Uncategorized

24 Tetor – Shën Rafaeli Arkengjëll

Shën Rafaeli Arkengjëll

Shën Rafaeli është një nga shtatë kryeengjëjt që qëndrojnë përpara fronit të Zotit dhe një nga tre të vetmit që përmenden me emër në Bibël. Ai shfaqet, me emër, vetëm në Librin e Tobit. Emri Rafael do të thotë “Zoti shëron”.

 

Shën Rafaeli është pajtori i udhëtarëve, të verbërve, sëmundjeve trupore, infermierëve, mjekëve dhe punonjësve mjekësorë. 

 

Shën Rafaeli i zbulohet Tobit – Libri i Tobit 12:7-15

“Atëherë ai u tha atyre fshehurazi: Bekoni Perëndinë e qiellit, jepini lavdi në sytë e gjithë të gjallëve, sepse Ai tregoi mëshirën e tij ndaj jush. Sepse është mirë të fshehësh sekretin e një mbreti, por është e ndershme të zbulosh dhe të rrëfesh veprat e Perëndisë. Më mirë është lutja me agjërim dhe lëmoshë se sa grumbullimi i thesareve prej ari: sepse lëmosha çliron nga vdekja, pastron mëkatet dhe ndihmon të gjejmë mëshirë dhe jetë të përjetshme. Por ata që kryejnë mëkat dhe paudhësi, janë armiq të vetes së tyre.

 

Atëherë unë do të zbuloj të vërtetën dhe nuk do ta fsheh sekretin. Kur luteshe me lot, kur varrosje të vdekurit, dhe kur lije darkën dhe fshehje të vdekurit gjatë ditës në shtëpinë tënde dhe i varrosje natën, unë i lutesha Zotit. Dhe për shkak se ti ishe i pranueshëm nga Perëndia, ishte e nevojshme që tundimi të të provonte. Dhe tani Zoti më dërgoi për të të shëruar dhe për të çliruar Sarën gruan e djalit tënd nga djalli. Sepse unë jam engjëlli Rafael, një nga të shtatë që qëndrojnë përpara Zotit.”

Vetëm dashnia e vërtetë mund të triumfojë mbi perandorinë e egoizmit dhe papastërtisë

Vetëm dashnia e vërtetë mund të triumfojë mbi perandorinë e egoizmit dhe papastërtisë

“Nëse Perëndia e lejon, si kurrë më parë, këtë universalitet të së keqes, këtë perandori të re pagane, sigurisht që e bën me qëllimin e ngjalljes së heroizmit të krishterë në të gjithë botën.”

 

Të dashur besimtarë, miq dhe dashamirës,

 

Ka ndodhur mjaft shpesh në histori që bota papritur ka pasur përshtypjen e të zgjuarit si një tjetër. Në antikitetin e krishterë, për shembull, në një moment bota “shtangshëm u zgjua ariane”, për të përdorur shprehjen e famshme të Shën Jeronimit. Në mënyrë të ngjashme, në shekullin e 16-të, një e treta e Evropës u zgjua protestante. Në të vërtetë, këto fenomene nuk ndodhën gjatë natës, por ishin përgatitur në mënyrë progresive. Megjithatë, ato u shfaqën si një surprizë, sepse bashkëkohësit nuk e kuptuan rëndësinë e ngjarjeve të ndryshme që përgatitën këto katastrofa, ata nuk i kuptuan pasojat e tyre. Në këtë kuptim, popuj të tërë u zgjuan arianë ose protestantë dhe, kur e kuptuan atë, ishte tepër vonë.

 

Për fat të keq, sot jemi në një situatë të ngjashme. Rreth nesh shohim gjëra, komente, iniciativa që na shokojnë, por rrezikojmë të mos e kuptojmë shtrirjen dhe ndikimin e tyre të plotë. Shpesh, këto elemente perceptohen si gjëra që prekin të tjerët, por që kurrë nuk do të na prekin ne. Ne i njohim ato, i urrejmë, por disi i injorojmë në jetën e përditshme. Kjo do të thotë se sytë tanë nuk janë gjithmonë të hapur për të kuptuar ndikimin dhe rrezikun e këtyre realiteteve për veten tonë, dhe veçanërisht për fëmijët tanë. Duhet të thuhet qartë: bota po shndërrohet në një Sodomë dhe Gomorë universale. Ne nuk do të jemi në gjendje t’i shpëtojmë asaj duke u shpërngulur diku tjetër, sepse ky shndërrim është universal. Ne duhet të jemi të qetë, por të përgatitemi tani, me të gjitha mjetet në dispozicionin tonë, në mënyrë që të mos habitemi kur të zgjohemi.

 

Sodoma dhe Gomorra Universale

 

Është gjithmonë e vështirë të dukesh si një profet fatkeqsie, por nganjëherë është e pashmangshme. Një kulturë djallëzore po zë rrënjë gjithnjë e më thellë në botë. Pas refuzimit të Perëndisë nëpërmjet apostazisë dhe ateizmit, njerëzimi bashkëkohor në mënyrë të pashmangshme dëshiron ta zëvendësojë Atë. Dhe rezultatet janë satanike. Është njeriu që pretendon të përcaktojë se çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe. Ai shpall të drejtën e tij për të zgjedhur për të jetuar ose për të vdekur, për të qenë diçka ose tjeter, për të dhënë jetën ose për t’a shuar atë … Shkurtimisht, për të vendosur gjithçka që Perëndia duhej të vendoste, dhe kjo në një shkallë universale.

 

Por më e keqja është vullneti i shpallur për të prezantuar të pafajshmit në këto parime të neveritshme. Vëmendje e veçantë i kushtohet fëmijëve dhe të rinjve, me qëllim të prezantimit të tyre që nga mosha e hershme në këtë vizion të ri të realitetit, duke i korruptuar ata, dhe duke u mësuar çka vetëm të rriturit duhet të dinë, dhe madje edhe çfarë as të rriturit nuk duhet të dinë në një shoqëri që është ende njerëzore dhe e shëndetshme. Për sa i përket moralit, egziston një vullnet i vërtetë për të shkatërruar pafajësinë aty ku natyrisht duhet të jetë. Ne jemi në këtë fazë. Problemi nuk është vetëm mëkati që pushton botën dhe ndot gjithçka në rrugën e tij, por fakti që e gjithë kjo është miratuar dhe vendosur. Kjo është shenja që Perëndia, i braktisur nga njeriu, e ka braktisur njeriun në fatin e tij.

 

Pasojat e refuzimit të Perëndisë

 

Në Sodomën e re, besimi dhe dashuria i kanë hapur rrugën pa dyshim gënjeshtrave dhe egoizmit.

 

Shën Pali përshkroi qartë dhe në detaj pasojat përfundimtare të apostazisë: “Edhe pse e njohën Perëndinë, nuk ia dhanë nderimin e duhur as falënderimin ashtu si i përket Perëndisë, por përkundrazi humbën në arsyetimet e tyre të zbrazëta e kështu u errësua zemra e tyre e pakuptimtë…. Prandaj edhe Perëndia lejoi të bien, sipas prirjeve të zemrës së tyre, në fëlligështi duke ç’nderuar vetë trupin e tyre. Ata e ndërruan Perëndinë e vërtetë me idhuj: nderuan dhe u shërbyen krijesave në vend të Krijuesit… Për këtë arsye Perëndia i dorëzoi ata në dashuri të turpshme… Dhe, pasi vendosën se për ta nuk vlen të jetojnë si mëson Perëndia, vetë Perëndia lejoi që ta ndjekin mendjen e tyre të prishur, e kështu të bëjnë çka nuk u ka hije; duke u mbushur me të gjitha paudhësitë, me ligësi, kurvëri, koprraci, poshtërsi, zili, vrasje, grindje, mashtrim, keqdashje, pëshpëritje, thashetheme, shpifje, urryes të Perëndisë, të pandershëm, krenar, arrogant, shpikës të gjërave të këqija, të pabindur ndaj prindërve, budallenj, të pabesëve, pa dashuri, pa besnikëri, pa mëshirë. Të cilët, edhe pse e njihnin drejtësinë e Hyjit, nuk e kuptuan se ata që i bëjnë këto vepra meritojnë vdekjen; dhe jo vetëm ata që i kryejnë këto vepra, por madje edhe ata që i miratojnë ata që i kryejnë këto.” (Romakëve 1:21-31)

 

Dobësia e njerëzve të Kishës

 

E përballur me këtë situatë, Kisha që doli nga Këshilli gjeti veten në një rrugë qorre. Kjo ishte e pashmangshme që nga dita kur dialogu zëvendësoi predikimin e së Vërtetës. Vullneti për t’iu përshtatur botës, për ta pranuar atë ashtu siç është, pa dënuar gabimet, pa ju kundërvënë më, po prodhon frytet e tij përfundimtare. Ekzistojnë tashmë grupe të konsiderueshme në Kishë që përkrahin hapur pranimin e neverive të përmendura më lart. Grupe të tjera të Kishës duket se nuk dinë më se si t’i kundërshtojnë ato. Me pak fjalë, gjithçka është gati për një Sodomë dhe Gomorrë të re.

