Muaji i Zemrës së Shenjtë të Krishtit, P. Enjell Sereqi S.J. - Dita e Njëzet e Pestë
Urata e Gatimit
Une po besoj me nji fee t’gjaallë se jam para madhniis sate, o Zoti i em, eja o Shpiirtë e Korpë per me i dalë para per me e adhrue.
Po permyzem me ftyrë per dhee me pellkë t’zemres po t’adhuroi, o Zoti i emë e po t’a dii per ndeer per t’mira qi m’ke baa, maa shëndritë, po t’lutem, menden teme e m’a xejë zemren qi t’a njofë, t’a due e t’a ndieki per herë ma fort Zemren tande, o Jezu Krishti, qi jee rruga, e verteta e t’gjaalltit, n’gjitha kto t’mira e vyrtyre qi po m’i mson sidomos: GATIMI I PARE & DYTE (ma poshtë), e banë qi mos t’i kundershoi ma shëndritsinave tua, por t’pertrihem prore nder vyrtyte tui jetue krishtenisht t’mund des n’hiir t’andë. O Zoja e Bekueme m’ndimo per m’e ju pergjaa Birit t’andë t’hyjnueshmit. Shejti Jozef, Enjilli i Rois e t’gjith Sheitnit e Parrizit lutnije Zotin per mue.
Dita e Njëzet e Pestë
Gatimi i Parë: Kujtoj ato flakë, qi rrethojn Zemren e Jezu Krishtit e lute me ta shëndritë menden per me i marrë vesht çka shenojn.
Gatimi i Dytë: Epe fjalen me e dashtë Jezu Krishtin me vepra e sidomos n’at gjaa send qi ka dit ta ka lypë i Lumi e ti je kursye e se ke ndigjue.
Mendimi i Parë
Desht Krishti qi dashtnija e papaame e Tija t’na duket e paashme nen gjasim t’nji Zemers gjith e ndezun flakë per ne. Po çka donë me thanë kto fjalë? Na kallxojn dashtniin e flakrueme qi ka per ne. Por t’mendojm se kjo dashtnii s’kje e shterrun e e pafryt, e s’kje veç kondend per fjalë t’bukra, sikuer del ma t’shumten e herës dashtnija e shekullit. Jo, kto flakë na bajn me diit se i Lumi na ka dashtë me vepra e tu u ba kurban per ne. Me mrrit edhe dashtnija e jote per Te n’ket masë, sa fort kishte mu lumnue kjo Zemer e hyjnueshme. Por n’kjoftë se asht pshtetë veç n’fjalë t’gojës, per t’saktë s’ta pelqen, mbasi n’Unjill e ka kputë shkurt: Ai qi m’thrret veç me gojë: Zot, Zot, s’ka me hi n’rregjini t’qiells, por njaj qi edhe t’veprojn mbas pasqyret teme e ta kryejn vullndesen e Atit t’gjithpushtetshem e veç ky farë i krishtenit ma ka pernjimend hatrin. Rmoje vedin a e ke dashtë deri tash Zotin tu ba vepra t’mira, e ndoshta s’ke pertrii tjeter veç se gjeth pa fryt.
Ven oroe qi secilla flak e kësaj Zemer t’shugurueshme na qet ndoj ndeer t’Tij, qi Kisha Shejte i permendë n’ofice t’Koprit t’Krishtit e t’tana i perfshiin n’kto kater: Tu le na u ba shoq, n’t’mramen darkë na dha vedin per shujt, tu dekë na u ba shperblimi i jonë, n’qiell tu krajlnue na u ba gëzimi e meritimi jonë. Sot ta mendojm t’paren ndeer e tri tjerat ti lam per neser.
Mendimi i Dytë
I Biri i t’neltit Zot na u baa shoqi jonë n’t’mishnuem t’Vet. Miqsija s’qindron veç se nder ato qi i ngjajn njeni tjetrit e se orvaten sa ma parë me u ngja. Ndermjet t’Zotit e t’robit gjindej nji nryshim i pamaruem: anima njeri i shkretë s’guxote me i çue syt n’qiell e me thanë me t’gjith eshtat e t’zemers s’vet: O Zoti em, t’due; por kapë prej nji drojes shejte, tu u dridh e adhrote.
Çka bani pra i Biri i Tenzot? E merr sikuer kena nji shpirt qi mundet me hjekë pikdhime e, tu marr edhe nji korp si na, i pelqen t’gjitha ligshtiiinat pos mkatit; shkurtas me folë, bahet njiri, e nder nee ngulë prajen e Vet: Verbum caro factum est et habitavit in nobis (Joann 1:14)
T’kujtojm me temel se i Biri i hyjnueshem, tu u mishnue, muer edhe nji Zemer, qi i ngjan kësaj tones e nji me natyr tonë: nji Zemer pra si e jona rrahë e do. E per ket hartim t’permallshem gadi duket se lumnon tu na thanë per gojë t’Gjobit: Et mihi est Cor sicut et vobis (Job 12:3) Edhe une e kam nji zemer sikuer e keni ju, e pse pra se keni fort n’hater, o njerz, tu m’pa se jam ulë e jam poshtnue gjith aq per ju? A se kam ndoshta nji Zemer per me jau diit dashtniin qi keni per mue e per me pas dhimë per ngushtica tua tu i çue n’vend me mjeftësi dishiret ma t’msheftat? Mrriti me thanë: Se gjej knaqen teme, veç se kur t’jeem me ju. Deliciae meae esse cum filiis hominum (Prov 8:13)
Po na kah kena me gjetë njeti shijimin e knaqen ma t’amlen, veç se te Jezu Krishti, i cilli, veç per me kenë dashtë prej nesh, u ba njeri? Jo per t’vertetë, fort i pamoster e i shnjerzueshem kishte per t’dal ai qi tu i kujtue kto flakë t’kësaj Zemer, ende asht i fort e i ftoftë, as me kenë guur e akull, e s’epet kryekput mbas dashtniis t’nji Baamirsit kaq t’pashoq.
