Uncategorized

3. Origjinat e Krizës në Kishë – Humanizmi dhe Rilindja (Renesanca)

3. Humanizmi dhe Rilindja (Renesanca)

Ata (armiqtë e Hyjit) nuk mund ta sulmonin Hyjin përballë, kështu ata filluan të madhërojnë njeriun, domethënë filuan t’i japin një madhështi dhe një dinjitet që nuk e ka. E për ata, dinjiteti i njeriut qëndron fillimisht në lirinë e tij, por një liri të trajtuar si një abolut, domethenë e kundërta e asaj që të shpjegova. Për ata liria është pavarësia e njeriut në lidhje me Hyjin ose me ligjin e Hyjit.

 

Për të filluar, ata nuk pretenduan se njeriu është krejtësisht i pavarur, por thanë se ai është i pavarur në gjithçka që nuk ka të bëjë me fenë dhe moralin, për shembull në shkenca, në literaturë ose në art.

 

Pavarësia në literaturë dhe në shkenca, quhet humanizëm. Ti e ven re menjëherë se ky emër « humanizëm » që ata kanë marrë, tregon se ata madhërojnë njeriun. Humanizmi nuk do të të interesojë shumë, por do të shkruaj disa fjalë për të rriturit që do e lexojnë këtë letër.

 

Nën pretekstin e rizbulimit të kulturës antike, greke dhe latine, humanistët në realitet deshën të kapërcejnë saktësinë e teologjisë dhe filozofisë së krishterë që ata e gjykonin si shumë detyruese (oblikuese) ose pak të gjallë, ndërsa Kisha na e rekomandon si shprehjen më të përsosur të doktrinës së saj, të fesë dhe të themeleve të saj. Është e qartë se humanistët duke përbuzur këtë filozofi e këtë teologji, në të njëjtën kohë përbuzën edhe dokrinën të cilën ato përmbanin.

 

Bëhet fjalë kryesisht për filozofinë dhe teologjinë e Shën Tomë Akuinit të cilit Hyji i kishte dhënë gjeninë e qartësisë, të saktësisë e të konçizitetit. Për më tepër, Shën Tomë Akuini njihte përsosmërisht filozofët grekë antikë e kishte vendosur të ndante në trashëgiminë e tyre atë çfarë theksonte natyrën e vërtetë të njeriut, krijimin dhe Hyjin dhe atë që shkonte në sensin e mëkatit e të paganizmit, pak a shumë sikur të nxjerrim një llambadar të bukur nga një kuti e ndryshkur. Mbi këtë llambadar, Shën Toma mbolli teologjinë e krishterë e cila nuk ishte e re, por drita e saj do të shkëlqente kështu më shumë dhe në një pozicion më të lartë.

 

Duke e hedhur poshtë këtë llambadar, humanistët tregonin shumë mirë se ata pëlqenin më shumë kutinë e ndryshkur sesa dokrinën e krishterë dhe atë që i bezdistë më shumë, moralin e saj.

 

Për këto aryse, ata vazhduan të kritikojnë atë që morali katolik kishte shumë strikte për sytë e tyre, e kryesisht jetën e murgjve e të rregulltarëve, që është një model për të gjithë të krishterët.

 

Në fushën e artit bëhet fjalë për Rilindjen.

 

Nuk e di nëse e ke vizituar ndonjëherë ose ke parë foto të kapelës së papëve në Vatikan që quhet kapela Sistina. Në këtë kapelë zgjidhen papët. Përreth ka afreske që janë bërë para Rilindjes e që paraqesin skena të Besëlidhjes së Re e të Vjetër. E pastaj, sipër e sidomos në tavan, janë afresket e Mikelanxhelos, një nga artistët më të famshëm të Rilindjes. Në mes, Mikelanxhelo ka paraqitur krijimin e Adamit. E ka pikturuar një Adam krejtësisht të zhveshur; në vend që ta fshihte pjesën e gjinisë në një mënyrë apo në një tjetër, e ka bërë të dukshme e provokuese, mbi një Adam shpërfillës pa asnjë energji të brendshme. Sikur të ishte vetëm kjo! Por, anash është pikturuar një fli e Besëlidhjes së vjetër dhe, përsëri, personazhet, priftërinj e profetë, janë të zhveshur me pjesën e gjinisë të dukshme! E nuk janë vetëm dy shembuj. Të gjithë afresket e Mikelanxhelos në kapelën Sistina janë të të njëjtit lloj.

 

Kjo gjë në një kapelë! Çfarë ka ndodhur?

 

Zyrtarisht, bëhej fjalë të pëlqehej si edhe të vihej në pah njeriu i cili, në të vërtetë, është një mrekulli. Në realitet, bëhej fjalë për përqëndronin e artit mbi njeriun për t’i bërë hije, domethënë për të harruar, të gjithë atë çfarë kemi shkruar për Krishtërimin.

 

Për t’i bërë hije fillimisht mëkatit origjinal për shkak të të cilit nuk mund të vendosim më para syve të njeriut trupa të zhveshur, pjesën e gjinisë e kënaqësi të tjera që ofron natyra, sepse njeriu nuk din më t’i përdorë korrektsisht.

 

Për t’i bërë hije faktit se Hyji është maja dhe qendra e të gjithë universit, sepse Ai është krijuesi dhe Zoti i gjithçkaje.

 

Për t’i bërë hije lumturisë së vërtetë të njeriut, gëzimeve të vërteta që Hyji i ka dhënë, gëzime që mund të jenë vetëm të krishtera e jo njerëzore, si për shembull paqja në virtyt, devotshmëria, mëshira, dashuria e Hyjit, jeta e shpirtërore etj…. Sepse ky është roli i artit të vërtetë: të paraqesë përtej pamjes së jashtme, se Qielli dhe jeta e krishterë janë të këndshme, dhe t’u japë vlerë atyre.

 

Për të arritur hijesimin e kësaj ata shumuan skenat profane, kërkuan frymëzim te paganët, e mbajtën vetëm atë çka kënaq shqisat e jo atë që lartëson shpirtin, e kthyen vëmendjen drejt trupit dhe jo drejt shpirtit, në trup tregonin bukurinë trupore, sensualitetin e sa më shumë të jetë e mundur lakuriqësinë, etj. Arti i Rilindjes ngjan shpesh me një koleksion « djemsh të pashëm » e « vajzash të bukura joshëse ».

 

E kështu, krejt thjesht, i pikturonin njeriut kënaqësi të reja, krejtësisht në të kundërt me lumturinë që të jep krishtërimi. Nuk u desht shumë kohë që kërkuesit e kënaqësisë të kërkonin ta heqnin qafe krishtërimin i cili i bezdiste. E ja pra se si armiqtë e Hyjit, me ngjyra e me furça pikturash, pa e treguar veten, punuan për rrënimin e Krishtërimit!

 

Mund të themi se ishte një revolucion në fillimet e tij.

 

Duhet të dish se Rilindja u favorizua shumë nga papët të cilët, më vonë, do bëheshin shumë të vëmendshëm për të ruajtur Kishën nga kjo frymë e keqe. Pse?

 

Kjo të tregon një aspekt të dytë të këtij revolucioni: karakterin e tij joshës. Me anë të joshjes kjo përmbysje arriti të tërheqë shumë njerëz, por gjithashtu edhe të infiltrohet deri tek ata që duhet të ishin kundërshtarë të tij.

 

Një provë tjetër që Rilindja është mbështetur mbi gënjeshtrën dhe joshjen, është se mund të gjenim në artin grek vepra shumë të lartësuara, që e kthenin shpirtin drejt amshimit, që kujtojnë se njeriu nuk është Zoti, që lavdëron asketizmin. Kam parë disa vepra në muzeun e Athinës, gjatë një qëndrimi atje, dhe u çudita kur zbulova se Rilindja na ka sjellë më së shumti sensulitetin dhe shumë pak artin grek, dhe se kishte neglizhuar artin më të vërtetë.

