Sancta Maria, Mater Dei,
ora pro nobis peccatoribus

Muaji i Zemrës së Shenjtë të Krishtit, P. Enjell Sereqi S.J. - Dita e Tridhjetë

Urata e Gatimit

Une po besoj me nji fee t’gjaallë se jam para madhniis sate, o Zoti i em, eja o Shpiirtë e Korpë per me i dalë para per me e adhrue.

Po permyzem me ftyrë per dhee me pellkë t’zemres po t’adhuroi, o Zoti i emë e po t’a dii per ndeer per t’mira qi m’ke baa, maa shëndritë, po t’lutem, menden teme e m’a xejë zemren qi t’a njofë, t’a due e t’a ndieki per herë ma fort Zemren tande, o Jezu Krishti, qi jee rruga, e verteta e t’gjaalltit, n’gjitha kto t’mira e vyrtyre qi po m’i mson sidomos: GATIMI I PARE & DYTE (ma poshtë), e banë qi mos t’i kundershoi ma shëndritsinave tua, por t’pertrihem prore nder vyrtyte tui jetue krishtenisht t’mund des n’hiir t’andë. O Zoja e Bekueme m’ndimo per m’e ju pergjaa Birit t’andë t’hyjnueshmit. Shejti Jozef, Enjilli i Rois e t’gjith Sheitnit e Parrizit lutnije Zotin per mue.

Dita e Tridhjetë

Gatimi i Parë: Kujtoje Zemren e Jezu Krishtit ndezë flakë n’dashtnii per ty, qi asht gati me t’nimue n’ças t’rrebtë t’dekës.

Gatimi i Dytë: Nderoje sa t’jesh gjallë ket Zemer e hape jo veç nder shpijarë tu, po edhe njeti sa t’mundesh e ke me e gjetë strehë n’fill t’mordes.

Mendimi i Parë

Tri kujtime t’frigueshme kanë zakon me mneerit gjithkenin n’at ças t’mram. Koha e kalueme na i qet n’mend mkatet e randa, qi kena ba e s’dim a na janë shlye; e tashmja na shtie disa mendime t’trishtueshme, qi fund e maje na bajnë mu dridhë n’at luftë kundra shejtanave; e koha e ardhshme na tutë me dyshime t’nji gjygjit t’drejtë t’padhimë e t’rrebtë. Nder kto ngushtica t’forta, veç Zemra e Krishtit ka me na u gjetë n’ndimë e me na ngushllue.

E ma parë po e veem oroe kohen e kalueme. Çka kishte me kenë per ne mos me na pas zotnue Shelbuesi jonë t’falunit e mkateve tona? E pernjimend kjo asht nji vertetsii fejet, qi qysh n’fminii e kena xanë e nji mi herë e kena folë. Une besoj t’ndiemit e mkateve.

Krishti kishte mujtë mos me na dhanë ket fjalë, por mbasi na e ka dhanë me bee, s’ka se si tash ma me e hanger, ne i ndjekshim ato rregulla, qi ka vu per me xjerrë ket t’falun. E mbasi kjo besë u dha edhe mkatnorve t’mdhaj, qi gjaa pa ba s’kan lanë, mjeft qi t’pendohen me gjith zemer per gabime t’veta, saa ma me arsye u dha atyne, t’cillët edhe se kund kund i kan fye Zotit, por me t’shpejtë nganë te Zemra e Krishtit e me lot per faqe i kjanë mkatet e veta e i shperblyene sa ku mujten me pendes ato shnjerzina. Ky soj fajtorit s’ka udhë me drashtë, por me shpresue. A s’asht ndoshta edhe tash Ajo Zemer, qi dishrote me i kthye prej vedit mkatnorët e me i dhanë t’falun e ndjesë? A s’asht Ai qi na tha se qiella ma fort lumnon per t’sjellun t’nji mkatnorit, se per nandhet e nandë t’mirë, qi s’kanë nevojë per pendesë? A s’asht Ai Krisht, i cilli pa u lodhë shkote me i kerkue mkatnorët, e kur e gjete ndonji gëzote porsi per nji fatmirë t’pashoq, tu thirrë t’gjith per me u gazmendue me te me kto fjalë: Kam gjetë delen qi m’pat tretë. (Luka 6:15) A thue se n’qiell kjo Zemer e ka ndrrue natyren? Marrii kishte me kenë veç me e kujtue. Ç’mendim i ngushllueshem pra ka per t’kenë n’fill t’mordes, tu dit se Jezu Krishti ma fort dishron me na falë, se na me kenë t’falun?