 

Nevoja për mjete të përshtatshme

 

Kushti i parë i çdo zgjidhjeje të mundshme është të hapim sytë dhe të kuptojmë se ky model i ri na prek të gjithë. Duke qenë në kulturën dominuese, ai është kudo: në të folur, në moda, në art, në shfaqje, në rrugë. Është në mesazhet që ne vazhdimisht marrim, sepse është prizmi i kohës sonë përmes së cilit gjithçka filtrohet dhe paraqitet. Prandaj ne duhet të jemi më të vetëdijshëm për këtë: ajri që marrim është i helmuar, interneti, me të cilin gjithnjë e më shumë jemi të detyruar të jetojmë dhe të konsumojmë është i helmuar, dhe e përhap murtajën, madje edhe në qoshet më të largëta të botës. E gjithë kjo domosdoshmërisht na prek. Dhe përsëri, më të pambrojturit ndaj këtij helmi të tmerrshëm janë fëmijët dhe të rinjtë, duke filluar me familjet tona.

 

Heroizmi i krishterë: dy karakteristikat e tij thelbësore

 

Po pasi të kemi hapur sytë? Nëse Perëndia e lejon, si kurrë më parë, këtë universalitet të së keqes, këtë perandori të re pagane, sigurisht që e bën me qëllimin e ngjalljes së heroizmit të krishterë në të gjithë botën. Ne nuk mund të jetojmë jashtë kësaj perandorie, por ne mund të jetojmë në të pa u shtypur prej saj. Ne mund t’i mbijetojmë asaj nëse ne vetë “diskriminojmë” veten, domethënë, nëse i qëndrojmë larg.

 

Ky heroizëm, të cilin të Krishterët kanë demonstruar më parë në perandoritë pagane, ka dy karakteristika të veçanta.

 

Së pari, fillon, ushqehet dhe zhvillohet në errësirë. Ka nevojë për hapësirë që të rritet. Ka nevojë për lutje që të rritet në dashurinë e Perëndisë dhe në urrejtjen më radikale të mëkatit. Nuk mund të bëhet brenda ditës. Veprat e mëdha, shprehja e këtij heroizmi, kanë qenë gjithmonë rezultat i një qëndrueshmërie të fshehur dhe një qëndrueshmërie të papërkulshme gjatë viteve. Heroizmi i kryqit presupozon fshehtësinë e Grazhdes në Betlehem dhe të shtëpisë së Nazaretit. Qëndrueshmëria përfundimtare do t’u jepet vetëm atyre që, në jetën e përditshme, në veprat e tyre më të zakonshme, kanë qenë në gjendje të mbrojnë veten nga e keqja dhe të abstenojnë nga mëkati me një heroizëm që vetëm Perëndia – i cili teston frerët dhe zemrat – do ti njohë dhe shpërblejë. Deklaratat dhe veprat e jashtme, pa një zemër të pastër, pa një konvertim të vërtetë të brendshëm, do të rrezikonin të na linin në iluzion, madje edhe hipokrizi. Abrahami zotëronte këtë zemër të pastër, të fiksuar në Perëndinë, dhe e lejoi që të largohej nga të gjitha ato që Sodoma përfaqësonte. Loti, megjithëse vetë një njeri i drejtë (2 Pjetri 2: 7-8), zgjodhi të jetonte në Sodomë dhe të qëndronte aty: ky mjedis, pavarësisht çdo gjëje, e kënaqi atë, dhe fëmijët e tij për fat të keq nuk i shpëtuan ndikimeve të këqija.

 

Tipari i dytë i këtij heroizmi, i cili gjithashtu duhet të shfaqet gjatë viteve, është dhurimi radikal i vetvetes. Është shenja e qartë e dashurisë. Shpallja e besimit është efektive vetëm nëse shoqërohet me një bujari të vërtetë në dhurimin e vetvetes ndaj Perëndisë, që na bën të duam gjithçka që Ai do ashtu si Ai e do dhe të urrejmë gjithçka që Ai e urren. Pa atë dashuri, nuk mund ta kemi atë urrejtje. Dhe pa këtë urrejtje, ne nuk mund t’i rezistojmë një joshjeje që do të bëhet gjithnjë e më delikate, e thellë dhe universale, një joshje nga e cila familja e Lotit nuk mundi të shpëtojë plotësisht.

 

Credidimus Caritati: Tre armë të privilegjuara

 

Le t’i hapim sytë tani, le t’ua hapim sytë fëmijëve tanë, para se të zgjohemi të gllabëruar në Sodomën e re. Le t’i mësojmë së pari fëmijët tanë me shembullin tonë, dashurinë tonë dhe urrejtjen tonë. Mos të presim për t’i mbrojtur ata. Le të heqim nga shtëpitë tona gjithçka që mund të ndihmojë në përhapjen e frymës së botës, pa kompromis, me një mospërputhje të butë dhe të shëndetshme. Mos të jemi naivë apo të dobët: asnjë familje, askush nuk duhet të besojë se është i sigurt. Korruptimi tashmë është shumë më i thellë se sa ne mendojmë, dhe përparimi i tij është i pandalshëm.

 

Në të njëjtën kohë, mos të harrojmë se kjo betejë është thelbësisht mbinatyrore. Ne nuk mund t’i kundërvihemi mashtrimeve satanike me mjete thjesht natyrore. Ekzistojnë tre mjete kryesore mbinatyrore, dhe ne duhet t’i rizbulojmë vazhdimisht ato.

 

I pari është Mesha e Shenjtë: është nëpërmjet saj që Zoti ynë vazhdon të mposhtë djallin dhe mëkatin. Ne kurrë nuk do ta vlerësojmë këtë mjet në të gjithë vlerën e saj dhe ne kurrë nuk do të mbështetemi më shumë se ç’duhet në të. Është Gjaku i Çmuar i ofruar në altarët tanë që do të mbajë, deri në fund të kohës, fuqinë për të gjeneruar pastërtinë dhe virgjërinë, madje edhe në mes të Sodomës së re. Mesha është kryevepra e dashurisë së Zotit tonë për shpirtrat dhe ushqen në ta të njëjtën dashuri që i forcon ata deri në pikën e vetë-dhënies.

 

Mjeti i dytë është Rruzarja e Shenjtë. Ky mjet kaq i zakonshëm duhet të rizbulohet në familjet tona. Ne duhet të shohim në të udhën për të zhytur veten gjithnjë e më shumë në misteret e mëdha të jetës së Zotit dhe Zojës Tonë. Përmes saj, të udhëhequr nga Nëna jonë, ne bëhemi të aftë për t’i imituar ata në ofrimin e vetes ndaj Perëndisë, në frymën e tyre të sakrificës dhe në dlirësinë e tyre. Për fat të keq, në disa raste, ne nuk jemi në gjendje të gjejmë kohën e nevojshme për t’u lutur së bashku. Rruzarja duhet të jetë, para së gjithash, një aktivitet familjar ditor. Rreth saj ne duhet të organizojmë ditën tonë. Në familjet ku ky është rregulli, hiri i qëndrueshmërisë së fëmijëve nuk do të dështojë.

 

Mjeti i tretë sigurisht që është më specifiku për situatën aktuale për të siguruar qëndrueshmëri: është Zemra e Papërlyer e Marisë. Në Providencën e Tij, Zoti ynë dëshiroi të na ofronte një strehë në mes të Sodomës dhe Gomorës. Është kjo streha në të cilën ne duhet të hyjmë. Domethënë, ne duhet të rrënjosim midis zemrës sonë dhe të Virgjëreshës një intimitet të tillë që ne të mund të njohim dhe të admirojmë jetën e brendshme të Virgjëreshës, të ndajmë dëshirat e saj, gëzimet e saj, dhimbjet e saj dhe shqetësimet e saj. Ne duhet të ndajmë gjithashtu, mbi të gjitha, gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar plotësisht në punën e Shelbimit.