2. Origjinat e Krizës në Kishë – Krishtërimi, Liria

2. Krishtërimi, Liria

Krishtërimi

 

Nuk them se gjithçka ishte e përsosur në këtë kohë, por gjithkush ishte i vetëdijshëm se njeriu është vënë në tokë prej Hyjit për ta nderuar atë, për ta lavduar e për t’i shërbyer Atij, e mbi të gjitha e dinin se gjithçka që Ai kishte krijuar, Hyji e kishte vënë në dispozicion të njeriut që ky i fundit të mund t’i shërbejë Atij. Qoftë Kisha e të gjthë thesaret e saj të hirit, por edhe jeta, inteligjenca e trupi ynë, martesa dhe priftëria, qoftë bukuria e natyrës, ushqimi, pasuritë ose edhe lojrat, por edhe njerëzit e tjerë, të barabartët tanë, eprorët tanë, mbretërit ose krerët e Shtetit, të gjitha janë dashur prej Hyjit, dhe Ai iu ka dhënë gjithçka njerzve për këtë qëllim: që të gjithë njerëzit t’i shërbejnë Hyjit e të shëlbohen.

 

E gjitha kjo është fakt. Mund të mos jemi dakort, por kjo nuk ndryshon asgjë. Sikur një fëmijë që mund të mos jetë dakort t’i bindet babait të tij, por kjo nuk ndryshon gjë në faktin se babai i tij është babai i tij dhe ka autoritet mbi të. Është natyrore dhe natyra është krijuar kështu prej Hyjit.

 

Por çdo njeriu i drejtë, nuk dëshiron aspak ta hedhë poshtë këtë organizim e ta konsiderojë atë si një barrë, por përkundrazi e dëshiron si një gjë të mirë që i mundëson të jetojë jetën e tij në kushtet më të mira të mundshme.

 

Për shembull, a e din se në Krishtërim (Mesjetë) profesionet ishin të organizuara në formë korporatash që iu lejonin punëtorëve të gjallonin jetën e familjes sa më mirë të ishte e mundur, që shenjtëronin punën e dorës, që siguronin mbështetje për punëtorët, që vërenin cilësinë e punës së pronarëve e që, kështu, vendosnin gjithsecilin në vendin e tij për të mirën e të gjithëve.

 

Është e njëjta gjë për krerët e Shetetit (mbretërit ose pricat). E din se po nuk pati kryetar, bëhet anarki, domethënë mbretërim i çrregullit. Natyra ka nevojë për krerë. Dhe është Hyji ai që e ka bërë kështu natyrën njerëzore. Pra është Hyji ai që e ka dashur pushtetin e krerëve, mbretërve etj.

 

Pikërisht, krerët ishin të gjithë të vetëdijshëm për rëndësinë e funksionit të tyre që ndodhet mes atij të Hyjit e të babait: të ndihmojë njerëzit për të dashur Hyjin duke iu dhënë gjithçka që duhet për këtë gjë e duke i mbrojtur kundër mëkatit, e kështu duke i bërë ata të lumtur. Sepse, në kundërshtim me atë që thonë shumë vetë, zbatimi i ligjit të Hyjit nuk i bën njerëzit e trishtuar, përkundrazi: Hyji është shumë i mirë për ata që i besojnë! E nëse bëjmë çfarë duam deri në mëkat, kjo nuk na bën të lumtur, përkundrazi, sepse kjo gjë na vendos nën skllavërinë e epsheve dhe të djallit.

 

Prandaj mbretërit e princërit bënin ligje që favorizonin virtytin, pak a shumë sikur kodi ynë penal, por me një frymë të krishterë; ata organizonin jetën publike, nxisnin bamirësinë (spitale, korporata…), mbështesnin Kishën etj.

 

Nga këta mbretër, ti njeh Karlin e Madh që ka ndihmuar shumë papën në fushën e liturgjisë, të mësimit të krishterë (shkollat e famshme!), të manastireve e madje edhe të misioneve. Ti njeh gjithashtu edhe Shën Luigjin, i cili çdo ditë ushqente me duart e tij të varfërit në tryezën e vet, ti njeh gjithashtu edhe nënën e tij, Blanche de Castille, por duhet permendur edhe Shën Shtjefni, mbret i Hungarisë i cili në vitin 1000 e vendosi mbretërinë e tij në duart e Marisë e të papës, ose Shën Canut mbret i Danimarkës, Shën Eduarti i Anglisë, Shën Elizabeta mbretëreshë e Portugalisë, e një tjetër Shën Elizabetë e Hungarisë, dukeshë e Thuringe, e kjo është një pjesë e vogël e një liste të gjatë…[1]

 

Krejt natyralisht, Kisha ishte pra shpirti i Krishtërimit, është Shën Piu X që na e thotë këtë.

 

Ti akoma nuk e studiuar mirë politikën[2], por ti e din se shoqëritë e njerëzve, vendet dhe shtetet, janë si një trup i madh, e në këtë trup duhet domosdoshmërisht një shpirt që i jep jetë, një shpirt që i jep një ideal dhe një unitet. E ideali i vetëm i njerëzve mund të jetë vetëm njohja e Hyjit, dhe uniteti i vetëm i vërtetë bëhet në dashurinë e Jezu Krishtit, dashuria hyjnore, dhe puna e vetme e njeriut mbi tokë është të shpresojë qiellin. Fe, shpresë, dashuri, të gjitha këto jepen vetëm prej Kishës. Prandaj themi se Kisha është zemra e Krishtërimit.

 

Liria

 

Para se të mbaroj këtë shkrim të shkurtër mbi Krishtërimin, do doja t’i përgjigjesha një objeksioni (kundërshtimi), domethënë një vështirësie që mund ta kesh dëgjuar shpesh. E ky kundërshtim është : « Çfarë bëhej me lirinë në këtë lloj organizimi ku gjithçka ishte e drejtuar vetëm drejt Hyjit? »

 

Por ti e din mirë se liria nuk është një absolut. Ti nuk je i lirë t’i thuash babait tënd « mbylle gojën », askush nuk është i lirë ta mohojë Hyjin ose ta kundërshtojë atë. Askush nuk është i lirë të vjedhë gjëra të afërmit, t’i ulë reputacionin, t’i marrë gruan… Përkundrazi ti je i lirë të martohesh, ose të bëhesh prift, të martohesh me Anjezën ose me Katerinën, të bëhesh inxhinier apo mjek. Pra vë re se je i lirë jo kot më kot, por në lidhje me idealin tënd që është dashuria ndaj Hyjit. Pavarësisht faktit se je i lirë; ti nuk do të martohesh me Anjezën nëse është e krishterë jo fort e mirë, edhe pse ajo ka sy të bukur, ti nuk do të drejtohesh drejt karrierës në inxhinieri nëse je i talentuar në fushën e avokatisë etj.

 

Duke u nisur nga kjo mund t’i japim përgjigje objeksionit: në krishtërim, liria ishte e respektuar dhe madje e favorizuar, por sigurisht nuk pranohej aty ku njeriu nuk është i lirë. Me fjalë të tjera, liria nuk bëhej një absolut, por i kujtoheshin njeriut detyrat e tij e i jepeshin mjetet për t’i përmbushur. Kjo gjë padyshim nuk i pëlqen atyre që duan të tejkalojnë Hyjin, por nuk mund të jetë ndryshe.

 

E kjo është dashuria e vërtetë për njerëzit. T’i duash nuk do të thotë t’i gënjesh ose t’i lësh të bjerren (në ferr). Kjo është e vërtetë si për familje ashtu edhe për shtetet. T’i duash do të thotë t’iu japësh atyre të mira me vlera të mëdha. A njeh ti të mira me vlerë më të madhe se një familje e bashkuar, dashuria, nderi, e si përfundim qielli, Parajsa?

 

Erdhëm në fund të përshkrimit tonë të Krishtërimit. U zgjata pak, fillimisht sepse janë gjëra që kemi vështirësi t’i kuptojmë e t’i pranojmë sot, dhe sepse Krishtërimi është një model, një referim. Kisha shkon akoma më larg: ajo na mëson se nuk mund të ketë model tjetër përveç këtij në të cilin gjithçka, absolutisht gjithçka, është e drejtuar drejt Hyjit, Atit tonë për lumturinë më të madhe të njerëzve.[3] Mbaje mend këtë, sepse është gjëja që kanë më inat armiqtë e Hyjit dhe është pra gjëja që ata do kërkojnë të shkatërrojnë më së pari; sa më shumë shkatërrojnë lumturinë e njerëzve, aq më shumë refuzojnë t’i nënshtrohen Hyjit.