Mendimi i Dytë

Por ndoshta n’at ças ka me kenë i madh fort hovi i ngasave t’ferrit. Korpi ka me kenë mlue prej dhimave t’randa, e shkatrrimi prej gjaas, qi kena hatrue e sidomos prej vehtes, ka me kenë i vshtiir e i mneershem? Ani t’jeen si t’jeen, por t’zemrohena; por edhe ne u shkrepshin permbi ne ato provë, Zoti kurr s’ka me na lëshue doret, e at herë t’gjith kto tundime e ngushtica kan me kenë si t’mramët gur t’paçmuem, me t’cillët ka mu stolisë bukurisht kunora jonë. Ket vertetsi e thotë goja e Shpirtit Shejt: “Une kam me kenë me te, domethanë me at qi m’don, nder travajë e nder turbullime kam me e xjerrë perjashta tyne, kam me e gjallitë e me e trimnue tu e ba pjestar t’jetës t’pasosme” 

Hiri i Tij, shëndritsinat shejte, Sakramendet, luta e meshtarëve, ndermjetsija e Shejtnave e sidomos e Sh’Jozefit e e Zojës t’Bekueme, e ndima e Ejllit t’Rojës, e mbi t’gjith Zemra e Jezu Krishtit, n’t’cillen ka me i shti t’perkushtuemit e vet si n’strehë t’pathyeme, kan me na ba me dalë fituesa n’at luftë t’rrebtë: e sa ma t’forta t’jeen hovet e anmiqve tonë, aq ma i plotshem ka me kenë meritimi, qi kena me gëzue n’lumnii t’Parrizit.

Mendimi i Tretë

Mendo ne mram se zakonisht dyshimi i gjygjit t’mram, na shtie frigen n’ças t’dekës.

N’kohë t’ardhshme si do t’dalin puna jonë? Mos druej, po t’thom me nji shkrimtar t’perkushtuem: ka me ken i lum ai ças, n’t’cillin ke me gëzue frytin e perkushtis tande ndaj Zemres t’Jezu Krishtit. I Lumi per gjith kend n’at ditë idhnijet ka me kenë gjygjtar i pamshirshem, por per ata qi e kanë dasht Zemren e hyjnueshme t’Tij, ka me kenë bab i dashtun e i dhimshem, pse qysh per t’gjallt kanë lypë ndimë e t’falun. N’nji gjygj, qi t’kena neper duer, s’do t’frigohena se na del keq, si ta dim per t’sakt se t’kputinit e tij e kqyr nji babë fort i dashtun. Si kena mu tutë pra n’fill t’mordes per shelbim t’pasosun tonë, mbasi do t’na gjykojn vet Ajo Zemer e mshirshme, qi na ka n’hater ma fort se t’gjith babat, qi kan t’birt e vet, e mbasi na jena mundue me i pergjegjë me dashtnii t’vertetë e t’zhderviellt?

Rrahi me mend tua kto fjalë t’ngushllueshme, qi i la t’shkrueme e lumja Margeritë: Oh ç’punë e mir e e kandshme asht me dhanë shpirtin n’Zemer t’Jezu Krishtit, si ta kesh njaall n’jetë tande nji perkushti t’unjishme e t’padame. Ta dish pernjimend qi prej Zemres s’vet Krishti s’ka me t’perzanë e s’ka me t’largue vedit per mu djegë n’ferr. Na ka zotnue vet goja e Shelbuesit tonë, qi t’perkushtuemt e Zemers s’vet, jo veç kanë me dek n’hir e n’miqsi t’Tij, por edhe me fashim e paqë t’pashoqe.