 

Çfarë do të zbulojmë në këtë zemër që nuk mund të gjejmë diku tjetër? Mbi të gjitha, ne do të gjejmë dashurinë e parezistueshme që i bën shpirtrat të pamposhtur. Këtu qëndron sekreti i fitores dhe aty është vendi ku duhet të gjendet. Kur një shpirt dashuron me të vërtetë, është i gatshëm të përballet me çdo provë. Çdo frikë legjitime dhe e kuptueshme zhduket; të gjitha dobësitë shuhen; heroizmi bëhet i arritshëm. Në të vërtetë, gjithçka që sapo kemi përmendur në reflektimet e mëparshme ka të bëjë me dashurinë radikale. Dashuria e vërtetë, ajo dashuri që Perëndia derdh në zemrat tona, gjithmonë triumfon. Kur mbretëron dashuria, ajo vendos çdo gjë nën kontroll. Dashuria për të cilën po flasim nuk është sinonim me dobësinë, por me forcën. Është arma që asgjë nuk mund t’a pengojë. Vetëm dashuria e shpirtrave të gatshëm për martirizim mund të triumfojë mbi perandorinë e egoizmit dhe papastërtisë. Dhe është në Zemrën e Virgjëreshës vendi ku ne do të gjejmë shembullin dhe burimin e kësaj dashurie që nuk ekziston më në botë, por që ne duhet ta zotojmë.

Credidimus caritati.

 

Zoti ju bekoftë të gjithë!

 

Menzingen, 3 shtator 2022, 

Në festën e Shën Piut X

 

Don Davide Pagliarani, Superior i Përgjithshëm FSSPX

 

9. Origjinat e Krizës në Kishë – Çfarë duhet të bëjmë?

Çfarë duhet të bëjmë?

Ne jemi me fat se prej shekujsh Kisha na ka treguar rrugën. Nëse duam të qëndrojmë besnikë na mjafton të vazhdojmë në të njëjtën rrugë. Kjo do të thotë : 1) të vazhdojmë të hedhim poshtë gabimet e njëjta dhe të ndjekim të vërtetën e mësuar nga Kisha, 2) të vazhdojmë të luftojmë, 3) të kemi një besim të madh.

 

  1. Të vazhdojmë të hedhim poshtë gabimet e njëjta dhe të ndjekim të vërtetën e njëjtë, domethënë të njejtën Fe.

Në fakt, Koncili i I-rë i Vatikanit na mëson për pagabueshmërinë e Papës se “Shpirti Shenjt nuk iu është premtuar pasardhësve të Pjetrit (domethënë papëve) për të bërë të njohur një doktrinë të re nën zbulimin e tij, por për të shpallur besnikërisht dhe për të ruajtur shenjtërisht Fenë që na vjen prej Apostujve.”

 

  1. Të vijojmë të luftojmë.

    Por për çfarë lufte bëhet fjalë? Mbaje mend mirë këtë, ne nuk luftojmë për të ndryshuar; ne luftojmë për të jetuar. Pra bëhet fjalë thelbësisht për një luftë besnikërie. Besnikëri ndaj Fesë, besnikëri ndaj urdhërimeve të Hyjit dhe moralit, besnikëri ndaj burimeve të hirit: lutja dhe sakramentet. Besnikëri ndaj shenjtërisë së familjes për ata që janë të martuar, nga ku lind rëndësia për të pasur etër familjesh të shenjtë dhe të guximshëm; besnikëri për të gjithë ndaj Shpritit Shenjt që njihet nga frutet e tij: dashuri, gëzim, paqe, durim, butësi, qëndresë, dashamirësi, besnikëri, modesti, vetëpërmbajtje, dëlirësi. Kjo besnikëri kalon përmes meshtarëve të mirë e të shenjtë që i japin besimtarëve të vërtetën dhe hirin, pra është e rëndësishme të kemi sa më shumë thirrje të shenjta meshtarake.

 

  1. Së fundmi, të këshilloj të kesh një besim të madh.

    Beteja është e rëndë, por ne nuk duhet të shqetësohemi. Ashtu sikur të thashë në fillim të kësaj letre, jeta e krishterë mbi tokë do të jetë gjithmonë një betejë. Por, në betejë, Hyji iu jep gjithmonë hirin atyre që janë besnik ndaj tij, dhe rezervon gjithmonë për ta fitoren. Nëse duket se po mposhtemi, kjo ndodh që të triumfojmë më mirë, me një fitore me të shkëlqyeshme.

 

E di, më bën të mendoj një ushtar të ulët që vjen e kërkon dorën e vajzës së gjeneralit. Gjenarali do ishte shumë i lumtur të kishte një dhëndër kaq të mirë, kaq të shenjtë, kaq të guximshëm: por megjithatë ai nuk mund t’ia japë vajzën një ushtari! Më vonë plas lufta dhe një betejë e rëndësishme bëhet, dhe gjenerali dërgon këtë ushtar në betejë, në një vend ku duhet shumë guxim dhe zgjuarsi. Gjenerali i dha për këtë gjë armët më të mira. Ushtari i vogël mund të shkurajohej duke menduar se gjenerali e dërgon për ta hequr qafe. Por nëse është i zgjuar, ai do të mendojë të kundërtën: pra gjenerali i ka dhënë gjithçka për të fituar lavdinë dhe dekorimet më të dëshirueshme, gjë që do t’i mundësonte të martohej me nder me vajzën e gjeneralit.

 

Ky, për më tepër, gjen avantazhin t’u tregojë të gjithëve se ai preferon virtytin në të gjithë situatat më të ngritura.

 

E kjo është ajo që Hyji bën sot me ty, me mua, me të gjithë katolikët e mirë. Ne duam të hyjmë në Qiell, por çfarë jemi ne para Hyjit? Pra Hyji na ka zgjedhur, ne të vegjëlve, ne që jemi asgjë. Ai na ka dërguar në një betejë ku ne duhet të tregojmë guxim, besnikëri dhe besim. Për më tepër, sepse Ai dëshiron të na shohë fitimtarë, Ai na dërgon hire të shumta për të na ndihmuar, ashtu sikur nuk iu dërgon të tjerëve. E kur ta kemi arritur fitoren sikur Ai dëshiron, Hyji do mund të na japë Qiellin e tij, lumninë e amshuar, e t’iu thotë ipeshkvinjëve e kardinajve që kanë fjetur përgjatë betejës, ose që janë vëllazëruar me armikun:

 

“Shikojini, Imzotë, këta të vegjël që kanë pasur më shumë guxim dhe besnikëri se ju! Është shumë e drejtë që të marrin shpërblimin e tyre. Dhe ju, imzotë, bëni pendesë, përndryshe do të shkoni me armikun tonë djallin që e doni kaq shumë!”

 

Para se të mbaroj këtë letër, kam edhe një gjë të rëndësishme për të të thënë.

 

Kushtoja veten Zojës së Bekume. Kërkoi asaj të të marrë me vete afër Kryqit dhe të të tregojë Jezusin, duke vdekur për kaq shumë shpirta që bjerren.

 

Kjo është përgjigjia ime për pyetjen tënde. Këtë përgjigje e kam marrë nga Imzot Lefebvre që ai vetë e ka marrë nga papët dhe nga Kisha e Shenjtë Katolike.

 

Zoti të ruajtë.

8. Origjinat e Krizës në Kishë – Koncili i II i Vatikanit – Triumfi i Modernizmit

Koncili i II i Vatikanit - Triumfi i Modernizmit

Papa Piu XII u përpoq të rezistojë, por kur Papa Gjoni XXIII thirri një koncil për t’i hapur Kishën botës, u vu re menjëherë se shumica e ipeshkvinjëve ishin në anën e modernistëve, një numër i madh kardinajsh gjithashtu e madje edhe vetë papa!

 

Nuk jam unë që e them këtë gjë, por janë përgjegjësit e Kishës vetë që e thonë.

 

Kështu kardinal Suenens deklaronte në 1969[1]: “Mund të bëjmë një listë të mahnitshme tezash (domethenë të vërtetash të fesë të mësuara nga Kisha) të mësuara nga Roma para Koncilit si të vetmet të vlefsheme dhe që u eleminuan nga Etërit konciliarë”. Atë Cogar është më i qartë: “Nuk mund ta mohojmë se pohimi i lirisë fetare të Koncilit është në kundërshtim me Syllabus-in e Piut IX.[2]

 

Atë Caporale jep këtë dëshmi: “Idetë e Koncilit, pasi ishin idetë e disa liderëve, u bënë ide të shumicës së etërve konciliarë. Isha një nga ata që kisha një mentalitet të mbrapambetur; tani mendoj sikur ata. (…) Ne jemi duke ecur drejt një fryme të re me ndihmën e ndërgjegjes tonë sociale.”

 

Kardinal Lubac tregon se Imzot Wojtyla, që u bë Papa Gjon Pali II, ishte një nga më të parët që hodhi parullën “Hapje” dhe që “e përhapi rreth tij si në Poloni ashtu edhe në Romë.” E ai saktëson se kjo hapje ishte kryesisht ekumenizmi dhe liria fetare.