 

Në fakt në Krishtërim, këta armiq ishin të detyruar të fshiheshin, por ata ekzistonin, sepse do egzistojnë gjithmonë. Ti e njef shëmbëllyrën e egjrës[4]: shërbëtorët, domethënë ne, donin ta shkulnin menjëherë egjrën (që simbolizon të këqijt në tokë). E Zoti ynë iu tha të presin deri në fund të botës. Vetëm në atë çast të mirët do të ndahen nga të këqijt e do të kenë paqen.

 

Si kanë vepruar pra armiqtë e Hyjit ?

[1] Shën Shtjefni vdiq në 1038, biri i tij është shenjt gjithashtu : Shën Emeriku. Shën Canut i festuar me 19 janar ishte mbret i Danimarkës nga 1080 deri në 1086. Shën Eduardi, i festuar me 13 tetor, vdiq në 1066. Shën Elizabeta e Portugalisë festohet me 8 korrik, vdiq në 1336. Shën Elizabeta e Hungarisë, e festuar me 19 nëntor, vdiq në 1231.

[2] I drejtohet besimtarit të cilit i shkruan letrën

[3] Shën Piu X, Letër mbi Sillon-in

[4] Shih Mateu 13, 24-30

1. Origjinat e Krizës në Kishë – Jeta e Kishës është luftë

1. Jeta e Kishës është Luftë​

Në kundërshtim me atë që mund të mendojmë, kriza aktuale nuk është e re. ”Dy dashuri kanë ndërtuar dy qytete, dashuria për vetveten deri në përbuzje të Hyjit ka bërë qytetin tokësor, dashuria për Hyjin deri në përbuzjen e vetvetes ka bërë qytetin qiellor” na mëson Shën Agustini.[1] E shën Pali është akoma më i i saktë: “Ata që munden ta njohin Hyjin, nuk e lavduan si Hyj, e as nuk e falenderuan, por përkundrazi humbën në arsyetimet e veta të zbrazëta e kështu u errësua zemra e tyre e pakuptim…e i dhanë lavdinë e shërbimin krijesave e jo Krijuesit i cili është i bekuar në shekuj.”[2]

 

Gjëja e re është se njerëzit e Kishës janë bërë të marrë, ashtu sikur do të ta tregoj më poshtë.

 

Fill pas krijimit, prej mëkatit origjinal (mëkati i Adamit), njeriu pretendoi të vendoste pavarësinë e tij në lidhje me Hyjin. Hyji do mund ta kishte shypur këtë krijesë të thjeshtë, që guxonte t’i kundërshtohej. Por nuk e deshti këtë gjë dhe Ai preferoi të fitojë botën me dashurinë e tij sesa me asgjësim, e atë e bëri duke premtuar një Shëlbues. 

 

E Hyji filloi t’i sjellte me durim njerëzit drejt dashurisë së tij. Dhe këtë e bëri përmes Noesë, Abrahamit, e pastaj nëpërmjet popullit që Ai kishte zgjedhur për këtë gjë: popullin judeas. 

 

Disa njerëz e kuptuan mirësinë e tij e u rikthyen tek Ai, por jo të gjithë, madje as edhe në popullin judeas. Ishte një betejë e gjatë, një betejë më shumë se katërmijë vjeçare, po, më shumë se dyzet shekuj. Është një nga mësimet më interesante të Historisë së Shenjtë që na tregon se deri në çfarë pike njerëz, edhe pse të zgjedhur prej Hyjit, mund të bien e madje edhe të luftojnë kundër Hyjit, në disa epoka. 

 

Armiqtë e Hyjit besuan se fituan kur e çuan Jezu Krishtin në vdekje, por përkundrazi ishte çasti dhe mënyra që Hyji kishte vendosur për ta mundur botën e për ta bërë Jezu Krishtin mbret të gjithësisë. 

 

Kështu vazhdonte një etapë e re në historinë e njerëzimit: a do e pranonin njerëzit Jezu Krishtin si mbret? Kjo etapë e re është një besëlidhje e re e Hyjit me njerëzit, nëpërmjet Jezu Krishtit, dhe e quajmë Bësëlidhja e re ose më thjeshtë historia e Kishës, sepse prej saj, prej Kishës, Jezu Krishti do të mbretërojë tashmë mbi tokë. 

 

Por lufta nuk kishte mbaruar. Për Kishën sapo fillonte. Plaku Simeon i tha Zojës së Bekueme i frymëzuar prej Shpirtit Shenjtë : “Ky fëmijë (Jezusi) është caktuar për rrënimin e ringjalljen e një numri të madh në Izrael (domethënë në Kishë) e si një shenjë kundërshtimi.” Me fjalë të tjera, secili duhet të zgjedhë anën ku don të qëndrojë. 

 

Në vendin tonë[3], për shembull, ishte konvertimi i Klovisit[4] në 496 që shënoi një fitore të parë për Kishën. Por ka pasur edhe shumë të tjera: konvertimi i Normandëve, themelimi i abacive të shumta…

E kështu Kisha realizoi shoqërinë e bukur të krishterë që e kemi quajtuar mesjetë e që do ishte më mirë ta quanim Krishtërim.

[1] Qyteti i Hyjit XIV, 28

[2] Romakëve I, 21-24

[3] Francë

[4] Klovisi mbreti i parë i frankëve, paraardhësit e francezëve

7 Tetor – Festa e Zojës Rruzare

Festa e Zojës Rruzare - Beteja e Lepantos

Beteja midis Krishterimit dhe forcave myslimane nuk është një përleshje e re, por një përleshje që ka një histori gati 1400 vjeçare.

 

Në vitin 622, profeti i rremë Muhamed nisi luftën e tij për të pushtuar sa më shumë botën e qytetëruar për perëndinë e tij të sajuar. Brenda njëqind vjetësh, ushtritë që ndiqnin frymëzimin e tij djallëzor kishin pushtuar një pjesë të madhe të Afrikës Veriore, si dhe pothuajse çdo kryeqytet të krishterë të Lindjes së Mesme – përfshirë Antiokinë – si dhe pjesë të Spanjës.

 

Ky përparim vazhdoi derisa forcat e krishtera e kthyen në mesin e viteve 700, pas betejës vendimtare të Poitiers në vitin 732. Më në fund një udhëheqës i krishterë, Charles Martel – i njohur si “Çekiçi” – i shtyu muslimanët pas nga avancimi i tyre më i thellë në Evropën Perëndimore. Nga kjo betejë, ata u tërhoqën në Spanjë, ku qëndruan për shtatë shekuj të tjerë deri në Reconquista-n e udhëhequr nga mbreti Ferdinand dhe Isabella e Spanjës në 1492.

 

Shpejtësia me të cilën ata fillimisht pushtuan zona të mëdha të Evropës dhe forca me të cilën ata i mbajtën ato toka për shekuj, tregojnë një etje të gjatë për kontroll absolut të tokave nën emrin e Allahut – një etje që nuk ka përfunduar akoma. 

 

Efektet e Revolucionit Protestant në Përhapjen e Islamit

 

Edhe pse kontrolli i Evropës Perëndimore po kthehej ngadalë në anën e ushtrive të krishtera, konfliktet në Mesdheun lindor vazhduan pandërprerë. Plaçkitja e përgjakshme e Kostandinopojës në 1453 u dha ushtrive muslimane mijëra skllevër të krishterë si dhe një pikë nisjeje për strategjinë detare në Mesdhe. Pas Reconquistas, ushtritë muslimane nuk ndaluan; qëllimi i tyre përfundimtar për të kontrolluar Evropën, me Romën si xhevahirin e kurorës, nuk u harrua. Ata thjesht e zhvendosën strategjinë e tyre në një ofensivë detare, e cila kishte filluar të forcohej nën sponsorizimin e sulltanëve të shumtë.

