Muaji i Zemrës së Shenjtë të Krishtit, P. Enjell Sereqi S.J. - Dita e Njëzet e Nëntë
Urata e Gatimit
Une po besoj me nji fee t’gjaallë se jam para madhniis sate, o Zoti i em, eja o Shpiirtë e Korpë per me i dalë para per me e adhrue.
Po permyzem me ftyrë per dhee me pellkë t’zemres po t’adhuroi, o Zoti i emë e po t’a dii per ndeer per t’mira qi m’ke baa, maa shëndritë, po t’lutem, menden teme e m’a xejë zemren qi t’a njofë, t’a due e t’a ndieki per herë ma fort Zemren tande, o Jezu Krishti, qi jee rruga, e verteta e t’gjaalltit, n’gjitha kto t’mira e vyrtyre qi po m’i mson sidomos: GATIMI I PARE & DYTE (ma poshtë), e banë qi mos t’i kundershoi ma shëndritsinave tua, por t’pertrihem prore nder vyrtyte tui jetue krishtenisht t’mund des n’hiir t’andë. O Zoja e Bekueme m’ndimo per m’e ju pergjaa Birit t’andë t’hyjnueshmit. Shejti Jozef, Enjilli i Rois e t’gjith Sheitnit e Parrizit lutnije Zotin per mue.
Dita e Njëzet e Nëntë
Gatimi i Parë: Ta kesh para syve Jezu Krishtin, qi tu ta zblue Zemren e vet, t’thotë: Eni te Une, o ju t’gjith, qi jeni n’travajë e Une kam me ju ngushllue
Gatimi i Dytë: Premto mu lutë me uzdajë, me pervujtnii e me qindresë, e kurr Ajo Zemer s’ka me ti kursye hiret e veta
Mendimi i Parë
Fort lumnohet njaj qi ka gjetë nji mik t’vertetë, prej t’cillit ka ndihmë n’çdo nevojë.
Njikaq t’drejta janë kto fjalë, sa vetë Shpirti Shejt mrriti me e thirrë t’lumë kyt njeri fatmirë. Kjo punë s’asht e vshtiir mu marrë vesht, mbasi miku i vertetë na perkrahet gjithsesi; n’t’mira na shton gëzimin, n’t’kqija tona fjala e tij na e zvoglon barren e t’vshtiirave si t’ja çilim zemren. Po fort rrallë i ndollë kjo e mirë njerit n’ket shekull t’rrejshem, e kush ta kenë fat, kund kund per asgja send mundet me e bjerrë. Nji mnii, nji shkarkim, nji fjalë e vetme e papeshueme i çart hera herë bashkimet sado t’kaditshme t’kenë kenë; e ne mram do mos do, o shpejt o vonë deka e shkatrron.
Krejt ndryshej asht dashtnija fort e dlir e Krishtit me nji shpirt, qi gjindet n’hir t’Tij, e veç se mkati i vdekshem mundet me e da ket mirsii. Krishti kurr s’çartet me mue edhe mbas deket teme, n’mos kjosha une ma i pari me ja sjellë shpinen e me i dal hatrit me ndoj faj t’randë.
M’duhet mu zhgrehë n’vaj tu dit se sa herë kam kenë i pa udhë me Zotin. Po e rrfej para Tejet shnjerziin teme. E mbas pendimit me uzdajë me profetin mbret: Et tu remisisti impietatem peccati mei (Ps 51:5) Gjith sa herë me zemer t’thyeme prej t’dhimunit e diftoj vedin fajtuer e i mnii mkatet e mija, e ndreqi persri ndermjet t’Krishtit e shpirtit tem miqsiin e paqen e unjiishme, e si t’qindroj n’besë t’Tij, s’asht kush qi mundet me m’keqë me Te.
Mendimi i Dytë
Mendo se kjo ndimë jo veç asht e padame prej anës t’Lumit, por pershiin edhe t’gjitha nevojët e mia, sado t’randa t’jeen, mbasi Krishti asht gjith e mira jeme. Miqt e kësaj tokë kanë me m’ndihmue veç m’ndoj nevojë e jo sa t’due vetë, ndoshta ma njomin doren n’punë shekullit, por jo n’t’shpirtit, kan me mu perkrahë n’ket jetë, por asnji grimë per jetë t’jetës.
Veç te Krishti gjejë pshtimin n’gjithçka t’kena nevojë, pse asht i gjithpushtetshem, e si ka vue tjeter kufi hireve t’veta, veç se luten me uzdajë e me qindresë. Ai a dordhansi jem, qi m’rri perherë per brii, madje permrenda mejet, i shef e i din t’vshtiirat e mia e per ças dishron me ma njitë doren, mjeft qi t’ja lypi. Me m’paat nder ngasa t’shejtanit, m’ep hirin e vet per me i qindrue e me i mujt anmiqt e shpirtit; ne m’paat t’rrahun prej ngushtimeve, m’thrret n’Zemer t’vet, e cilla asht kroni i ngushllimeve t’verteta; ne kjosha mlue prej dhimave, m’zemron tu mi shtii n’mend mundimet e veta; ne kjosha merthye n’shtrat prej lngatet, Ai asht ngjet mejet per me ma lehtsue smunjen; ne kjosha tu perhjekë, vjen n’ndihmë me hire t’veta n’at t’mramen luftë; ne deksha, ai gjindet afer per me ma marrë t’mramin t’perhjekun.