 

Në fakt, këta ishin dy gabimet e mëdha të Koncilit. Për çfarë bëhet fjalë? Ne e pamë se e gjithë ambicia e revolucionarëve ishte të shtynin lirinë gjithmonë e më larg, kundër Krishtërimit, kundër Kishës dhe madje edhe kundër Hyjit. E po, në koncilin e Vatikanit II, ipeshkvinjtë e Papa iu dhanë të drejtë! Kjo të duket e pabesueshme? Ja deklarata konciliare:[3]

 

“Ky Këshill i Vatikanit deklaron se njeriu ka të drejtën e lirisë fetare. Kjo liri do të thotë që të gjithë njerëzit duhet të jenë të imunizuar nga detyrimi nga ana e individëve apo grupeve shoqërore dhe nga çdo fuqi njerëzore, në mënyrë të tillë që askush të mos detyrohet të veprojë në kundërshtim me bindjet e veta, qoftë privatisht. ose publikisht, qoftë vetëm ose në bashkëpunim me të tjerët, brenda kufijve të duhur.” Pra nuk është më ligji i Hyjit që i drejton ndërgjegjet për t’i kërkuar t’i binden, jo. Ndërgjegjia është bërë një abosolut, rregulli suprem. Pra nuk bëhet fjalë për lirinë e vërtetë që ta shpjegova, por për lirinë absolute, liri-pavarësinë. “E drejta në këtë imunitet vazhdon të ekzistojë edhe tek ata që nuk e përmbushin detyrimin e tyre për të kërkuar të Vërtetën (Hyjin) dhe për t’iu përmbajtur Asaj.” Pra bëhet fjalë për lirinë për t’iu mosbindur Hyjit. E për Papën e për ipeshkvinjtë, kjo liri është një e drejtë!

 

“Koncili i Vatikanit deklaron për më tepër se e drejta e lirisë fetare e ka themelin e saj në dinjitetin e personit njerëzor ashtu sikur e kanë bërë të njohur fjala e Hyjit dhe aryeja.” Thënë ndryshe, që njeriu të jetë i denjë, ai duhet ta kundërshtojë Hyjin, dhe se është Fjala e Hyjit që na e thotë këtë gjë! “Kjo e drejtë e personit njerëzor në lirinë fetare duhet të jetë e miratuar që të bëhet një e drejtë civile.” Koncili shkon edhe më larg: ai mëson se kjo liri është kaq shumë absolute sa që të gjithë fetë e rreme kanë të drejtë të egzistojnë, të organizohen, të praktikojnë në publik kultin e tyre të rremë atij që e konsiderojnë si hyj të tyre, dhe madje edhe të bëjnë propagandë. Koncili shton se qeveritë duhet të organizojnë shoqërinë rreth lirisë së këtyre kulteve të rremë! Mund të themi se këtu jemi krejtësisht në kundërshtim me Krishtërimin që të përshkrova më sipër, do të thotë se Revolucioni triumfoi, ose më saktë ipeshkvinjtë dhe Papa bënë që ai të triumfonte.

 

Ekumenizmi është praktikisht i njëjti gabim si liria fetare. Kjo ka lidhje me lirinë që iu japim të gjithë gabimeve dhe kulteve të rremë në shoqëri. Ekumenizmi është i njëjti qëndrim i Kishës kur ajo pranon fetë e rreme si pak a shumë legjitime. E padobishme të të them se kur një gabim i tillë vjen prej Kishës, është shumë më e rënde sesa kur vjen nga të tjerët.

 

Shembuj të ekumenizmit, fatkeqsisht kemi shumë me Gjon Palin II. Për shembull në Indi u shënjua në ballë me një shenjë fetare hinduiste nga një “priftëreshë”; në Togo derdhi vaj manioku në një dru “të shenjtë” gjë që bëjnë idhujtarët e këtij vendi.

 

Në Benin vizitoi priftat e adhuruesve të gjarpërit në tempullin e tyre. Kam lexuar një artikull në gazetën La Croix që është një gazetë moderniste. Autori ishte famullitari i famullisë përballë adhuruesve të gjarpërit. Ai thoshte se këta njerëz nuk janë të këqinj, edhe pse nganjëherë gjarpëri i tyre ikte e hante pulat e famullisë, por nëse Papa do t’iu shkonte për vizitë miqësore në tempullin e tyre, priftat katolikë nuk do mund të bindin më ata njerëz se Feja Katolike është feja e vërtetë dhe se të tjerat janë të rreme! Aq më tepër se gjarpëri, është djalli!

 

Në Marok, Gjon Pali II predikoi se feja muslimane dhe katolike janë gati të ngjashme, përveç personit të Jezu Krishtit për të cilin nuk janë dakort.

 

Ti duhet të kesh dëgjuar për mbledhjen e të gjitha feve të organizuar nga Papa Gjon Pali II në Asizi në 1986. Të gjitha fetë ishin mbledhur për t’u lutur bashkë, thua se lutja e atyre që nuk besojnë në Zot ose që e mohojnë Zotin është e pëlqyeshme para Hyjit! Mbi tabernakullin e Kishës së Shën Kjarës vendosën një statujë të Budës (pra hoqën Kryqin që qëndron mbi tabernakull)! Feja e vetme që nuk bëri lutjen e saj ishte Feja Katolike; në fakt lutja katolike është mesha dhe nuk pat fare meshë. Por kishte lutje të sioux-ve me llullën[4] e tyre dhe atë të gishtit të madh të universit![5]

 

Ke dëgjuar faljet që papa iu ka kërkuar të gjitha feve, thua se Kisha ka bërë gabim që ka predikuar shëlbimin dhe Jezu Krishtin!

 

Erdhi koha për ta mbyllur këtë kapitull.

 

Konstatojmë se pavarësia revolucionare dëshiroi të shkatërrojë Krishtërimin dhe se u dënua nga papët. Kjo nuk mjaftoi, Luteri shkoi edhe më larg duke sulmuar Kishën, dhe u dënua edhe ky. Filozofët e “Iluminizmit” menduan një botë pa Hyjin dhe e realizuan me revolucionin e 1789. Ata u dënuan, por nuk ishte nevoja të ishe një dijetar i madh për të vërejtur që në fillim revoltën e tyre. Mund të besonim se Revolucioni nuk mund të shkonte më larg. E megjitatë, po.

 

Në shek. XIX-të ky revolucion fillojë të hyjë në Kishë me ndërmjetësimin e liberalëve. Ata ishin të dënuar, por kjo nuk mjaftoi. Papa Shën Piu X i pa duke u futur në hierarkinë e Kishës, domethenë përmes priftave (dhe ipeshkvinjëve), dhe i dënoi qartësisht, dhe tani i gjetëm në krye të Kishës, në një koncil dhe mbi fronin e Shën Pjetrit. Këtë herë, ata nuk rrezikonin më të dënoheshin, të paktën jo për momentin! A do të thotë kjo se duhet t’iu japim të drejtë. A do vendosemi kundër të gjithë papëve të mëparshëm për të qënë dakort me këta katër të fundit?[6] Sigurisht që jo!

 

[1] Intervistë në ICI 15 maj 1969

[2] Syllabus : enciklikë e Papa Piut IX e cila është një listë gabimesh në lidhje me liberalizmin dhe modernizmin.

[3] Deklarata Dignitatis Humanae n°2,3, 4

[4] Ja teksti i asaj « lutje » : « Duke tymosur këtë llullë në praninë e Krijuesit dhe me të gjithë krijimin, ne ia kushtojmë llullën Shpirtit të Madh, Nënës Tokë dhe katër erërave, e bëjmë të ngrihet një lutje falenderimi për këtë ceremoni. »

[5] Ja teksti : « Gishtit të Madh nuk mund t’i ijim për të bërë asnjë nyje ; bubullimës së skuqur që thyen pemët e larta; Zotit që nga lart sheh gjithçka dhe madje edhe hapat e një antilope mbi një shkëmb(…) ti je shkëmbi i këndit të paqes. »

[6] Pali VI, Gjon Pali II, Benedikti XVI, Françesku

7. Origjinat e Krizës në Kishë – Armiku brenda në Kishë, Modernistët, Papa Shën Piu X

Armiku brenda në Kishë
Modernistët, Papa Shën Piu X

Sigurisht papët e shek. XIX-të i dënuan të gjithë ato gjëra që thashë: Gregori XVI dënoi këtë liri që Lamennais iu jepte revolucionarëve, Piu IX dënoi për së dyti gabimet e tyre, Luani XIII në një seri enciklikash mundoi të ridrejtonte mendjen e falsifikuar të liberalëve.