 

Duke vënë re me dinakëri se uniteti i afërm i Evropës nën një besim të vetëm po tronditej nga efektet e Revolucionit, veçanërisht pas vitit 1540, turqit parashikuan se ky ishte momenti i tyre më i mirë që nga shekulli i shtatë për të rimarrë tokat e krishtera dhe për të arritur objektivin e tyre përfundimtar. Me këtë vrull emocional, ata nisën një sulm masiv detar në Maltë. Megjithëse të krishterët pësuan humbje të mëdha, muslimanët përfundimisht u zmbrapsën nga Malta. Megjithatë, forcat e tyre u rikthyen dhe ata menjëherë synuan një ofensivë tokësore drejt veriut të mbështetur nga flota detare. Duke përdorur këtë kombinim të fuqisë detare dhe pikënisjes së Konstandinopojës, ata planifikuan një sulm përmes Ballkanit për të pushtuar Budapestin dhe prej andej të merrnin Sllovakinë, Poloninë dhe të pushtonin Vjenën.

 

Me forcat e krishtera të lëkundura nga politika si dhe humbjet nga beteja e Maltës dhe goditjet e tjera nga turqit në qytetet bregdetare, ky plan dredharak dukej i prirur për sukses. Nëse forcat myslimane do të pushtonin Vjenën, Italia në thelb do të zihej në kurth dhe do të shkëputej.

 

Lidhja e Shenjtë

 

Për t’i dhënë përparësi forcave të tyre për këtë ofensivë, turqit dërguan grupe të vogla – ato që ne sot pothuajse mund t’i konsiderojmë forca guerile – për të sulmuar qytetet bregdetare të krishtera të pambrojtura gjatë viteve 1560. Burrat e këtyre qyteteve ishin veçanërisht të vlefshëm për turqit si skllevër flotash. Pasi dëgjoi lajmet për skllavërinë e të krishterëve, përdhosjen e vendeve të shenjta, shkatërrimin e qyteteve dhe historitë e tmerrshme të grave dhe vajzave të krishtera që dërgoheshin në haremet lindore, Don Juan i Austrisë, vëllai më i vogël i mbretit të Spanjës, u zemërua dhe vendosi të vepronte.

 

Për më shumë se tre vjet, Papa Shën Piu V i kishte bërë thirrje Krishterimit që të bashkohej për të mposhtur këtë kërcënim në rritje. Ai u kërkoi rajoneve dhe mbretërive të linin mënjanë grindjet e tyre të përkohshme dhe të formonin një Lidhje të Shenjtë në mënyrë që plani turk të mos mund të realizohej kurrë. Me nxitjen e tij, mbretëri dhe rajone të ndryshme kishin premtuar mbështetjen e tyre. Por do të duhej edhe ndihma nga Spanja dhe Portugalia…

 

Rastësisht, Don Juani i Austrisë po bënte tashmë plane për të marrë bekimin e Papa Shën Piut V për të njëjtin qëllim me mbështetjen e flotës së vëllait të tij të madh (Mbreti i Spanjës Filipi II). Ai i bëri një betim Atit të Shenjtë se do të shkatërronte fuqinë detare turke – e cila në një periudhë të shkurtër ishte bërë forca më frikësuese në botën e njohur. Don Juani me gjakun e tij duke vluar dhe i përkrahur nga mbështetja e re e venedikasve – të cilët deri në atë moment kishin kërkuar paqe me turqit për të ruajtur biznesin e tyre tregtar aziatik – lundroi drejt portit të Lepantos, ku turqit po riorganizonin dhe përforconin flotën e tyre.

 

Duke e ditur se objektivisht, gjasat nuk ishin në favor të të krishterëve, Ati i Shenjtë i kishte bërë thirrje Krishterimit të lutej për sukses në këtë betejë, e cila do të kishte pasoja të padyshimta në të gjithë Evropën, si materiale ashtu edhe shpirtërore. Ai u kërkoi ipeshkvinjëve që t’i mbanin kishat hapur ditë e natë dhe veçanërisht rekomandoi që të thuhej Rruzarja e shenjtë.

 

Beteja e Lepantos

 

Më 7 tetor 1571, Don Juan udhëhoqi një flotë prej 250 anijesh dhe u takua me turqit jashtë portit të Lepantos duke u përballur me një flotë më të fortë prej 300 anijesh të fuqizuara me skllevër të Krishterë. E gjithë flota u rrëfye dhe mori Kungimin para betejës dhe Don Juani dha për çdo njeri në flotën e tij një armë më të fuqishme se çdo gjë në arsenalin turk: një rruzare. Në prag të betejës, burrat e Lidhjes së Shenjtë përgatitën shpirtrat e tyre duke rënë në gjunjë në kuvertën e galerave të tyre dhe duke u lutur Rruzaren. Në Romë, dhe në të gjithë gadishullin italian, me urdhër të Piut V, kishat u mbushën me besimtarë që lusnin rruzaret e tyre. Në qiell, Nëna e Shenjtë, me Zemrën e saj të Papërlyer duke flakëruar, po dëgjonte. 

 

Beteja filloi me të krishterët në disavantazh: era ishte kundër tyre ndërsa ata përpiqeshin të manovronin anijet e tyre. Megjithatë, përpara se flotat të takoheshin, era ndryshoi disi drejtim. Në fakt, ajo ndryshoi 180 gradë, duke i shtyrë anijet e krishtera aty ku duhej. Dora e Zojës tashmë ishte në manovrim.

 

Beteja e vështirë zgjati deri në orët e para të pasdites. Ishte e përgjakshme dhe e kushtueshme si për të krishterët ashtu edhe për osmanët. Në fund Lidhja e Shenjtë mori fitoren për Zojën.

 

Në Romë, pikërisht atë ditë, Piu V ishte i zënë me punët e tij. Papritur u ngrit dhe shkoi te dritarja e hapur. Ai i tha sekretarit të tij: “Ky nuk është një moment për biznes; Nxitoni të falenderoni Zotin, sepse flota jonë në këtë moment ka fituar një fitore ndaj turqve.” Nuk kishte asnjë mënyrë njerëzore që ai ta dinte këtë. Raporti i fitores nuk do të arrinte në Romë deri më 26 tetor. Papa Piut V i ishte dhënë njohuri hyjnore.

 

Me 40,000 të vdekur dhe mijëra të plagosur, beteja më e përgjakshme në histori deri në atë pikë mori fund. Ato pak anije të mbetura të turqve çaluan drejt porteve të ndryshme, nga frika e një sulmi pasues në Lepanto. Edhe pse ata e rindërtuan flotën e tyre në një farë mase, prania detare myslimane nuk do të ishte kurrë e njëjtë dhe as nuk do të përbënte më të njëjtin kërcënim.

 

Fitorja u prit në të gjithë Evropën me tingujt e pandërprerë të këmbanave të kishave dhe me të krishterët që lavdëronin vendosmërinë e Don Juanit dhe përparimet teknologjike që lejuan një flotë të Krishterë në disavantazh të fitonte.

 

Por Papa Shën Piu V e dinte se arsyeja e vërtetë e fitores nuk ishte as kurajoja, as teknologjia, por qindra mijëra besimtarë që lutnin rruzaren për muaj të tërë. Më pas, ai e shpalli ditën si Festa e “Marisë, Mbretëresha e Fitores”. Pasardhësi i tij do ta ndryshonte titullin në atë që ne e njohim sot: “Festa e Zojës së Rruzares”, për nder të mbështetjes së laikëve në lutje.

 

Siç ishte më shumë se katër shekuj më parë, ajo mbetet e vërtetë edhe sot; fuqia e rruzares, së bashku me drejtimin e të krishterëve besnikë ndaj vullnetit të Perëndisë, mund të arrijë sukses përballë së keqes që duket dërrmuese.