Si ka me t’ba zemra, o shpirti jem, me kerkue edhe mbas tashit ngushllim prej kreatyrve e me harrue mikun e vertetë, Jezu Krishtin, qi mundet e dishron me tu gjetë n’t’gjitha nevojët tua?
Mendimi i Tretë
Krishtit jo veç si mungon pushtedja per me tu perkrahë gjithsesi, por edhe i hjekë Zemra per me t’ndihmue e me t’ba krejt t’lumë. Vet Zoti per me diftue qi ka me na ba mirë, n’Shkruemin Shejt bjen shemllesen e dashtniis t’nji nanës: “A ka se si nana me e harrue fmin e vet e mos me e dashtë e mos me i ba mirë atij, qi ka dhanë jeten?
Edhe mos e past hera herë ndoj nanë kyt farë dashtnijet, qi natyra vetë ja mson, asgjamangut une kurr s’kam me ju harrue, pse ju kam t’shkruem n’duer t’mija.”
Per ket arsye, thotë nji shkrimtar i perkushtueshem, desht Shperblyesi jonë me i mbajtë n’korp t’vet t’lumnueshem shejet e pergjakshme t’varrëve t’veta, per me i shkrue n’ta emnat tonë.
Mos kujto pra se Krishti asht sikuer nji mik i shekullit, i cilli, si ti lypen teprii nderna, merzitet. Jo kurr: Zemra e Tij kishte me dashtë me t’pa perherë rreth vedit, tu i kerkue hire t’reja; kishte me dishrue qi t’jen gjith rrnesa jote nji lut’ e padame, e cilla asht me t’vertetë ai çile plot me gëzim, qi na hapë visarë t’panjehun. Vet i Lumi ba ka thanë: Lypni e keni me pasë, kerkoni e keni me gjetë, traklloni derës t’visareve e ka me u çilë.
Mbasi pra ndima e paprame asht gati per çdo nevojë, e ma fort lakmon Krishti me na i dhanë, se me na i marrë, pse s’nget, o lexues i dashtun, te Zemra e Tij per me has n’pshtim nder ato t’zeza qi t’kanë ra?
Urata
O Zemra e Jezu Krishtit, vetë mirsija e pakufi, Zemer dashtunore permbi t’gjithë dashtunorë, me ta pas njoftë perpara mshiren tande, s’kisha vojt n’ket gjendje, as s’isha ba robi i veseve t’mija, tu u bjerrë mbas t’mirave kote t’ktij shekullit, qi s’munden me kenë veç se helm per ata, qi i lakmojn teprii.
Fort po ta di per nder qi sot m’shëndrite per me t’njoftë e me t’gjetë Ty, o visar i pa-kurr-shoq.
Qe, tash e pergjithmonë po e zgjedhi Zemren tande per strehë teme nder travajë t’jetës: aty mrendë due me xanë vend e me ngulë prajen sa t’jem gjallë.
Kush do me m’gjetë mbas tashit, kam me thanë me sherbtorin tand Sh’Françesk prej Sales, t’vinë me m’kerkue jo njeti, veç se te Zemra e Shelbuesit tem.
Xeetas po t’lutem, o Jezus, mos lejo me t’ikë ma prej Zemres me ndoj mkat. Deh! Sundoje ket zemren teme mbas dishireve t’sates; e kshtu kam me fillue edhe ktu n’tokë at jetë t’kandshme dashtnijet, e cilla n’qiell ka me kenë e padame e e unjishme, ku pa kurr farë pritet kam me u gëzue e me dashtë Zemren tande pergjithmonë
Lulja e Shpirtit
Diten shpesh t’shkojn mendja n’ket vertetsii: Zoti m’shef, e xeetas pertrije kund kund punen e fesë.
Zhgjetorja
Kurr ma n’mkat mos t’bij, o Zot
Te ti t’kthejme t’idhta lot
Ndollia
Sh’Lutgarda, tu kenë ende e re, kje shti prej prindve n’nji kuvend t’murgeshave t’Sh’Benediktit, per mu rritë n’urtii e n’dije. Anmiku i shpirtit, shi n’ket vend t’bekuem, i ngrehi nji lak fort t’rrezikshem neper do djelmoça. Mujten kto fatzez tinzisht mu futë te dera e kuvendit e nder do biruca i paten me të do farë bisedash, qi vritshin per s’largut n’punë t’ligë. Kapak kapak zemra e ksaj vajzë ish ka thehej prej fjalve t’kandshme e t’rrejshme t’ktyne djelmve, e mendote se si me ikë prej kuvendit pa e diktue murgeshat. Tu kenë nji ditë n’kto kujtime t’mrapshta, pa pritë kje kapë prej mneeret e prej drojet t’gjygjit t’Zotit; e n’at ças ju duk Jezu Krishti i cilli tu i diftue Zemren e vet t’derptueme, i tha: Lutgardë, bija e eme, mos u rrejë prej dashtniis kote, por shporru rrezikut e sillu prej Zemres seme e hin mrendë, pse ktu veç ke me gjetë gëzimin e knaqen e vertetë, qi ka me t’lumnue per jetë t’jetës.
Si i foli kto fjalë, ju zhduk syysh. Prej ktij vegimit njikaq u nrrue kjo vajzë, sa aty per aty dau me i ra shqelm t’mirave t’shekullit, e sikuer dha fjalen, ashtu edhe pernjimend punoi, tu u dhanë krejt nji jetës shejte.
Mendo mirë, o lexues i dashtun, se edhe Ty t’flet Krishti kso doret; ban ndjet pra me e kerkue ndimen e ngushllimin tand veç n’Zemer t’Shelbuesit tan