 

Por ishte Papa Shën Piu X ai i cili dënoi një përparim të ri të armiqve të Hyjit: tashmë ata nuk ishin më jashtë Kishës por në brendësi, pra ata duheshin luftuar në brendësi. Për t’iu çjerrë maskën, për t’i zbuluar, Shën Piu X dënoi tre gjëra të tyre: 1) ata sjellin me vete të gjithë gabimet e përmendura deri tani, 2) ata duan e mundohen të ndryshojnë Kishën për ta bërë përkrahëse të Revolucionit dhe të ideve të tij, 3) duke qënë se një guxim i tillë i bën të dallueshëm, ata fshihen nën pamjen e katolikëve të devotshëm.

 

Ta shqyrtojmë këtë në detaje, sepse tani jemi në zemër të pyetjes që më ke bërë.

 

1) Ata sjellin me vete të gjitha gabimet e armiqve të tërbuar. Kështu, na thotë Shën Piu X, ata nuk hezitojnë të mësojnë edhe në seminare e nëpër kisha se Jezu Krishti nuk është me të vërtetë Hyj, se Ungjijtë nuk thonë të vërtetën, se sakramentet nuk japin me të vërtetë hirin, se të gjitha fetë janë të vërteta, dhe se nuk ka nevojë për fe, sepse çdo njeri, edhe i papagëzuar, gjen Hyjin në brendësi të vetes etj. Sigurisht, ata mësojnë haptazi parullën revolucionare: Liri, Barazi, Vëllazëri, ata refuzojnë çdo autoritet etj.

 

2) Ata duan të ndryshojnë Kishën nga brenda për ta bërë përkrahëse të Revolucionit. Si do e bënë këtë? Gjithçka që jeton ndyshon, thonë ata, por ndryshimi sjell shpesh rrënim. Për shembull gjithçka ndryshoi befas në 1789, por aq shpejt sa që pati terror e prerje kokash. Roli i Kishës, thonë modernistët, është, të bëjë një përzierje mes ndryshimit dhe traditës, që ndryshimi të bëhet në butësi e pa rrënim. Gjithashtu, thonë ata, Kisha do të jetë moderne (prandaj i quajmë “modernistë”) ajo do të shkojë në sensin e progresit (prandaj quhen edhe “progresistë” por ky term nuk përdoret shumë).

 

Në të vërtetë argumenti i tyre qëndron mbi një piruetë. Diçka që jeton rritet, por, në thelb nuk ndryshon. Një gonxhe trëndafili jeton, rritet, lulëzon, pastaj jep një frut e ky frut jep një pemë trëndafili. Kjo po. Por një pemë trëndafili nuk do të japë kurrë misër, një qen nuk do të lind kurrë mace. Një njeri rritet, ai nuk bëhet marsian! Një i krishter bëhet i shenjtë, ai nuk bëhet budist ose protestant përndryshe, përshendetje ferr!

 

Prandaj Jezu Krishti i ka kërkuar Kishës që t’i rrisë njerëzit në jetën hyjnore, e jo t’i ndryshojë e t’i bëjë budistë ose diçka tjetër. Por modernistët shkojnë akoma më larg: për ata nuk bëhet fjalë të transformojnë të krishterët, por të imagjinojnë, madje edhe të krijojnë, një botë të re.

 

A e kupton se nëse Kisha i dëgjon modernistët, jo vetëm se ajo nuk është më besnike ndaj Jezu Krishtit, por ajo vihet në vendin e Krijuesit, ajo bëhet revolucionare. Por deri në këtë pikë, ti mendon se nuk do të mund të arrijnë! Fatkeqisisht po dhe ja se si:

 

3) Modernistët janë të fshehur nën pamjen e katolikëve të devotshëm. Është e treta vërejtje që iu bën Shën Piu X, dhe është kjo gjë që shpjegon se pse kriza është në brendësi të Kishës dhe jo jashtë saj. Që në paragrafin e dytë të enciklikës së tij Pascendi gregis, Shën Piu X shkruan: “Artizanët e gabimit, nuk keni pse t’i kërkoni mes armiqve të deklaruar. Ata fshihen në gjir dhe në zemër të Kishës. Ata janë laikë e priftërinj të mbarsur deri në palcë me një helm gabimi të marrë nga kundërshtarët e Fesë Katolike që vendosen si renovues të Kishës dhe që nuk respektojnë as personin e Jezu Krishtit! Nuk e endin nga jashta rrënimin e Kishës, por në brendësi. Është koha t’iua çjerrim maskat këtyre njerzve e t’i tregojmë ashtu siç janë.”

 

Nëse i shkruaj të gjitha këto, e bëj që të kuptosh se nuk jemi ne ata që dënojmë një krizë në brendësi të Kishës, por papët e kanë dënuar para nesh dhe ne vetëm i ndjekim.

 

Por katolikët nuk e dëgjuan Shën Piun X dhe nuk iu bindën. Kështu, pak nga pak, këta priftërinj që u fshihnin në Kishë nën pamje të mira, shpërndanë gabimet e tyre e shtrinë influencën e tyre. Disa u bënë ipeshkvinj të cilët favorizuan këta lloj priftërinjsh, disa u bënë kardinaj..

6. Origjinat e Krizës në Kishë – Shekulli XIX, Restaurimi i Monarkisë dhe Liberalizmi

Shekulli XIX - Restaurimi i Monarkisë dhe Liberalizmi

Pas vuajtjes revolucionare, njerëzit kuptuan se duhet t’i riktheheshin rendit dhe fesë. Por ndodhi një gjë e jashtëzakonshme dhe turbulluese që do të shpjegojë të gjithë krizën aktuale në Kishë: Revolucioni u shpëtua nga njerëz të anës sonë; armiqtë e Hyjit të shpëtuar nga katolikët, republika e vendosur nga monarkistët! Ështe e pakuptueshme, e megjithatë kështu ndodhi.

 

Këta njerëz i quajmë “liberalë” ose “katolikë liberalë”. E bëhet fjalë kryesisht për njerëz të rëndësishëm. Ata janë të zgjuar, njerëz të kultivuar; janë të mësuar të urdhërojnë, përkrahës të rendit, të fesë, të moralit; domethenë në parim janë dakort me ne për të njëjtat të vërteta, por kanë një defekt të madh: ata dëshirojnë të pëlqehen nga bota, domethënë ata dëshirojnë që njerëzit t’i shikojnë me sy të mirë. Më saktësisht, ata duan që zgjuarsia e tyre e shndritshme të pëlqehet nga të tjerët. Ata janë të bindur se përveç atyre nuk ka njërëz me të vërtetë të kultivuar e kështu, nëse hidhen poshtë, është e gjithë kultura që zhduket me ta; atëherë ata kërkojnë që të pranohen.

 

Por ti e sheh mirë se nuk mund të duam njëkohësisht Hyjin dhe të jemi të pëlqyer nga armiqtë, nuk mund të duam Regjimin e Vjetër (Mbretërinë) dhe të pëlqehemi në Republikë, të dëshirojmë rregullin e rendin e të lëvdohemi nga Revolucioni. E megjithatë kjo është ajo që donin, atëherë iu ngeli vetëm të heshtnin në lidhje me ato që pëlqejnë e të nxisin armiqtë e tyre. Ata u munduan t’i japin të drejtë armiqve të tyre pa thënë se kanë gabime vetë, por është e pamundur. Atëherë pak nga pak, ata i braktisën bindjet e tyre, ose më mirë i sistemuan në zemrën e tyre si në një muze, por nuk jetonin më sipas tyre, e në të njëjtën kohë ata kërkonin kaq shumë që të pëlqeheshin nga kundërshtarët e tyre, saqë i miratonin edhe kur nuk ishin dakort me ta. E duke qënë se ishin njerëz të rëndësishëm, të kultivuar e të zgjuar, shumë njerëz i ndjekën pa menduar.

 

Armiqtë e Hyjit nuk mund të ëndërronin për një situatë më mirë: ishin kundërshtarët e tyre që shkonin vetë tek ata e që iu sjellin njerëzit e tyre!

 

Ja pra çfarë kanë bërë liberalët, sepse nuk kanë pasur zemër për të luftuar kundër armiqve të Hyjit. Prandaj qysh në fillim të shek. XIX-të nuk pati më dy parti të pranishme, por tre: armiqtë e Hyjit, katolikët e guximshëm e luftues dhe, mes të dyve, katolikët frikacakë që pak nga pak e përparuan revolucionin.

 

Më i njohuri nga liberalët e shek. XIX-të ishte Lamennais[1], një prift, që donte që Kisha të ishte në marrëdhënie të mira me republikanët.