15 Shtator – Nana e Dhimbshme, Shtatë dhimbët e Zojës Mri

Nana e Dhimbshme
Shtatë Dhimbët e Zojës Mri

Sot (15 shtator) është festa e Zojës së Shtatë Dhimbjeve, duke iu referuar këtyre ngjarjeve në jetën e Mbretëreshës së Dëshmorëve:

 

1. Profecia e Shën Simeonit: një shpatë do të shpojë zemrën tënde.

2. Largimi për në Egjipt.

3. Humbja e Fëmijës Jezus në Jerusalem.

4. Maria takon djalin e saj ndërsa mbante kryqin.

5. Dëshmia e kryqëzimit të Jezusit.

6. Zbritja e Jezusit nga Kryqi.

7. Vënia e Krishtit në varr.

 

Shën Alberti i Madh tha: “Ashtu siç jemi nën një detyrim të madh ndaj Jezusit për mundimin e Tij për dashurinë tonë, po ashtu jemi nën detyrim të madh ndaj Marisë për martirizimin që ajo pësoi vullnetarisht për shpëtimin tonë në vdekjen e Birit të saj.“ Ai tha se “vuajti vullnetarisht” pasi iu zbulua Shën Brixhetit nga Shën Anjeza, “Nëna jonë e mëshirshme dhe e dhembshur ishte e gatshme të duronte çdo mundim për të shpëtuar shpirtrat e njerëzve”.

 

Kaq shumë dashuri ka Nëna jonë Qiellore për ne, saqë ajo meriton mirënjohjen tonë dhe kjo mirënjohje duhet të tregohet së paku duke medituar dhe ngushëlluar për të në dhimbjet e saj. Por ajo iu ankua Shën Brixhetit se shumë pak veprojnë kështu dhe se pjesa më e madhe e botës jeton duke i harruar ata: “Unë shikoj përreth të gjithë ata që janë në tokë, për të parë nëse rastësisht ka ndonjë që i vjen keq për Mua dhe mediton mbi Dhimbjet e Mia; dhe konstatoj se ka shumë pak. Prandaj, bija ime, edhe pse shumë e kanë harruar, të paktën ti mos më harro. Meditoni për dhimbjet e Mia dhe merrni pjesë në pikëllimin Tim, aq sa mundeni.”

 

Zoti ynë Jezu Krisht i tha të Bekuarës Veronika Binasko: “Bija ime, lotët e derdhur për Mundimin Tim janë të dashur për mua; por ashtu si e doja nënën time Mari me një dashuri të pamasë, meditimi mbi mundimet që ajo duroi në vdekjen Time është edhe më i këndshëm për mua.” Prandaj hiret e premtuara nga Jezusi për ata që janë të përkushtuar ndaj dhimbjeve të Marisë janë shumë të mëdha.

Ah, sa valët e lotve i dirgjen

Ç’dhimbë misore e deperton

Nsa e mjerume Nana Virgjen

Shkapë prej cungut t’vrashtë kundron

Atë djalë t’vet hyjnuer n’gjak ri,

Pa i shenj jete ngrykë saj shtri

 

Atë ftyrë t’kandshme, atë parsem t’terun

Bashkë me atë zemer n’heshtë para t’pershkueme

Atë dorë t’djathtë me heker t’therun

Edhe t’shmakten n’kryq t’gozhdueme

Kambët e tija ba krejt plagë

E trishtueme, n’vajë ia lagë

 

Njiqind herë e njimijë herë

I shterngon, i rrokë me rend

Krahë; krahnuer kjo Nanë e mjerë

N’permallim tue thekë gjithkend

Fija e jetës ksaj gati i shkimet

Shkrihet krejt nder puthje dhimbet

 

Deh, nanë virgjen, t’lypim hir

Per lotë tu, qi xuer dashtnija

E per dekë me aq kob t’tand bir

Si per purpur t’varrve t’tija

Ketë dhimbë t’ashper t’zemres sate

N’zemra tona kthellë hukate

 

Me ma t’nalten atë butsi 

Varrët e Krishtit, birit tyt

E shtatë dhimbët e Virgjnes Mri

Ban t’kujtojm perherë me fryt

 

Lutje t’bajm t’na sjellin pshtimin

Lotët e derdhun t’Nanës hyjnore

Qi i qet n’punë per t’shtue shperblimin

Per mungesët e botës fajtore

 

T’sjellë kujtimi i idhtë mbi dekë

E i pesë varrve t’Fjalës s’mishnueme

Si edhe dhimbat prej Nanës hjekë

Per ne t’gjithë mbretninë e amshueme 

At Benedikt Dema O.F.M – Himnografia Liturgjike

22 Gusht – Zemra e Papërlyer e Marisë

Zemra e Papërlyer e Marisë

Zemra e Papërlyer e Marisë është misteri më qendror në Mesazhin e Fatimes. Zoja erdhi në mënyrë specifike në 1917 sepse Trinia e Shenjtë donte të themelonte devocionin ndaj Zemrës së Saj të Papërlyer në të gjithë botën. Në fakt, motër Luçia mund të quhej me vend “Apostullja e Zemrës së Papërlyer të Marisë”, sepse thirrja e saj, në përputhje me Pravaninë Hyjnore, ishte të ndihmonte në shpalljen dhe përhapjen e këtij devocioni.

 

Devocioni i Pesë të Shtunave të Para ka për qëllim pikërisht të bëjë pendesë për shkeljet kundër Zemrës më të pikëlluar dhe të papërlyer të Zojës. Me veprimet tona të dashurisë, pendimit dhe dëmshpërblimit, ne mund ta imagjinojmë veten duke hequr copat dhe gjembat e panumërta që kanë shpuar zemrën e Zojës.

 

Hyji i kërkoi Papës, në bashkim me Episkopatën Botërore, t’ia kushtonte Rusinë në mënyrë specifike Zemrës së Papërlyer të Marisë. Pasi ky Akt të përfundojë me besnikëri, do të ketë mrekulli të mëdha dhe Rusia do të konvertohet. Është e arsyeshme që një shenjë e qartë e konvertimit të Rusisë do të jetë se njerëzit e atij kombi do të bëhen shumë të përkushtuar ndaj Zemrës së Shenjtë, Zemrës së Papërlyer dhe Rruzares më të Shenjtë. 

 

Siç ka premtuar Zoja jonë, atëherë bota do të përjetojë një periudhë paqeje në të cilën Zemra e Papërlyer e Marisë do të mbretërojë triumfalisht.

 

Ekziston një paralele e thellë dhe e bukur midis kërkesave të shekullit të 17-të të Zemrës së Shenjtë për Shën Maria Margaret Alakok dhe kërkesave të Zojës në Fatima. Nga këto shfaqje të rëndësishme, është e qartë se Hyji dëshiron që të gjithë njerëzit t’i përkushtohen Zemrës së Shenjtë dhe Zemrës së Papërlyer dhe që të gjithë njerëzit të pranojnë se këto Dy Zemra, përgjithmonë të pandashme, mbretërojnë mbi të gjithë.

 

Prandaj sot është një festë e madhe dhe me rëndësi të veçantë për të gjithë katolikët që po përpiqen të promovojnë Mesazhin e Fatimes dhe të sjellin paqen e Krishtit në mbarë botën.

 

Më 13 qershor 1917, Zoja e Fatimes u tha fëmijëve: “Hyji dëshiron të themelojë në botë përkushtimin ndaj Zemrës Sime të Papërlyer. Kujtdo që e përqafon këtë përkushtim, i premtoj shpëtim. Këta shpirtra do të jenë të dashur nga Zoti, si lule të vendosura nga Unë për të zbukuruar Fronin e Tij.”

 

Vetë Zoti ynë i shpjegoi motër Lucias dëshirën e Tij për të krijuar këtë përkushtim: “Unë dëshiroj me zjarr përhapjen e kultit të përkushtimit ndaj Zemrës së Papërlyer të Marisë, sepse dashuria e kësaj Zemre tërheq shpirtrat tek Unë; është qendra nga e cila rrezet e dritës Sime dhe dashurisë Sime përshkojnë gjithë tokën dhe burimi i pashuar nga i cili uji i gjallë i mëshirës Sime rrjedh në tokë.”

 

Duke ia komunikuar dëshirën e Qiellit Papa Piut XII në një letër të tetorit 1940, motër Luçia e nxiti me zjarr që të shtronte në të gjithë Kishën një festë për nder të Zemrës së Papërlyer të Marisë, “si një nga festat kryesore të Kishës së Shenjtë”.

 

Kur më në fund, në vitin 1944, Ati i Shenjtë krijoi festën e Zemrës së Papërlyer të Marisë në kalendarin universal të Kishës, Motër Lucia pohoi: “Unë gëzohem për përparimin që do të bëjë kudo përkushtimi ndaj Zemrës së Papërlyer të Marisë. Në kohën e tanishme, është ky përkushtim që do të na shpëtojë!”.

