sa herë n’ket shkallë t’Apostujve! Sa herë Krishti ka trakllue n’zemer tande per me t’çue prej gjumit t’mkateve a prej asaj voksijet t’shpirtit, e ti si ke shtii n’vesh as nji grimë shendritsiinat e Tija, e ke me pas sy e faqe me i kundershtue edhe mbas tashit zanit t’Babës t’dashtun.
Ha shpejto; pra sadopak me sot epja fjalen me e ngushllue n’ato pikllime tu u xee ti n’sherbesë t’Shelbuesit tand e tu shelbue, sa ku t’mundesh, ndonji asi shpirtnash qi janë nisë qorras mu bjerrë per jetë t’jetës.
Urata
O fort i dhimshmi Jezu, kah po t’shof n’at ullishtë t’zbeet e t’kputun prej t’perpjekunit t’dekës e prej gjakut qi t’duel, s’mundem me ndejë pa t’ankue e pa kja me lot per faqe. E kush kje qi t’bani me derdhë gjith at gjak? Mirfillit po e di se mkatet e mrapshtiinat e mija t’kan çue n’ket shkall t’perlotueshme. A thue s’do t’shkrihem unjii per Ty per ket mundim qi hoqe per mue? Po, o Jezusi em, po epem pernjimend mbas dashtniis Sate; s’due kndej e mrapa me jetue veç se per Ty. Po t’baj rixha, mbasi me mjeftësi e derdhe gjakun tand t’paçmueshem, ban qi t’shprazet ndoj pik’ edhe mbi t’mjerin shpirtin tem, e kjo jo veç t’m’pastrojn, por edhe t’m’ndezin krejt n’dashtnii Tande e kshtu ta lumnoj at Zemer t’hyjnueshme tu i ndalë hovin, sa ku t’mundemi, t’fyemeve. Me ndimë Tande kso doret due me punue, e per me pas shum shokë n’ket shperblim, kam me hitatë per me ndezë n’zell gjithkend.
Kisha me dashtë me i pas n’dorë teme t’gjitha zemrat e njerzve, per me ti falë Ty e per me t’dashtë me zemra t’gjithve.
Oh sa kishe me ken’ i lumtun! Pelqeje, o Zot, ket dishiir teme, e t’jeen si nji peng i dashtniis seme.
Lulja e Shpirtit
Sot baari me vullndet t’tana turbullimet qi kan me t’ra e thuej xeetas ato fjalë t’Krishtit: Mos u baftë, o Zot, vullndesa jeme, por e Jotja.
Zhgjetorja
Zot i dashtun, kam mkatnue
Por ti m’fal se jam pendue
Ndollia
N’jetë t’lumes Margerit’ Alakok lexojm se n’nji ditë karnavalesh ju diftue Jezu Krishti shti shi n’at mëndyrë, n’t’cillen Pilati e qiti para popullit per me e zbutë e me ju dhimtë me ato fjalë qi foli: Ecce homo. Qe njeri. I dukej t’gjith shprishë prej t’rrahunash, i kullote gjaku kand e kand prej varrve, kishte mbi krah nji kryq fort t’randë e i thotë me za t’permallshem: A s’ka me u gjetë ndokush per me m’ankue e per me mi diit dhimat e Mija? Qe n’ç’m’shkallë t’zezë m’çojn n’ket kohë mkatnorët! Sherbtorja e Zotit u pre prej asi t’pamit e prej dhimet u zhgreh n’vajë e unjii e fali vetvehten per me ja letsue mundimet e Zemers Jezu Krishtit. E pelqej fort i Lumi ket t’falun e e vuni permbi krah t’saj at kqyr t’randë me mendim qi gjithçka t’hiqte kishte me shkue per t’kthyemit e mkatnorve, e qishtu i dha ndoj farë gëzimit asaj Zemer fort t’gandueshme.