A të kujtohet shembulli që të tregova pak më sipër i birit që i thoshte babait të tij “Jam krijuar i lirë, as ti dhe askush tjetër nuk më urdhëron.” Imagjino nëse biri më pas shton “Nëse nuk je dakort, ik!” E së fundmi imagjino babain që, për të qënë i qetë, bën ujdi që të mos nxirret përjashtë dhe të mos e kundërshtojë birin e tij dhe i thotë “Dakort, bir, e respektoj lirinë tënde, atëherë respekto edhe lirinë time. Bëj çfarë të duash, por me kusht që të mos më bezdisësh.” E imagjino këtë baba që shkon e iu thotë fqinjëve që të mos ta urdhërojnë birin e tyre kur të shkojë ndonjëherë tek ata. Ti e paramendon rezultatin te miqtë e birit! Shpejt bëhet revolucion! Kjo është ajo që ka bërë Lamennais. Ai predikonte se Kisha duhet të respektojë lirinë e të gjitha feve e të kërkojë vetëm që të respektohet liria e saj. Është pak a shumë sikur pulat t’i thonin dhelprës: “Je e lirë për tu futur në kotec por me kusht që të mos na bësh asgjë.” Madje disa imagjinuan edhe një “Krisht revolucionar”!

 

Por liberalizmi ishte në modë: madje mbreti Luigji XVIII shpalli në statutin e mbretërisë se tashmë të gjithë fetë e rreme do trajtohen sikur feja e vërtetë, si Feja Katolike!

 

Ka një ndryshim të madh mes tolerimit dhe njohjes së të drejtave. Nëse e tolerojmë, domethenë e durojmë, protestantizmin, revolucionarët etj, ashtu sikur durojmë një sëmundje në pritje të shërimit. Por nëse themi se kanë të drejtë e t’i trajtojmë sikur të ishin katolikë, jo! Nuk mund të themi se sëmundja vlen aq sa shëndeti!

 

E gjithë historia e shek. XIX-të ishte një lojë e vazhdueshme lëkundëse. Donin të pëlqeheshin prej revolucionarëve e atëherë zgjedhnin ministra dhe deputetë liberalë që ishin sikur ata. Pastaj u vu re se kjo gjë shkonte shumë afër revolucionit, atëherë u kthyen mbrapa drejt katolikëve të vërtetë dhe monarkistëve të vërtetë. Por kjo nuk iu pëlqeu revolucionarëve; atëherë ju rikthyen liberalëve. Por çdo herë ata rithktheheshin më pak drejt Hyjit dhe të vërtetës, e shkonin më shumë drejt gabimit dhe revolucionit.

 

Prandaj braktisën mbretin Karl X për Luigj Filipin i cili ishte më afër republikanëve. Ky nuk zgjati shumë dhe u zëvendësua nga Napoleoni III, një revolucionar i vërtetë, por që lavdëronte katolikët.

 

Në 1870 gjysma e monarkistëve preferuan të mos prishen me republikanët, sepse thirrja e mbretit Henri V (ndryshe konti i Chambord) i detyronte të luftonin. E kështu ata (monarkistët) themeluan Republikën e III-të.

 

Ti do më thuash, se u futa në politikë dhe harrova krizën e Kishës! Por jo, në këtë pikë ku ne jemi, çdo gjë është e përzier: Lamennais ishte prift, Luigji XVIII ishte katolik dhe, ai nuk njohu republikën, por njohu fetë e rreme. Katolikët ishin të përçarë: gjysma prej tyre ishin tashmë dakort me revolucionarët, domethenë me armiqtë e Hyjit! Me fjalë të tjera, liberalët, armiqtë e Hyjit nuk ishin më jashtë Kishës, por i’u hapën dyert dhe i përqafuan!

 

[1]Idetë e tij u dënuan nga papa Gregori XVI në enciklikën « Mirari vos » 1832.  

15 Tetor – Shën Tereza e Avilas

Jeta e Shën Terezës së Avilas

Shën Tereza lindi në 1515, në Avila të Spanjës. Kur ishte shtatë vjeç, Tereza iku nga shtëpia e saj, me shpresën se do të martirizohej nga muslimanët. Pasi u nda dhe u pyet për arsyen e ikjes së saj, ajo u përgjigj: “Unë dua të shoh Zotin dhe duhet të vdes para se të mund ta shoh Atë”. 

 

Më pas ajo filloi me vëllain e saj të ndërtonte një strehë vetmie në kopsht dhe shpesh dëgjohej duke përsëritur “Përgjithmonë, përgjithmonë” Disa vite më vonë ajo u bë një murgeshë karmelite. Gjatë Kreshmës në vitin 1554, kur ajo ishte 39 vjeç dhe kishte qenë fetare për 19 vite, ajo qau përpara statujës së Krishtit të plagosur duke kërkuar forcë për të mos e ofenduar Atë. Që nga ai moment, lutja e saj mendore u shoqërua me vizione, ekstazi mistike dhe favore të mbinatyrshme, vizione të Fëmijës Jezus, Nënës së Perëndisë dhe Shën Jozefit, megjithëse ato ndërroheshin gjithmonë me periudha thatësire shpirtërore. Ajo vuajti tmerrësisht ditën kur një Serafim ia shpoi zemrën me një shtizë flakëruese dashurie hyjnore. Një vegim i tregoi asaj vendin e saj në ferr në të cilin do ta kishin çuar gabimet e saj të lehta, dhe ajo jetoi gjithnjë në mosbesimin më të thellë ndaj vetes.

 

Ajo shijoi sekretet e jetës shpirtërore dhe u ndriçua në lutjen mendore, duke u ngritur në shkallët më të larta të jetës mistike dhe për këtë arsye vetë papët e krahasuan shpejt me Mësuesit e Kishës. Ajo ndërmori reformën e Urdhrit të saj, u takua me shenjtërit e kohës së saj (Françesk Borgjan, Luigj Bertrandin, Pjetrin e Alkantarës, Gjonin e Kryqit…) dhe udhëtoi në të gjithë Spanjën duke themeluar manastire kudo, dhe shpesh në kushte heroike.

 

Ajo vdiq në 1582, në Alba de Tormes, në Castile, ditën kur kalendari Gregorian hyri në fuqi. E rraskapitur dhe e sëmurë, ajo vdiq si bijë e Kishës. Kungimi i saj i fundit Eukaristik solli në buzët e saj thirrjen përfundimtare: “Bashkëshorti dhe Zoti im! Ora e shumëpritur është afër. Është koha që ne të takohemi, i dashuri im, Zoti im. Është koha që unë të shkoj. Le të shkojmë, është koha…”

 

Natën që ajo vdiq, qelia e saj monastike në Ávila thuhej se mbushej me një aromë të këndshme. Kur trupi i saj u zhvarros 330 vjet më vonë, arkivoli i saj lëshonte të njëjtën aromë qiellore.

 

Thuhet gjithashtu se kur trupi i Shën Terezës u ekzaminua pas vdekjes së saj, u zbulua se kishte një shpim të zemrës, duke pasqyruar përvojën e saj më të famshme mistike.

Le të mos ju shqetësojë asgjë,

Asgjë mos t’ju frikësojë,

Të gjitha gjërat po kalojnë:

Zoti nuk ndryshon kurrë.

Durimi i arrin të gjitha gjërat

Kush ka Zotin nuk i mungon asgjë;

Mjafton vetëm Zoti.

Shën Tereza e Avilas

5. Origjinat e Krizës në Kishë – Shekulli i “Iluminizmit”

Shekulli i "Iluminizmit"

Me Luterin tashmë, njeriu ishte krejtësisht “i lirë” dhe, për ta lënë të lirë, ai hodhi poshtë autoritetin e Kishës. E kupton se njeriu vihet ashtu në një situatë revolte, ai e din mirë, dhe ndërgjigjia ia thotë.

 

Armiqtë e Hyjit kaluan në fazën tjetër: pas revoltimit, ata do të thonë se kanë pasur të drejtë të revoltohen. Pasi mohuan Kishën, ata thanë se ajo i ka mashtruar dhe se janë ata që sjellin të vërtetën, me një lloj shoqërie të re ku tani gjithçka nuk do bëhet për Hyjin, por për njeriun dhe, në njeriun, për lirinë e tij.