 

Duke kujtuar se si kushërira e saj Jacinta e kishte përqafuar këtë përkushtim, Motër Lucia shkroi: “Jacinta zgjodhi nga litania që na sugjeroi At Cruz, këtë: “Zemra e ëmbël e Marisë, bëhu shpëtimi im!” Pasi e thoshte, ajo shtonte ndonjëherë, me thjeshtësinë që ishte e natyrshme për të: “Unë e dua kaq shumë Zemrën e Papërlyer të Marisë! Është zemra e Nënës sonë të dashur në Qiell! A nuk ju pëlqen të thoni shumë herë: “Zemra e ëmbël e Marisë, Zemra e Papërlyer e Marisë”? E dua shumë, kaq shumë.’ Herë të tjera, teksa mblidhte lule të egra, ajo këndonte një melodi të vogël që e sajonte vetë ndërsa vazhdonte: ‘Zemra e ëmbël e Marisë, qofsh shpëtimi im! Zemra e Papërlyer e Marisë, konverto mëkatarët, shpëto shpirtrat nga ferri!”

 

I njëjti përkushtim ndaj Zemrës së Papërlyer të Zojës u ndez edhe më fort te Jacinta e vogël ndërsa jeta e saj e shkurtër po mbyllej, me një mësim prekës për secilin prej nesh: “Pak kohë para se të shkonte në spital, Jacinta më tha: ‘Nuk do të kalojë shumë kohë dhe do të shkoj në Parajsë. Ti do të qëndrosh këtu për të bërë të ditur se Hyji dëshiron të vendosë në botë përkushtimin ndaj Zemrës së Papërlyer të Marisë. Kur do ta thuash këtë, [d.m.th., kur të lejohet të zbulosh këtë pjesë të Sekretit] mos shko dhe fshihu. Thuaju të gjithëve se Hyji na jep hire nëpërmjet Zemrës së Papërlyer të Marisë; që njerëzit t’i kërkojnë asaj për to; dhe se Zemra e Jezusit dëshiron që Zemra e Papërlyer e Marisë të nderohet pranë Tij. Thuaju atyre gjithashtu që t’i luten Zemrës së Papërlyer të Marisë për paqe, pasi Perëndia ia ka besuar asaj. Sikur të mund të fusja vetëm në zemrat e të gjithëve, zjarrin që digjet në zemrën time dhe që më bën të dua Zemrat e Jezusit dhe të Marisë kaq shumë!’



Pse është i nevojshëm përkushtimi ndaj Marisë për çdo person të pagëzuar?

Përkushtimi ndaj Marisë është i nevojshëm për të Pagëzuarit, sepse me Pagëzimin ne bëhemi anëtarë të Jezu Krishtit dhe duhet ta imitojmë Atë. Krishti e nderoi Marinë, iu bind asaj si Nëna e Tij dhe e bëri mbretëreshë mbi Mbretërinë e Tij. Prandaj edhe ne duhet ta nderojmë, t’i bindemi si Nënën tonë dhe t’i shërbejmë si Mbretëresha jonë.

 

Si e praktikojmë përkushtimin riparues ndaj Zemrës së Papërlyer të Marisë?

Ne e praktikojmë këtë përkushtim kryesisht me praktikimin e Pesë të Shtunave të Para, duke thënë Rruzaren çdo ditë dhe duke veshur Skapularin dhe duke pasur qëllimin për t’i bërë dëmshpërblim Zemrës së Papërlyer në të gjitha ndërmarrjet dhe vuajtjet tona.

 

Në çfarë konsiston Devocioni i Pesë të Shtunave të Para?

5 të shtunat e para përbëhen nga 4 gjëra:

 

  • Rrëfimi brenda 8 ditëve,
  • Kungimi i Shpërblimit të Shtunën e Parë
  • Recitimi i 5 Mistereve të Rruzares,
  • Meditimi mbi misteret e Rruzares duke i bërë shoqëri Zojës për 15 minuta.

Duhet mbajtur mend se ky përkushtim shoqërohet me premtimin e jashtëzakonshëm të Zojës për motër Lucian: “Unë premtoj t’i ndihmoj në orën e vdekjes me të gjitha hiret e nevojshme për shpëtimin e shpirtit të tyre.”

 

Si i bëjnë dëmshpërblimet 5 të shtunave të para Zemrës së Papërlyer?

Pesë të shtunat e para u kërkuan nga Zoja për të bërë dëmshpërblim për 5 mëkate ndaj zemrës së saj të papërlyer:

 

  • Për blasfemitë e kryera kundër ngjizjes së saj të papërlyer.
  • Për blasfemitë e kryera kundër Virgjërisë së saj të përjetshme.
  • Për blasfemitë e kryera kundër Amësisë të saj Hyjnore.
  • Për blasfemitë e atyre që kërkojnë të mbjellin indiferencë, përbuzje ose urrejtje ndaj Marisë në zemrat e fëmijëve.
  • Për blasfemitë e kryera nga ata që e dhunojnë atë në imazhet e saj.

Si e bën dëmshpërblim thënia e Rruzares çdo ditë për Zemrën e Papërlyer të Marisë?

Thënia e Rruzares çdo ditë i bën dëmshpërblim Zemrës së Papërlyer të Marisë, sepse në Fatima ajo i kërkoi Kishës të thoshte Rruzaren çdo ditë për shpëtimin e shpirtrave. Kështu, është një akt bindjeje ndaj Marisë. Për më tepër, duke lutur Rruzaren me devotshmëri, ne mësojmë të urrejmë dhe të mposhtim mëkatet tona, si dhe ta duam e të imitojmë Krishtin.

 

Çfarë nënkuptohet me veshjen e skapulës?

Duke veshur skapularin, ne i tregojmë botës një shenjë të besimit tonë katolik, i tregojmë Zotit një shenjë të përkushtimit tonë ndaj Zojës dhe është një sakrament i premtimit të saj për të na ndihmuar tani dhe në orën e vdekjes sonë. Ne duhet të kujtojmë gjithashtu premtimin e Skapularit se askush që mban Skapularin në orën e vdekjes nuk do të lejohet të humbasë përjetësisht në zjarret e ferrit. Me ndërmjetësimin e Marisë, shpirti do të marrë ndihmën e Hirit për t’i bërë veprimet e Besimit, Shpresës dhe Dashurisë të nevojshme për shpëtimin.

 

A ka ndonjë akt tjetër të veçantë të përkushtimit riparues ndaj Zemrës së Papërlyer të Marisë?

Ndërsa çdo veprim përkushtimi i bërë me qëllimin për t’i bërë dëmshpërblim Zemrës së Papërlyer të Marisë është një akt i përkushtimit riparues ndaj Marisë, ka dy me rëndësi më të madhe:

 

  • Kushtimi i Shtëpisë tonë Zemrës së Shenjtë të Jezusit dhe Zemrës së Papërlyer të Marisë,
  • Kushtimi i plotë i vetes Jezu Krishtit nëpërmjet Marisë si skllave e saj sipas metodës së Shën Luigj Maria Grinjon de Montfort.

Si ia kushtojmë shtëpitë tona Zemrës së Shenjtë të Jezusit dhe Zemrës së Papërlyer të Marisë?

Kushtimi i shtëpisë Zemrës së Shenjtë të Jezusit dhe Zemrës së Papërlyer të Marisë është një përkushtim i promovuar nga 4 Papë të shekullit XX dhe konsiston në kërkimin e një prifti që të kryesojë Ceremoninë e Kushtimit në shtëpinë e dikujt. Ceremonia duhet të përgatitet me 3 ditë lutje dhe përfshin kurorëzimin e imazheve të Zemrës së Shenjtë të Jezusit dhe Zemrës së Papërlyer të Marisë në shtëpi.

 

Në çfarë konsiston kushtimi i plotë?