Ne lakmoshim ket farë deket, xeetas ta kapim ket perkushti, qi na bie nji mii t’mira.

Urata

Moriatur anima mea morte justorum. Le t’jeen, po t’lutem, o Jezus, qishtu deka e jeme, sikuer e kam mendue n’ditë t’soçme; e ket ndeer e shpresoj prej fort t’mshirshmes Zemres sate. E n’at ças ndoshta i kputun e i derdhun prej shkulmit t’fortë t’dhimave, s’kam me mujtë me tu porositë sa duhet: qe se me sot po t’dal perpara n’ket sakramend, ku je vertetë, per me ta dishmue zemren teme.

Po e pelqej me vullndet e me kondend at dekë, qi t’doesh ne m’çue, porsi nji ndeshkim t’mkateve t’mija, per t’cillat pervujtnisht po t’lypi t’falun e ndjesë. Une me sot po mshehem, o Jezusi em, mrenda Zemers sate, e aty kam me pas ndimë e trimnii per me i shtrue perher anmiqt e shpirtit, por sidomos n’fill t’mordes, kur kanë me u lshue n’mue ma me hov, e me kto fitime kam me dalë plot me uzdajë para Tejet, i pshtetun n’mirsii tande t’pamarueme kam me gjetë dhimë e mshir. Krahnori jot i derptuem, Zemra jote e çilun, dhimat tua, t’perhjekunit tand, deka e jote po m’zemrojn me pshtet uzdajen e shelbimit tem per jetë t’pasosme.

I mrami t’kqyrun n’at sahat t’jeen nji t’kqyrun dashtnijet ndaj Zemres tande, e mramja fjalë e jemja le t’jeen nji zhgjetore e permallshme Zemers sate, i mrami t’perhjekun le t’jeen nji efshim i xetë kah Zemra jote, i mrami t’puthun le t’jeen nji t’puthun dashtnijet Zemers sate, i mrami t’ulun kryet kur t’m’dalë shpirti, o Jezusi em, le t’jeen porsi i mrami t’pershndetun Zemers sate.

Lulja e Shpirtit

Neser avitu rrfimit e kungimit me t’madhe perkushtii e falja Zemers s’Jezu Krishtit gjith çka ke ba per Te n’ket muej.

Zhgjetorja

Per gjith mkate m’fal lirimin

N’Zemer tande t’kem shelbimin

Ndollia

E lumja Margerit Alakok gjindej n’fill t’mordes e gati ma ish per mu bashkue pergjithmonë me Jezu Krishtin, qi kaq fort e kishte pas hatrue.

Kur qe premton Zoti, t’tanë ajo paqë e ai gëzim i shpirtit, n’t’cillin i ngufote zemra, me ças ju ndrrue n’trishtim e n’frigë t’mneershme per gjygj, qi do t’bate me Zotin. Njikaq i rrebtë kje ky ngushtim e kjo drojë, sa mu dridhë fund e maje porsi thupra e gjithkush i ndolli afer, pat dhimë per at mundim t’saj. Por, oh çudë! Si e muer e lumja nder duer t’veta ftyren e Krishtit t’kryqzuem e plot me dashtnii e shterngoi n’parzem, tu e puthë varren e krahnorit ja permendi Krishtit premtimin, qi i kishte folë t’perkushtueshmeve t’Zemers s’vet, e me nji herë ju daravit krejt friga e trishtimi. Filloi me thanë do rreshta t’psalmit 114. Kam me këndue n’amshim mshiren e Zotit. Çka me lakmue n’qiell e n’tokë tjeter send, veç se Ty, o Zoti em? 

Mrapa, tu u sjellë kah shoqet, qi i rrishin ngjet shtratit, ju tha: O ç’lumni e gëzim asht me dashtë! Dunje ket dashtuni, por dunje unjii e me gjith zemer.

Mbas nji grimet herë me shum paqë e fashim dha shpirtin.