 

Ti e kupton se këtu arrihet një fazë shumë e rëndë. Imagjino një nga shokët e tu që nuk e dëgjon babain e vet. Ai do t’i mosbindet fillimisht në fshehtësi pastaj, pak nga pak, meqënëse nuk duron më me mosbindjen e tij, do ta kundërshtojë haptazi. Babai i tij do ndërhyjë. Imagjino shokun tënd, atëherë, që i thotë të atit “kush të ka dhënë leje për të më urdhëruar? Unë jam i lirë!” Shoku yt do ishte kështu në një situatë anormale: në gjendje revolte. Imagjino shokun tënd që mendon e thotë: “E gjeta! Babai im më ka gënjyer, më ka thënë se autoriteti vjen prej Hyjit, por nuk është e vërtetë! Nuk ka asnjë autoritet, Hyji as nuk ka krijuar, as dashur, as mbrojtur autoritetin. Ai ka dashur lirinë e çdo njeriu, Ai ka dashur lirinë time. Liria ime është hyjnore! E pra, jo vetëm që askush nuk mund të më imponojë çfarë duhet të bëj, por askush nuk mund të më imponojë çfarë të mendoj, apo çfarë duhet të dua!” Ky do të ishte një revolucion i plotë, shumë më i rëndë se mosbindja e fillimit! Familja do ishte zevëndësuar nga një rend i ri, revolucionar, nëse mund ta quajmë rend!

 

Është pikërisht ajo çka ndodhi pas revoltës të Luterit. Ja se si.

 

Pasi mohuan Kishën dhe autoritetin e saj, armiqtë e Hyjit filluan të mohojnë mbretërit, princërit, të gjithë krerët dhe autoritetet. Sipas atyre, njerëzit janë të lirë të qeverisin veten si të dojnë, e t’i vendosin vetes ligjet që duan, ashtu sikur dëshirojnë. Nëse njerëzit jetojnë së bashku në shoqëri, është vetëm sepse ata e kanë dashur këtë gjë. Është e famshja “kontratë sociale” e Rousseau[1], që e quajmë edhe “demokraci”, domethenë qeverisja e popullit pa asnjë autoritet.

 

Në realitet, mundohu pak të jetosh vetëm! Shpejt do e shohësh se është e pamundur: natyra njerëzore është shumë e limituar për këtë, atij i duhet mbështetja e të tjerëve, pra ajo që quhet shoqëri. Ti nuk e ke zgjedhur natyrën tënde, pra ti nuk ke vendosur të jetosh në shoqëri. Është Hyji ai që e ka zgjedhur për ne të gjithë duke na krijuar neve ashtu si jemi. E meqënëse është gjithashtu Hyji që ka dashur që ne të kemi nevojë për eprorë, udhëheqës, një baba etj… është Hyji pra Ai që ka dashur baballarët, eprorët, udhëheqësit, dhe që iu ka dhënë një pjesë të autoritetit të tij për të përmbushur mirë misionin e tyre.

 

Ti e kupton se kur arrin në një shkallë të tillë pavarësie, njeriu bëhet praktikisht një zot i vogël: pra mbretërimi i arsyes njerëzore, e shpallur nga të ashtu-quajturit filozofë të shek. XVIII-të.

 

Filozofë? Po pra! Budallenj po! Një budallallëk që përfundoi me kultin e “hyjneshës aryse” në katedralen Notre Dame të Parisit gjatë revolucionit francez të 1789[2]. Në pritje, këta “filozofë” janë të sigurtë se po iu sjellin dritën të paditurve që nuk e kanë kuptuar lirinë, të vonuarve që jetojnë që errësirën e bindjes dhe obskurantizmit (territ) të fesë. “Filozofë të Iluminizmit (ndriçimit)”, ja si e quajnë veten ata! Jezu Krishti ka thënë “Unë jam Drita” e ata thonë “ne jemi Drita”. Ata e mbajnë vetëm për mesi. Mesi që Hyji ka dërguar mbi tokë për të ndriçuar popujt modernë! Ja pse ata flasin akoma pak për Hyjin: ata e paraqesin Hyjin si garantues të “Dritës” së tyre.

 

Po, doktrina e tyre është një mesianizëm i ri, domethenë një shans i ri për njerëzimin, por krejtësisht në kundërshtim me doktrinën e Jezu Krishtit që ka predikuar nënshtrimin e fesë para Hyjit Atë. Dhe ky mesianizëm sjell një fe të re që ka zëvëndësuar dashurinë me lirinë, dhjetë urdhërimet me “Të Drejtat e Njeriut”, krishtërimin me demokracinë. Liri, Barazi, Vëllazëri. A i njeh?

 

As edhe një kishë e re nuk iu mungon, ata e kanë themeluar në 1717 në Angli, është Masoneria (Free-Masonry). “Free” do të thotë “i lirë” dhe termi “masoneri” (që përkthehet murator) domethenë ndërtuesit e rinj të të gjithë atyre që shkruajta më sipër.

 

Përgjatë të gjithë shek. XVIII-të, armiqtë e Hyjit, “filozofët” dhe masonët, vendosën mënyrën e tyre të re të të shikuarit të gjërave. Qartësisht, sapo e vlerësuan veten mjaftueshmërisht të fortë, ata kaluan në veprim dhe munduan të krijojnë një botë sipas tyre, e ky ishte revolucioni i 1789 në Francë, idetë e të cilit u përhapën kudo. Por duke qënë se doktrina e tyre në të vërtetë është një budallallëk, ata nuk mundën të imponohen duke bindur të tjerët të paktën në fillim, por iu desht të përdornin forcën e të imponohen me dhunë. Prandaj vranë priftërinjt, mbretin, e vendosën së fundmi terrorin në 1793.

 

[1] Filozof i Iluminizmit

[2] Në atë vit, shumë kisha e altare në Paris u përdhosen dhe iu kushtuan hyjneshës arsye.

4. Origjinat e Krizës në Kishë – Protestantizmi

Protestantizmi

Rilindja (Renesanca) ishte vetëm një fillim. Ajo dhe shijen e lirisë dhe të kënaqësisë, por Krishtërimi dhe Kisha ishin akoma të pranishme. E të dy këta armiqë të Hyjit filluan t’i shkatërrojnë. Kjo filloi me Luterin i cili themeloi protestantizmin. Ti e din se mëkati origjinal krijon në ne një plagë, një prirje të keqe, shkak i dëshirave të këqija: kënaqësitë e mishit, dëshira për të përfituar nga gjithçka që na rrethon dhe, më e rënda, dëshira e pavarësisë dhe e dominimit: mendjemadhësia. Të gjitha këto quhen lakmia e trefishtë.

Ti e di gjithashtu se Jezu Krishti, duke shlyer krejtësisht mëkatin origjinal përmes pagëzimit, nuk i fshin dëshirat e këqija që janë në ne, por na jep hirin për t’iu rezistuar. E kështu, nëse jemi besnik ndaj hirit, ne e mundim tundimin e ne mund të jemi krenarë për fitoren tonë. E më tepër kjo është arsyeja për të cilën Jezu Krishti na len të luftojmë: kështu ne gjejmë avantazhin e dyfishtë për t’i vërtetuar Atij besnikërinë tonë, e për të qënë krenarë për fitoren tonë. Këtë luftë që është në ne e gjejmë edhe në Kishë e në të gjithë historinë e njerzve, ashtu sikur ta shpjegova në fillim. Për Luterin nuk është ashtu.

 

Sipas atij, prirjet e këqija janë të parezistueshme e ne nuk mund të shmangim rënien në mëkat, në të gjithë mëkatet që na paraqiten. Por Luteri beson se Hyji nuk do i marrë parasysh dhe, përplot me mëkate që jemi, Ai do të na marrë prapëseprapë në qiell pa qenë nevoja për t’u pastruar!

 

Çfarë Parajse! Një kosh i madh! Një kosh i madh plot me mëkatarë që kanë ndjekur kapriçot e tyre, që kanë vepruar sipas ideve të tyre, e i kanë thënë vetes « s’ka gjë, Hyji na don kështu! » Me një fjalë, sipas tyre, Hyji e ka dërguar Jezu Krishtin mbi tokë jo për t’i dhënë njeriut nderin e fitores mbi të keqen, por për ta shtyrë në kapriçot e tij, domethenë në veset e tij!

 

A e sheh se bëhet fjalë për lirinë, këtë herë një liri absolute në fushën morale. E kotë është të të them se papët reaguan menjëherë. E Luteri nuk dëshiroi humbjen e deklaroi se asnjë autoritet në Kishë, madje as papa, nuk kishte pushtet për të prekur lirinë. I rrëmbyer nga vrulli i tij, ai deklaroi edhe se nuk ka asnjë autoritet, asnjë hierarki në Kishë: as papë, as ipeshkvinj, as priftërinj. Kështu nuk ka më mësim në Kishë, e ngelet vetëm Bibla. Por Bibla e dënon Luterin; atëherë ai deklaroi se i përket gjithësecilit të shikoje atë që gjen në Bibël e në çfarë mënyre i shërben. Këtu, liria bëhet gati e plotë. (Liria në sensin e pavarësisë, jo në sensin e vërtetë që ta shpjegova në fillim).