Kushtimi konsiston në një dhurim të plotë të vetes Marisë me synimin për t’i shërbyer Zotit tonë Jezu Krisht sipas mundësisë për nderin dhe lavdinë  më të madhe të Hyjit. Ky dhurim i vetvetes është aq i plotë saqë ne themi se dikush është skllav i Marisë, sepse dikush i nënshtrohet plotësisht asaj, duke u bërë pronë e saj, për ta përdorur si të dojë për lavdinë më të madhe të Birit të saj Hyjnor. Është gjithashtu një përtëritje e premtimeve tona të pagëzimit, me qëllim që t’i ofrojmë veten më përsosmërisht Jezu Krishtit, Shpëtimtarit dhe Mbretit tonë.

 

Çfarë tjetër mund të bëjmë për t’u përgatitur për triumfin e Zemrës së Papërlyer të Marisë?

Për t’u përgatitur për triumfin e Zemrës së Papërlyer të Marisë, ne duhet të lutemi shumë për Papën, sepse zgjidhja përfundimtare e krizës aktuale në Kishë, konvertimi i Rusisë dhe paqja botërore varen nga Papa. Zoja i kërkoi vetëm Papës që të kushtonte Rusinë, në bashkim me të gjithë ipeshkvinjtë e botës, Zemrës së saj të Papërlyer.

 

“Në fund, Zemra ime e Papërlyer do të triumfojë. Ati i Shenjtë do të më kushtojë Rusinë dhe ajo do të konvertohet dhe një periudhë paqeje do t’i jepet botës.”

15 Gusht – Të Ngriturit e Zojës në Qiell

Të Ngriturit e Zojës në Qiell

Në këtë festë Kisha përkujton ndarjen e lumtur nga jeta të Virgjërës Mari dhe kthimin e saj në mbretërinë e Birit të saj, në të cilën ajo mori prej Tij një kurorë lavdie të pavdekshme dhe një fron mbi të gjithë shenjtërit e tjerë dhe shpirtrat qiellorë. Pasi Krishti, si pushtuesi triumfues i vdekjes dhe ferrit, u ngjit në parajsë, Nëna e Tij e bekuar qëndroi në Jerusalem, duke jetuar në lutje me dishepujt, derisa bashkë me ta mori Shpirtin e Shenjtë.

 

Ajo jetoi deri në një moshë të vjetër, por më në fund pagoi borxhin e përbashkët të natyrës, për të cilin asnjë nga fëmijët e Adamit nuk u përjashtua. Por vdekja e shenjtërve është më tepër për t’u quajtur ‘gjumë i ëmbël’ sesa vdekje; për më tepër ajo e Mbretëreshës së Shenjtërve, e cila ishte përjashtuar nga çdo mëkat. Është një dogma e Kishës e shpallur nga Papa Piu XII në 1950, se trupi i Virgjërës së Bekuar u ringjall nga Zoti menjëherë pas vdekjes së saj dhe u ngrit në lavdi, me një privilegj të veçantë, përpara ringjalljes së përgjithshme të të vdekurve (Që do të ndodh në fund të kohës).

 

Kalimi në Amshim i Zojës së Bekuar është ndër festat më të mëdha nga të gjitha festat që Kisha kremton për nder të saj. Është përfundimi i të gjitha mistereve të tjera të mëdha me të cilat jeta e saj u bë më e mrekullueshme; është ditëlindja e madhështisë dhe lavdisë së saj të vërtetë dhe kurorëzimi i të gjitha virtyteve të gjithë jetës së saj, të cilat ne i admirojmë në veçanti në festat e tjera të saj.

 

Meditim – Ndërsa ne meditojmë, në ndjenja të thella nderimi, mahnitje dhe lavdërimi, lavdinë në të cilën Maria është ngritur nga triumfi i saj në këtë ditë, ne duhet, për të mirën tonë, të shqyrtojmë se me çfarë mjetesh arriti në këtë shkallë madhështore nderi dhe lumturie, që ne të mund të ecim në hapat e saj. Nuk na hapet asnjë rrugë tjetër. E njëjta rrugë që e çoi atë drejt lavdisë do të na çojë edhe ne atje; ne do të jemi pjesëmarrës në shpërblimin e saj nëse imitojmë virtytet e saj.

Bombat Atomike dhe Mesazhi i Zojës

Bombat Atomike dhe Mesazhi i Zojës

Më 6 gusht 1945, në festën e Shndërrimit të Krishtit, një bombardues amerikan hodhi një bombë atomike që shpërtheu mbi Hiroshima, Japoni. Shpërthimi verbues vrau – të gjithë brenda rrezes një milje nga epiqendra e shpërthimit – rreth 60,000 burra, gra dhe fëmijë.


Në këtë datë ka ndodhur një mrekulli për të cilën pak kush ka dëgjuar. Të mbijetuarit e vetëm brenda asaj rrezeje ishin tetë priftërinj jezuitë. Këta tetë burra, si tetë që i mbijetuan Përmbytjes së Madhe, jetuan deri në pleqëri pa helmim nga rrezatimi.


Ati jezuit Hubert Schiffer, një nga këta të mbijetuar, ishte tridhjetë vjeç në kohën e shpërthimit të Hiroshimës në vitin 1945. Pasi kremtoi Meshën e Shenjtë për festën e Shndërrimit, ai u ul për mëngjes kur të gjitha dritaret në çdo drejtim u ndriçuan..


Këtu është përshkrimi i At Schiffer për atë që ndodhi: “Një shpërthim i frikshëm mbushi ajrin me një goditje bubullime. Një forcë e padukshme më ngriti nga karrigia, më hodhi në ajër, më tronditi, më goditi, më rrotulloi andej-këndej.”


Ai pësoi disa lëndime të lehta, megjithatë mjekët e Ushtrisë Amerikane konfirmuan se ai dhe shtatë shokët e tij nuk pësuan as lëndime të rënda dhe as dëmtime nga rrezatimi.


Kur u pyetën se pse ai dhe shokët e tij jezuitë ishin të padëmtuar ndërsa të gjithë të tjerët në atë rreze kishin vdekur, At Schiffer u përgjigj: “Ne mbijetuam sepse po jetonim mesazhin e Fatimes. Ne jetonim dhe lutnim Rruzaren çdo ditë në atë shtëpi.”


Historia na kujton shpëtimin e Noeut në arkë, çlirimin e Danielit në gropën e luanit dhe, mbi të gjitha, ruajtjen e Ananias, Azarias dhe Misaelit në furrën e zjarrtë të Nebukadnetsarit.


Nagasaki, shtëpia e dy të tretave të katolikëve japonezë, pësoi bombën e dytë atomike më 9 gusht 1945. Ky qytet që ishte bërë “kryeqyteti japonez i katolicizmit” u shkatërrua. Gjithsesi, manastiri françeskan i themeluar nga Shën Maximilian Maria Kolbe në Nagasaki mbeti i padëmtuar. Shën Maksimiliani kishte vendosur më parë të shkonte kundër këshillës që i ishte dhënë për të ndërtuar manastirin e tij në një vend të caktuar më afër qytetit. Në vend të kësaj, Shën Maksimiliani zgjodhi një vend pas një mali. Kur shpërtheu bomba atomike, manastiri i Marisë u mbrojt dhe u ruajt. Kjo mrekulli e veçantë na kujton fjalët e mbretit David dhe këngën e Jeremias dhe Ezekielit: “Ti që me forcën tënde përgatit malet, i ngjeshur me fuqi” (Psalmi 64:7).

 
Rreth 30 vite pas këtyre ngjarjeve, Zoja e Bekuar u shfaq një murgeshe në Akita të Japonisë për të na paralajmëruar për ndeshkimin që bota po kërkonte përmes mëkateve të saj. (Vegim i aprovuar nga ipeshkvi John Ito. Një mesazh që duket sikur është një vazhdim i mesazhit që na dha në Fatima. Këto janë fjalët e Saj më 13 Tetor, 1973 (përvjetori i Mrekullisë së Diellit në Fatima):
 
“Siç të thashë, nëse njerëzit nuk pendohen dhe nuk e përmirësojnë veten, Ati do të dënojë në mënyrë të tmerrshme gjithë njerëzimin. Do të jetë një dënim më i madh se Përmbytja (në kohën e Noeut), siç nuk është parë kurrë më parë. Zjarri do të bjerë nga qielli dhe do të zhdukë një pjesë të madhe të njerëzimit, të mirët dhe të këqijtë, duke mos kursyer as priftërinjtë dhe besimtarët. Të mbijetuarit do ta gjejnë veten aq të shkretë sa do t’i kenë zili të vdekurit. Të vetmet mbështetje që do të mbeten për ju do të jenë rruzarja dhe Shenja e lënë nga Biri im. Çdo ditë recitoni lutjet e Rruzares. Me Rruzaren, lutuni për Papën, ipeshkvinjtë dhe priftërinjtë.”
 