Mendimi i Tretë
Jezu Krishti, tu lee, joveç na u baa shoq i jonë, por edhe u bashkue me ne n’t’gjitha nevojët e pikllimet e jetës sonë. N’kjosha i vorfen, qe Krishti leen e rrnon n’nji skam t’madh. N’kjosha
pasanik, qe Krishti vizari i pamaruem, qi me mjeftësii, gjithçka ka, do me ja daa nevojtartve. N’kjosha salvue, qe Krishti asht nder nji mii salvime e kundershtime e deri gjykatsit e Vet e kerkojn me e mytë. Ne m’levdojshin a ne m’madhnojshin, qe Krishti qi n’at t’hiimun t’lumnueshem n’Jeruzalem, m’mson me ja dhanë lavdin e madhniin e Zotit. N’hangsha, qe Krishti qi gjindet n’sofer me Apostujt t’Vet, m’mson t’perkuermit e hijen n’hae e n’pije. N’njinosha qe Krishti qi n’shkretii m’mson shterngimin e pushtimin e mishit tem. N’jetosha, edhe Krishti jeton, e veç jeton per lavd t’Atit t’Vet. N’deksha, des edhe Krishti, e m’mson per me dekë shejtnisht. Pra, a n’rrnosha, a n’deksha, jam i Krishtit, e Krishti asht i jem; e ky shoq i dashtun per herë m’del zot, e kurr s’m’lëshon doret. Veç n’nji punë t’vetme une s’gjindem per brii t’Tij, due me thanë kur mkatnoj atherë krejt dahem prej Si.
Ban, o Krisht, shoqi em i dashtun, qi kurr ma mos t’largohem prej Tejet me faje, as n’jetë, as n’dekë teme.
Urata
Tash po filloj me marrë vesht, pse ke dashtë qi n’kto kohna t’mrame t’zbloheshin vizarët e Zemers s’ate me ngjasim t’ktyne flakve dashtnijet, qi gjith kah ta rrethojn. Kje arsyeja, pse prej ktyne flakve ta njifshin dashtniin, qi t’ka shtye me shprazë hiret tua mbi nee, e t’na mushej mendja me t’dasht edhe na permbi t’gjith kafshë. O Krisht, o ç’dashtnii t’pamasë pate per ne deri me na u ba shoq n’t’tana çaset e jetës sonë!
Qe pa praa kena afer nji msues, qi na mson me punue çka i pelqen Zotit; nji t’fuqishem qi na rri per herë ngiet n’t’gjitha nevojët tona e tu na u ba pasqyra jonë na pertriin trimniin per me i baart me durim; nji mik bestaar e fisnik, qi fort kujdeset per t’mirë tonë, e do me pas pjesë n’travajë e n’mundime tona.
O ç’Zemer t’dhimshme ke Ti, o i dashtuni Jezu! Por çka don me thanë qi kaq pak t’dona Ty? Deh! O Jezusi em, lshoje ndonji asi flakësh n’zemra tona t’ftofta, e si ti prekin kan per tu ndez edhe tonat n’zjerm dashtnijet per Ty, e kshtu kena me mujt me i pergjegjë xeetas dashtniis sate t’pamarueme.
Lulja e Shpirtit
Krishti zgidhe per mik e shoq, e daju krejt prej shoqniis t’atyne, qi ndoshta per ty janë kenë e jan ende rreziku i shpirtit tand.
Zhgjetorja
Ban, o Krisht, qi Ty t’ndeeroj
T’mirat tua mos ti dhunoj
Ndollia
Nji ditë tu ndejë me nderim t’posaçem e lumja Margerit Alakok para Shejtit Sakramend, qe po i duket Jezu Krishti t’gjith i shkelxyeshem e pes varret e tija t’shëndritshme lshoshin rreze dritet porsi me pas kenë pes dillna. N’t’tana anët njerija e hyjnueshme e Tija derdhte flakë t’ndezuna, por ma fort prej varret t’krahnorit qi e diftoj n’mëndyrë a n’trajtë t’nji furrës zjermit. N’mjedis t’ksaj furrë t’flakrueme, ja kallxoj Zemren e vet, qi ishte porsi kroni a qandrra e atyne flakve. Si ja çili t’gjitha provët e çudiit e mrekullueshme t’dashtniiis t’vet, qi e kishin hitatë kaq fort per me i hatrue njerzit, ja zbloj edhe t’gjitha shnjerziinat e t’paudhat e sa t’krishtenve, t’cillët i pergjegjshin si a ma mrapshtë dashtniis t’Tij.
Ti, i tha, sa ku t’mundesh, kujdesu me mi diit t’mirat e me ma fashitë pezmin. Sherbtorja e Zotit ja priti, qi s’ish e zoja per gjith aq. At herë Krishti ja ban: Merr prej mejet çka t’mungon per me m’ngushllue; e tu thanë kto fjalë, ja zbloj Zemren e duel prej saj nji flakë kaq e ndezun, sa per pak gjaa pshtoj Margerita pa u shkrii unjii.
T’mundohena me i pertrii edhe na kto flakë dashtnije, e at herë s’kena mu kursye per me i shperblye joveç fajet e t’zezat tona, por edhe ato t’tjeterkuj.