 

Vende të tëra kaluan në protestantizëm, e madje edhe ipeshkvinj e priftërinj të shumtë. Nuk do të hyj shumë në detaje, por është një pasojë e saj qe ne duhet ta shohim më në detaj: Mesha. Nëse nuk bëhet fjalë më për faljen e mëkateve, Kryqi nuk ka më asnjë kuptim dhe as Mesha. Prandaj Luteri e transformoi krejtësisht Meshën, duke ruajtur pak e shumë pamjen e jashtme për të tërhequr popullin e krishterë.

 

Sigurisht, duke qënë se gjërat u bënë të qarta e të rënda, Kisha e luftoi Luterin fillimisht përmes zërit të papëve, pastaj përmes Koncilit të Trentos për të cilin ke dëgjuar, sepse restauroi Meshën e përhershme përballë Luterit, kjo Meshë që quhet “tridentine” që vjen nga emri i qytetit të Trentos (Trident), ose “e Shën Piut V” sepse është papa që e përmbushi restaurimin sipas kërkesës së Koncilit të Trentos.[1] Edhe mbretërit dhe princërit u futën në luftë.

 

Mendo pra: nuk mund ta pranonim protestantizmin i cili është më i keq se ligji i sotshëm i abortit, sepse protestantizmi aborton shpirtrat në një farë mënyre. E u bë shkak i shumë luftrave fetare, jo për të cënuar lirinë e protestantëve, por për t’i penguar që të mbjellin revoltë. Fatkeqsisht shumë princër, sidomos në Gjermani, mbajtën anën e Luterit, e kështu Krishtërimi u zhduk nga shumë vende; në Francë u zbeh shumë për shkak të protestantëve të shumtë që kishte dhe të mentalitetit të tyre; e Krishtërimi u ruajt vetëm në një numër të vogël vendesh si Spanja, Italia, Portugalia.

 

Megjithatë, reagimi i Kishës dhe i vendeve të krishtera, madje edhe në Francë, ishte shumë i frytshëm dhe lejoi nga njëra anë të sjellë disa vende protestante në fenë Katolike, e nga ana tjetër të sjellte një devotshmëri të madhe besimtarëve në vendet katolike. Në këtë kohë, shekulli XVII-të, ti njeh Shën Vinçens de Paul dhe veprat e bukura të tij të bamirësisë, Shën Françeskun e Sales, kishat Saint Nicolas de Chardonet dhe Saint Suplice[2], seminaret e vjetër për përgatitjen e priftërinjëve etj…

 

[1] Papa Shën Piu V vetëm ka kodifikuar dhe kanonizuar Meshën që egzistonte më parë, nuk e ka krijuar atë. Tërësia e Kanonit (pjesa kryesore e Meshës) daton para shek. V-të.

[2] Kisha në Paris

Kristofor Kolombi dhe Zbulimi i Amerikave – Papa Luani XIII

Kristofor Kolombo dhe Zbulimi i Amerikave - Papa Luani XIII

“Kristofor Kolombo i ishte lidhur pas studimit të natyrës, studimit të Fesë dhe e kishte trajnuar mendjen mbi mësimet që dalin nga thellësitë më intime të Besimit Katolik. 

 

Për këtë arsye, kur ai mësoi nga mësimet e astronomisë dhe të dhënat e të lashtëve, se kishte sipërfaqe të mëdha toke që shtriheshin drejt Perëndimit, përtej kufijve të botës së njohur, toka të pa eksploruara deri atëherë nga askush, ai imagjinoi një turmë të madhe, të veshur në errësirë ​​të mjerë, e e dhënë pas riteve të liga dhe adhurimit supersticioz të perëndive të kota. 

 

Është e mjerë të jetosh në një gjendje barbare dhe me sjellje të egra, por më e mjerë të mos kesh njohuri për atë që është më e larta dhe të jetosh në injorancën e të vetmit Perëndi të vërtetë. 

 

Prandaj, duke i marrë parasysh këto gjëra, në mendjen e tij, ai kërkoi para së gjithash të shtrijë emrin e Krishterë dhe përfitimet e bamirësisë së Krishterë në Perëndim, siç dëshmohet me bollëk nga historia e gjithë ndërmarrjes. Sepse kur ai iu drejtua për herë të parë Ferdinandit dhe Izabelës, sovranëve të Spanjës, nga frika se mos hezitonin të inkurajonin ndërmarrjen, ai shpjegoi qartë objektin e saj: “Se lavdia e tyre do të rritej në përjetësi, nëse do të vendosnin të hapnin emrin dhe doktrinën e Jezu Krishtit në rajone aq të largëta.” Dhe pa kaluar shumë kohë pasi i kishte arritur dëshirat e tij, ai dëshmon: “Se ai i lutet Perëndisë që, nëpërmjet ndihmës dhe hirit të Tij Hyjnor, Sovranët të vazhdojnë të palëkundur në dëshirën e tyre për t’i mbushur këto brigje të reja misionare me të vërtetat e Ungjillit.” 

 

Ai nxiton të kërkojë misionarë nga Papa Aleksandri VI, përmes një letre në të cilën gjendet kjo fjali: “Kam besim se, me ndihmën e Zotit, do mund të përhap sa më gjerë Emrin e Shenjtë dhe Ungjillin e Jezu Krishtit.” Ai u rrëmbye, siç mund ta mendojmë, nga gëzimi, kur në kthimin e tij të parë nga Karaibet, i shkroi Raphael Sanchez: “Se Zotin duhet ta falenderojë në përjetësi, i Cili i kishte sjellë mundimeve të tij fryte kaq të begata; se Jezu Krishti gëzohet dhe triumfon në tokë jo më pak se në Qiell, në afrimin e shpëtimit të kombeve të panumërta, të cilët ishin përpara duke nxituar drejt shkatërrimit.” 

 

Dhe nëse ai i shtyu Ferdinandin dhe Izabelën të dekretojnë që vetëm të krishterët katolikë duhet të lejoheshin për t’iu afruar Botës së Re dhe për të bërë tregti me vendasit, ai sillte si arsye, “se ai nuk kërkonte asgjë nga sipërmarrja dhe përpjekja e tij përveç rritjes dhe lavdisë së Fesë së Krishterë”. 

 

Dhe këtë e dinte mirë Izabela, e cila më mirë se kushdo e kishte kuptuar mendjen e të madhit Kolombo; është e dukshme se ajo ishte parashtruar qartë përpara asaj gruaje të devotshme, me mendje mashkullore dhe me shpirt të madh. Sepse ajo kishte deklaruar për Kolombon se ai do të hidhej me guxim mbi oqeanin e gjerë, “për të arritur një gjë shumë sinjalizuese, për hir të lavdisë hyjnore”. Dhe vetë Kolombos, në kthimin e tij të dytë, ajo i shkruan: “Shpenzimet që ajo kishte bërë dhe që do të bënte, për ekspeditat indiane, ishin dhuruar për mirë; sepse atje do të siguronte një përhapje të Katolicizmit”.

 

Në të vërtetë, përveç një kauze hyjnore, nga mund të merrte ai qëndrueshmërinë dhe forcën e mendjes për të duruar ato vuajtje që deri në fund ishte i detyruar t’i duronte? 

 

Ne përmendim opinionet e pafavorshme të të diturve, kundërshtimet e të mëdhenjve, stuhitë e një oqeani të tërbuar dhe ato natë të zellshme pa gjum nga të cilat ai më shumë se një herë humbi përdorimin e shikimit. Pastaj, përveç kësaj, ishin përleshjet me egërsirat, pabesia e miqve dhe shokëve, komplotet kriminale, tradhtia e ziliqarëve dhe shpifjet e armiqve. 

 

Ai nuk do të ishte nënshtruar një pune kaq të madhe dhe dërrmuese nëse nuk do të ishte mbështetur nga vetëdija e një qëllimi më fisnik, i cili ai e dinte se do t’i sillte shumë lavdi emrit të krishterë dhe shpëtim për një turmë të pafundme. Dhe në kontrast me arritjen e tij rrethanat e kohës shfaqen me efekt të mrekullueshëm. Kolombi e hapi Amerikën në kohën kur një stuhi e madhe shpejt do të shpërthente mbi Kishën. Prandaj, për aq sa është e ligjshme që njeriu të parashikojë nga ngjarjet, rrugët e Providencës Hyjnore, ai dukej se kishte lindur me të vërtetë, nga një dispozitë e vetme e Perëndisë, për të korrigjuar ato humbje që prisnin Kishën Katolike në anën e Evropës.” – QUARTO ABEUNTE SAECULO, LEO XIII