“Puna e djallit do të depërtojë edhe në Kishë në një mënyrë që do të shihen kardinalët që kundërshtojnë kardinalët, ipeshkvinjtë kundër ipeshkvinjve. Priftërinjtë që më nderojnë mua do të përçmohen dhe do të kundërshtohen nga bashkëvëllezërit e tyre… kishat dhe altarët do të plaçkiten; Kisha do të jetë plot me ata që pranojnë kompromise dhe djalli do të shtyjë shumë priftërinj dhe shpirtra të shuguruar që të lënë shërbimin e Zotit.
“Djalli do të jetë veçanërisht i paepur kundër shpirtrave të shuguruar Hyjit. Mendimi për humbjen e kaq shumë shpirtrave është shkaku i trishtimit tim. Nëse mëkatet rriten në numër dhe në peshë, nuk do të ketë më falje për to.”

Mesha e Shenjtë Solemne në rrënojat e Katedrales së Nagasakit

6 Gusht – Shndërrimi i Krishtit në malin Tabor

Shndërrimi i Krishtit në malin Tabor

Shëlbuesi ynë hyjnor, duke qenë në Galile rreth një vit përpara mundimit të Tij të shenjtë, mori me vete Shën Pjetrin dhe dy djemtë e Zebedeut, Shën Jakobin dhe Gjonin dhe i çoi në një mal të vetmuar. 

 

Tradita na siguron se ky ishte mali Tabor, i cili është jashtëzakonisht i lartë dhe i bukur, dhe që në lashtësi ishte i mbuluar me pemë dhe shkurre të gjelbra dhe ishte shumë frytdhënës. Ai shtrihet në një fushë të gjerë në mes të Galilesë. Ky ishte vendi në të cilin njeriu-Hyj u shfaq në lavdinë e Tij. 

 

Ndërsa Jezusi lutej, Ai shfaqi atë lavdi që e privoi gjithmonë për shkak të përulësisë së Tij të shenjtë duke shpërndarë një rreze mbi gjithë trupin e Tij. Fytyra e tij u ndryshua dhe shkëlqeu si dielli, dhe rrobat e tij u bënë të bardha si bora. Moisiu dhe Elia u panë nga tre apostujt në shoqërinë e Tij në këtë rast dhe u dëgjuan duke biseduar me Të për vdekjen që do të vuante në Jerusalem. 

 

Të tre apostujt u kënaqën mrekullisht me këtë vegim të lavdishëm dhe Shën Pjetri i thirri Krishtit: “Zot, është mirë që jemi këtu. Le të bëjmë tre tenda: një për ty, një për Moisiun dhe një për Elian.” Ndërsa Shën Pjetri po fliste, papritur erdhi një re e shndritshme nga qielli, një emblemë e pranisë së madhëstisë së Hyjit dhe nga kjo re u dëgjua një zë që tha: “Ky është Biri im i dashur me të cilin jam i kënaqur; dëgjojeni Atë” Apostujt që ishin të pranishëm, kur dëgjuan këtë zë, u kapën nga një frikë e papritur dhe ranë përtokë; por Jezusi shkoi drejt tyre, i preku dhe i urdhëroi të ngriheshin. Ata e bënë këtë menjëherë dhe nuk panë askënd përveç Jezusit që qëndronte në gjendjen e tij të zakonshme. Ky vizion ndodhi natën. 

 

Ndërsa zbritën nga mali herët në mëngjes, Jezusi i urdhëroi të mos i tregonin askujt atë që kishin parë derisa Ai të ringjallej prej së vdekuri.


Meditim – Nga soditja e këtij misteri të lavdishëm ne duhet të krijojmë një ide të vërtetë të lumturisë së ardhshme; nëse kjo na zotëron një herë shpirtrat tanë, nuk do të na duket asgjë ndonjë vështirësi apo mundim që mund të hasim këtu, por do t’i konsiderojmë me indiferencë të madhe të gjitha të mirat dhe të këqijat e kësaj jete, me kusht që të mundemi veçse të sigurojmë pjesën tonë në mbretërinë e lavdisë së Hyjit.

Virusi i Rrenës

Virusi i Rrenës

Epoka revolucionare e inauguruar zyrtarisht para dy shekujsh, ka futur në jetën publike mbretërimin e zakonshëm të rrenës, të dredhisë, të ambiguitetit, të manipulimit. « Kriza shëndetësore » ndërkombëtare, lëvizja « indigjeniste » tregojnë infektimin e frikshëm të këtij virusi që shpërndahet nga autoritetet publike, të ndihmuar nga pushteti mediatik, për të mashtruar mendjet. Zërat e autorizuar dhe të guximshëm që çohen për të denoncuar mashtrimin, nuk ushtrojnë në fakt asnjë ndikimin vendimtar. Të nështruar matrakazhit pandalim të mediave, popujt e sotshëm arrijnë deri në humbjen e logjikës dhe e ulin kokën nën një zgjedhë të rëndë. Nën cilën zgjedhë, përveç nën atë të « babait të rrenës » (Gjn. 8, 44) ? Djalli duket se po mban sot pushtetin për të prirë popujt në skllavërim, duke manipuluar mendjet.

 

Rrena e prish njeriun deri në aftësinë e tij më të lartë dhe më fisnike, në inteligjencën e tij, ai e perverson qënien e tij thellësisht, sepse njeriu e drejton sjelljen e tij sipas gjykimit të mendjes së tij. Kur dituria është e falsifikuar nga parime të gabuara, krejt morali gjendet i rrënuar. Por rrena plagos gjithashtu edhe jetën shoqërore.

 

Njerëzit, shpjegon Shën Tomë Akuini, nuk mund të jetonin sëbashku nëse nuk do të kishin besim reciprok, domethënë nëse nuk do të tregonin të vërtetën. (I, 109, 3 ad 1um)

 

Duke rrënuar besimin reciprok te njëri-tjetri, rrena rëndon individualizmin ose mbylljen në vetëvete, gjë që gërryen Perëndimin sot. Duke qënë i mashtruar gjithmonë, njeriu përfundon duke mos i zënë besë asgjëje.

 

Si t’i shpëtojmë rrjetës së madhe të rrenës ? Duke përqafuar palëkundshmërisht të vërtetën. Kjo fillon me njohjen e Hyjit, nëpërmjet Zotit tonë Jezu Krishtit i cili është « Udha, e Vërteta dhe Jeta » (Gjn. 14, 6). Dituria e Hyjit, ajo e katekizmit, por edhe ajo që mësohet në lutjen intime, imunizon mendjen kundër gabimit, kundër rrenës. Është e rëndësishme që të ushqejmë mendjen dhe sensibilitetin me artin dhe letërsinë, kulturën e krishterë. Ajo nuk na ofrohet spontanisht; të bëjmë disa përpjekje për ta kërkuar, për ta zbuluar, duke u ruajtur njëkohësisht nga ndotja e anti-kulturës moderne, një gjë që është e pamundur pa vetëmohim, pa një shkëputje me botën dhe parimet e saj. Të mbyllim veshët. Nuk bëhet bisedë me një rrenacak, nuk mund të dëgjohet. Të vendosim në mendjen tonë qetësinë, heshtjen e nevojshme për jetën shpirtërore dhe reflektimin intelektual. Ai që ia ofron mendjen e vet çdo javë, infektimit të qindra mesazhve, e-maileve, vidjove, faqeve interneti apo informacioneve false, nuk do t’i shpëtojë gjatë këtij virusi rrene…

 

Nuk mjafton të « mbajmë maska » : i krishteri është « kripa e tokës, drita e botës » (Mt. 5, 13 – 14). Është detyrë, por edhe një nga gëzimet më të mëdha të njeriut që të mbushet me të vërtetëm dhe ta përhapë atë vaksinë kundër virusit të rrenës.